27/07/2024

Arresti për Berishën, precedenti Trump dhe sindroma e mafies meksikane në Shqipëri!

0

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Në Meksikë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Por ama mafia e këtij vendi ka eleminuar fizikisht 37 kandidatë për këto zgjedhje. Ndërkohë në SHBA Donald Trump akuzohet për 34 vepra penale. Madje juria e vogël e ka shpallur atë fajtor. Megjithatë ish-presidenti nën akuzë thotë se “Jetojmë si në kohën e nazizmit”, duke etiketuar kështu drejtësinë amerikane për shkak të akuzave ndaj tij, të cilat ai i konsideron të pabaza.

I mora këta dy shembuj për të bërë një paralelizëm me Shqipërin tonë të mafiasonizuar. Donald Trump me 34 akuza dhe me vendim jurie i shpallur fajtor bën fushatë elektorale dhe lejohet të kandidojë e madje të betohet si president i ardhshëm i SHBA-ve, nëse ai zgjidhet. E megjithatë për Trump në SHBA bëhet gjueti shtrigash për shkak të politikës “naziste” që bën drejtësia e korruptuar dhe administrata e Biden! Ndërsa në Shqipëri nuk është ngritur dhe nuk ka asnjë akuzë për liderin e opozitës, kandidatin për kryeministër, Sali Berishën. Megjithatë ai mbahet në arrest, madje i ndaluar të kontaktojë edhe me bashkëpunëtorët e tij në opozitë. Mjafton ky dallim i paprecedentë për të kuptuar se Sali Berisha është një i përndjekur politik i regjimit të mafies.

Imagjinojeni ta kishin vënë nën arrest Donald Trump?! Do të kishin shpërthyer protesta të dhunshme në të gjithë Amerikën! Thjesht se opinioni do të thoshte se atij i bëhet përndjekje politike. Edhe pa e arrestuar miliona amerikanë besojnë se akuzat ndaj Trump janë politike. Po mbajtja nën arrest e liderit të opozitës shqiptare pa akuzë pse nuk trajtohet si e tillë nga ana e opinionit publik në Shqipëri? Sepse secili prej nesh arroganca e pushtetit me Berishën dhe opozitën nuk konsiderohet si rrezik për atdheun dhe kombin. Për ne shqiptarët, sa kohë që rreziku nuk prek te vetja jonë, aq kohë nuk ka rrezikshmëri!

Askush prej nesh nuk dëshiron të shohë faktin se izolimi i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë pa prova dhe pa fakte, për këtë arsye edhe pa akuzë, përbën një vepër kriminale. Askush prej nesh nuk dëshiron të kuptojë faktin se kjo përndjekje politike ndaj Sali Berishës është vepër e mafies shqiptare e ndërkombëtare. Asnjë nuk llogarit se me eleminimin e opozitës Shqipëria shndërrohet brenda natës në një diktaturë mafioze, shumë më e tmerrshme sesa diktaturat ideologjike, si ato komuniste e naziste!

Nëse qytetarët shqiptarë dhe opozitarët e vërtetë nuk organizohen dhe nuk reagojnë fort e me çdo mjet, atëherë në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë do të ndodhë ajo që po ndodhë me zgjedhjet e nesërme në Maksikë. Kandidatët anti-mafie do të gjenden përballë kërcënimit për jetë dhe do të detyrohen ose të bëjnë pakt me mafien, ose të dorëhiqen, ose të pranojnë përballjen me rrezikiun e eleminimit fizik të tyre. Shqipëria është tashmë Meksika e Europës. Asnjë dyshim nuk ka e nuk mund të ketë për këtë.

Por Shqipëria është gjithashtu një eksperiment i rrezikshëm, në radhë të parë për shqiptarët, i përzgjedhur nga ana e George Soros. Eksperimenti ka të bëjë me disa aspekte. Kryesore është të shihet se çfarë ndodh, nëse në Europë krijohet precedenti meksikan, kolumbian apo ekudarian i Amerikës Latine. Kjo është arsyeja e arrestimit të lidetit ë opozitës. Më saktë ky arrest është parakusht për eksperimentin shqiptar të diktaturës së mafies në Shqipëri, pushtet i cili ndan fitimet me mafien ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok