05/12/2025

Asnje grua shqiptare nuk e mbrojti Liri Berishen

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi:

Ish deputeti i Edi Rames, Aqif Rakipi, u shpall jo vetem non-grata, por atij iu ngrine pasurite nga ana e Departamentit te Thesarit te SHBA-ve.

Megjithate nuk u shpall non-grata djali i tij, Orlando Rakipi, edhe pse ai u zgjodh deputet permes ndermarrjes kriminale te babait te tij! Nuk e pesuan kete fat as gruaja dhe anetaret e tjere te familjes se ngushte te Aqifit!

A ishte kjo nje pakujdesi? Jo! Ishte nje perllogaritje politike ne modelin artimetik. Le te goditej Aqifi, me qellim qe te mbijetonte dhe te lihej ne parlament produkti i tij biologjik dhe kriminalo-politik, Orlando! Ky ishte interesi themelor i Edi Rames dhe ambasada u kujdes pikerisht qe te mos e thyente kete interes jetik te kreut te mazhorances!

Nderkaq bashke me Sali Berishen u shpall non-grata edhe gruaja e tij, Liri Berisha majin e vitit te kaluar. Edhe pse Doktoreshe Liria eshte dhe mbetet simboli e modeli i sjelljes dhe respektit njerezor e familjar per gjithe shqiptaret, ajo nuk u kursye nga vendimi i DASH per te shoqin! Kurse djali i Aqif Rakipit, ulur ne parlament me vota te vjedha, te blera e kriminale, sic thuhet per babain e tij ne vendimin e Departamentit te Thesarit, nuk perben rrezik as per Shqiperine, as per SHBA-te!

Liri Berisha, e cila nuk mund te akuzohet per asgje, per asnje sjellje jo korrekte, jo me per ndonje afere te caktuar, shpallet non-grata dhe i caktohet akuza si rrezik shoqeror e politik?!!!

Nderkaq nuk pashe asnje grua e vajze shqiptare, intelektuale, shkrimtare, mjeke, humaniste, veprimtare, politikane, qe ta marre ne mbrojtje Liri Berishen, edhe pse ato e dine dhe e ndjejne te verteten!

Diktatura eshte frike. Diktatura e frikes e mban ne kembe padrejtesine! Ky shembull qe dhashe me lart eshte prove se ne jetojme ne diktaturen e frikes!

Ne Shqiperi eshte rrenuar dhe tjetersuar raporti me te verteten! Eshte varrosur e drejta dhe paanesia, eshte shembur demokracia! Dhe e gjitha kjo me ndihmen e administrates se atij vendi, SHBA-se, e cila ishte aktori dhe faktori kryesor i fitores se demokracise ne vendin tone!

Une nuk do te resht t’i shenoj keto te verteta te hidhura!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok