25/05/2024

Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!

0

Shkruan: Florim Zeqa

S’ka dyshim se klasa politike në pushtet dhe opozitë po kanë dëshirë t’i marrin meritat e tyre për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por një gjë duhet ta dijnë të gjithë akterët e politikës, me tepër se meritë e klasës politike në pushtet dhe opozitë, janë rrethanat e krijuara ndërkombëtare. Si argument i kësaj është fakti, se në rrethana normale një shtet nën sanksione ekonomike të BE-së, as që do të merrej në konsideratë nga Këshilli i Evropës!

Dihet çmimi i anëtarësimit në Kosovës në Këshillin e Evropës

Paraprakisht marrjes së pëlqimit për votim në Këshillin e Evropës, ‘Qeveria e Kosovës’ e pranojë urdhërin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënjen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit dhe zotimet e shkruara në letër për themelizmin e Asociacionit të Komunave Serbe në Veri apo siq e parapelqente ta quanete “Zajendinica” kryeministri aktualë në kohën gjersa ishte në opozitë!

Madje LVV nëntë vite më parë, në vitin 2015 për të kundërshtuar “Zajednicën” organizioj peticion dhe i mblodhi rreth 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, i vuri flakën ndërtesës së qeverisë dhe e kontaminoi sallën e Parlamentit me gazë lotësjellës dhe mjete tjera piroteknike!

Por tani, i njëjti subjekt dhe i njëjti lider partiakë në cilësinë e kryeministrit të vendit, po i pranon të gjitha një nga një, madje shkojë edhe përtej kësaj duke i fuqizuar me kompetenca të zgjeruara dhe territor Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Letra dërguar Dora Bakoyannis thikë me dy teha për Kosovën

Letra që tre krerët e shtetit, Osmani, Kurti e Konjufca, ia kanë dërguar raportueses së Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis nuk është formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe gjatë, e cila përfshinë obligime të qarta ndërkombëtare.

Përmes asaj letre tre liderët shtetërorë zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, me thekse të veçantë Asociacionin.

E keqja tjetër e madhe e zotimeve të tyre është se në letër është shkruar se “do të përmbahen nga përdorimi i Policisë Speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohen se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”.

Po ashtu në letër tre liderët shtetërorë zotohen për shpronësimet në veri, për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse serbe, për integrimin e pakicave, për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet me planprograme të Serbisë e kështu me radhë!

E keqja nuk përfundon më kaq, liderët shtetërorë janë zotuar që do ta bëjnë të detyrueshëm për nxënësit shumicë shqiptarë mësimin e gjuhëve të pakicave nëpër shkolla (promovimi i mësimdhënies së gjuhëve jo-shumicë në shkolla), duke aluduar në gjuhën serbe, si gjuhë e obligueshme në shkollat shqipe!

Pa asnjë dyshim, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur të njëjtat kërkesa nga nivele shumë të larta, siq janë SHBA dhe BE, ku shkaku i atyre refuzimeve sot jemi nën sanksione ekonomike dhe në marrëdhënie të acaruara me SHBA-në e BE-në, ku këto dy të fundit na kanë detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, të merremi me dinarin në procesin e dialogut me Serbinë e kështu më radhë deri në katandisje përfundimtare shtetërore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok