20/04/2024

AliBasha – ha me ujkun e leh me qentë

0

Nga Enver Bytyçi

“Demokratët” e Alibashës në mbrëmje hanë mish me ujkun, në mëngjes lehin me qentë dhe në drekë qajnë me bariun. Ky cikël hipokrizie dhe intrige shfaqet në përpjekjet e grupit të AliBashës për të shpallur kandidatë alternativë me PD-në për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kjo intrigë Rama-Alibasha është kësisoj një thikë pas shpine për Partinë Demokratike dhe demokratët.

Të emruarit kandidatë nga Alibeu e dijnë se do të jenë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve lokale. Nuk ka asnjë shans teorik që ndonjë prej tyre të marrë vota më shumë sesa kandidati demokrat i primareve e aq më pak ta fitojë ndonjë bashki. Eshtë e pamundur gjithashtu që Edi Rama pas shpërblimit me dollar e euro t’u lejë ndonjë zonë të lirë për ta fituar. Kjo nuk mund të bëhet edhe për faktin se në një zonë të lirë për AliBashën, kandidati favorit i Ramës do të merrte Ndoc Rrokun. Por kënaqësia e tyre lidhet me atë se kjo masë amorfe e opozitës kanë vendosur që të ushqehen së bashku me ujkun në pushtet duke thith “gjakun” e demokratëve të vërtetë, me qëllim që të pamundësojnë votat e nevojshme për t’i rrëzuar kandidatët e mazhorancës nga pushteti.

AliBasha dhe kandidatët e tyre janë bashkëpunëtorë të pushtetit. Janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe parave publike. Ata në errësirën e natës marrin shpërbilimin e kësaj pune kundër Partisë Demokratike. Ndërkohë që ngrihen në mëngjes dhe sulmojnë opozitën e vërtetë. Hanë e ngopen në errësirën e mbrëmjës dhe lehin në agimin e diellit. Ndërsa diku nga dreka fillojnë dhe „qajnë“ për „demokracinë“. Ama demokracinë nuk e respektojnë. Kandidatët i vendosin sipas parimit se sa pasuri ka ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok