AMBASADOR I KOMBIT JE KUR PUNON PËR TË!

Nga Petrit R. Aliaj
Të duash vëndin tënd dhe të punosh për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dimensione angazhimi me përkushtim si një ndërmjetës kulturor vullnetar, nuk është e lehtë, mbasi kërkon vullnet, kohë, dituri dhe sakrifica të cilat janë në moton e punës së z.Petrit Kozeli për të promovuar kulturën shqiptare në Itali.
Aktiviteti i tij në Itali si këpucar e ka vendosur atë në rrjeshtin e parë të një individi paqedashës dhe krijues në artizanat duke e gërshetuar krijimtarinë e tij me profesionin e hershëm si fotograf, gjë e cila e ka favorizuar të ketë kontakte të shumta me personalitete të ndryshme shtetërore.Ai u jep përparësi të gjitha takimeve e propozimeve duke i vlerësuar ato si vlera bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Petriti edhe pse është një ndër shqiptarët më të nderuar me tituj:
“Kavalier i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane”
“Oficer i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane”
“Komendator i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane”
“Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit Papë”
“Ambasador i Kombit Shqiptar”,Ai shquhet për komunikimin e tij të thjeshtë si një njeri i zakonshëm në sjellje,veshje,kërkesa,bashkëpunim e pasionant në punën e tij ku edhe ka bërë emër .
Në veçanti dua të vlerësoj edhe bashkëpunimin e z.Kozeli me Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali dhe pjesëmarrjen e tij në mjaft organizime social-kulturore të shoqatave aderuese.
Me mjaft përkushtim kohët e fundit Petriti organizoi një takim në provincën Mantova(It.)në kuadër të lidhjeve të reja për shkëmbim të eksperiencave ndërmjet Administratorit të Njësisë Lekaj,Bashkia e Rrogozhinës(Prefektura Tiranë)zotit Dëshir Gjumsi dhe Kryetarit të Bashkisë së Curtatone-s,njëkohësisht edhe President i Provincës së Mantovës, dr.Carlo Bottani. Me zotin Bottani jemi njohur në Milano ditën e inagurimit të selisë së përbashkët të Konsullatës së Përgjithëshme të Rep.së Shqipërisë dhe Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së
Kosovës si edhe në pritjen që u dha në këto ambiente me rastin e Vitit Jubilar të Skënderbeut .
Në bisedë me z.Petrit Kozeli u informova për takimin e zhvilluar në një atmosferë miqësore ,për bisedat dhe angazhimet e palëve në forcimin e lidhjeve historike mes dy popujve tanë përtej Adriatikut e në veçanti vlerësimin që dr.Carlo Bottani i bëri komunitetit shqiptar në Mantova jo vetëm për integrimin e tyre në shoqërinë civile por edhe kontributin e madh punësor dhe kulturor në provincë.
Kryetari Dëshir Gjumsi, vlerësoi ndjeshmërinë dhe përkushtimin e z.Bottani ndaj komunitetit shqiptar duke u shprehur për më tej në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme reciproke dhe forcimin e miqësinë mes dy vendeve tona.
Në takim z.Petrit Kozeli .falë mesazhit të tij politik,dhe aspak partiak ,dha të kuptojë se mbajtja ekuilibrave jashtë tendencave partiake ndihmon në forcimin e lidhjeve tona në të gjitha aspektet, e në veçanti hartimit të projekteve të përbashkëta në veprimtari social-kulturore etj.
Petrit R Aliaj.
Mantova Itali.
14.09.2024