23/12/2024

Albin Kurti i përjetësuar në bronz

0
Albin-Kurti

Nga Ilir Muharremi, kritik i artit

Në dorë mbanë një fashikull  në të cilën shkruan “Qeveria e Republikës së Kosovës”. Është në lëvizje, me hapin e djathtë të lehtë para. Setër të mbërthyer. Shikim të butë, një buzëqeshje e lehtë që e njohim të gjithë. Fuqi shprehëse. “Shpresa e fundit”, shkruan në bazament.  Dy metra i gjatë, pak më shumë se përmasat natyrale. I punuar me delikates dhe butësi, i studijuar në thellësi të karakterit. Gjesti i plasuar nga brendësia dhe klithma e shpirtit në bronz. I rrethuar me dritë dhe hije mbi drapëri, manifeston energji dhe forcë. Shtatorja e kryeministrit Albin Kurti u jetësua nga skulptori Agron B. Blakçori. Ajo po merr frymë në Peran të Podujevës.

Shtatoret ngritën mbi vlerën e estetikës rëndësisë  së prezantimit publik, rikujtim të figurës që nuk është në mesin tonë, prezantim dinjitoz i asaj figure. Pasqyrim i kujtesës së kaluarës. Në gjithë botën shtatoret ju ngritën edhe të gjallëve. Kurti u objektivizua u materializua mbi idenë e skulptorit që duket në ecje të zakonshme, kryelartë, hapat avash- avash, qëndrimin drejt, i fokusuar në një pikë, në zhvillimin e Kosovës.  Ky është ai gjesti i tij i njohur, qëndrimi të cilin secili e ka të kthjelltë në kujtesë. Mishërimi i figurës me anën estetike në shikim të parë ndjesor zgjon diçka si përshtypje dhe ngjashmëri nën rrezet e ngrohta të diellit që përplasen lehtë mbi draperin natyrale të kostumit.

Duket si skulpturë e lirë, natyraliste në frymën realiste. I buzëqeshur nën mllefin e së kaluarës përmes syve vërehet ajo ndjenjë ai  mister sepse syte e tij të skulpturuar nuk ikën nga realja e Kurtit. Ndjehet hija e tij në këtë kompozicion. Është i detajur duke u nisur nga shuplakat e dorës, muskulatura nën kostum, detajet e fytyrës, saktësi harmonike me ato të Kurtit, pastaj flokët, të gjitha peshojnë mendueshëm në skulpturë. Skulptura vet është art plastik, por nëse i rrekemi detajeve dhe veshtrimit më të gjatë, atëherë kalon në art shpirtëror, estetik. Marrëdhënia ndërmjet dritës dhe hijes është se hija ndjek lindjen nga forma dhe çdo formë e skulpturës e punuar me delikates shpërfaq fuqinë nga drita e lehtë në shfaqjen e hijeve. Ca njolla të bronzës alterojnë në mënyrë ritmike nga koha e deri te këmbët duke ndjekur orientimet bazë të lakimeve të drapërisë të përsëritura në sipërfaqe gjë që krijon natyralizmin real të një kostumi dhe njeriu.

Marrëdhënia e kësaj skulpture midis hapësirës pra oborrit të shtëpisë së pronarit Sahabedin Uka, (iniciatori kryesor për këtë vepër) ndonëse nuk është thelbësore, por raporti i formës me arkitekturën ndikon në çveshjen estetike, në këtë rast skulptura ballafaqohet me hapësirën e lirë. Ndonëse edhe po të vendosej në një hapësirë e rrethuar me turmë njerëzish arkitekturë afër, skulpturës do t’i shkonte do të dukej dinamike me këto forma që mbart me vete.

Shihet se vepra ka një rregullim të marrëdhënieve të pjesëve në një tërësi.  Sipërfaqja e skulpturës herë nxjerë një elegancë e herë një ekspresivitet pra teksturë. Kalohet nëpër sipërfaqe të vazhdueshme butësisht sidimos te pjesa e fytyrës, mollëzave, hundës, ballit dhe syve. Është një harmoni proporcionale në sipërfaqe e formave duke i krijuar edhe skajet që vazhdimisht ballafaqohen me hijet. Ngjyra është natyrale e materialit (bronzës)

Vlera e kesaj shtatore është 50 mijë euro.  A duhet t’i krijojmë statujat e personave sa janë gjallë? A duhet të presim të vdesin e pastaj t’i kopjojmë? A duhet të kritikohet personi që e ngriti shtatoren e Kurtit? E para, statujat mishërojnë kontribuesit e njohur te publiku. E dyta, pas kohës së tyre biologjike figura më shumë përjetësohet në vepër arti sepse koha ka shumë rëndësi në art. E treta, shtatorja u vendos në oborr të pronarit me të drejtën e tij. Endrra e sinqert nuk mund të ndalohet. Kjo dëshmon se nëse ndjen diçka ti do e arrish atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok