24/12/2024

ARISTOKRACIA “ÇENKO” E KËNGËS

0
’Cenko

Përsiatje mbi një grup isopolifonik

Nga Timo Mërkuri

Kur flasim për  identitetit tonë kombëtar, dytipare kryesore janë ato që  e bëjnë të dallueshëm kombin tonë nga popujt e tjerë kunjera[1] prej tyre është “iso-polifonia”, lindur në hershmërinë e formimit të etnitetit. Isopolifonia ka origjinën nga ligjërimet mortore, por  të  kënduarit e kësaj gjinie arti me nivel të lartë artistik të kohës së sotme ka si si domosdoshmëri interpretimin e saj prej artistësh popullorëtë pregatitur, kryesisht në mënyrën tradicionale. Është njësojë si të pranojmë që pemët frutore mbijnënga  bërthama e frutave, por mqse kjo mbirje është shumë e gjatë si kohë dhe krijon vetëm një varietet peme, sot praktikohet mbjellja e fidanëve të krijuar nëpër fidanishte me metoda shkencore.

I-Fidanishtja e këngëtarëve ka qënë tradicionalisht shtëpia e tyre, ku fëmijët dëgjonin, mësonin dhe trashëgonin nga prindërit këngëtarë artin e të kënduarit, ashtu siç trashëgonin bijtë nga prindërit titujt e fisnikërisë.

Titulli i “këngëtarit” (rapsodit) në shoqërinë shqiptare ka qënë një titull specifik, që përmbante në vetvete sa respektin aq edhe ndrojën. Respektipër këngëtarin buronte nga fakti se ai “bisedonte” me zotin,  me yjet dhe me të vdekurit në këngët e tij, por pikërisht te ky fakt  buronte dhe“frika” e droja se mos vallë ai zemërohej në ndonjë moment dhe i “fliste” keq zotit për ndonjë person apo “ringjallte” ndonjë të vdekur të padëshiruar. Ishte ky respekt dhe  droje ndaj tij që i siguronte këngëtarit paprekshmërinë fizike në çdo rast. Këngëtari nuk binte në gjak për këngën në një kohë që çdo burrë për një fjalë të pavend të shprehur e mirte përgjigjen me plumb. Ishte i vetmi njeri që kishte të  garantuar me kanun paprekshëmrinëe tij fizike si kur i këndonte publikisht dashurisë së fshehtë të një vajze ashtu edhe kur i këndonte trimërisë së dikujt dhe kritikonte mungesën e saj te një tjetër. Kushti i vetëm që kishte këngëtari për këtë paprekshmëri, ishte që  të kishte vërtetësi në këngën e tij dhe të mos adresoheshin fjalë fyese.

Në shoqërinë shqiptare arti i të kënduarit, në shumë familje qytetare trashëgohej nga njeri brez te tjetri ashtu siç trashëgoheshin zejet dhe profesionet e ndryshme.Sigurisht që këtu bëhet fjalë për qytete të vjetra, me komunitet të konsoliduar.Familjet që “trashëgonin” artin e të kënduarit nëpër këto qytete, në fakt ishin shkollat e vërteta të muzikës së kohës,për arsye se  këto familje i kushtonin një rëndësi të madhe  rritjes cilësore të të kënduarit, qoftë si tekst i arirë dhe i ngritur artistikisht qoftë si vijë melodike e përparuar.Kjo ka bërë që këngët e tyre të rrezëllinin në ballin e isopolifonisë.Të dëgjosh këngë të tilla si:Doli vajza doli/ doli more shokë/ujit manxuranë/potis borzilokë[2]…të kënduar nga Roland Çenko të vjen të thuash me zë të lartë: Të puthça këngët moj Gjirokastër, sa të bukura i ke!Sepse këngët e kënduara , trashëguara dhe përpunuara në breza të tërë këngëtarësh   janë si margaritari i punuar mjeshtërisht për nga bukuria dhe kërkesa për to..

Ajo që ka rëndësi  të veçantëështë fakti se: në procesin e krijimt dhe përpunimit të këngëve në “shkollën” familjare ishin të pranishëm fëmijët, që si nxënës mësonin krijimin dhe ecurinë e këngëstë prindërve të tyre.Ky “mësim” vlente si pikënisje për çuarjen përpara të artit të kënduarit prej tyre në krahasim me prindërit. Kështu krijoheshin breza këngëtarësh të një familjeje, që përsosnin dhe trashëgonin një traditëkënge. Këto familje  kishin edhe një“mision” tjetër, ato ruanin me fanatizëm vijën melodike të këngëve madje edhe tematikën e tyre, e cila duhet të pranojmë se ishte  “një parcelë e vogël” këngësh.Për të gjitha arsyet që lidheshin me artin gojor, këto familje përbënin “aristokracinë”e këngës.

II-“Aristokracia Çenko” e këngës gjirokastritshe i ka fillesat qysh ntga gjyshi Mersin Çenko me një aktivitetartistik në Gjirokastër gjer në vitin 1920.Koha e largët, mungesa e inçizimeve dhe e fotografimeve e ka lënë në hije dhe haresë këngën dhe stilin e tij të të kënduarit, por nuk i la nëheshtje trashëgiminë që kishte emrin e të birit, Demo Çenko.

Demo Çenko ka hyrë në këngën isopolifonike gjirokastrite si një meteor që hyn në atmosferë, rrotullohet bashkë me tokën duke shpërndarë mbi ‘të dritën e tij të zjarrtë, gjersa u shua më në fund në…këngë. Ai ka nisur këngën me bilbilat e parëtë këngësgjirokastritesi: Nustret Çarçani dhe Hasan Çajupi dhe më pas u bashkua me ta  edhe Xhevat Avdalli. Grupi vazhdoi me Xhevat Avdallin, Demo Çenkon, Lavo Erindin, Skënder Tushe etj, të cilët kënduan së bashku deri në vitin 1990, i njohur si “Grupi i pleqve”. Ishte grup i konsoliduar dhe i arirë artistikisht që i foli gjirokastritshe botës së këngës isopolifonike me stilin e tij “:të shtruar” të tëkënduarit, me tekste këngësh popullore të Gjirokastrës dhe krahinave përreth. Si korife i grupit njihej Xhevat Avdalli  ndërkohë që në këtë grup Demo Çenko i bënte të gjitha rolet e këngës si të“marrësit”dhe të“hedhësit”. Një nga këngët që kishte më të pëlqyer dhe që e këndonte shpesh dhe në shtëpi ishte kënga  “Erdhi një haber i ri[3]” si dhe këngën tjetër…“Dërgoi Gjoleka njerine[4]”.

“Grupi i pleqve” i përbërënga:Xhevati Avdalli, Demo Çenko, Lavo Erindi, Skender Tushe, Beaudin Dobi etj.ishte nderi dhe krenaria e Gjirokastrësdhe ky nderim ishte sa institucional aq dhe popullor.Mjafton të shikojmë një fotografi të datës 18 Mars 1934 që paraqet Kryetarin e Bashkisë Gjirokastrës z Sami Kokalarin që pozon ulur në karike dhe pas tij, në këmbë, një grup burrash veshur me kostume popullore të qytetit. Janë grupi i këngëtarëve popullorë të qytetit të Gjirokastrës që hoqën“vallen e rrëndë” të burrave, valle e kënduar me këngën “Te rrapi në Mashkullorë[5]”atë ditë të inagurimit të bustit të Çerçiz Topullit. Vallja e rrëndë e burrave hiqet me dy rreshta valltarësh dhe ka momente që rreshtat e valltarëve lëvizin në drejtime të kundërta me njeri tjetrin. Pikërisht në këtë moment tonaliteti i këngës ngrihet në oktavë të lartë, opinga përplaset me forcë në tokë dhe ty të krijohet përshtypja se pas shpinës së valltarëve këngëtarë lëvizin në formë gjysëm rrethore malet,ndërsa valltarët rrinë si statuja. Fakti që kjo këngë e Çerçiz Topullit është kënduar me valle burrash është një pikënisje për kërkime të mëtejëshme të këngës dhe valles gjirokastrite. Por le të kthehemi te kjo fotografi historike: po ta shohësh me vëmëndje  duket se kryetari i Bashkisë krenohet që pozon  me këngëtarët e qytetit, të cilët, të veshur me kostumet popullore të qëndisura me fije ari, finesa e të cilave  bën me turp veshjet aristokratike te Europës, shikojnë diku tejë aparatit, ndërkohë që qëndrimi i kryetarit të Bashkisë duket sikur prezanton plot krenari: këta janë artistët e qytetit që unë drejtoj. Unë mburem me ‘ta.

III-Familja Çenko në Gjirokastër  njihej si “familja e këngës” dhe më tejë u startua nga kreu i saj Demo Çenko në grupimin e “aristokracisë së këngës” gjirokastrite.. Si familje e madhe që ishte, në odanë e shtëpisë së tij Demo Çenko “hapi” “shkollën e muzikës” me nxënës  dhjetë fëmijët e tij. Realisht të dhjetë fëmijët e Demo Çenkos mësuan nga i jati që të këndonin,  por mes tyre u dalluan dy djemtë Roland dhe Kastriot Çenko, të cilët nuk u mjaftuan me të mësuarin e këngës por shkuan më tejë, realizuan daljen e pare në skenë  në vitin 1976. Ishin themeluesit e

grupit të të “Rrinjëve” të Gjirokastës ku zërat karakteristikë të tyre dallonin mes shumë zërave të

tjerë.Kujton Rolandi :

-Unë dëshirën për këngën, e nisa nga babai që e dëgjoja kur këndonte në shtëpi dhe e shoqëroja me zë të ulët. Kur shkovaushtar  në Sazan vazhdoja të këndoja me shokët për të kaluar kohën. Pasi u ktheva në Gjirokastër,  një ditë të vitit 1976 ne, një grup të rinjsh këndonim për qejfin tonë pas Pallatit të Kulturës, kur rastësisht na dëgjoi ish drejtori i këtij Pallati,i ndjeri Petro Kosta. Ai na ftoi në zyrën e tij dhe atje  hapi një magnetofon të ri i markës “Uer”. Ai ishte me shirita dhe kënga parë që figuron e regjistruarsi këngëe  “Grupit të të Rinjve” ishte kënga që u regjistrua te ajo zyrë: -“Ç’të them për Barjam Memën/ Gushti me njëzet e një/ Hodhën defteret në shesh/ Për të lar hesapet-ë” me  “marrës” -Roland Çenko që ishte dhe themeluesi i grupit të të Rinjve.

Një nga kujtimet më të bukura për Rolandinka qenë kurr e ftoivetë Xhevat Avdalli t’ja “hidhte” këngës që do këndonte ai në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983. Ishte emocionuese pasi ishte  i vetmi nga “Grupi i të Rinjve” që do kndonte me “marrës” Xhevat Avdallin, i cili në atë kohë ishte një “legjendë”e gjallë e këngës isopolifonike[6]  dhe vlerësohej edhe në sferat më të larta të shtetit. Suksesi ishte absolut dhe kjo ja shtoi bessimin te vetja, aq sa në“Festovali De Confolens”  në Francëmë1990,  për interpretimin mjeshtëroraid he grupi i tij u quajtën nga shtypi :“djajt e skenës”.

Nga viti 1976 gjer në vitin 1995 Roland Çenko këndoi me “ Grupin e të Rinjve“ ku cilësohen për vlerat e tyre artistike Mehmet Visha dhe Kastriot Çenko. Kënget e grupit të të rinjve ishin të suksesshme dhe të dashura për gjirokastritët, por koha pruri shpërbërjen e grupit, ngjarje që ngjasoi me shëmbjen e një“shtëpie” historike dhe u prit me dhimbje e trishtim nga artdashësit. Roland Çenko nuk jetonte dot pa këngën prandaj themelon grupin “Argjiro“, grup  që u bë shumë shpejt  i dashur për publikun e gjerë me aktivitet brënda dhe jashtë vendit, si  Francë, Poloni, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Itali, Spanjë, Greqi, Kosovë etj. Grupi “Argjiro” si mbartës i vlerave  të spikatura të isopolifonisë gjirokastrite ka marrë pjesë në disa Festivale Folklorike Kombëtare duke u paraqitur me motive tëmbetur në memorien e banorëve të qytetit, duke u dhënë “frymë” dhe jetë këtyre motiveve të mbyllura në kujtesën  qytetare dhe për këto vlera është mbajtës i Dekoratës “Mjeshtër i Madh”  si grupi “Argjiro” ashtu dhe Roland Çenko, krahas Çertifikatave nderuese dhe vlerësuese të marrë në çdo festival apo konkurim. Specifika unike e këtij grupi mbetet mënyra e të kënduarit me dy hedhje, shembull tipik i mësimit dhe mbartjes së këngës isopolifonike nga gjiri i familjes gjirokastrite.

Strukturën e grupit “Argjiro” përbëhet nga:“marrës”-Roland Çenko, “kthyes”-Shkëlqim Sehiti, “hedhës”-Kastriot Çenko, “hedhës” -Kastriot Çenkon me një “hedhje” tipike, gati personale, “kthyesi” Shkëlqim Sehiti, “iso-n”  perfekte  e Llabro Ballos  si dhe një nga zbulimet më të spikatura të këngës gjirokastrite, talenti i ri – Alvaro Çenko, përfaqssues i brezit të katërt i familjes Çenko në isopolifoninë gjirokastrite, për të cilin historia e isopolifonisë po shkruan në faqet e saj qysh tani.

Në lidhje me vijën melodike duhet të themi se: grupi “Argjiro” i Gjirokastrës çmohet si  një diamant orgjinal i isopolifonisë që ruan vlerat autoktone dhe i pasuron ato nëpërmjet përpunimit natyral të varianteve isopolifonike. Është grup me pesë veta dhe ka pesë zëra.Shternimi i zërave ne këtë grup nuk bëhet si tek grupet e tjeta me linja tipike, por me përkohshmëri për çdo zë. “Marrësi” këtu  jo vetëm që jep linjën melodike por edhe alternohet me “kthyesin”dhe “prerësin”dhe kur kalon në shtrirje, bën tipizim melodik nëpërmjet vokalicave tëëmbëlsuar, që krijojnë një befasi të këndëshme  harmonizuese. “Kthyesi” është  tipik dhe atipik sepse futet në rol me njëëmbëlsi gati instrumentale,por gjatë zhvillimit të këngës bën edhe baritonin, por edhe tenorin dhe moderatorin. “Prerësi” është tipik gjirokastrit duke u alternuar me“marrësin” por në momente të veçanta kalon edhe në“iso” dhe në modifikues,  duke mos ruajtur një linjë nga fillimi në fund. “Iso-ja” është me dy këngëtarë bazë, por që herë pas here  bëhet edhe me katër zëra dhe herë shkrihet në interpretim. Alternimi i zërave në grupin “Argjiro” është më i veçanti në tërë iso polifoninë shqiptare. Këngët e kënduar nga ky grup janë ato tradicionale dhe do ta ilustrojmë në vijim, por duhet të themi se grupi  nukështë pjestar aktiv i tematikave bashkohore, difekt që mendojmë se duhet të regullohet. Motivet janë të veçantë, të civilizuara, me muzikalitet të lartë dhe kanë të gërshetuara të gjitha format.

Jam i ndërgjegjshëm se sa shkruajta më sipër tingëllon si tepër teorike dhe jo të gjithë

lexuesit e kuptojnë se çfarë them, por unë ju ftoj që leximin e këtyre rreshtave “teorikë” t’i

shoqëroni duke dëgjuar këngët e këtij grupi si psh këngën: “Na morën djemtë nizam[7]”, “Mjegull

e bardhë mbi shkëmb”[8], “Zog e Gjirokastrëso”[9]“Nuse e pa nusëruar” [10]e shumë e shumë këngë

të tjera të këtij grupi simpatik.

IV-Logatjet dhe këngët monofonike janë një tjetër realitet i çmuar i këtij grupi dhe sidomos

kontribut personal i Rolandit, i trashëguar nga tradita familjare. Le të sqarojmë se logatja dhe monofonia nuk janë e njëjta gjë, ato janëdy faza të ndrryshme kohore të ecurisë së këngës iso-polifonike nga vajtimi në këngë. Në qoftë se kalimin nga vajtimi në këngë do ta parafytyrojmë si një kalim në urën që lidh bregun e vajtimit me atë të këngës, logatja është “ecja mbi urë” në pjesën e parë të saj, ku mbizotëron vajtimi që mbulon edhe tekstin. Ndërkohë monofonia është “ecja mbi urë”në pjesën e dytë të saj dhe  dalja në bregun tjetër. Këtu fillon kënga, dallohet melodia ndonëse e dhimbëshme dhe sidomos teksti është i “lexueshëm” për dëgjuesin.Në këtë stad mund të ketë në sfond një jehonë melodie apo një jehonë zëri të këngës, “kthyer nga malet”.Kjo për arsye se si në logatje ashtu dhe në monofoni këngëtari “interpreton” dhe zërat e tjerë të këngës, kryesisht në formë dënese apo rrënkimi.Në regjistrin e zërit të Rolandit këto logatje janë mjaftë cilësore dhe pse ka në repertor motive tradicionale.Duhet të pranojmë se Roland Çenko është mjeshtër i monofonisë dhe logatjes dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se nuk qëndron vetëm në tekste tradicionale por krijon tekste të reja bashkëkohore, gjë që e ka të kufizuar te kënga isopolifonike e grupit “Argjiro” dhe që përbën një mangësi të ndjeshme të tij dhe të grupit. Realishtgrupi “Argjiro” ka nevojë urgjente të paiset me tekste këngësh aktuale bashkëkohore, sepse do ti ndihmonte shumë për të mos mbetur vetëm një grup bartës vlerash  por edhe krijues e zhvillues..

Vlerat e Roland Çenkos në “logatje” dhe ”monofoni”, teknikat e tij të avancuara të inter-

pretimit dhe vijën melodike specifike për secilën këngë mund ta shohim te rreth 15 “logatje” dhe “monofoni” të interpretuara prej tij,  qofshin ato me temë nga e kaluara si:“Çerçizi e kish bërë fjalë[11], “Qan një grua  me ligje[12]” etj qofshin ato me temë të ditëve tona si:“Këngën se hedhin tërmetet[13]”. Ngjitja në skenë e “logatjes” dhe “monofonisë”, variante të hershmërisë së këngës isopolifonike dhe interpretimi dinjitoz nga Roland Çenko është një dëshmi e dyfishtë vlerash: së pari dëshmon aftësinë e këngëtarit në aktualizimin e  mënyrave të vjetra të të  kënduarit dhe së dyti: dëshmon talentin e tij si këngëtar suksesi i aritur me “logatje”dhe ”monofoni”.Ështëshumë e vështirë të këndosh suksesshëm“logatje”dhe “monofoni”.Për të kënduar këto, duhet të dish të vajtosh, të bësh “vajin e burrave”, kaq pranë njera tjetrës janë “logatja” dhe vajtimi.Rolandi  është me fat në këtë drejtim se ai është gjirokastrit dhe unë ju kujtoj se Gjirokastra është quajtur“qyteti ivajtimeve” dhe në traditën familjare të Çenkove, si në shumë familje tradicionale gjirokastrite vajtimi ka qënë pjesë jete që u shndrua në aset kulturor. Prandaj e ka zërin me “shtatë drita” Rolandi, Kastrioti dhe Alvaro Çenko. E kanë ushqim qysh në “rrënjë” melodinë, qoftë atë me lotë (vajtimin), qoftë atë me gaz (këngën).

V-I shpreha një mikut tim idenë e këtij shkrimi për Roland Çenkon dhe grupin “Argjiro” dhe ai me dashamirësi e quajti atë pinjoll i “Dinastisë Çenko të këngës” madje më sugjeroi që kështu ta titulloja shkrimin. Fillimisht më pëlqeu ky titull plot shkëlqim e madhështi mbretërore, por pastaj nisa të mendoj: dinastitë janë autokraci. Ato synojnë zgjerimin e zotërimeve dhe forcimin e pushtetit të tyre.Asnjë lidhje apo përafëri nuk ka Roland Çenko me këtë titull. Ai nuk kërkon zgjerimin e “zotërimeve” të këngës, përkundrazi koloritin dhe finesën e këngës gjirokastrite jua dhuron edhe këngëve të tjera  “jashtë” gjirokastrite si psh  këngët : “Ago, Ago, Ymer Ago”, Një ditë nga gjithë dita”, “Vasha nga Përmeti”, “Qani, qani e Zhulate”,”Ç’jan dy zogj që fluturojnë” etj.

Roland Çenko ka ngritur grupin “Obelisku” me fëmijë të shkollave  9 vjeçare dhe të mesme në shkallë qarku, të cilëve u mësonmënyrën e të kënduarit dhe stilet e këngës iso-polifonike, madje sipas një programi të miratuar, duke e shndruar këtë grup një fidanishte të artit gojor, punë e nisur qysh nga viti 1990. Le të kujtojmë se nipi i tij Alvaro Çenko te ky grup i shkrepi shkëndijat e para të talentit të tij.

Këngët e  grupit “Obelisku” si: “Uromë baba, uromë”[14], “Ku janë emrat me famë[15]”apo këngën  plot krenari të moshës ”Se jemi gjirokastritë/Kemi çelës të florinjtë”. Dinastitë nuk i ndajnë aritjet me bijtë e vegjëlisë.

Vlen të përmëndim edhe faktin se ndërsa veshja tradicionale gjirokastrite e prezantuar gjer më sot si trashëgimi është  veshja me fustanellë, Rolandi rikthen në skenë  kostumin e burrave me poturre, pas 30 e ca vitesh dhe këtë kostum e përdor kryesisht kur interpreton “logatje” ose “monofoni”.Dinastitë nuk e pëlqejnë veshjen tradicionale popullore, ato kanë stilin mbretë-ror të veshjes.Asnje përafëri me dinastitë ska Roland Çenko.

Ai është ngjitur në “aristokracinë” e këngës falë talentit dhe punës së tij, prej nga  shpërndan “zotërimet” e tij isopolifonike falë shpirtit të tij fisnik.

Sarandë,  Qershor 2021

[1]Tipari tjetër është “besa”.

[2]Doli vasha doli doli more shokeë/Doli në pexhere e seç doli në portë /Me bukurin tënde çudite një botë/ Seç të pret me sy e seç të mbyt me flokë /Refreni: Doli vasha doli ,doli more shokë,/ ujit manxuranë  potis borzilokë.

Marres – Roland Çenko, kthyes – Shkelqim Sehiti, hedhes – Kastriot Çenko.Iso – Llambro Ballo dhe Alvaro Çenko.

[3] Erdhi një haber i ri/të dielën në bashki,/fshat më fshat një celebri,/kërkojn’ ushtarë të ri,/i shkreti që s’kam njeri,/i shkreti që nuk kam nënë,/të më qaj’ hallin e rrëndë.Popullore.

[4] Dërgon Gjoleka njerinë,/lumi i Vlorës të vijë. /kaptuan shën Vasinë./dhe Nivicë bubarinë./ranë pellgut në Delvinë.
mbi Sulo Kallapodhinë./o Sulo Kallapodhati../mbah se të vjen imdati.(ndihma)/Brahim Zino Manalati../Damo Lenko Dunavati../Cane Boci Lazarati..Popullore.

[5]Këtë këngë Gjirokastra e këndon edhe me vallen e rrëndë të burrave, sin ë këtë rast.

[6] Kënga e mëposhtëme e kënduar me “marrës” Xhevat Avdallin dhe Roalnd Çenkon ku dy vargjet e para i këndonte Xhevati dhe dy të dytat i këndonte Rolandi: Ritu djal e bënu burr/për Shqipëri e për flamur,/Për Shqipëri e për flamur/mos t’u trembtë syri kurr..

[7] “Dal në breg e shikoj fshanë,/derë më derë po qajnë,/na morën djemtë nizamë/po ku do ti çojnë vallë?/kurr do ti kthehen shtëpisë/në moshën e pleqërisë. Marrës Roland Çenko, kthyes – Shkelqim Sehiti, hedhes – Kastriot Çenko. Iso Genci Beqo dhe Ferdi Sino

[8] Mos ke rën në dashuri/me hënën ballë flori,/s’ri dot hëna pa londruar,/është me qef e dashuruar, marrës
Vjola Bego, kthyes Alvaro Çenko, hedhës Julia Zholi etj.

[9] Zoge e Gjirokastrëso/del thëllëza zallito,/me nishan mes ballito,/si hëna buzë mailto etj.[9] Marres – Roland Çenko : Kthyes – Alvaro Çenko : Hedhes – Kastriot Çenko : Iso – Llambro Ballo dhe Endrit Kalemi

[10]Nuse e pa nuseruar (Ne kuader te 100-vjetorit te lindjes se Musine Kokalari) Teksti: Petrit Beqiri

Dil moj Musine në portë, /prit një nuse aty lart,/ të sjell behare të ngrohtë,/ lyeja buzët me mjaltë… /Nuse e pa-nusëruar/,o endërr e mjegulluar../. Hidhi orizin mbi flokë, /me urata në cdo hap,/ këngën, që s’këndove dot/, ta vëmë si lule në prag…/ O kënga e pakënduar,/nuse e panusëruar/ Nuse,dhëndërr në skami, /jepu rrobat nga sënduku,/ pastaj ndizu dy qirinj,/ mbi ëndrra të ngrihet juku…/ O ëndërr e ëndërruar,/nuse e panusëruar/ O këngëmira për dasma,/ eja me neve në këngë,/ e ndeze zjarrin me ashkla/ vello nusesh e pavënë…/ O kënga e pakënduar,/nuse e panusëruar…

[11] Çerçizi e kish bërë fjalë,/o djem të vrisni bimbashnë,/ky Valiu qan me lot/kam Çerçizin e se zë dot,/kam Çerçizin e më bën gjëmë,/se më ngre vendin më këmbë.. Popullore

[12] Gjirokastra mal e brigje/qan një grua qan me ligje,/se të njoha korba unë/Lulja jote s’mer më burrë. Popullore

[13]Teksti  Petrit Beqiri: ) Dal në der e dëgjoj gjëmë/ Ku do më mbahesh moj këngë/ Mbi një dhimbje shum të rëndë Kollona shpirti sa detet/Këngën s’e hedhin tërmetet…

[14] Uromë baba uromë,/sot që zumë brumëto/me mjalt e me qumështo…etj.

[15] …Ja, ja, ja ku janë,/Argjiro i ke në ballë,/në zemër si qelibarë/Çerçizi me të vëllanë.. etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok