24/07/2024

Gazmend Freitag përgjatë vizitës në rezidencën e Ismail Kadaresë në Durrës, Shqipëri, 9 shtator 2023 © Bujar Hudhri

Portret Artisti – GAZMEND FREITAG

Nga Shefqet Dibrani

Gazmend Freitag, piktor me origjinë nga Kosova, i lindur në vitin 1968 në Rahovec, kjo e bënë më të veçantë portretin e tij dhe përkushtimin që ka për artin shpresues. Dashuria për Kosovën është e shprehur kudo nëpër pikturat e realizuara me mjeshtri dhe në mënyrë artistike. Çdo pikturë shpreh emocione të veçanta, specifike dhe të rralla. Gjithsesi është dashuri e shkrirë në art, është krenaria e të qenit artist shqiptarë. Që të dyja këto veti janë përzier së bashku, tamam si në një gotë vere nga vendlindja e tij. Nëpër këto piktura gërshetohet peizazhi piktoresk i katundeve kosovare, qyteti i Prizrenit me ato artizanate të shumta, përplot etnografi dhe histori shqiptare. Ky mozaik plotësohet edhe me portrete të shumta të figurave të shquara, nga Pjeter Bogdani, Shën Tereza, Bekim Fehmiu e gjer te gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, me të cilin piktori ka miqësi dhe njohje të thellë. Nuk mbeten pa u evidentuar figura të shumta nga arti, mzika e letërsia gjermane e austriake e gjerë në ballinat e librave siç është rasti me librin e Musa Jupollit, të cilin e kam përgatitur unë. Një portret i rrallë dhe i realizuar me përkushtim siç din vetëm Gazmend Freitag të pikturoj secilin krijues letrar, njërin më mirë se tjetrin.

Gazmend Freitag, prej shumë vitesh jeton dhe krijon në Linz të Austrisë së Epërme, bashkë me pikturat e tij me motive nga ambienti shqiptar, nga kultura tradicionale që përbëjnë një vistër artistik të rrall dhe motive të papërseritshme. Piktori shqiptar tashmë është mjaftë i njohur në rrethin e artistëve jo vetëm në Austri por kudo nëpër Evropë dhe mëtej.

Në anën tjetër, pikturat e Gazmendit, shprehin një qetësi figurative, ngjyrat janë shprehje e mozaikut të tërësishëm artistik. Karshi pikturave të ndryshme, ai portreton me shumë pasion edhe figuren e gruas, jo vetëm të asaj me veshje tradicionale, por pasioni i tij dukshëm shprehet për pamjet nudo të gruas, me një stil e sensualitet që tregojnë pasionin artistik të krijuesit shqiptar i cili vegjeton nëpër galeritë më të njohura, jo vetëm në qytetin ku tashmë jeton dhe krijon, por edhe më tej. Pikturat e njohura me laps e tush, pastaj ato me vaj dhe shumë sish të punuara në pelhurë me dimenzione të mëdha artistike kanë shndërruar artin shpresues në një perlë artistike për jetën dhe angazhimin e përhershëm që spikat tërë opusin e motiveve të punuara me pasioni e profesionalizëm të rrallë.

Dua ta veçojë, portretin e Ismail Kadaresë, që duket si një kryevpër tjetër e realizuar vite më parë, në të cilën është ravijëzuar tërë jeta e gjeniut shqiptar, për të cilin më mirë se fjalët e mia të shkruara, flet kjo kryevepër, prandaj edhe portretin tim për artistin po e ilustrojë me këtë portret të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare që do t‘i mbetet realizim i rrallë i punës së tij në këtë fushë. Sukses artist!

St. Gallen, 13 qershor 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok