06/10/2024

Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!

0

Përçasje analitike rreth marrëdhënjeve diplomatike Kosovë-SHBA!

Historia e marrëdhënjeve të mira shqiptaro-amerikane është e gjatë, por, unë nuk po shkojë më largë me marrëdhënjet Kosovë-SHBA se në vitet e ’90-ta, nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, kur politika amerikane e asaj kohe ishte e fokusuar rreth zhvillimeve dramatike politike dhe luftarake në hapësirat ballkanike.

Shkruan: Florim Zeqa

Fati i një kombi në urtësinë e një lideri politik

Ishim me fat që asokohe e kishim një lidership të urtë dhe të përgjegjshëm siq ishte Ibrahim Rugova, i cili me çasjen e urtë dhe diplomatike arriti t’a sensibilizojë mjaftueshëm çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por, akoma me më shumë fat ishim që interesat amerikane u ndërlidhen me interesat tona, për ta përfituar kështu mbështetjen e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë-NATO (SHBA).

Sikur të mos ishte kështu, shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së fundit do ta pësonte akoma më keq sesa boshnjakët, e cila edhe përkundër gjenocidit të paparë nga lufta e dytë botërore (mbi 200 mijë viktima) nuk e gjeti përkrahjen amerikane ashtu siq e kishte Kosova me intervenimin ushtarak të NATO-s për shpëtimin e një popullate të tërë nga gjenocidi dhe shfarosja masive, siq e kishin planifikuar serbët që t’i shkaktojnë mbi 500 mijë viktima dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve, për ta spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët!

Ndërlidhja e interesave amerikane me Kosovën bëri që ne shqiptarët të shpëtojmë siq është më së miri gjatë luftës së fundit e cila përfundojë me intervenimin e parë ushtarak të NATO-s ndaj një shteti sovran siq ishte Serbia gjenocidiale, pasuese e ish Jugosllavisë!

Dallimi mes Trumpit e Bidenit

Tanimë kur interesat amerikane janë plotësuar me ndërtimin e Bazës më të madhe Ushtarake në rajonin e Ballkanit (Bondsteel-Kosovë), ne shqiptarët duhet të tregohemi më të kujdesshëm në ruajtjen e raporteve me aleatin kryesor të çlirimit dhe shtetndërtimit, jo pse nuk na duan më SHBA-të, por për faktin se pas 35 viteve kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë raportet gjeostrategjike në botë, e në veçanti në Ballkan pas agresionit rus ndaj Ukrainës!

Per ata që i përcjellin zhvillimet ndërkombëtare dhe raportet e Kosovës me aleatët e saj, me SHBA-të në veçanti, situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë për një nuancë të vogël gjatë administrimit të Donald Trumpit sesa gjatë administrimit aktual nga Joe Biden!

Kjo për faktin se në fund të mandantit të presidentit Donald Trump, më 4 shtator 2020 në ‘Shtëpinë e Bardhë’ u nënshkrua marrëveshja më e madhe ekonomike dhe politike mes Serbisë dhe Kosovës, e cila Marrëveshje ishte një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për të mos u lëshuar më thellë në pikat e marrëveshjes, mos zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 nga qeveria pasuese e Kosovës ishte një momentum i pashfrytëzuar i cili kulmoi me një regres të madh dhe të paparë të marrëdhënjeve diplomatike mes shtetit të vogël të Kosovës me shtetin më të fuqishëm në botë!

Marrëveshja që e solli njohjen e rëndësishme, por edhe zgjidhjen për Kosovën

Nuk duhet harruar edhe një fakt tepër të rëndësishëm, se me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së 4 shtatorit në ‘Shtëpinë e Bardhë’, ish presidenti Donalld Trump i solli Kosovës edhe njohjen më të rëndësishme në dhjetvjetshin e fundit nga Izraeli, me kontakt të drejtëpërdrejt telefonik mes ish kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale!

Njëherit kjo ishte edhe njohja e fundit ndërkombëtare e Kosovës para ardhjes në qeverisje të Albin Kurtit dhe para ardhjes së administratës së presidentit aktual të SHBA-ve, Joe Biden.

Në bazë të konkludimeve të mësiperme, pa dyshim se gjërat ishin më mirë për Kosovë nën administrimin e Trumpit sesa të Bidenit, anipse politika amerikane nuk ndikohet nga politikat provinciale të shteteve ballkanike, të cilat janë të ndërlidhura me simpati dhe inate personale.

Pavarësisht kush i fiton zgjedhjet e nëntorit në SHBA, marrëdhënjet ndërkombëtare të shtetit më të fuqishëm udhëheqen nga parimi i miqësisë së sinqertë dhe interesave afatëgjatë, të cilat, për fatin e mirë janë të ndërlidhura me interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Përkundër dëshirës për ta përafruar me perëndimin do të jenë të kota përpjekjet e SHBA-ve për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe Kina! Sa më parë që SHBA-të të binden për këtë fakt, do të jetë më mirë për ne shqiptarët dhe amerikanët, për paqen, stabilitetin politik dhe të ardhmen prosperuese të sheteteve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe përkundër ftohjes së raporteve të SHBA-ve me qeverinë aktuale të Kosovës, marrëdhënjet mes dy popujve janë të njëjta ashtu siq ishin 35 vite më parë në Epoken Rugoviane. Amerika është dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!

Florim Zeqa

02.10.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok