25/11/2024

ANËTARËT E KËSHILLIT NISMËTAR PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

0

Në vigjilie të 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Nga Jusuf Buxhovi

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë  të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme).  Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Në përputhje me këto udhëzime ligjore, më 18 dhjetor  1989, në orën 9, SPB-së në Prishtinë, iu parashtrua kërkesa e shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

  1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar
  2. Zekeria Cana, historian
  3. Milazim Krasniqi, shkrimtar
  4. Ajri Begu, ekonomist
  5. Ibrahim Rugova, studius i letërsisë
  6. Bujar Bukoshi, mjek
  7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

8  Ibrahim Berisha, gazetar

  1. Mehmet Kraja, shkrimtar
  2. Ali Aliu, studiues i letërsisë
  3. Zenel Kelmendi, mjek
  4. Ramiz Kelmendi, shkrimtar

13  Idriz Ajeti, akademik

  1. Dërvish Rozhaja, akademik
  2. Mark Krasniqi, akademik
  3. Anton Çetta, profesor
  4. Zenun Çelaj, gazetar
  5. Mustafa Radoniqi, avokat
  6. Basri Çapriqi, shkrimtar
  7. Jusuf Bajraktari, historian
  8. Xhemail Mustafa, gazetar

22 Hysen Matoshi, gazetar

23 Neshet Nushi, ekonomist

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok