07/10/2024

AMBASADOR I KOMBIT JE KUR PUNON PËR TË!

0

Nga Petrit R. Aliaj

Të duash vëndin tënd dhe të punosh për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dimensione angazhimi me përkushtim si një ndërmjetës kulturor vullnetar, nuk është e lehtë, mbasi kërkon vullnet, kohë, dituri dhe sakrifica të cilat janë në moton e punës së z.Petrit Kozeli për të promovuar kulturën shqiptare në Itali.

Aktiviteti i tij në Itali si këpucar e ka vendosur  atë në rrjeshtin e parë të një individi paqedashës dhe krijues në artizanat duke e gërshetuar krijimtarinë e tij me profesionin e hershëm si fotograf, gjë e cila e ka favorizuar të ketë kontakte të shumta me personalitete të ndryshme shtetërore.Ai u jep përparësi të gjitha takimeve e propozimeve duke i vlerësuar ato si vlera bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Petriti edhe pse është një ndër shqiptarët më të nderuar me tituj:

“Kavalier i Urdhërit për  Meritë i Republikës Italiane”

“Oficer i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane”

“Komendator i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane”

“Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit Papë”

“Ambasador i Kombit Shqiptar”,Ai shquhet për komunikimin e tij të thjeshtë si një njeri i zakonshëm në sjellje,veshje,kërkesa,bashkëpunim e pasionant në punën e tij ku edhe ka bërë emër .

Në veçanti dua të vlerësoj  edhe bashkëpunimin e z.Kozeli me Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali dhe pjesëmarrjen e tij në mjaft organizime social-kulturore të shoqatave aderuese.

Me mjaft  përkushtim kohët e fundit Petriti organizoi një takim në provincën Mantova(It.)në kuadër të lidhjeve të reja për shkëmbim të eksperiencave ndërmjet Administratorit të Njësisë Lekaj,Bashkia e Rrogozhinës(Prefektura Tiranë)zotit  Dëshir Gjumsi dhe Kryetarit të Bashkisë së Curtatone-s,njëkohësisht edhe President i Provincës së Mantovës, dr.Carlo Bottani. Me zotin Bottani jemi njohur në Milano ditën e inagurimit të selisë së përbashkët të Konsullatës së Përgjithëshme të Rep.së Shqipërisë dhe Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së

Kosovës si edhe në pritjen që u dha në këto ambiente me rastin e Vitit Jubilar të Skënderbeut .

Në bisedë me z.Petrit Kozeli u informova për takimin e zhvilluar në një atmosferë miqësore ,për bisedat dhe angazhimet e palëve në forcimin e lidhjeve historike mes dy popujve tanë përtej Adriatikut e në veçanti vlerësimin që dr.Carlo Bottani i bëri komunitetit shqiptar në Mantova jo vetëm për integrimin e tyre  në shoqërinë civile por edhe kontributin e madh punësor dhe kulturor në provincë.

Kryetari Dëshir  Gjumsi, vlerësoi ndjeshmërinë dhe përkushtimin e z.Bottani ndaj komunitetit shqiptar duke u shprehur për më tej në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme reciproke dhe forcimin e miqësinë mes dy vendeve tona.

Në takim z.Petrit Kozeli .falë mesazhit të tij politik,dhe aspak partiak ,dha të kuptojë se mbajtja ekuilibrave jashtë tendencave partiake ndihmon në forcimin e lidhjeve tona në të gjitha aspektet, e në veçanti hartimit të projekteve të përbashkëta në veprimtari social-kulturore etj.

Petrit R Aliaj.

Mantova Itali.

14.09.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok