30/12/2024

Albanologu mjedolog prof. dr. Mentor Quku përmes thesarit të madh të kolanës serioze eseistike të 11 vëllimeve shkencore rizbulon figurën brilante të poetit dhe eruditit të shquar dom Ndre Mjedën

0
Quku-Mjeda

“Mjeda, u bë udhërrëfyesi dhe shptimtari i im. U bë shpirti im binjak. U bë vuajtja dhe dhembja ime, u bë idoli im, ai që trasnformoi plotësisht jetën time”. – Prof. dr. Mentor Quku (1939-2014), albanolog

“Maratonës unikale për Ndre Mjedën, po i afrohet finishi. Ky që kemi në dorë quhet Mjeda-9, por është i njëmbëdhjeti botuar, po të marrim parasysh se kemi Mjeda-3 (libri i parë) dhe Mjeda 3 (libri i dytë), si dhe Mjeda-6 (libri i parë) dhe Mjeda-6 (libri i dytë). Pra, jemi në vigjiljen e përfundimit të monumentit aq të bukur, aq të paraqitur në detaje dhe me imtësi skrupuloze, për jetën dhe veprën e një shkrimtari, një studiuesi, një kleriku, një atdhetari… dhe mbi të gjitha të një njeriu të madh të pavdekshem, siç është Ndre Mjeda. Quku edhe këtij vëllimi, që kemi në dorë i ka dhënë ngjyrë disi divulgative, e ka bërë si të thuash, libër për të gjithë kategoritë e lexuesve. Madje po t’a lexojmë këtë vëllim, do t’u shtohet kurreshtja dhe dëshira per t’u njohur me gjithë maratonën, me gjithë monumentin Ndre Mjeda. Ky vëllim, që kemi në duar, në vigjilje të përurimit të merituar të veprës, mund të etikohet: “NDRE MJEDA PER TE GJITHE” Fadil Kraja, Shkodër, tetor 2013

Nga Klajd Kapinova

Mjeda – 1 Rinia (1866-1888)

Libri i parë i serialit  studimor Mjeda – 1 Rinia (1866-1888), i kushtohet rinisë së Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm letrar e gjuhësor të tij. Vepra në fjalë, ka gjithsej 640 faqe të numruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumente, grafika dhe pasqyra, harta e ilustrime.

Në tre kapitujt e parë, të këtij libri autori dhe albanologu ynë skrupuloz prof. dr. Mentor Quku, me një përkujdesje profesionisti, i jep rëndësi të dorës së parë gjenezës dhe botës së brendshme të poetit brilant Ndre Mjedës (Mjedjës), fëmijërisë, familjes, mjedisit dhe shkollës.

Për më tepër, shohim se studiuesi i kujdeshëm dr. Quku, përkundet nga ideja se historia origjinale e poetit brilant dom Ndre Mjedës, është përsëritje e përshpejtuar e historisë së fisit të tij.

Faqe pas faqe, shohim se katër kapitujt e tjerë; “Aventura franceze”, “Tre vjet nën diellin spanjoll”, “Tre vjet të tjera në Kroaci” dhe “ Në Itali”, sqarojnë bëmat e poetit tone, gjatë karuzelit të tij të madh, që u detyrua të bënte rreth e qark Evropës plakë. Dhe historia e larmishme, me rritje dhe uljet e saj vijon me intensitet dhe shtrirje të gjërë.

Një kapitull qëndror, është ai i shtati, që biografi origjinal i mjedeologjisë prof. Quku ia kushton poezisë “Vaji i bylbylit”, si dhe problemeve shumë të diskutueshme: frymëzimit dhe mënyrës së të shprehurit poetik të Mjedës.

Vëllimi tërheqës, i trajtuar gjerësisht me një stil tërheqes mbyllet me kapitullin e nëntë “Viti i mbarë 1888”, vit kur Mjeda boton tre libra dhe ka në dorëshkrim shumë vepra të tjera letrare.

Ai ishte vetëm 22 vjeç, kur i pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një kujtesë fenomenale e një talent të rrallë, kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët më të shquar të kohës.

Bariu i përkushtuar shpirtëror Mjeda, brenda një kohe relativisht të shkurtër, ishte bërë, në saj të talentit të tij të jashtëzakonshëm, një ndër shqiptarët më të mirënjohur asokohe.[1]

Mjeda – 2 Albanologu (1888-1899)

Vëllimi në fjalë, ndahet në nëntë pjesë. Libri monografik, ka gjithsej 642 faqe të numruara, me 1048 futnota, me 203 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta dhe ilustrime të reja.

Pjesa e parë e monografisë e mbushur me shembuj konkret faktografik, nga jetëshkruesi Quku, është konceptuar si prolog, që i kushtohet shkrimtarit dhe albanologut zëmadh Ndre Mjedës, sot i lënë në harresë nga media dhe qendrat shkencore albanologjike të Shqipërisë dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës në Dardani.

Pjesa e dytë dhe e tretë e veprës, i kushtohet shkencërisht analizave të poezive të Cremonës, që u hartuan asokohe nga Mjeda, gjatë katër viteve shkollore në Kolegjin De Vida, ku ai ishte profesor muzike dhe bibliotekar: Malli për atdhe, Shtegtari, Uzdaja pa dobi, Meyerling, si dhe dy poezitë kushtuar mikut Pal Moretit.

Pastaj vijnë tre pjesë të tjera interesante, të mbushur me episode e ngjarje të larmishme historike, që i kushtohen periudhave të ndryshme kur poeti Mjeda jetoi, studioi dhe krijoi në Krakov, Gorizie dhe Kraljevica.

Një vend të veçantë zënë letërkëmbimi i pasur dhe shumë interesant i personalitetëve brilante të kohës si dyshes Mjeda-Meyer, leximi i të cilave na jep apo tregon me detaje informacione të shumta dhe interesante lidhur me kontributet e shumëanshme të poetit brilant dom Ndre Mjeda në fushat e studimeve albanologjike.

Në këtë kontekst, këtu gjithashtu jepen vlerësime shkencore lidhur me poezitë relike të Mjedës: “Gjuha shqipe”, “Iliri dhe Epiri”, “Nji shoqit t’em qi kthete në Shqipni”, “I tretuni”.

Kapitujt shtatë dhe tetë, i kushtohen angazhimit të klerikut katolik dom Mjedës me studime të rëndësishme të karakterit të mirëfilltë albanologjik, si dhe lidhjeve të tij me rrethet shkencore të kohës, sidomos me albanologun më të madh të shekullit XIX, Gustav Meyer.[2]

Shkrimtari geg Mjeda, ka mbledhur dhe ka përgatitur me kujdes për botim si: proverba, shprehje proverbiale shqipe, këngë lirike, humoristike, historike, si dhe legjenda të trevave gege, të pasura me histori dhe fjalë të rralla, të cilat fatkeqsisht kanë humbur dhe po zhduken si kripa në ujë edhe ata pak shprehje dhe fjalë frazeologjike origjinale etnike gege.

Të gjithë këto sa cituam më lart, u botuan me emrin e Meyerit, në Studime shqiptare VI, Viene, në vitin 1897, për shkaqe oportuniteti të rrethanave të kohës.

Me interes, theksoj se janë zbardhjet e kërkimeve të shumta, që na ofron në këto vepra të reja  studiuesi dhe albanologu shkodran prof. dr. Mentor Quku, për të gjetur Fjalorin Etimologjik të gjuhës shqipe.

Vëllimi voluminoz mbyllet me pjesën e nëntë, e cila faqe pas faqeje hedh dritë lidhur me problemin e largimit të dom Mjedës nga jezuitët dhe për etapën e kthimit të po dom Mjedës në atdhe, në pranverën e vitit 1899.

Mjeda – 3 libri i parë Alfabeti (1899-1912)

Ky vëllim i pasur studimor dhe jetëshkrimor, ka si objekt periudhën historike të kthimit të Mjedës në atdhe deri në periudhën Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe në vijimsi i kushtohet ndihmesës së klerikut të shquar dom Ndre Mjedës për alfabetin e gjuhës së bukur amtare shqipe.

Hulumtuesi pasionant prof. dr. Mentor Quku, gjatë gjithë shtrirjes së veprës në fjalë, i provon me dokumente origjinale dhe silogjizma bindëse punën këmbëngulëse 20-vjeçare të poetit dom Ndre Mjedës, për një alfabet shkencor dhe praktik për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë rolin e tij të shquar në punimet e Kongresit të Manastirit.

Libri i ri ka gjithsej 680 faqe të numëruara, me 970 futnota, me 160 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta dhe ilustrime.

Për një shekull, kjo ngjarje madhore kombëtare, u manipulua për shkaqe jashtëshkencore. Kongresin e Manastirit autori biograf prof. Quku e quan prelud i Shpalljes së Pavarësisëkuvendin më të rëndësishëm të kohëve moderne, ku u realizua ëndrra e shumë brezave të shqiptarëve, pajtimi dhe bashkimi politik i tyre.

Autori hulumtues Quku, përmes një metodike thellësisht shkencore, ka dhënë një version të ri mbi punimet asokohe të Kongresit të Manastirit.

Ai ka provuar, se secili nga delegatët shkoi në Kongres si dalëzotës i një alfabeti të caktuar dhe se të gjitha rrugët për kompromis, që u provuan ditët e para të punimeve fatkeqsisht dështuan.

Ky vëllim në fjalë, provon në mënyrë serioze punën e madhe që bëri intelektuali dhe patrioti i shquar dom Ndre Mjeda ynë, për alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe, se ai ka qenë i aftë të falë punën e tij shumëvjeçare si dhe të ndryshojë qëndrimin e tij, sa herë që këtë gjë ia kanë kërkuar asokohe situata dhe interesat madhore të kombit.

Kështu ndodhi në ditën e 20 nëntorit 1908, kur poeti ynë dom Ndre Mjeda bëri kthesën e madhe historike në momentin e fundit, kur po shihej qartë dështimi i Kongresit të Manastirit.

Eruditi largpamës dom Ndre Mjeda, tërhoqi alfabetin e tij me shenja diakritike, për afirmimin e të cilit kishte punuar intensivisht për njëzet vjet me radhë dhe punoi për një alfabet tjetër, alfabetin që fatmirësisht kemi sot në përdorim.

Hulumtuesi pasionant prof. Quku, përmes gjuhës së pasur të fakteve të reja historike, ka provuar rolin vendimtar prej negociatori të talentuar të meshtarit dhe patriotit tonë dom Ndre Mjedës në këtë moment delikat dhe kthese shumë të rëndësishme historike.

Albanologu Quku, me argumente dhe risi faktografike, ka provuar se alfabeti i Kongresit të Manastirit është alfabet kompromisi, një akt pajtimi për gjithë shqiptarët, është një zgjidhje e re politike.

Duke shfletuar me kujdes faqet e veprën se re studimore, shohim se një interes me vlera historike paraqet gjithashtu kapitulli i fundit i librit me titull sinjifikativ: “Pas Manastiri”, i cili tregon gjerësisht se si, në prag të Pavarësisë, dom Ndre Mjeda u marrtirizua nga xhonturqit e kohës, për shkak të pjesëmarrjes dhe rolit shumë aktiv të tij në Kongresin XII Ndërkombëtar të Orientalistëve në Hamburg, në Kongresin e Manastirit 1908, si dhe për transkriptimin e teksteve shkollore shqipe, në alfabetin e ri unik, për të gjithë shqiptarët, alfabetin e Manastirit.

Mjeda – 3 libri i dytë Liria (1899-1912)

Në këtë vëllim voluminoz, autori prof. dr. Mentor Quku, ndriçon jetën dhe veprën shumë përmasore të dom Ndre Mjedës, (përjashto ndihmesën për alfabetin e gjuhës shqipe).

Libri i ri voluminoz në fjalë, ka gjithsej 766 faqe të numëruara, me 1087 futnota, me 136 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime.

Në këtë vëllim serioz, shohim se profesor Quku, hedh dritë mbi veprën e poetit, gjatë jetës së tij në vende të ndryshme, ku e solli puna të shërbente si famullitar, administrator, sekretar dhe mësues.

Në krye të këtij libri, autori dhe biografi i talentuar Quku, gjerësisht skjaron me dokumente e analiza periudhën 4-vjeçare të Vigut të Mirditës, ku shërbeu si famullitar (1899-1902).

Më tej ai e ndjek fatin e meshtarit dom Ndre Mjedës në fshatrat: Rubik, Nënshat, Kodhel, Dajç të Zadrimës, Grash, për të përfunduar në fshatin e vogël, por me histori të madh dje dhe sot me emrin e vjetër etnik shqiptar Kukel.

Shkencëtari dhe hulumtuesi ynë prof. dr. Mentor Quku, ka skjaruar me fakte bindëse pjesëmarrjen e dom Ndre Mjedës, në kryengritjen e Mirditës (1901-1902), në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Alpet e Veriut, në Iballë (1901-1903), arrestimin e tij nga turqit e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, më 11-20 tetor të vitit 1902 dhe më vonë, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, në datat 1 dhe 2 nëntor të vitit 1912.

Në këte vëllim voluminoz shumë të pasur faktografik, i jepet një vend i dukshëm krijimeve të tij poetike të kësaj periudhe, si: “Bashkonju”, “Të popujve të lypim lirim”, “Për një shkollë shqipe mbyllë prej qeveris otomane”, “Shqypes arbnore”, si dhe soneteve “Lirija”, “Lissus”, “Scodra”.

Po ashtu aty gjerësisht jepen të dhëna të reja, për poezitë asketike të poetit brilant dom Ndre Mjedës, si dhe këngët mirditore historike të trimërisë, të mbledhura dhe përpunuara me durim dhe kujdes si bleta punëtore për botim nga vetë ai.

Tek kundron me andje këte vepër, sheh se albanologu ynë Quku, jep me detaje të dhëna interesante për projektet e reja ambiciooze të intelektualit të shquar dom Mjedës, për të bërë kërkime në arkivat, muzeumet e bibliotekat e mëdha të Romës, Vjenës etj., për dokumente me rëndësi kryesore për historinë e Shqipërisë.

Në mënyrë të veçantë, janë projektet e tij (Dom Ndre Mjedës), për të vazhduar veprën seriale të dyshes Farlatit-Coletit, me titull: “Illyricum Sacrum”.

Nëse shikohet me kujdes kronika e ngjarjeve, në vijim të veprës në fjalë, shohim se tepër intriguese për lexuesin janë projektet e tij ekologjike (mjedisore), për të rezatuar modele për zonat përreth.

Edhe këtu autori hulumtues prof. Quku, nxjerr vazhdimisht nga studimet e tij të pavarura, konkluzionin e rëndësishëm se kleriku i shquar katolik shqiptar dom Ndre Mjeda, nuk i caktoi asnjë rol poezisë së tij, gjë që provon bindshëm, se krijimtaria e tij poetike ishte art i vërtetë, art i kulluar.

E kundërta ndodh me pjesët e tjera të veprës së tij. Kujtojmë, se asokohe kleriku shqiptar dom Ndre Mjeda, nuk mund të qëndronte indiferent, kur shtrohej problemi i lirimit të Atdheut, ai i ndërtimit të shtetit të ri shqiptar, apo ai i proçesit formues të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

Kështu ai përpiqet të marrë pjesë dhe të luajë një rol udheqës në kryengritjet e vazhdueshme popullore, të luajë rol prej misionari në emancipimin e vijueshëm të përparimit të fshatit dhe fshatarit shqiptar asokohe, në modernizimin e ekonomisë private të bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë, në arsimimin e domosdshëm të brezit të ri, e sidomos në studimin e pasurimin e gjuhës shqipe, gjë që ai e vlerësoi si pasurinë më të madhe kombëtare.

Vëllimi në fjalë, mbyllet me kapitullin Retrospektivë, ku trajtohen probleme nga më të ndryshmet, që kanë lidhje me nënën e Mjedës, me vitin e botimit të Shahirit Elierz, me Kongresin e Hamburgut, me Kongresin e Manastirit, me problemin e autorësisë së disa përkthimeve në italisht, të poezive të Mjedës si dhe me të dhëna rreth studiueses së Ndre Mjedës, Jolanda Kodrës.

Mjeda – 4 Identitet

Libri i ri voluminoz, gjithashtu natyrshëm hedh dritë mbi etapën e katërt biografike të poetit (1912-1925), që përshin shërbimet e tij si famullitar (bari shpirtëror), si mësues, si deputet, si asamblist dhe si koordinator.

Libri, është i pajisur me një aparat të pasur shkencor të dendur, me skica, harta, tabela, grafikë, spote, fotografi, fotokopje, frontespice, ç’ka në këte rast flet kjartë për metodën e thelluar shkencore të autorit Quku, i cili bën krahasime serioze, çel (hap) debate interesnate, tek ngre teza dhe hipoteza për diskutim, bën analiza esenciale dhe provokime me objekte serioze shkencore.

Kjo vepër e re, ka gjithsej 634 faqe të numëruara, me 923 futnota, me 96 fotografi, 5 spote, 66 fotokopje dokumentesh, 6 grafika e pasqyra, 4 harta e ilustrime.

Vepra e re, me shumë vlera albanologjike shkencore ndriçon me dokumenta dhe analiza të hollësishme jetën e mëtejshme të meshtarit dom Ndre Mjedës, në mes të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptar (28 nëntor 1912) dhe Shpalljes së Republikës së Parë shqiptare (2 mars 1925).

Në esencë libri i ri voluminoz, tenton të theksoj përpjekjet e vijueshme të shqiptarëve, për të formatuar identitetin kombëtar dhe të personazhit kryesor të librit, dom Ndre Mjedës, për të ruajtur identitetin personal.

Pikërisht për këte Mjeda u përqëndrua në studimin e gjuhës së pasur burimore shqipe, historisë, etnologjisë, folklorit dhe mitologjisë amtare.

Autori prof. dr. Mentor Quku, preferon të skjaroj disa nga dilemat, të krijoj dilemma të reja, t’i hapë dhe t’i nxisë ato, duke i ftuar studiuesit e rinj të ardhshëm, që të përfshihen natyrshëm në diskutime serioze dhe të thelluara të reja, të ndërmarrin gjurmime shteruese serioze albanologjike në arkiva, biblioteka dhe muzeume sot dhe nesër.

Vepra e botuar për lexuesit mbarëshqiptarë, është e shoqëruar me treguesit e zakonshëm të emrave të njerëzve dhe të vendeve gjeografik si dhe me një përmbledhje (resume) në gjuhën angleze, që e bën veprën objekt diskutimi të ri për rrethet albanologjike.

Edhe kësaj radhe esencialisht theksoj, se hulumtuesi i kujdeshëm dhe shumë rezultativ prof. dr. Mentor Quku, shohim se i ka qëndruar besnik idesë për të paraqitur jetën e Mjedës në unitet me veprën e tij si dhe me epokën që e lindi, atë që me të drejtë sot quhet mjedologjia.[3]

Mjeda – 5 Gjuhëtari

Në periudhën e fundit jetësore, (1925-1937), dom Ndre Mjeda, pati një përkushtim të veçantë ndaj veprimtarisë së shumanshme shkencore, letrare, gjuhësore, asketike dhe pedagogjike.

Libri i ri, ka gjithsej 733 faqe të numruara, me 801 futnota, me mbi 200 fotografi, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime.

Në vitet 1925-1929, kleriku i shquar dom Ndre Mjeda jetoi i mbërthyer në famullinë e tij në Kukel, realisht i dënuar, që të mos lëvizte jashtë famullisë.

Në vitet 1930-1937, Mjeda punoi si profesor i gjuhës shqipe në qytetin e kulturës në Shkodër, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin zyrtar si famullitar i kishës së Kuklit.

Ai gëzoi përkrahjen dhe nxitjen e një reformatori të madh, siç ishte Gjenerali i Përgjithshëm i Jezuitëve, Wladimir Ledohowsky.[4]

Poeti dhe studiuesi dom Ndre Mjeda, do të merret kryesisht me studime gjuhësore, si edhe me botime të kësaj natyre, me vëllime të veçanta ose me artikuj problemorë dhe kritikë.

Për këtë edhe do të rigjallëroj letërkëmbimin me shumë albanologë të huaj, miq e dashamirë, nxënës dhe dishepuj të tij të shumtë.

Kjo fazë do të karakterizohet nga një intensitet i lartë i angazhimeve të tij të shumta.

Nga burimet e pasura të veprës në fjalë, shohim se megjithëse thuajse i vetmuar dhe i zhgënjyer në planin kombëtar e atë social, ai do të punojë fort (shumë) deri në fund të jetës.

Një ndër projektet e tij të vjetra dhe ambicioze, ishte ngritja e një Akademie Letrare Shqiptare. Mbas përfundimit të ciklit të akademive të kohëve të kaluara, që ai krijoi ose punoi, (Shoqëria “Agimi”, KLSH) ai i rizgjoi planet e tij, duke themeluar në qytetin e Shkodrës Shoqërinë Letrare “Shën Jeronimi”.

Në kuadrin e kësaj shoqërie letrare, dom Ndre Mjeda do të botoj disa vepra letrare dhe këto kryesisht të autorëve të vjetër të traditës shqiptare.

Ai do të botoj asokohe veprën e Bogdanit “Çeta e Profetëve”, si edhe do të filloj të transkriptoj “Pasqyrën e të Rrëfyemit” të imzot Pjetër Budit.

Një kapitull i veçantë në këte faze, është debati që lindi mes tij dhe studiuesit të ri qytetar shkodran Filip Fishta.[5] Dom Ndre Mjeda dha shembullin e madh të kërkuesit apo hulumtuesit shkencor në gjuhësi.

Gjithashtu, shohim se ai organizoi në moshë të shtyrë ekspeditën në vendlindjen e imzot Pjetër Budit, Gurin e Bardhë, për të njohur kësisoj të folmen e Budit, si edhe kërkime në arkivat e Parisit e të Romës, për të gjetur sa më shumë veprat e rralla të panjohura të klerikëve katolik dhe në veçanti të Budit.

Ardhja e Mjedës profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Jezuitëve, korrespondon me fillimet e revistës me profil fetarë dhe kulturorë shumë serioze asokohe me emrin “L.E.K.A.”, si edhe me afrimin e poetit dhe intelektualit të shquar dom Ndre Mjedës pranë saj.

Mund të themi me bindje të plotë, se pesha e madhe që kishte në mjediset jezuite, bëri që personaliteti i Mjedës të interferohej edhe në profilin e revistës kulturore të kohës L.E.K.A.

Një ndër këto efekte, është stabilizimi i normës letrare, që përdori revista prestigjioze e kohës. Mund të themi, se praktika drejtëshkrimore e revistës mori një profil të kjartë, që shkonte drejt afrimit me toskërishten, nën drejtimin e poetit brilant dom Ndre Mjedës. Nji gjâ e bâni të Madh e të padekshëm Mjedën: dashunija e stërfuqishme për gjuhën shqipe.

Ne këtë vëllim studimor prof. dr. Mentor Quku, në mënyrë të kjartë analizon veprën e rëndësishme “Vrejtje mbi artikuj e premna pronës të giuhës shqipe“, e cila u pasua nga një debat mes tij e linguistit dhe mësuesit të shquar atë Justin Rrotës o.f.m. (1889-1964).[6]

Gjithashtu në këto vite, sikurse shihet kjartë në media, është rindezur letërkëmbimi Mjeda-Pedersen, i lënë në mes para tri dekadash.

Dom Ndre Mjeda, pasqyrohet si zotëronjës i mirë i shumë gjuhëve të huaja (poliglot), si: italisht, latinisht, greqishte e vjetër, si edhe gjuhët sllave, i shumë fushave të dijës dhe të shkencës bashkëkohore, njohës shumë i mirë i fjalëformimit të fjalëve shqipe në proçesin e vet historik, si etimologji, onomastikë, dialektologji, morfologji e fjalës, si në studimin e shkëlqyer: Prend e Prendë  (1932), apo në Dromca toponamastike (Zedda, Zenta, Centa, Cetta, Genta, Senta), (1936), ku debatoi me studiuesin Josip Gel.

Poeti brilant Mjeda, njihet për aftësitë e tij për kërkime të dokumenteve të vjetra të shqipes, për përpunimin dhe botimin e tyre. Relikte të dialektit të shqipes së Istries, puna me veprat e Budit, transkriptimi i 14 ligjeratave të “Cuneus Profetarum“ të imzot Pjetër Bogdanit, si edhe “Shenjime bibliografike: Bartoli Matteo Nji relikte e dialektit t’Istries, Në “Studi albanesi”, Roma, 1931.

Në vitet 1930-1937, dom Ndre Mjeda punoi gjatë për një vepër fondmentale të gjuhësisë shqiptare “Fjalorin leksikografik të gjuhës shqipe.

Quku, gjatë hulumtimeve të tij prej shumë dekadave, do të mësoj për njeriun dom Ndre Mjeda dhe këte ai do t’a bëj përmes letërkëmbimit që pati në këtë periudhë aktive të jetës së tij. Albanologu Prof. Quku, na ofron në librin e ri kryesisht letrat të këmbyera në mes të dy vëllezëve në jetë dhe Krishtin: dom Ndre Mjedës dhe emzot Lazër Mjedës.[7]

Një bllok tjetër, është edhe ai i këmbyer në mes të dom Ndre Mjedës dhe atë Jak Gardinin S.J., në periudhën e viteve 1933-1937.[8]

Së fundi, janë edhe letra të këmbyera me personalitete e njerëz të tjerë të thjeshtë. Shohim së pari bllokun e letërkëmbimit të dom Ndre Mjedës me emzot Lazër Mjedën.

Në Arkivin Qendror të Shtetit (Tiranë, Shqipëri), ruhet një bllok i mirë i letrave, që prifti italian atë Jak (Giacomo) Gardini S.J. i dërgoi dom Ndre Mjedës në vitet 1933-1937.

Po ashtu jepen edhe pjesë të ruajtura nga letërkëmbimi me albanologë të ndryshëm, si edhe me personalitete të ndryshme të kohës apo edhe me njerëz të thjeshtë të popullit.

Një kapitull më vete zë vdekja e poetit, i cili sapo u kthye nga Tirana sëmuret nga paraliza e zemrës dhe vdes në Shkodër më 1 gusht 1937, në vigjiljen e festës se Kuklit, shën Shtjefnit. Katafalku me trupin e tij, vendoset në kishën e Jezuitëve në Shkodër.

Rinia studentore, përfaqësues të tjerë të rinisë shkodrane, miq e dashamirës, dishepuj e bashkëpunëtorë bëjnë homazhe para trupit të tij.

Nderimet, fjalimet dhe proçesionet në qytet me arkivolin e tij u  bënë ditën e hënë, më 2 gusht. U varros në kriptin e Kishës së Jezuitëve.

Humbja e një prej krojeve më të pastra të lirikës shqiptare, dom Ndre Mjedës, u përcoll me dhimbje në madhe nga populli.

Mjeda 6

Bibliografia libri i parë (e atij)

Bibliografia libri i dytë (për atë)

“Të lexosh kolanën e veprave studimore të Mentor Qukut për Ndre Mjedën do të thotë të lexosh arritjet studimore të tij prej dekadash, por të konsultosh bibliografinë e tij për Mjedën, do të thotë të kesh njohje të plotë për arritjet njëshekullore në fushë të mjedologjisë. Po mbushën disa dekada, që kur mjedologu pafundësisht i pasionuar, Mentor Quku, boton studime të formateve të ndryshme për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës, prandaj jo rastësisht brenda më pak se një dekade ka arritur të përmbyll kolanën e tij shumëvëllimëshe të këtij personaliteti poliedrik” – Prof. dr. Begzad Baliu

Biblografia e komentuar e Ndre Mjedës e përbërë nga 1057 faqe, dëshmon në mënyrë të veçantë përkushtimin e studiuesve ndaj vargut të poezisë së tij, të cilin me pak e shohim te studimi metrik i poezive të tyre, si dhe një prirje paradigmatikete letrarëve po aq sa edhe të gjuhëtarëve, për vlerësimin e gjuhës së pasur, në mënyrë të veçantë leksikut të poezisë së tij.

Bibliografia e monografisë seriale Mjeda, është rezultat i realitetit të kohës, autori nuk e kishte të lehtë studimin, mbasi ai asokohe në fakt ishte i rrethuar nga mure të rrepta izolimi, që e pengonin në të gjitha drejtimet.

Prof. dr. Mentor Qukut, asnjëherë nuk ju dha mundësia të vizitonte arkivat, bibliotekat apo muzeumet, për të gjetur gjurmët e Mjedës. Atij sërisht, asnjëherë nuk iu dha mundësia të vizitonte vendet, ku jetoi dhe punoi Mjeda jashte shtetit, gjatë 20 viteve të rinisë së tij. Kufizime dhe izolime të tilla nuk kishte si mos të reflektoheshin, në botimin e kësaj bibliografie.

Zakonisht për përgatitjen e bibliografive tematike, krijohen grupe pune shkencetarësh, studiuesish e punonjësish të specializuar, për të krehur mjedisin letrar e gjuhësor, që lidhet me objektivin e bibliografisë.

Këto përgatitje kanë nevojë për donacione financiare dhe kërkojnë angazhimin maksimal të studiuesve për periudha të gjata kohore.

Botimet e para, që flasin mbi Mjedën, janë katalogët e përvitshëm të Provincës Venete (1881-1898), të cilët botoheshin në Shkodër. Më pas, ai zë vend në kronikat e katalogët e përvitshëm të shtypit shqiptar të kohës.

Shkrimet e para për Ndre Mjedën, i gjejmë në fillim të shekullit XX, në organet e shtypit të  kohës, si: “Albania”, “La nazione Albanese”. Ndërsa libri i parë, që flet gjerësisht për jetën dhe veprën e tij është ”Albanien und die Albanesen” (Shqipëria dhe shqipëtarët), Eien, 1910, i Paul Sibertz-it.

Më pas, Ndre Mjedës i kushtuan vend në veprat e tyre edhe autorë të tjerë. Biografi i parë, që trajtoi Mjedën si autor të veçantë është Justin Rrota (“Letratyra shqype”, 1925).

Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Mjeda u pranua, duke u çensuruar pjesërisht. Kontribute të veçanta u dhanë për ndriçimin e figurës së Mjedës, sidomos në shtypin e emigracionit shqiptar, ku dallohet revista zë madhe “Shejzat” (1957-1978) e drejtuar nga ish Ministri i Kulturës prof. Ernest Koliqi, IAM, emigracioni shqiptaro-amerikan, etj.

Mjeda, asokohe ka tërhequr vëmendjen si të studiuesve vendas dhe të huaj. Në krye të listës së studiuesve, që vunë themelet e studimeve mjedologjike janë: Llazar Siliqi (1924-2001), prof. Eqrem Çabej (1908-1980), atë Justin Rrota o.f.m. (1889-1964), Jolanda Kodra (1910-1963, italo-shqiptare), prof. Injac Zamputti (1910-1998), prof. Kolë Ashta (1918-1997), prof. Jup Kastrati (1924-2003), prof. Mahir Domi (1915-2000), prof. Tomor Osmani (1935), Ismail Kadare (1936), prof. Vehbi Bala (1923-1990), Mark Gurakuqi (1922-1970), Andrea Varfi (1914-1992), Filip Ndocaj (1914-1983), Drago Siliqi (1930-1963), Dhimitër Shuteriqi (1915-2003), Jorgo Bulo (1939-2015), Koço Bihiku (1927-2013), Razi Brahimi (1931-2015), prof. Adriatik Kallulli (1938-2011), Rinush Idrizi (1938-2008), prof. Klara Kodra, Gjergj Zheji (1926-2010), mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989 ish nxënës i poetit dhe mësuesit dom Ndre Mjedës) etj.

Kjo bibliografi, nuk përfshin burime kapilare, me përjashtim të rasteve kur ato paraqesin interes të veçantë.

Theksoj, se kjo bibliografi, nuk ka synim shterues dhe se objektivi kryesor i saj ka qenë mbështetja e serisë monografike Mjeda. Nëse do të shërbej edhe më tej, studiuesve dhe bibliografëve të ardhshëm, do të isha i lumtur”, shkruan kyemjedologu më i përkushtuar prof. dr. Mentor Quku.

Mjeda – 7 Bashkëkohësit

Libri, ka gjithsej 494 faqe të numruara, me mbi 290 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, skica, harta e ilustrime.

Tek ky vëllim, autori përmes gojës së bashkëkohësve të Mjedës, hyn thellë në zemrën e ngjarjeve dhe të jetës së poetit, për të ia paraqitur publikut lexues në mënyrë që gjithçka të shfaqej në vërtetësinë, e me dritë-hijet e veta.

Autori i palodhur prof. dr. Mentor Quku, në këtë libër, na ka paraqitur kjartë një dom Ndre Mjedë të dalur prej përshtypjeve e mendimeve të një morie njerëzish, të cilët kanë patur rastin t’a njihnin nga afër në jetën e tij mes njerëzve. Ky ka qenë një shestim krejt i posaçëm i autorit studiues.

E parë në këtë rrafsh, ndryshe prej shumë botuesve dhe studiuesve të veprave të autorëve tonë të shquar, prof. dr. Mentor Quku, është kapur me një aspekt krejt të veçantë, për të studiuar personalitetin e një figure të madhe letrare dhe historike njëherazi.

Ka qenë një ide krejt origjinale dhe mendoj se ka për të patur vlerë për studime të ngjashme me këtë. Dhe nuk është, një punë e thjeshtë dhe e lehtë. Është dashur për të ndjekur e gjurmuar një numër të madh personash, pastaj për t’i intervistuar, duke nxjerrë prej secilit njoftime të dorës së parë, të cilat kanë nji vlerë të pakrahasueshme, për të kuptuar më mirë një personalitet kaq poliedrik sikurse ishte fatmirësisht dom Ndre Mjeda.

Këtë autori e ka bërë, duke ndjekur këta persona, si i thonë fjalës mal në mal e kodër në kodër, duke regjistruar gjithçka nxirrnin prej gojës, duke pasqyruar kujtimet, që mbanin në mendjet e zemrat e tyre. Kështu ai i ka dhanë fjalët e tyre në sintezë, pa i mbushur me fjalë të kota, por duke i paraqitur në mënyrë lakonike, në esencën, në thelbin e tyne.

Kësisoj, që me pak dhe pa stërhollime të lodhshme, na del përpara një dom Ndre Mjedë i thandruem më së miri, si, deri më sot, pak kush deri më sot ka mundur t’a imagjinoj.

Të gjitha këto skjarohen dora-dorës jo vetëm prej dokumentimit, që parashtron autori i kësaj vepre prof. Quku, e cila në vetvete përban një përmendore ngritur Mjedës. Këtë e vërtetojnë edhe sa e sa dëshmitarë të intervistuar, të cilët duhen lexuar mbi e nën rreshta sepse, në mënyrë të thukun, thonë më shumë se ç’ka thjesht shkruhet ose është shkruar deri sot.

Pjesën më të madhe të tekstit, të përfaqësuar prej intervistave, e plotëson më në fund riprodhimi i disa shkrimeve kushtuar dom Ndreut, në trajtën e portreteve, kujtimeve e të njoftimeve të nxjerruna prej autorësh e veprash të ndryshme të të gjitha kohëve.

Autori brenda vitit na ka dhënë vëllimin Mjeda – 6, Bibliografia, dhe na ofron gjithashtu edhe aparatin e pasur burimor shkencor, ku është mbështetur hartimi i plotë i kësaj monografie në fjalë.

Me perjashtim të vëllimit Mjeda – 1, që ka si redaktor Selami Tabakun dhe korrektor letrar Paulin Perjen, të gjithë vëllimet e tjera të serisë së cituar më lart kanë redaktor studiuesin e onomastikës dr. Jusuf Shpuza dhe korrektor letrar Palokë Rrotanin. Libri, është përpunuar në Studio Grafike Vizion, me udhëheqës shkodranin e talentuar Meritan Spahia.

Ballina, është vepër e piktorit të talentuar shkodran Gjergj Spathari. Fotografia, është vepër e mjeshtrit të madh, të fundit të dinastisë së fotografëve shkodranë, Angjelin Nënshatit (1929-2008).

Kujtojmë, se ilustrimet e librit janë vepër e piktorit të filmit shqiptar, shqiptaro amerikanit Astrit Tota. E gjithë seria, e cila është realizuar me një cilësi të lartë nga Shtëpia Botuese ILAR.

E gjithë seria, dallohet për risi në metodën krijuese të punës, si dhe për dritën e re në të cilën paraqitet autori i shquar i traditës sonë, dom Ndre Mjeda.

Seria Mjeda u drejtohet studiuesve, studentëve, intelektualëve, por edhe lexuesve të thjeshtë të pasionuar mbas dom Ndre Mjedës, i cili mbetet më klasiku, njëherësh, edhe më moderni i autorëve tanë të traditës.

Mjeda – 8 Album

Përveç monografive eseistike, autori ka botuar edhe tre vëllime me burime të drejtëpërdrejta, ku mbështetet kolana, Mjeda – 6 Biblografia, Mjeda – 7 informacionet nga bashkëkohësit, Mjeda – 8 albumi.

Ky libër, ka gjithsej 196 faqe, ku përfshihen libra, dokumente të bibliotekës apo arkivit vetjak të Mjedës, objekte të përdorimit vetjak të tij, vepra në dorëshkrim apo të botuara të tij, studime dhe kritika, që i janë bërë veprës së tij nga të tjerë.

Metoda kërkimore, që ka ndjekur autori hulumtues Quku e ka shty drejt nevojës për botimin e një albumi fotografik kushtuar kësaj figure të shquar.

Interesimi për fotografinë e Mjedës e ka burimin në një hobi të vjetër të autorit, për fotografinë gjithashtu, me një traditë te familjes së tij, e cila kishte ruajtur me akribi të gjitha dokumentet dhe fotografitë, duke pasuruar brez pas brezi arkivin, bibliotekën personale dhe fototekën e familjes.

Në mënyrë të veçantë përgatitja për botim i Mjeda-8 Album, ka qenë më e vështira dhe më problematikja, për arsye të kërkimit, gjetjes dhe përpunimit të fotografive.

Gjatë gjithë periudhës të studimeve mbi Mjedën (1974-2010) prof. Mentor Quku, ka bërë një punë kolosale kërkimore, ndër arkiva, fototeka, biblioteka në biblotekat lokale e ato jashtë vendit.

Sejcila fotografi mbart një histori më vehte, të gjetjes apo të përpunimit të saj, derisa është përgatit për botim.

Profesor Mentor Quku, shprehet: ”Këtu dua të falenderoj për ndihmën që me kanë dhënë: Gegë Marubin, Semiha Osmanin, Gëzim Uruçin, Filip Guraziun, Gaspër Logorecin, Kolec Çefën, Palok Rotanin. Fotografi artist Angjelin Nenshati ka qenë gjithnji pranë planeve të mia për të përjetësuar Mjedën e sidomos gjatë kohës së hartimit të këtij albumi, i cili ka filluar të projektohet vite ma parë. E një rëndësie të veçantë ka qenë edhe konsulenca dhe mbështetja që më ka dhënë studioja “Nenshati”. Të tre djemtë e mikut tim Angjelin Nënshati, Leoni, Aleksi dhe Emiliani, kanë bërë një punë të madhe, për rritjen e cilësisë së fotografive të këtij albumi.”

Me botimin e këtij libri, synohet të sensibilizohet opinion shqiptar, për zbulimin dhe publikimin e fotografive të tjera të Mjedës, duke filluar që nga fëmijëria deri në moshën 42-vjeçareku kemi edhe fotografinë e parë të rekorduar të tij.

Mjeda – 9 Përmbledhje e monografisë Mjeda

Kjo vepër e re, i paraqitet lexuesit shqiptar si variant më i ri i një studimi monografik rreth jetës dhe veprës së Ndre Mjedës. Vëllimi ka gjithsej 256 faqe, nëpërmjet të cilave çdokush do mund të kete privilegjin të njihet sadopak me gjenialitetin e Mjedës.

Maratonës unikale për Ndre Mjedën, po i afrohet finishi. Ky që kemi në dorë quhet Mjeda-9, por është i njëmbëdhjeti botuar, po të marrim parasysh se kemi Mjeda-3 (libri i parë) dhe Mjeda 3 (libri i dytë), si dhe Mjeda-6 (libri i parë) dhe Mjeda-6 (libri i dytë).

Pra, jemi në vigjiljen e përfundimit të monumentit aq të bukur, aq të paraqitur në detaje dhe me imtësi skrupuloze, për jetën dhe veprën e një shkrimtari, një studiuesi, një kleriku, një atdhetari… dhe mbi të gjitha të një njeriu të madh të pavdekshem, siç është Ndre Mjeda.

Quku edhe këtij vëllimi, që kemi në dorë i ka dhënë ngjyrë disi divulgative, e ka bërë si të thuash, libër për të gjithë kategoritë e lexuesve. Madje po t’a lexojmë këtë vëllim, do t’u shtohet kurreshtja dhe dëshira per t’u njohur me gjithë maratonën, me gjithë monumentin Ndre Mjeda.

Ky vëllim, që kemi në duar, në vigjilje të përurimit të merituar të veprës, mund të etikohet: “Ndre Mjeda për të gjithë”, shkruan shkrimtari shkodran Fadil Kraja, Shkodër, tetor, 2013.

Prof. Mentor Quku, na zbulon Ndre Mjedën si një talent të jashtëzakonshëm, i pajisur me një mendje të rrallë. Ai ishte poet i një ndjeshmërie të lartëi shquar për një frymëzim poetik të veçantë, si dhe për botën e pasur shpirtërore, i cili hapi një faqe të re lirizmi në letërsinë shqipe.

Kjo mjaftoi, asokohe që ende i ri në moshë, ai të zinte një vend të merituar nderi, në Panteonin Kombëtar Shqiptar.

Vizioni, që krijoi krijimtaria e tij, ishte garanci e sigurtë për leximin dhe rileximin e saj në të gjitha kohërat. Kjo edhe në saj të ndjenjave të flakta atdhetare dhe të intranzigjencës së tij proverbiale.

Dom Ndre Mjeda, ishte një figurë sa komplekse, aq edhe kontradiktore. I mbyllur në vetvete, me një temperament të zjarrtë dhe karakter të fortë, i njohur për guximin e çmendur, shpirtin e sakrificës dhe vullnetin e madh për punë.

Si udhëtar i përjetshëm, ai shëtiti në lëvizje të pandërprerë në të gjithë kontinentin e Europës, ndërsa Shqipërinë ai e preku si eksplorues në çdo pëllëmb, si: Alpet e Veriut, Zadrimën, Bregun e Drinit, Fushën e Lezhës, Anën e Malit, Bregun e Bunës, Manastirin, Shkupin, Prizrenin, Lezhën, Durrësin, Beratin, Tiranën, Elbasanin etj.

Ai shpesh u ndodh në qendër të trazimeve të mëdha, në mes të vorbullave të kohës, për t’u përballuar me të fuqishmit e botës, me mbretër dhe perandorë.

Ne, shohim si Mjeda i pajisur me një arsim klasik të shkëlqyer dhe me një kulturë të gjërë, e solli rasti të përfshihej në shumë fusha të dijës dhe ia doli me shumë sukses. Kushdo, që lexon këte vëllim, i lind natyrshëm pyetja: Cili është trualli gjenetik që lindi një titan të tillë?

Duke hedhur një vështrim mbi gjenezën e dom Ndre Mjedës, mësojmë se ai nuk është i vetmi njeri i shquar i rrethit të tij. Me origjinë nga Alpet Shqiptare, ata ndërruan herë mbas here vendbanimet e tyne, derisa përfunduan pothuaj të gjithë në Shkodër.

Për shekuj me radhë ato përrjetuan vështirësi të mëdha, gjithsesi duke ruajtur identitetin. Mërgimi dhe mbijetesa, lanë gjurme tek personaliteti i dom Ndre Mjedës. Tërë jetën ai manifestoi ndjeshmëri të theksuar ndaj femijëve jetimë, ndaj mjerimit, ndaj injorancës, ndaj varfërisë.

Mjeda, ishte poeti i guximitnë të cilin nga një element i personalitetit e ktheu në system filozofik. Guxo”, është poezia, që ka pozicion qendror në korpusin e tij poetik. Gjeneza e vëllezërve, tek Mjeda përbën një nga shkaqet e lindjes së rrymave dhe kundër rrymave, që shoqëruan karrierën e tyre.

Ndre Mjeda, së bashku me të vellanë Lazrin, jo vetëm nuk e fshehën origjinën e tyre malësore dhe të varfër, por here pas here e nënvizuan atë me qendresën e tyre dhe i ruajtën me fanatizëm. Ata mbetën deri në fund me krenari si produkt i spirales gjenetike të të parëve të tyre.

Me anën e këtij vëllimi mendojmë t’i japim përgjigje pyetjeve:

-Kush ishte Ndre Mjeda?

Çfarë vendi zë në historinë e Gjuhësisë shqiptare?

 Çfarë vendi zë Mjeda në jetën e shoqërise shqiptare?” shkruan albanologu prof. dr. Mentor Quku.

Mjeda Vepra 1 Poezia (së shpejti)

Mjeda Vepra 2 Proza

Në këtë vëllim me 240 faqe, autori ka zgjedhur të përqendrohet në tre vepra të zgjedhura të dom Ndre Mjedës, të cilat dallohen për stilin e lartë artistik, për fjalorin dhe frazeologjin e pasur, për gjuhën popullore si edhe për prirjen ndaj një drejtshkrimi, që afron dy kryedialektet.

Në këtë drejtim poeti, prozatori dhe gjuhëtari Mjeda u bë një nga dishepujt më të shquar të rilindasit elbasanas Kostandin Kristoforidhi (1827-1895). Tre veprat e zgjedhuna në prozë janë: “Shën Luigj Gongaza”, “Historija e shenjte” dhe biografi e imzot Pjetër Bogdanit, Arqipeshkev i Shkupit.

Edhe pse ka më se 80 vite nga vdekja e Ndre Mjedës, kanë munguar përpjekjet të institucionëve shkencore për botimin e veprave të plota të tij. Ka pasur vetëm disa botime të poezisë së Mjedës dhe ato kanë lënë për të dëshiruar.

Kjo ka ndodhur, pse vepra e Mjedës paraqitet në forma nga më të ndërlikuarat dhe më të vështirat për tu gjurmuar, për tu studiuar dhe për tu botuar. Gjithashtu, mund të ketë ndikuar edhe fakti, që botimet e tij në prozë të jenë të fushave liturgjike, hagjiografike, patronimike.

“Në veprën madhore të Ndre Mjedës, një vend të rëndësishëm zë proza, ku shohim përpjekjet e tij gati sublime, që historinë e shenjtë të Krishterimit t’a bëjë të flasë edhe në gjuhën shqipe, dhe jo pak, por shumë.

Si bari shpirtëror, që e njeh grigjen, që drejton ai di të zgjedh në shkrimet e tij për Krishtërimin atë që përtypet më lehte nga besimtarët ashtu siç është “Historija Shenjte” me që ai e ka shkruar me pikësynim divulgativ (të thjeshtë), të kuptueshëm, të kapshëm e të përtypshëm për masat e besimtarëve, për njerëzit e thjeshtë, njerëzit e punës e të mundit.

Historia e shenjtorit Luigj Gonzaga, histori plot dritë dhe hije, është shkruar për të vaditur shpirtin e sakrificës deri dhe të vetmohimit për dritën hyjnore, e cila për Mjedën është ajo që deshirojne shqiptaret. Eshte gjithashtu liria shpirterore dhe ajo politike, qe sipas Mjedes nuk mund te kuptohet pa djerse dhe ne se eshte e domosdoshme pa gjak.

Edhe parathenia qe mjeshtri i madh Mjeda I ben librit ”Jeta e se lumes Virgin Mri” ka po ato synime. Dashuria pa kufi, dhembshuria, gatishmeria per te ndihmuar te tjeret, meshira hyjnore duhet te jene gjithnje ushqim i shpirtit njerezor per ta bere jeten e dobishme edhe kur ajo eshte e mundimshme.

Kjo eshte tunika e Ndre Mjedes, nje kapak I praruar I gjithe vepres se tij madhore. Nje kapak I praruar i gjithë veprës se professor Qukut, mjedologut unikal shqiptar.”, shkruan shkrimtari Fadil Kraja, Mjeshtër i Madh, Shkodër, prill, 2014

Kush është shkencëtari i mjedologjisë, albanologu erudit prof. dr. Mentor Quku?

Ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në qytetin e Shkodrës. Ai qysh heret shfaqi një talent të veçantë në pikturë. Mori mësime nga ikonografja e njohur Viktori Puzanova, si dhe nga piktorët e shquar Simon Rrota dhe Vladimir Jani.

Lufta e klasave, gjatë periudhës së errët të sistemit komunist, ia ndërpreu të drejtën për të vazhduar studimet në këtë fushë.

Në qershor 1954, ai kreu shkëlqyeshëm shkollën e mesme pedagogjike Shejnaze Juka në Shkodër, në vitin 1957 dhe më pas vijoi Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ndërsa në vitin 1963 Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Në vitet 1954-1957, ka shërbyer arsimtar në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit.

Në vitet 1957-1961, ka shërbyer në shkollën e mesme Hydajet Lezha, Lezhë.

Për dy vite shkollore, 1961-1963, ka qenë mësues në shkollën e mesme Xheladin Fishta, Shkodër.

Më 1963-1965, ai ka kryer shërbimin ushtarak në Laç të Milotit.

Në vitet 1965-1991, ka qenë mësues në shkollën e Barbullushit. Afërsia me Kuklin, fshatin e shërbesës së dom Ndre Mjedës, ngjallën tek Mentori pasionin “mjedian”, që e shoqëroi deri në frymën e fundit.

Në fushën e studimeve albanologu prof. dr. Mentor Quku është autor i shumë studimeve e botimeve, si në metodikë të dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji e moshave.

Ai gjithashtu si intelektual erudit kontribuoi shumë në histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë.

Prof. Quku, ka botuar gjithashtu vazhdimisht në:

Studime filologjike,

Studime historike,

Studime pedagogjike,

Kultura popullore,

Buletin shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër,

Kumtari i Muzeut Historik Shkodër,

Seminari Shkencor Ndërkombëtar Shkodra në shekuj,

Nëntori,

Les Lettres Albanaises,

Shqipëria e Re, Ylli,

Hylli i Dritës,

Gjuha e Jonë,

Albanica Ekskluzive,

Lemba,

Flaka,

Illyria,

Dielli,

Koha Javore.

Pa dyshim puna më me vlerë, si tema qëndrore e studimeve të tij prej disa dekadash mbetet ajo e poetit brilant Ndre Mjedës. “Mjeda, shkruan albanologu prof. dr. Mentor Quku – u bë udhërrëfyesi dhe shpëtimtari i im. U bë shpirti im binjak. U bë vuajtja dhe dhembja ime, u bë idoli im, ai që trasnformoi plotësisht jetën time”.1

Eshtë nji fakt interesant në jetën e Mjedës dhe Qukut. Mjeda, kishte krijuar magjinë e tij për “tri dekada me radhë”2, aq vite ju deshtën edhe albamolgut të shquar prof. Qukut për të studiuar dhe nxjerrë në dritë veprën e mjeshtrit.

Mbi “një mal njohunish dhe njoftimesh”3 të shpërndame jo vetëm në Shqipni por edhe në arkivat dhe bibliotekat ma të famshme të Europës, Mentor Quku ja arriti me i “mbarështrue… dhe me na dhanë, për herë të parë, nji Mjedë që na shfaqet ashtu si pak, kush ka mujtë me e hamendë të tillë”. 4 Willy Kamsi

Sot kjo vepër jetësore ka një shpërblim intelektual. M. Quku për të gjallë të tij arriti të shikojë të materializueme një degë të veçantë të shkencave albanologjike “Mjedologjinë”, që tashma ka edhe organin e saj me të njajtin emër.

Quku, pati idhull Mjedën, por tashma “Mentori” është ba udhërrëfyes për studiuesit e rinj që krahas Mjedës munden me trajtue edhe librat Mentor Qukut, për atë, pra për Mjedën.

Me emnin e Mentor Qukut, janë të lidhuna edhe një seri botimesh dhe tubimesh shkencore mbrenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më 1991-1992 ishte drejtor në shkollën e Bahçallekut.

Më 1992-2000, professor dr. Mentor Quku, ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër.

Dr. Quku, ishte gjithashtu drejtor i revistës Kumtari, nr. 5, 6, 7, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari Ndërkombëtar, “Shkodra në shekuj”, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3.

Albanologu Quku, ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katër seminare ndërkombëtare “Shkodra në shekuj” (1, 2, 3, 4).

Në vitin 2004, botoi vëllimin e parë Mjeda-Rinia.

Me këtë rast fondi Dr. Peters Mahringer-Fonds i bëri një vlerësim maksimal, duke i siguruar mundësitë për ekspedita kërkimore shkencore në arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës.

Më 2005-2006, ai punoi në Österreiche Haus-Hof-und Staatsarchiv, Österreische National Bibliothek, Archiv der Universität Wien, Bibliothek des Ost-und Südost Europa Instituts, Muzeun Nacional të Vjenës, Meyerling Museum, Bibliotekën e Universitetit të Gracit.

Albanologu ynë prof. Mentor Quku gjithashtu bashkëpunoi me personalitete të shquara të kulturës dhe shkencës, si: prof. Arshi Pipa, Bernard Stillfried, Ilona Slavinskin, Ivan Boserup, etj.

Hulumtuesi i palodhur Quku, punoi në arkivat e Tiranës, Shkodrës, Arkivin e Propaganda Fides, Arkivin e Jezuitëve Romë, Arkivin Historik të Provincës Venet.-Met. Gallarate; si dhe bëri kërkime në Arkivin e Bibliotekës së Hamburgut, Chataue Aleux Laval, Bibliotekën Naukowa Ksiy Jezuit, Krakow; në The Royal LibraryManuscripts and Rare Books-Copenhagen; në Manastirin e Ara Christi, El Puig, Valencia, Kuvendin San Spirito, Porta Coeli.

Është laurat i çmimit letrar “Serembe”(2008) dhe “Ndre Mjeda”(2011) si dhe i titujve: ”Mësues i merituar”(1991), “Mirënjohja e qytetit të Shkodrës”(2011) “Profesor Nderi” i Universitetit “Luigj Gurakuqi”(2014)

Seria e kolanës MJEDA në qarkullim:

Mjeda-1 (1866-1888) Rinia, Tiranë, Korrik 2004,

-Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu, Tiranë, Tetor 2005.

Mjeda-3 libri i parë (1899-1912) Alfabeti, Tiranë, Gusht 2007.

-Mjeda-3 libri i dytë (1899-1912) Liria, Tiranë, Gusht 2008.

-Mjeda-4 (1912-1925) (Identitet) Tiranë, Gusht 2009.

-Mjeda-5 (1925-1937) Gjuhëtari, Tiranë, Gusht 2010.

-Mjeda-6 libri i parë (Bibliografia), Tiranë, Korrik 2012.

Mjeda-6 libri i dyte(Bibliografia), Tiranë, Shkurt 2012.

-Mjeda-7 (Bashkëkohësit), Tiranë, Maj 2005.

Mjeda-8 (Album), Tiranë, Dhjetor 2010.

-Mjeda-9 (Permbledhje e monografisë Mjeda), Tiranë, Tetor 2013.

Mjeda Vepra 1 (Poezia), Shkodër, Maj 2024.

-Mjeda Vepra 2 (Proza), Tiranë, Maj 2014.

VLERESIME

Gjithnjë e më shpesh e shikojmë emrin e dom Ndre Mjedjes në të përditshmet shqiptare, kryesisht falë punës së kujdesur shumëvjeçare të studiuesit Mentor Quku, i cili na hap faqe të reja nga jeta e tij.

Radio Vatikani

E nderuara Valbonë!  E falënderoj babën Tuaj për veprën që ka qitë në dritë edhe pse ndoshta mundi i Tij as përsëafërmi nuk do të paguhet, por që do të bahet i pavdekshëm me këtë vepër kolosale. Ju përshëndes dhe në se flisni, Mentorin të ma përshendesni përzemërsisht.

Dom Anton Kçira, Detroit, Michigan, SHBA

Me dije, dashuri dhe përkushtim të lakmueshëm, studiuesi prof. dr. Mentor Quku, ka kërkuar parreshtur të zbulojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, të shmangë deformimet apo gabimet që sjellin kohët. Janë aq të shumta, të argumentuara dhe bindëse ballafaqimet, krahasimet, debatet e polemikat që ai sendërton në serialin e monografive të tij, për çështje të koklavitura e të ndërlikuara të Lëvizjes Kombëtare, si për çështjen e alfabetit, të lëvizjes demokratike në Shqipërinë e viteve ’20, për historinë e shkollës shqipe, të letërsisë, etj, çfarë provon se argumentet e shumta i kanë zhdërvjelltësuar edhe metodën dhe optikën e vlerësimit të dukurive ose, thënë ndryshe, kanë përcaktuar stilin e tij si studiues. Ai ka arritur të japë, duke tejkaluar nivelin e deritanishëm, mozaikun e shumëvlershëm të Mjedës, që është jashtëzakonisht i pasur dhe i larmishëm.

Prof. Fatbardha  Hoxha

Lidhja Quku-Mjeda është një fatalitet me fat, një lidhje deri në palcë. Më shumë se 30 vjet Quku “bashkëjeton” me njeriun dhe personalitetin Ndre Mjeda. I projektuar brenda Mjedës, Quku ka premtuar një seri me dhjetë vëllime, punë që i takon një akademie. Ai është i vetëdijshëm për atë që ka marrë përsipër dhe po ia del më së miri të kryejë këtë detyrë dhe i vetëm. Puna me Mjedën e mbush me energji dhe i jep forcë për të ecur para pa u ndalur. Ky optimizëm dhe vullnet i mirë e ka sjellë këtu ku është sot. Mirënjohje! E kemi menduar, dikush ia ka thënë. Të gjithë duhet t’ia themi këte fjalë prof. Mentor Qukut. Për të kjo është mbështetja më e madhe.

Arjeta Ferlushkaj

Albanologu i shquar prof. dr. Mentor Quku, falë një pune të palodhshme prej shumë dekadash, vjen para lexuesit mbarëshqiptar me një kolanë të plotë të jetës dhe veprës së gjeniut të shekullit XX, Ndre Mjeda. Me këto monografi tetë vëllimesh, dr. Quku, na mundësoi jo vetëm ne, bashkëkohësve të tij, por edhe brezave të ardhshëm njohjen e plotë të jetës dhe veprave të këtij Rilindasi të Madh, aq sa, pa këtë vepër monumentale, ai do të kishte mbetur në “hije”, sikurse kanë mbetur shumë të tjerë deri më sot. Me këtë vepër, ai u jep edhe një leksion të mirë historianëve të letërsisë dhe studiuesve të figurave të shquara të kësaj gjinie, se me çfarë pasioni e përkushtimi të madh duhet t’u përvishen hulumtimeve, studimeve dhe analizave për ndriçimin e plotë edhe të figurave të tjera, që nderojnë kombin tonë ndër shekuj. Me Mjedën, prof. dr. Quku hyri me dinjitet në elitën e studiuesve më të mirë, duke zënë një vend nderi në krye të kësaj elite dhe së bashku me Rilindësin e Madh-Mjeda, pavdeksoi edhe veten e tij.

Tomë Mrijaj, New York

I nderuari Mentor, Kontributi juaj real që keni dhënë për të nxjerrë në pah vlerat historike-kulturore të Shkodrës, në radhë të parë dhe më gjërë, janë dëshmia më e qartë për vlerat tuaja si qytetar i denjë i Shkodrës, si intelektual e punonjës shkencor, por edhe si drejtues i zoti e me vizion. Asnjë punë nuk mund të jetë e suksesshme, në qoftë se nuk paraprin shpirti e frymëzimi, për vepra të mira që do të zënë vend në Altarin e Kulturës Kombëtare dhe do t’u shërbejë brezave.

Prof. Mahir Hoti

Çdo lexues, sado i zakonshëm të jetë, nuk ka se si të mos përulet dhe të heqë kapelen dy herë. Një herë për Mjedën e Madh dhe herën e dytë për atë, që po na e jep, kaq të madh e të vërtetë Mjedën, Mentor Qukun. Ndërsa studiuesit, historianët, gjuhëtarët, politikanët e vërtetë, ata, kanë një visar, nëse duan të njohin Mjedën, në përgjithësi dhe Shqipërinë e atyre viteve në veçanti.

Fadil Kraja

Jam me mbresat e pashlyeshme të leximit të veprës “Mjeda-2”, dhe në këtë ndërmarrje të madhe jetësore, të pashembullt, së paku në letërsinë tonë të shkruar, ju uroj shëndet e forcë për t’a përfunduar sa më shpejt e me dinjitet shkencor. Për mua që kam ndjekur mirë shkrimet tuaja, pothuaj nga ato të parat e deri më sot në korpuse të plota, për Ndre Mjedën, ka qenë trimëri e guxim burrëror i juaji për t’ia hyrë filozofisë, teologjisë, religjionit kristian, letërsisë, analizës së tekstit, metrikës, figuracionit letrar, gjuhës etimologjisë, epistolarit, organizimit të jetës të njërit prej urdhërave më të vështirë dhe enigmatikë (e pse jo edhe më të përfolur gjatë shekujve), Shoqërisë Jezu (SJ), dishepujt e së cilës njohën, përzgjodhën, rritën, kulturuan dhe edukuan fenomenin MJEDA! Nuk po them për pedagogjinë dhe psikologjinë, sepse ne jemi pedagogjikas!

Prof. Tefë Topalli

Mentor Quku, i cili ka vite që studion Mjedën, deri tash ka botuar katër vëllime për Mjedën, botime që Akademia e Shkencave të Shqipërisë apo Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë nuk i ka pa as në ândërr. Po lexoj vëllimin që studjon, hulumton, përimton, veçon, bashkon, përshkruan, vërteton, daton, polemizon, pohon veprimtarinë e jashtëzakonshme të dom Ndreut për alfabetin e gjuhës shqipe, që në të vërtetë është një histori gati krejt e re për themelimin e alfabetit tonë. Drejt me thanë, ndonëse Mjeda është në qendër të vemendjes, ky libër i kushtohet po aq gjithë veprimtarisë, peripecive dhe përpjekjeve titanike të atdhetarëve shqiptarë për alfabetin që kulmon me Kongresin e Manastirit. Gjithçka është në një vështrim të ri, mbi të gjitha mbi të vërteta të reja. Vepra e tij është madhore, madje universale, sa letrare aq dhe historike, sa arkivore aq edhe shkencore, sa “e vjetër” po aq edhe një risi.

Besnik Dizdari

Erdhi pra dita, që e vërteta të delte në dritë. Dhe këtê, për dom Ndré Mjedën e bani Mentor Quku. Merita e tij, âsht se ka dijtë me sundue nji mal njohunish e njoftimesh të cilat sidoqoftë asht tepër e vështirë me i mbarështue dhe se ka mbërrijtë me na dhanë, për herë të parë, nji Mjeda që na shfaqet ashtu si pak kush ka mujtë me e hamendë të tillë.

Willy Kamsi

Vepra, është një sintezë e madhe kronologjike e jetës, veprës, bashkëkohësve dhe e kohës në të cilën jetoi Ndre Mjeda. Ajo është njëkohësisht një arkiv i madh dhe shembull i kërkimit jetësor të një teme, sikur është kjo e Mjedës, të cilën studiuesi i pasionuar Mentor Quku e ka ngritur në shkencë më vete: mjedologji. Autori nuk përfaqëson grup studiuesish që kanë marrë një detyrë institucionale. Ai në të vërtetë është duke kryer një mision, me të cilin është kthyer në një institucion më vete.

Prof. Begzad Baliu

Profesor Quku të uroj nga zemra për punën e madhe, shumë të madhe që ke bërë, duke arritur ta shterrosh Mjedën, edhe pse në bisedë ju shpesh më keni thënë se figura të tilla nuk shterrohen kurrë. Me veprat që na keni dhurue, pra duke e shterrue këtë figurë kaq komplekse, Ju keni kryer një detyrë të madhe atdhetare, duke e pasuruar gjerdanin e kulturës sonë me një gur të çmuar. E kam pasë gjithmonë bindjen se keni qenë një punëtor i klasit të parë, tash më duket se asht pak të them Mjeshtër i Madh.

Skënder Temali

Mentor Quku ka kapërcyer mbi një metodikë standarte në zbërthimin e një figure historike, që zakonisht kufizohet me shprehjen stereotipe: “Jeta dhe veprimtaria” e x, y, z…”. Në punimin e tij gjigand ka ndarë jetën me veprimtarinë, e këto të dyja i ka ndarë po ashtu në të tjera kategori, duke i kushtuar jo pak secilës prej tyre, por edhe një vëllim të tërë siç është rasti i alfabetit. Apo siç është rasti i vëllimeve të pritshme që do të dalin dy vitet e ardhshme: Atdheu, Liria, dhe Gjuhëtari. Tetë do të jenë gjithsej vëllimet për figurën e Mjedës, çka shënon edhe një rekord në lëmin e studimeve në letrat shqipe, si nga volumi ashtu dhe nga përmbajtja.

Ermir Hoxha

Është puna jetësore e hulumtuesit Mentor Quku, siç mund të thuhet, është edhe projekti më i madh i hartuar ndonjëherë për një krijues të Rilindjes sonë Kombëtare. Çështja e parë, që të imponohet, pasi të mbyllesh kopertinat e këtij vëllimi, që është nisma shumëvëllimëshe e punës së këtij autori, është: a e kemi lexuar ne Mjedën, çka dimë për Mjedën, a e kemi studiuar ne krijimtarinë e tij, a kemi njohuritë elementare për jetën dhe rrugën krijuese të Mjedës? Shumë prej këtyre dilemave hiqen pasi të lexohet ky libër siç, në të njëjtën kohë, shumë dilema shtohen posa përfundohet libri. Mendoj, se kjo është veçoria e parë e një hulumtuesi, të heqë dhe të shtojë dilema.

Emin Kabashi

Mentor Quku studiues i mirënjohur, që tërë jetën ia ka kushtuar hulumtimit dhe studimit të jetës dhe veprës së Ndre Mjedës, kohë më parë ka botuar veprën studimore: Mjeda 1. Është kjo një vepër studimore, e shkruar me përkushtim dhe akribi shkencore, që hap një epokë të re në studimin e figurës dhe veprës së  Ndre Mjedës. Është kjo një monografi studimore alternative, ku ka shumë gjurmime, shumë vlerësime dhe rivlerësime, shumë provokime shkencore, shumë hipoteza, por edhe shumë bibliografi e arkivistikë.

Prof. Isak Ahmeti

Lamtumira e fundit, Mentorit

Mik i shtrenjtë, shok i ngushtë, të madhe e pata kënaqësinë për aq vite sa përjetova raportet me ty si ish-kolegë, më vonë si miq e bashkëpunëtorë e së fundi si shokë të pandarë në tavolina kafeneje, në dreka e darka, gjatë eskursioneve an’ e kand vendi!

E konsideroja një shans e një privilegj ruajtjen e asaj lidhjeje që, krahas miqësisë së vjetër familjare, rrënjët i pat në identitetin tonë moralo – qytetar dhe në interesat e përbashkëta intelektuale.

E sot, ajo e kalueme e lakmueshme mua po me kthehet si bumerang e po më lëndon së tepërmi, sepse unë kam para vetes arkivolin tand duke u përpjekur me të thanë lamtumirën e ndarjes së përjetshme, atë lamtumirë që unë e përfytyroja në role të anasjellta, sipas llogaritjeve te mia, në përkatësi me moshat tona.

Vdekja, ka llogaritje të tjera, ka kapriçiot e veta fatale!

Sëmundja jote e randë erdhi papritmas, na befasoi, gjithashtu dhe vdekja veproi me tinëzi, të rrëmbeu pa zhurmë, kur të dashurit tu besonin se s’do t’ju ikje kaq shpejt.

Me stoicizmin tand ti gjete forca me e mbulue bindshëm dramën tënde trupore e shpirtërore: qe jo vetëm i qartë në mendime, por edhe këmbëngulës në veprime, për të nxjerrë në dritë pa ndërprerje botimet e fundit të kolanës së pavdekshme “Mjeda”, tundimi yt i madh shpirtëror e intelektual.

Si mund të shlyej nga kujtesa dy telefonata tua të fundit: e para, kur më kërkove me të përkthye letrat më të fundme të Mjedës që sapo t’i kishin sjellë dhe e dyta, pas 3-4 ditësh, ku më lajmëroje së ato ishin bërë pjesë e një shkrimi të gjatë tëndin në “Rilindasi”-n e një dite më parë!

E si të mos thuhet me zërin lart: Ti qe i papërsëritshëm, ti sfidove vdekjen që të përgjonte të shtrati!

Jeta, nuk qe aq dorëhapët me ty: kalove shqetësime, i mposhte me guxim dhe, sikur parandjeje diçka kërcënuese, shfrytëzove çdo minutë të sajin, realizove veten profesionalisht, krijove familjen ideale me një bashkëshorte të mrekullueshme e me bija të devotshme.

Me pasionin tand iu imponove meritueshëm botës shkencore dhe u afirmove si personalitet i nivelit akademik. Bota endimit dhe e letrave do t’a ndjejë dukshëm humbjen tënde të parakohshme!

Si të dashurit tu, do të përlotem për ty, tani si njeri, sepse krahas vlerave që i dhe vendit si qytetar i nderuar e si studiues i jashtëzakonshëm, modeli i intelektualit të përkushtuem, ti ishe njëheri kryefamiljari shembullor, miku i sinqertë i papërtueshëm, një shok i mrekullueshëm.

Ti rrezatoje energji, vitalitet e optimizëm: nuk u përpoqe vetëm për t’ia ngritur monumentin vetes, ashtu si ia ngrite, por me shumë bujari u bëre katalizator i vertetë që dhe ne, miqtë tu,të faktorizoheshim në jetën kulturore të qytetit e më tej.

Mirënjohja e përbashkët do të mbetet e përjetshme ashtu si kujtimi yt!

Pushofsh në paqe!

Prof. Nexhmi Bushati

Meriton me u kujtue sot në 82-vjetorin e lindjes emni i Mentor Qukut, mësuesit e studiuesit që ia kushtoi nji jetë të tanë figurës së dom Ndre Mjedjes.

Pasioni, asht ai që i mban gjallë njerzit e s’lejon, që puna e përditshme t’i rrafshojë ata.

Vështirë me ia gjetë shokun këtij studiuesi të censhëm, për vijueshmëninë në kohë të kërkimeve të tija, të kryeme në kushte të vështira dhe pa ndonji përkrahje.

Janë fatlume ato figura, që gjejnë studiues kaq pasionant si ai, e fatlumë janë edhe ata që duen sot me studiue Mjedjen pse gjejnë tek vepra e Mentor Qukut nji gurrë të gjallë.”

Prof. Ardian Ndreca

Mentor Quku–mjedologu i apasionuar

(20 Janar 1939 – 1 Qershor 2014)

Dom Ndre Mjeda, krijoi një shumësi mrekullish sa letrare aq dhe gjuhësore, sa historike aq dhe politike, realizoi diçka madhështore për kombin tonë.

Me veprën e vet i bëri me dije shqiptarëve për trashëgiminë e tyre e njëkohësisht e bëri të njohur me më të mirat e veta kombin tonë në të gjithë botën.

Por, një pjesë e veprimtarisë do të mbetej e pandriçuar në qoftë se nuk do të kishim një Mjedë të dytë, sa i takon vullnetit dhe seriozitetit për të hulumtuar dhe sistemuar edhe ato që vetë Mjeda ndoshta do të kish harruar apo anashkaluar.

Studiuesit e rinj, kanë në dorë 10 vëllimet, kushtuar kësaj figure, të cilat përmbajnë gjithsej 5841 faqe shkencore të shoqëruara me 5472 referenca, me mijëra dokumente, fotografi, grafike, skema, skica, pasqyra, harta, etj.

Për realizimin e këtyre vëllimeve janë studiuar me mijëra libra, studime, artikuj, kumtesa, ligjërata të 413 autorëve me 1175 zëra bibliografikë.

Me mijëra dokumente arkivore të zbuluara dhe të paraqitura ndër radhët e librave me qindra letra, dorëshkrime e autografe të paraqitura Mjedës, letra të tij, si edhe ka identifikuar me dhjetra vepra anonime apo të panjohura të Mjedës.

Kjo veprimtari daton që herët, që në vitin 1974 dhe si për koincidence ngacmimi fillestar vjen nga një ligjeratë që mban në Akademinë e Shkencave .

Zgjedhja ishte Mjeda. U desh një vit pune kërkimore, nëpër biblioteka dhe arkiva, konsultime të gjera me dorëshkrimet e tambulateve të Xanonit pasi dorëshkrimet e Mjedës mungonin.

Kjo herë e parë, do të vijonte për plot 40 vite.  Krahas arkivave, muzeve, bibliotekave të vendit, arkivave personale në vend, një punë e jashtëzakonshme është realizuar edhe në ne arkivin shtetëror të Vjenës, në Grac, Kopenhagen, Vatikan, në arkivin e Propaganda Fides, në arkivin e jezuitëve në Krakov të Polonisë, në arkivin e Gallarates në Itali, në Prishtinë, Prizren, etj.

Perveç arkivit të Mjedës, në arkivin personal të familjes Quku, ndodhen një larmi letrash, fotosh, CD, DVD, etj.

Me interes paraqitet letërkëmbimi i dendur me rreth 650 personalitete. Mjeda studioi për 20 vite në kryeqendrat më të civilizuara të Europës, mori pjesë në Kongresin e Hamburgut të orientalistëve XII, me 750 delegatë, të gjithë shkencëtarë, linguistë dhe albanologë, me të cilët pati kontakte e letërkëmbim.

Veprimtaria e tij shtrihet në tërë Ballkanin, Italinë, Perandorinë Turke, Europën mbarë etj. Interesimet e Qukut shkojnë deri në Amerikë, Kanada etj.

Prof. Elinda Dibra

Shënim: Artikulli është shkëputur nga libri: “Dritë hije historike në New York” (New York, 2024), me autor Klajd Kapinova, i cili është në procesin e botimit onlibe nga kompanine e medha ameirkane dhe botërore, si: Amazon, Barnes and Noble etj.

[1] Klajd Kapinova, “Në Kukël u hap viti jubilar 1 100-vjetorit të Kishës së Mjedës (1913-2013)”, Revista fetare dhe kulturore “Jeta Katolike”, Janar-Qershor, New York,  2013, f. 30-31.

[2] Gustav Meyer (1850-1900) ishte një gjuhëtar gjerman dhe studiues indoevropian, i konsideruar si një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, më e rëndësishmja duke vërtetuar se gjuha shqipe i përket indo-evropianëve. Meyer lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silesisë (Strzelce Opolskie e sotme në Poloninë moderne). Në vitin 1867 ai u regjistrua në Universitetin e Breslaut (tani Universiteti i Wrocław), për të studiuar filologjinë klasike, gjuhët indo-evropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten. Ai ishte atje i ndikuar nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 mbrojti disertacionin De nominibus graecis copositus. Në të njëjtin vit, ai u emërua profesor asistent në Universitetin e Göttingen-it, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve antike, në të njëjtin universitet. Ai vazhdoi të punojë si mësues gjimnazi në Gotha, nga viti 1874 në Malá Strana, Pragë me ndërmjetësimin e Wilhelm von Hartel, dhe u emërua pedagog i jashtëm (Privatdozent) në Universitetin e Charles në 1876. Vitin tjetër u emërua profesor i Sanskritishtës dhe gjuhësisë krahasuese në Universitetin e Grazit, ku ndoqi studimet për greqishten e vjetër, turqishten dhe shqipen. Gjatë kësaj periudhe ai botoi studimin e tij “Kontribut mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht“(1872).

[3] Shtëpia e poetit të madh dom Ndre Mjeda (1866-1937), u kthye në qendër muzeore pasi u realizua rikonstruksioni i plotë dhe u vendos shtatorja e tij. Shtëpia, ku jetoi dhe punoi Ndre Mjeda, është ndërtuar në vitin 1906, dhe paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik. Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991, ka pasur funksionin e një shtëpie-muze kushtuar poetit dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut. Kompleksi në fshatin Kukël, përbëhet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, objekte këto që janë projektuar dhe realizuar nga vetë dom Ndre Mjeda. Kompleksi në Kukël është shpallur “Monument Kulture”. Dom Ndre Mjeda ishte klerik, atdhetar, filolog, poet dhe aktivist i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shtëpia e Mjedës, sot është shndërruar në një shtëpi muze, ku ekspozohen sendet e poetit, materialet fotografike, tekstet kërkimore, librat dhe shumë objekte të tjera. Jeta e kësaj qendre ka kaluar nëpër shumë kthesa. Në vitin 1991 u mbyll, ndërsa në vitin 1993 misionarët e Nënë Terezës “e lidhën” kishën me shtëpinë, duke i dhënë formën që kanë edhe sot. Aktualisht, kisha dhe shtëpia janë restauruar dhe është një muze kushtuar figurës së tij. Në katin përdhes ka gjashtë hapësira, në të cilat ekspozohen pjesë origjinale të kishës së ndërtuar nga vetë Ndre Mjeda, të cilat janë rozeta e fasadës së kishës, guri i dyshemesë së re dhe të vjetër, pjesët e kornizës së tavanit të murit ndarës të katit të dytë, dhe disa objekte të tjera. Kati i parë përbëhet nga 5 hapësira, korridori dhe 4 hapësira, ku në secilën prej këtyre dhomave shfaqen dokumente, fjalime dhe artefakte të Ndre Mjedës. Dhoma e parë në këtë kat është një sallë pune, në të cilën mendohet se Ndre Mjeda kalonte orë të tëra dhe përpilonte poezitë e tij, veprën e tij në albanologji, libra shkollorë dhe vepra të tjera të çmuara që na la sot. Në këtë dhomë ndodhet një nga artefaktet më të çmuara të këtij personaliteti, një tavolinë pune shumëvjeçare, e cila është gjetur vetëm pak vite më parë në Muzeun Historik të Shkodrës dhe është restauruar në vitin 2013 në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në dhomat e tjera do të gjeni veprat e tij poetike dhe disa foto të Ndre Mjedës, disa nga tekstet që ka shkruar ai, fjalimet parlamentare, disa letra korrespondence të poetit me disa nga figurat më të shquara të asaj kohe, si dhe disa botime kushtuar Mjedës nga prifti dom Nika Ukgjini dhe studiuesi prof. dr. Mentor Quku. Prifti I perkushtuar dom dr. Nuk Ukgjini, që do t’ju mirëpresë në këtë muze, do t’ju udhëzojë dhe do t’ju tregojë më shumë për këtë figurë të rëndësishme.

[4] Włodzimierz Halka Ledóchowski S.J. (1866-1942), ishte një prift katolik polak i cili shërbeu si Eprori i Përgjithshëm i 26-të i Shoqërisë së Jezusit nga 11 shkurt 1915 deri në vdekjen e tij. Për marrjen e urdhrave të shenjtë, ai ishte shkurtimisht një faqe në oborrin e Habsburgëve. Ai ishte një nga nëntë fëmijët e kontit Antoni Halka Ledóchowski dhe konteshës zvicerane Joséphine nee Salis-Zizers. Ai lindi në një shtëpi feudali, të ndërtuar nga babai i tij në Loosdorf, afër St. Pölten, Austri e Ulët. Axha i tij ishte Mieczysław Kardinali Halka-Ledóchowski dhe dy nga motrat e tij hynë në jetën fetare dhe u bënë të njohura si Shën Maria Ursula e Jezusit dhe e Bekuara Maria Teresa Ledóchowska. Vëllai i tij, Ignacy Kazimierz Ledóchowski, ishte një gjeneral në ushtrinë polake. Ledóchowski studioi fillimisht në Theresianum në Vjenë dhe ishte për një kohë te Perandoresha Elizabeth. Ai vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin Jagellonian në Kraków. Ai dalloi një thirrje fetare dhe iu drejtua studimeve për priftëri. Ndërsa ndoqi Universitetin Gregorian në Romë, ai aplikoi për t’u bashkuar me Jezuitët dhe hyri në Shoqëri (Societta Jesus, S.J.) në vitin 1889. Pesë vjet më vonë ai u shugurua prift. Në fillim ai filloi të shkruante, por shpejt u bë epror i shtëpisë së jezuitëve në Kraków, më pas Rektor i Kolegjit. Ai u bë Zëvendës-Provincial polak në 1901 dhe Provincial i Polonisë Jugore në 1902. Në vitet 1906-1915, ai ishte asistent në provincën gjermane. Pas vdekjes së Franz Xavier Wernz në gusht 1914, 49-vjeçari Ledóchowski u bë kandidat për udhëheqjen e rendit të tij. Ai u zgjodh Gjenerali i 26-të i Shoqërisë më 11 shkurt 1915 në votën e dytë. Pavarësisht trazirave serike të Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe Depresionit ekonomik të viteve 1930, Shoqëria u rrit në numër gjatë mandatit të Ledóchowski. Ai thirri Kongregacionin e Përgjithshëm të 27-të që do të zhvillohej në Germanico për të njohur Shoqërinë me kodin e ri të së drejtës kanonike (botuar më 1917) dhe për të sjellë në përputhje me të Kushtetutën e Jezuitëve. Ai thirri një Kongregacion tjetër (të 28-të) – midis 12 marsit dhe 9 majit 1937 – me qëllim të emërimit të një famullitari të përgjithshëm, pasi për shkak të moshës ai kërkoi ndihmë kompetente. Ai themeloi Institutin Papnor Oriental dhe Kolegjin Papnor Rus dhe Institutum Biblicum të Universitetit Gregorian. Ai nxori një farë emancipimi për Shoqërinë, pasi u ratifikua Konkordati midis Kishës dhe qeverisë italiane. Prona iu kthye Shoqërisë, duke bërë të mundur që jezuitët të ndërtonin një ndërtesë të re të Universitetit Gregorian, duke u transferuar nga Palazzo Gabrielli-Borromeo, nëpërmjet del Seminario në Piazza Pilotta pranë Pallatit Quirinal. Më pas ai kishte ndërtuar Curia Generalis të re në Rione të Borgos, në pronën e blerë nga Selia e Shenjtë në Borgo Santo Spirito, afër Sheshit të Shën Pjetrit. Konkordatit i njihet merita që i dha jetë të re Shoqërisë së Jezusit, pasuria e paluajtshme e së cilës u rrit së bashku me ndikimin dhe reputacionin e saj.

[5] Filip Ndoc Fishta (1904-1973), ishte studiues letërsie, bibliotekist, bibliograf, përkthyes dhe njohës arkivash. Ai u lind më 28 prill 1904 në lagjen Arra e Madhe në Shkodër, dhe ishte i biri i Ndocit dhe i Çile Shirokës. Po në vendlindje ndoqi mësimet fillore në Kolegjën Saveriane të drejtuar nga Etërit Jezuitë. Studimet e mesme dhe të larta i kreu në Jugosllavi. Mbaroi Universitetin e Beogradit duke pasur si profesor ballkanologun Henrik Bariç. Ai ka punuar si lektor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit të Beogradit dhe “Lektor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe” në “Ecole Nationale des Langues Orientales Vivantes“, në Paris, nën drejtimin e M. Roques. Në vitin 1933, ai emërohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-1935, në Shkodër. Më 1938 emërohet në Tiranë, në Institutin “Nana Mbretneshë”, ku vazhdon duke punuar deri në mars të vitit 1944. U emërua dhe drejtoi Bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 19 janar 1945 arrestohet, i akuzuar si kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar, se sipas komunistëve ai me artikujt e tij pati shpërndarë idetë fashiste anë e kënd vendit. Me datën 11 qershor 1945, Trupi Gjykues e dënon me 30 vjet burg me heqje lirie dhe konfiskim pasurie. Më 1941 shkroi një polemikën “Shqipnia jonë”, kundër meshtarit at Fulvio Cordignano-s dhe e botoi në “Rivista d’Albania“. Intelektuali i shquar shkodran Fishta, ka shkruar në të përkohshmet e kohës, si: “Tomori i vogël”, “Hylli i Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” dhe “Fashizmi”. Qe bashkautor në hartimin e një fjalori Latinisht-Shqip, botuar në Shkodër. Burimet: “Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist volumi II (D-G)” (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 306. ISBN 978-9928-168-01-6. Çuni, Gjovalin (2005). “Filip Fishta, gjurmuesi i historisë shqiptare në arkivat dhe bibliotekat e Evropës” (PDF). Bibliothecae (6): 23-33.

[6] At Justin Rrota o.f.m., lindur si Ndoc Rrota (Shkodër, 17 shkurt 1889 – 20 dhjetor, 1964), ka qenë frat françeskan, arsimtar, filolog dhe historian shqiptar i letërsisë, ekspert i autorëve të hershëm në gjuhën shqipe. Pas marrjes së pushtetit nga Lëvizja Nacional-Çlirimtare pas Luftës së Dytë Botërore, ndryshe prej shumë sivëllezërve të tij, i mbijetoi përndjekes nga regjimi komunist, por iu kufizuan mundësitë e botimit. Është vëllai i vogël i diplomatit Kolë Rrota, piktorit Simon Rrota dhe fotografit e folkloristit Gjon Rrota.

[7] Imzot Lazer Mjedja, u lind në Mjedë më 6 mars 1869, i biri i Jakut të Zef Kryeziut dhe Luçije së Shtjefën Thaçit. I mbetur jetim nga i ati herët, me ndërhyrjen e jezuitit atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Ndreun për studime në Kolegjin Saverian. Me 6 gusht të vitit 1891, ai u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës, ku më pas shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Ai botoi vjersha, që këndohen brez mbas brezi ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901, u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe ishte ndër më të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv, ai ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtare, pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi”, e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 ai ishte emëruar si ndihmës i ipeshkvit imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës. Imzot Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Ai ishte luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues aktiv, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i ndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” etj. Më 1909 u emërua Arqipeshkëve i Shkupit, ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për fenë dhe kulturës amtare në atë krahinë; ngriti objekte kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi kishën latedrale të të Zojës Ndihmëtare në Prizren. “Imzot Mjeda niset prej Shkodre për Vienë, për t’u operue atje. Asht i shoqënuem nga vëllai i tij D. Ndreu.” Në gushtin e vitit 1920, për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit, për shkak të veprimtarisë së çetës së Drenicës. Në korrik të 1921 ministri italian në Beograd njoftonte se imzot Lazër Mjeda ka kaluar një periudhë kurimi në manastirin e Karlsbadit në Slloveni. Në dhjetorin e atij viti, Vatikani e caktoi që të zinte vendin e imzot Jak Serreqit në krye të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Sipas disa dokumenteve, që gjenden në Arkivin Ushtarak të Beogradit, aty flitet për imzot L. Mjedën se i kishte arritur një letër nga dom Mikel Tarabulluzi nga Stublla, letër kjo që e mban datën 15 janar 1920. Ajo është e shkruar në gjuhën italiane. Nga letra pushteti dyshonte se këta të dy (Mjeda e Tarabulluzi) veprojnë kundër shtetit jugosllav, sepse ata donin që të mos mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, që gjendeshin në kisha (famulli) në Kosovë e Shkup. Kjo letër kapet nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Në bazë të saj, dom Mikel Tarabulluzi burgoset, për shkaqe të angazhimit për shkollën në gjuhën shqipe. Megjithatë, siç duket qeveria serbe kishte telashe më të mëdha me arqipeshkvin e Shkupit, imzot Lazër Mjedën, se sa me dom M. Tarabulluzin. Nga prefekti i atëhershëm i Prizrenit (1921) mësojmë se imzot Lazër Mjeda bënte citime mbi popullatën serbe në letrat (relacionet), që i dërgonte botës mbarë, lindi ideja për një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme që dom Tarabulluzi të pensionohet në mënyrë që gradualisht të krijohen mundësitë për ta larguar nga arqipeshkvia jo vetëm dom Mikel Tarabulluzin, por edhe arqipeshkvin imzot Lazër Mjedën. Qeveria serbe pretendonte që Selinë ipeshkvore t’a shpërngulte nga Prizreni dhe t’a vendoste në Shkup. Qarqet e caktuara, me rekomandim të Beogradit, e bënë aktpadinë kundër imzot Lazër Mjedës, të cilin e dënuan, kurse për t’u ikur telasheve, Vatikani e emëroi Mjedën (në vitin 1922) metropol të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Largimi i tij nga Arqipeshkvia e Shkupit u bë fshehurazi, për të mos e hetuar e burgosur organet shtetërore. Kështu, ai më 14 shkurt 1922 arrin në Arqipeshkvinë metropolitane në Shkodër. Pas largimit të Mjedës nga Arqipeshkvia, Beogradi krijohet arqipeshkvi, kurse Shkupi bëhet ipeshkvi. Më 1922 u caktua si Arqipeshkëv i Shkodrës, ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar kishën e shtëpitë famullitare dhe filloi ndërtimin e kishës së lagjen e qytetit të quajtur Rus. Ai asokohe stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta përgatiti Elterin. Asokohe ai themeloi fletoren e Klerit Katolik dhe fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit” dhe me 19 mars 1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale të shën Shtjefnit. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës, në muajin shtator të vitit 1930. Të dielën më 7 korrik kur nëpër kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur, i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. Funerali i imzot Lazër Mjedjes ishte ndër më madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25-vjetorin e ipeshkvisë. Kontributi i shquar i imzot Lazër Mjedës, gjatë shërbimit si argjipeshkv i Kosovës dhe argjipeshkvinë e Shkupit (Maqedonia e Veriut), me seli në Prizren dhe një pjesë të mirë të katolikeve të Serbisë së sotme, sikurse edhe Plava e Gucia, Novi Pazari e deri në Preshevë e Bujanoc, në vitet 1909-1922. Kujtojmë, se imzot L. Mjeda asokohe ishte hallka më e fortë e më e çmuar në vargun e madh të prelatëve (pesë prelatë të shquar katolik deri sot në vitin 2024), duke filluar nga imzot Pjetër Bogdani dhe deri në ditët tona. Ai shquhej asokohe për nga forca dhe fuqia, si dhe nga urtia dhe guximi. “Me punën e tij të palodhshme në ushtrimin e detyrës së bariut me dashuri për grigjën, zgjuarsinë intelektuale, urtinë njerëzore, guximin patriotik dhe dashurinë apostolike imzot Lazër Mjeda, në mënyrë të mrekullueshme arriti të ushtrojë besimin, të kryen detyrat dhe përgjegjësit e tija dhe t’i mbetet besnikë kombit, varësisht sfidave të kohës, edhe pse ditët dhe vitet e shërbimit të tij ishin përplot mjerim, tmerr, padrejtësi dhe pamundësi veprimi.”, vlereson sot imzot Dodë Gjegji ipeshkev i Kosovës. Imzot Lazër Mjedja, jetoi dhe veproi në kohën e tmerrshme të ngjarjeve fatkeqe për kishën katolike dhe për kombin shqiptar.

[8] At Giacomo (Jak) Gardin (1908-1996), që shqiptarët e njohin me emrin Patër Jaku, lindi në Prodolone të San Vito Taliamento, në krahinën Pordenone-s, më 24 shtator 1905. Më 12 nëntor 1923, në moshën 18 vjeçare, hyri në Shoqërinë e Jezusit (S.J.). Më 1930 u nis për herë të parë në Shqipëri, ku për disa vite me radhë dha mësim në Kolegjin Saverian. Gjatë këtyre viteve mësoi mirë gjuhën shqipe dhe njohu thellësisht zakonet e vendit. U kthye në Kieri për të vazhduar studimet filozofike dhe këtu u shugurua meshtar më 15 korrik 1936 nga Kardinali Maurilio Fossati. Më 2 shkurt 1941 at Gardin bëri kushtet e përjetshme. Me këte rast, në revistën “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” (Korrik 1941, f. 202-205) u botua vjersha e nënshkruar me inicialet P. Gj., titulluar “Pagjë e dashtëní”, në të cilën shkruhet. “Ty jetën t’kunorojnë / Pagja, dashtënia e gëzimi/ Ty shpirtin ta naltojnë/ N’virtyte i shêjtë defrimi/ E janë për ty dafina/ vuejtjet për qiellë hyjrina// Për 20 vjet me radhë, at Gardini, vazhdoi veprimtarinë e vet misionare në Shqipëri: dhjetë vjet si meshtar e pedagog, mik i dashur dhe tepër i nderuar i shqiptarëve në Shkodër e në Tiranë; dhjetë vjet të tjera ndër burgjet komuniste, i akuzuar nga diktatura si armik i përbetuar i popullit shqiptar. Më 1955, si rezultat i marrëveshjes ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, mundi të rifitonte lirinë dhe të kthehej në atdhe. Këtu shkroi librin “Dieci anni di prigionia in Albania”  (“Dhetë vjet burg në Shqipni”), që u botua më parë italisht më 1988 në SHBA, e më pas u përkthye në gjuhën shqipe nga Zef Nekaj e Petro Vuçani dhe u botua në Romë më 1992, taman atëherë kur jezuiti besnik ndaj misionit të tij, kthehej përsëri në Shqipëri për t’i shërbyer si Atë shpirtëror rinisë katolike shqiptare e sidomos asaj rinie që, duke shprehur dëshirën të ndjekë rrugën e meshtarisë, përgatitet në bankat e seminarit papnor të rilindur, për të vijuar misionin e shenjtë e martirëve që derdhën gjakun për Krishtin në periudhën e komunizmit. At Jak Gardini ndërroi jetë më 3 gusht 1996, në Gallarate të Italisë, në atdheun e vet, ndonëse dëshira e tij e zjarrtë ishte t’i mbyllte sytë për dritën e kësaj toke, në atdheun e dytë, në Shqipëri. Përmes kësaj vepre Meshtari katolik tregonte me gisht para botës krimet e diktaturës komuniste. Vepra në gjuhën italiane u botua më 1986 në Romë nga “Civiltà Cattolica”, në gjuhën angleze, më 1988 në SHBA dhe në gjuhën shqipe, më 1992, po në Romë. Vepra “Dhetë vjet burgim në Shqipní” është një rrëfim i thjeshtë e i sinqertë, i shkruar me ton të butë, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje apo dëshire hakmarrjeje për salvimin e padrejtë. (Marrë me shkurtime nga Vatican News, Radio Vatikani, 03 gusht 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok