AKTI BARBAR I VRASJES SË NXËNËSVE NË GRAC, DHEMBJE E MADHE

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Ngushëllime Austri! Ndajmë dhembjen e madhe me prindërit dhe gjithë qytetarët.
Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, vlerëson aktin “tragjedi kombëtare”, kurse Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen i lutet popullatës të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të rënda.
Tri ditë zie kombëtare
Akti barbar i vrasjes së fëmijëve në bankat shkollore në Graz, ka shkaktuar dhembje të madhe në gjithë Austrinë. Gjerë më tani nuk mbahet mend një akt i tillë në Austri. Vrasësi, një ish nxënës i shkollës në formë perfide kriminale hynë në shkollë ku vet kishte mësuar para pak vitesh, por nuk e kishte mbaruar.
Vrasja e njëmbëdhjetë njerëzve, nxënës e mësuese dhe plagosja e dymbëdhjetë të tjerëve, disa prej tyre rëndë, ngjarje e trishtuar që ngriti në këmbë Austrinë dhe opinionin ndërkombëtar. Nxënësit, prindërit, personeli i shkollës, organet e sigurimit dhe ato qeveritare janë në shok të thellë.
Drejtuesit e vendit nisur nga presidenti, kryeministri, ministra, e të tjera institucionesh, shprehen dhembjen e madhe për vrasjen mizore të fëmijëve duke u zotuar se do marrin të gjitha masa në dhënien e ndihmave të plagosurve, prindërve, personelit mësimor, nxënësve dhe gjithë atyre që përjetuan në çfarëdo forme aktin barabar.
Vrasësi A.A. një austriak 21-vjeçar nga Kalsdorf pranë Gracit, la të vrarë të paktën njëmbëdhjetë veta, prej tyre shtatë vajza dhe katër djem. Në mesin e vajzave të vrara u gjend edhe Lea Bajrami, nxënëse pesëmbëdhjetëvjeçare me origjinë nga Kosova. Të plagosur gjerë më tani janë dymbëdhjetë persona, prej tyre nëntë në gjendje të rëndë. Vrasësi i la nënës së tij një letër lamtumire dhe një video mesazh.
Grazi, qytet relativisht i vogël u përball sërish nga akte barbare vrasëse që nga viti 2015, dhjetë vjet më parë. Atëherë personi vrasës u vërsul me automobilin e tij në zonën e këmbësore të rrugës Herrengase, ku u vra një fëmijë, dy të rritur kurse rënd plagosi 36 veta dhe 120 persona tjerë të prekur nga sulmi terrorist. Aktori u dënua me burg të përjetshëm.
Gjithë qytetarët e Austrisë ndien dhembje dhe shprehin ngushëllimet e tyre prindërve, mësueseve e gjithë qytetarëve. Komuniteti shqiptar përmes shoqatave dhe mjeteve sociale ngushëllojnë prindërit, familjet dhe mbështesin organet austriake në përballimin e rrethanave të rënda.
Me këtë rast drejtuesit shtetëror të Austrisë vendosen tri ditë zie kombëtare
A duhet mësuar shoqëria në ndryshimin e konceptit të sigurisë?
Ngushëllime Austri!