Arkitektura ndikon pamatshëm në psikologjinë dhe formimin estetik të një populli

Nga Ndue Ukaj

Arkitektura ndikon pamatshëm në psikologjinë dhe formimin estetik të një populli, pra në arkitekturën shpirtërore të tij.

Sepse, arkitektura madhështore na flet, na gjallëron dhe na fisnikëron, ashtu siç na flet dhe na fisnikëron një roman i mirë, një poezi mahintëse, një operë madhështore apo një pikturë tërheqëse. Me një fjalë, arkitektura ka fuqi të jashtëzakonshme estetike për edukimin dhe formimin e njeriut, sidomos për formimin e ndjenjave të tij estetike.

Përpara një objekti madhështor, qëndrojmë të stepur, meditojmë, flasim me të, marrim mesazhe.

Arkitektura humane, me hapësira, sheshe, tempuj bukurie, ndikon te njerëzit, që ata të jenë më të qetë, më mendjehapur dhe më të lumtur. Në fakt, arkitektura nxit edhe ndjenjat e lirisë dhe të madhështisë.

Krahasuar me vendet tjera europiane, ku arkitektura ka një traditë të pasur dhe përbën vlerë të jashtëzakonshme, arkitektura në vendet tonë vazhdon të mbetet e shkretë. Na mungojnë ndërtimet madhështore, tempujt e bukurisë, sheshet, parqet, rrugët e bukura, qetësia.

Për rëndësinë dhe dimensionin simbolik të arkitekturës, ka shkruar semiologu dhe shkrimtari Umberto Eco. Ai ka thënë se përdorimi i kodeve nuk është i brendshëm për arkitekturën, sepse shumë kode arkitekturore, janë në fakt të një natyre simbolike, kulturore, shoqërore dhe politike, dhe për këtë arsye, arkitekti duhet të futë punën e tij në kontekste më të gjera dhe multidisiplinare, dhe shton se, arkitekti  është një semiotik, antropolog, sociolog dhe politikan në të njëjtën kohë. Më tej Eco flet dhe për funksionet e arkitekturës, duke mos u ndalë të ai primari, por edhe te mesazhi që ajo jep.

Shqiptarëve u coptohet zemra  tek shikojnë botën perëndimore dhe mendojnë për shëmtitë arkitektonike të qyteteve tona, që realisht kurrë s’ u bënë qytete në kuptimin e qytetërimit, por mbeten disa vendbanime të ngulfatura dhe pa kurrfarë shije estetike, me përjashtime shumë të vogla.

Katedrala e Shën Gallenit e kompletuar në vitin 1767 është një kryevepër artkitektonike e stilit barok, kurse pjesa e brendshme e saj është një nga monumentet ma të rëndësishme të barokut në Zvicër.

Katedrala është simbol i qytetit të St.Gallen dhe së bashku me distriktin Abbey dhe Bibliotekën Abbey, formon një ansambël unik historik, duke zënë një vend në Trashëgiminë Kulturore Botërore të UNESCO-s nga viti 1983.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
error: Content is protected !!