Akademi Përkujtimore në Vlorë për figurën e Ismail Qemalit
Nga Gëzim Llojdia
1.
Në qytetin e lindjes në kuadër të 100 vjetorit të Ismail Qemal Vlorës, me organizimin e Bujar Leskaj,Instituti :”Ismail Qemali”,Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë dhe shoqatës ;’Ismail Qemali” është mbajtur në sallën “Aula Magna”të Kolegjit Pavarësia”,një akademi përkujtimore me temën:”Ismail Qemali,themelues i shtetit shqiptar,Atë i Pavarësisë”.Në këtë akademi u mbajtën këto kumtesa : Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertim administrativ te shtetit shqiptar.profDR Kaliopi Naska.Ismail Qemali, babai i Shtetit Shqiptar dhe anetare i nje trinie te shenjte te kombit shqiptar. Prof.Ndricim Kulla.Dokumenta te reja mbi vitet e fundit te veprimtarise se Ismail Qemalit. Prof.Dr.Bardhosh Gace.Historia ka nevoje per modele.. .ne kemi detyrimin t’a njohim ate. Prof.Dr. Perparim Kabo. Jehona e shpalljes se Pavaresise ne shtypin e kohes. Dr.Etleva Domi. Prof:Bedri Islami e trajtoi kumtesën etij rreth pavarësisë së Kosovës dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nga kjo akademi u kërkua që viti 2019 të shpallet nga Qeveria me VKM :”Viti i Ismail Qemalit.
Bujar Leskaj në fillim të akademisë tha :Kjo akademi përkujtimore organizohet në kuadër të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të shtetit shqiptar,Atit të Pavarësisë:Ismail Qemal Vlorës”.Është dëshmi e veneracionit që ne pasardhësit e tij formulojmë dhe adresojmë si një mirënjohje kombëtare për gjithshka ,që Plaku i urtë nisi dhe e kreu për Shqipërinë dhe kombin tonë si askush tjetër,mbas Skënderbeut. Nëse emri i Skënderbeut simbolizon epopenë e madhërishme shqiptare të shekullit të XV si kalorës i lirisë dhe krishterimit,vëllezërit Frashëri rilindjen e ndritur kombëtare të shek XIX. Emri i Ismail Qemal Vlorës simbolizon në ndërgjegjen tonë shpalljen e Pavarësisë kombëtare në 28 Nëntor 1912 dhe krijimin e shtetit shqiptar. Emri i tij i pavdekshëm barazohet me Pavarësinë dhe është i lidhur pazgjidhmërisht me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë,jo rastësisht ,jo se ashtu si e pruri fati siç kanë pretenduar kundërshtarët e tij ,por se shpallja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar ishte synimi i tij i hershëm dhe fryt i punës së tij largpamëse e nisur qysh në vitet e rinisë së tij. Në moshën 20 vjeçare ai merr pjesë në mbledhjet me nismën e Kristoforidhit në kryeqytetin turk dhe për më tepër se 30 vjet 1870-1900,Ismail Qemali zhvilloi një ide të madhe komplekse i bindur se shqiptarët nuk mund të çliroheshin nga zgjedha turke nqs nuk çlirohej vete në të njëjtën kohë kombi turk,sipas idesë së tij,leva ku duhej të mbështeteshin të gjithë do të ishte kushtetuta.Në tetor të vitit 1900,kur poeti Naim Frashëri mbyllte sytë,Ismail Qemali i drejtonte popullit shqiptar një manifest programatik për lëvizjen historike shqiptare .Me tej B.Leskaj tha se aty nga vitet 1900 ai braktisi postet e larta në perandorin osmane.Leskaj vuri në Dukje meoradiumin e Gërces, kryengritjet epergjithshme të vitit 11-12 deri në mbërritjen e ditës finale të aktit madhor të Shpalljes së Indipendencës kombëtare.
2.
Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertimi administrativ te shtetit shqiptar ishte një nga temat e Prof.Dr.Kaliopi Naska e cila ndër të tjera thekësoi:”
Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatëshme dhe tepër komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton nje periudhe gati 60- vjecare të ngjeshur me levizje të armatosura, me luftë parlamentare, me kryengritje clirimtare, me batica e zbatica te vrullshme në të cilat ai ka qene pjesemarres mjaft aktiv në lufte, si ideolog, si udheheqes, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikepamjet e tij janë të shumanshme. Një vend të rëndesishem në sistemin e pikepamjeve të tij zen dhe konceptet që ai kishte mbi ndertimin shteteror. Per te kuptuar bazen e koncepteve të Ismail Qemalit mbi formën dhe ndertimin administrativ te shtetit shqiptar.Kapitullin e jetës si nëpunes i shtetit në administraten e Perandorisë Osmane, ai e filloi në Stamboll, ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisur me kulturë të gjerë, me një erudicion të thelle e konstruktiv. Thellimi i studimeve në shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, të gjitha këto i dhanë dorë, që ai s Lane shpejt te hyje ne administraten osmane dhe te kryeje funksione të ndryshme të rëndësishme si guvernator, si sekretar i pergjithshem i Ministrisë së Puneve te Jashtme, deri si keshilltar shteti. Gjate ketyre viteve me veprimtari tëe larmishme shtetërore, ai njohu problemet e shumta, te mprehta e te veshtira, qe kerkonin zgjidhje ose që kërkonin të pakten të mbahej qëndrim pëërballë shtetit dhe publikut.Këto shqetesime, formimi kulturor e ideor e shtyne atë të mendojë se Perandoria Osmane duhej të dilte nga gjendia e nderë në të cilën qe zhytur. Për të dalë nga kjo situate, ai mendonte se e vetmja doktrine qe do t’i jepte rruge zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrines se Mithat Pashes, e cila ishte me perparimtaria per Turqine ne ate kohe. Permbajtja e kesaj doktrine e 9oi Ismail Qemalin te lidhej me Mithat Pashen, qe ishte udheheqesi i levizjes liberale osmane. Ne menyre te ve9ante, ai u pajtua me thelbin e ideve te tij, te cilen e perbente bindja se Perandoria Osmane mund te hynte ne rrugen e perparimit dhe modernizimit me anen e reformave dhe jo me ane te revolucionit. Keshtu ai mendonte se do te likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do te zevendesohej me nje regjim kushtetues pa eleminuar kuroren mbreterore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit te pushtetit administrativ shteteror ne favor te borgjezise dhe ne menyre te vecante te kombesive te shumta te Perandorise, te cilat ne kete menyre do te fitonin te drejten per nje vetqeverisje provinciale ne kuadrin e Perandorise Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte te airinte te vetqeverisja provinciale e kombesive nepermjet rregullimit rrenjesor te Perandorise dhe jo duke u interesuar vetem per autonomine e njeres apo tjetres kombesi, por per te gjitha kombesite ne te njejten kohe, nepermjet rregullimit radikal te Perandorise. Keto ide Ismail Qemali jo \ e pervetesoi, por u mundua t’i zbatonte gjate karieres se tij si funksionar i Perandorise Osmane dhe disa prej tyre e shoqeruan dhe ne detyren e kiyetarit te shtetit te pare kombetar. Ismail Qemali u be armik i absulutizmit sulltanor pikerisht nga kendi i ketyre pikepamjeve liberale. Kjo e shtyri ate qe te marre pjese ne hartimin e kushtetutes se vitit 1876, apo ne hartimin e disa memorandumeve derguar Portes se Larte ku kundershtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej ne shesh kalbezimi i sistemit administrativ konservator. I gjithe ky aktivitet i dha dore Ismail Qemalit te kuptoje mjaft mire mekanizmin e administrates shteterore. Aktiviteti qe zhvilloi ne Perandorine Osmane si funksionar i saj, tregoi qarte se ai ishte nje iluminist e veprimtar reformator, perfaqesues i interesave te borgjezise liberale te te gjitha kombesive. Prestigji i madh qe gezoi ne Turqi dhe ne rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe te Evropes, ndjenjat e tij liberale demokratike e perparimtare e bene ate nje figure mjaft te njohur dhe me autoritet, por dhe armik te rrezikshem e nje shenje goditje per autokracine anakronike osmane me te cilen Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Per dhjetra vjet deri ne fund te shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i levizjes demokratike liberale osmane ne kuadrin e se ciles ai mendonte se do te gjente zgjidhje dhe feshtja nacionale shqiptare. Por ne fillim te shek. XX, kur levizja liberale osmane. hyri ne rrugen e nacionalizmit turk, qe e nderlikoi zgjidhjen e ceshtjeve nacionale ne perandori, atehere Ismail Qemali pa hequr dore nga pikepamja e tij liberale e shkeputi levizjen naciona^lirimtare shqiptare nga levizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu ne geshtje me vete.Me nje pergatitje te tille politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shume shpejt ne iTadhet e levizjes kombetare shqiptare duke marre pjese aktivisht n&^^u u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh qe u mbrujt me flPPP-t e kultures me perparimtare te kohes e te vendit te vet, qe asimiloi gjithcka te mire qe kishte levizja 9lirimtare shqiptare me arme e me pene dhe qe e ndoqi kete levizje deri ne kun-orezimin fatlum. Kombi shqiptar me plot te drejte e konsideron ate si protagonistin kryesor te Kuvendit te Vlores i cili shpalii me 28 Nentor 1912 pavaresine kombetare. Pavaresisht nga origjina per vete formimin e tij shumevjecar, ai u brumos si burre shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverise se pare shqiptare, duke u bere keshtu udheheqesi kryesor i jetes politike te vendit ne momente jashtezakonisht te nderlikuara dhe te veshtira qe kaloi Shqiperia e rilindur ne periudhen kritike te nderhyrjeve te Fuqive te Medha dhe te monarkive fqinje, te cilat u turren per ta asgjesuar ate.Shpallja e pavaresise shenoi fillimin e nje etape te re historike qe shtronte detyra te reja dhe te nderlikuara perpara popullit shqiptar dhe udheheqesve te Levizjes Kombetare, qe kishin marre persiper barren e rende te krijimit te shtetit te pavarur.Kryetarit dhe qeverise i dolen detyra te medha per organizimin e shtetit dhe ngritjen e administrates shteterore, sigurimin e njohjes nderkombetare te Shqiperise dhe kufijve te saj qe perfshinin trevat e banuara prej shqiptareve.Qe ne dhjetor te vitit 1912 u morren masat per hedhjen e bazave te para te organizimit te shtetit dhe u miratuan aktet e para legislative qe u percaktuan nga vendimet e kuvendit kombetar i cili perfshinte delegate nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe perfaqesonte objektivisht vullnetin e gjithe kombit, duke u bere organi me i larte i shtetit shqiptar, mbrojtesi dhe shprehesi i sovranitetit shteteror. Prandaj vendimet e tij kishin vleren e ligjeve kushtetuese qe sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar per shkeputje nga Perandoria Osmane e per krijimin e nje shteti te pavarur tha mes të tjera Prof Dr k.Naska. Prof :Bedri Islami në kumtesën e tij tha:Kam ardhur në këte akademi për një figurë nder me te shquarat e kombit tone. Ismail Qemal bej Vlores.Kam ardhur me shume’ dëshirë dhe me ftesën e një miku të vecantë, respekti ndaj të cilit është i gjithmonshëm, për vecoritë që shfaq, seriozitetin, përkushtimin, mirësinë dhe atdhedashurine, profesor Bujar Leskaj. Me shumë dashamiresi desha të falenderoj atë dhe gjithë organizatorët që më bënë vend.Ndërkohë, në emër të Presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaci, desha të falenderoj të gjithë kontribuesit vlonjate që, disa kohë më parë, bënë të mundur që permendorja e Ismail Qemal Vlorës të vendoset në mesin e Prishtinës, si gjëja me e arsyeshme dhe me normale në botë. Ismail Qemali ndjehet në Prishtinëe si ne mesin e Vlores. Ai bën ndër Kosovës, po aq sa edhe Labërisë, dy krahinat e mëdha liridashese të kombit tonë.Disa histori janë të përgatitura për të qene pjesë e legjendës. Koha, që vjen pas tyre, nuk ben asgje tjeter, vecse brymos deri nëë fund atë që ishte e domosdoshme, jetike dhe shpresëdhënese për vete të ardhmen, sidomos kur është fjala për të ardhmen e një kombi të vogël.Historitë i ndërtojne njerëzit përmes një vepre të madhe, të pashlyer nga ajo që vjen dhe gurthemeli për të, atë që është ëndërruar. Këto njerëz, të denjë për bashkëkombasit e tyre, janë edhe më të dinjitetshem në brezat që vijnë.Jo rastësisht, këto njerëz që janë shtetformues dhe liberatore, ne i njohim me mire nga bashkekohesit e tyre. Largesia nga vitet i madhon ato.Do te thosha se i njohim ashtu si i njohu historia që krijuan, dhe që ishte njëkohësisht edhe ëndrra e tyre.Mes tyre, më se e shkëlqyer dhe e dinjitetshme, historike dhe aktuale, përshkruese dhe solide, ëndërr dhe në të njëjtën kohë, liberal i madh dhe nacionalist i dorëës së parë,erudit dhe njeri i ështe figura e Ismail Qemal bej Vlorës, njeriu që, në të njëjten kohë ka lidhur emrin e tij me tre personifikime kombetare: me shtetin shqiptar, pavarësinë e tij dhe me flamurin.Ismail Qemal bej Vlora, mes shumë të tjerave, ka tri karakteristika kryesore: dhembshurine për vendin dhe njerëzit e tij, seriozitetin me te cilin merr përsiper shtetformimin e vendit te tij dhe, ai eshte njelloj i dashur në të gjitha trojet shqiptare, cka ka ndodhur në përgjithesi me tri personalitete shqiptare: Skenderbeun, Ismail Qemal Vlores dhe Adem Jasharin.Per te gjithe figurat e tjera, shume te njohura apo me pak te njohura, koha dhe mendimi politik e shoqëror ka konstetime, ndërsa për keto bashkohen te gjithe ne nje mendim te perbashket. Ata , si kurrë më parë, i pranojnë të gjithë, dhe, cka ndodh rralle herë në historinë e një vendi, cdo krahine shqiptare, cdo qytet e qyteze, cdo fshat apo edhe rrugine, do të kishte dashur t’i kishte bashkevendas dhe, megjithëse mund të konceptohet se Ismail Qemal Vlora ishte thjeshtë një vlonjat i famshem, si ishin përgjithsisht nga familja e njohur e Vlorajve, familje kryeveziresh dhe kryeministrash, ate e quajnë baba i kombit kudo, e kanë të vetin në cdo cep, e vendosin në dhoma, në institucione, dhe, kur është dashur dhe e ka kërkuar koha, e kanë bërë simbol të kryengritjes së tyre, si ndodhi në luftën e fundshekullit të shkuar në Kosovë dhe ne devizen e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për një bashkim të kombit, për Shqiperinë natyrale si e kishte projektuar Ismail Qemal Vlora, dhe rreth idesë të së cilit ishin bashkuar dy nga figurat me eminente tëë shqiptareve, jo vetëm të atyre të përtej Drinit, në Kosovë, por kudo, Isa beg Boletini dhe Hasan Prishtina.Të dy këto burra tëeshquar të Kosovës, vërtet të shquar nga mendja dhe nga trimeria, nuk ishin rastesisht miq nga më të ngushtët dhe nga me besnikët të Ismail Qemalit, qe, edhe kur ndonjq ish funksionar i larte u largua disa muaj pas krijimit te qeverisë së parë shqiptare, e rrethuan atë që është në fakt Plaku i Shqiperisë, me përkujdesje, mirësi, me armët e tyre dhe, kur ranë në gjunjë para flamurit, akti ishte me tepër se simbolik, ishte pranimi i aktit të prirjes së Ismail beut drejt bashkimit të kombit.Isa beg Boletini, figura mitike e të cilit bëhet edhe më e pranueshme kur është pranë diplomatit dhe luftëtarit të vjetër, Ismail beut, ishte nga Mitrovica e Veriut, ku ende janë kullat e tij dhe ku më në fund prehet në varrin e tij. Ishte në pikën e fundit veriore ku ishin tkurrur viset shqiptare, pas dëbimeve masive vdekje medha, qe nga trojet e vjetra dhe per te cilen, kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, lëshonte kushtrimin, ” Cohuni burra, se shkau na e mori Nishin”.Për të mos marrë edhe Mitrovicen e Isa Boletinit duhej mendja e Ismail Qemalit. Për të ndodhur si ndodh jo rrallë në histori, kur qeverite përmbysen nga falangat serbe greke a malazeze apo nga verbëria e momentit, duheshin armët e Isa Boletinit. Për të prirë mendimin politik të shqiptareve në parlamentin turk duhej mendja e Ismail Qemalit, njëë mendje liberatore, iiberale, si nxenesi me i shkelqyer i mentorit te tij, Mithat pashes. Për të dëshmuar se Shqiperia është një njësi e vetme politike dhe kombëtare, për të bërë të njohur realisht një thënie të mëvonshme të Poradecit, për Drinin e Zi që rrjedh mespërmes Shqipërisë, duhej edhe forca politike e Hasan Prishtines. Duke ardhur më tej në kohë, shumë më këtej, në ditet e operacioneve të tmerrshme serbe ndaj Ushtrise Clirimtare të Kosoves, shkurtin e vitit 1999, në këtë qytet, së bashku me një vlonjat teper atdhetar, profesor Sabit Brojka, u organizua ardhja e djalit, dhe e dy nipave te Adem e Hamze Jasharit, si dhe nga familja e lavdishme e Lladrovceve. Në këtë qytet u bë njëri nga demonstrimet më të mëdha te mbështetje të luftës në Kosovë dhe, duke qenë për ju ndoshta e zakonshme, pasi një krahinë si Laberia e ka tepër të lehte të bëjë luftë, kjo ka patur jehonën e saj shpresëdhënëse në ata që luftonin dhe që mund të vritesin dhe nga të cilët u vranë, sëbashku me gra, femije, pleq, 12 mije shqiptare.Ashtu si u vra mbi telat e pushtuesit Musa Salaria, 74 vite më vonë, mbi tankun serb u vra Bekim Berisha, i njohur si AB-ja, per te cilin shteti kroat shpaili nje tri dite zie ne vendin e tyre; dhe, si e kam shkruar në njerin nga librat e mi për luften e Kosoves, e vetmja bijë e shpëtuar nga lufta tri diteshe ne Prekaz, ishte mbesa e Adem Jasharit, Besarta. Ne qershorin e vitit 1999, kur lufta mbaroi dhe u kthyem në Kosove, kam pasur fatin që nga qyteti i Mynihut dhe deri në Drenicë të udhëtoj me familjen e Jashareve, e pyeta Besarten, në se kishte patur frikë. Me tha se, sa kendonte bali Adem, nuk kam pasur frike, ma vone, po. E pyeta se cilen këngë këndonte Adem Jashari. Me tha se gjithe tri dite nete këndonte dy këngë, atë këngen e Kamber Loshit, qe digjte kullen e nuk e bente dorezimin dhe, ma se shumti këngën e Cerciz Topullit, me milazimet që i skuq dhe i ben me bojen e gjakut.Koha sjell prane vetes njerezit. Nese koha eshte fisnike ajo sjell pranë vetes njerëz fisnike, krahina fisnike dhe mbështetje fisnike.Lufta në Kosovë është bërë edhe përmes simboleve. Ismail Qemal bej Vlora ishte njeri nga simbolet më të mëdha, më të perhershem dhe më të ndritur.Si e thashë në fillimin e fjalës sime, jam këtu fale dashamiresise se profesor Bujar Leskajt dhe organizatoreve te Akademise së sotme.Me eshte bere nje nder i madh, i pashoq, te cilin do e kujtoj gjateNdoshta une dhe profesor Bujari mund të kemi, në ndonjë shikim të vecantë ndaj politikes, por kurre te kunderta. E rëndesishme të duan këtë vend, ndaj të cilit janë sulur mjaft oktopode të politikes.Para se të nisej lufta në Kosovë, qe ishte lufta e fundit që mund të bëhej,pasi njeë e nesërme do të ishte tepër vonë dhe fatale, ne bëm tonën dy koncepte. Së pari: se ” në këtë luftë, askush nuk është i tepërt dhe askush nuk është i vonuar” dhe se, ” nacionalizmi i bën nder një kombi të vogël që kërkon lirinë”.Edhe sot mendoj po ashtu. Në Shqipëri, gjithnëe njerëzit e mirë, atdhetare dhe solide, nuk janë as të tepërt e as të vonuar për të bërë këtë vend parajsen e Zotit, si e desh Ismail beu, per te cilen u vra Isa Boletini, dhe, kurre mos qofsha i gabuar, për tëe cilën, këtu në Vlorë, luftuan Hysni kapo dhe Hysni Lepenica, duke thene se është koha të gjejmë të përbashktën.
Ndërsa Prof. dr. Bardhosh Gace trajtori temën:” Ismail Qemalit perballe diplomacise’ së Fuqive të Medha ndëer të tjera tha:Në kushtet e daljes ne drite te ngjarjeve, fakteve, shenimeve, kujtimeve lidhur me momentet madhore, si shpallja e Pavaresise ne VIore ne vitin 1912, historiografia shqiptare gjithmone do te kete nevoje per te sjelle në vemendje perjetime, pamje, te dhena dhe deshmi per personazhet e kesaj periudhe, per raportet diplomatike, per marredheniet qe ajo pati dhe krijoi jo vetem brenda vendit, por edhe ne Perendim, ne kancelarite evropiane dhe induksionet e ve9anta qe lidhen me te. Sado qe eshte shkruar, sado qe eshte kornizuar pamja dhe deshmia historike per te, kohet kane treguar se ka akoma mundesi per te sjelle ne kete deshmi te rendesishme fakte, interpretime dhe per te pranuar burime te tjera te nevojshme dhe per nje arsye tjeter; ngjarja jone kombetare, pervecse ishte mu ne qendren dhe vlugun me te nxehte te Gadishullit te Ballkanit, ajo pleksi dhe nje opinion te gjere diplomatik nderkombetar te kohes.Sado qe historiografia shqiptare eshte perpjekur te krijoje nje kornize te qendrueshme per ngjarjen rrethanat, personazhet, aleancat dhe kunderaleancat, burimet, arkivat, librat e shkruar vone, madje dhe ne ditet tona, afrojne nje reflektim dhe vemendje per te shkruar per te. Pavaresia e Shqiperise, e cila u be e mundur ne dekaden e pare te shekullit XX. i cili në një hark të shkurter kohor i shkaktoi globit dy luftera boterore, ka qenë nje zhvillim kompleks, jo vetem shqiptar e ballkanik, por ajo valorizon nje politike here te hapur dhe here nen rrogoz te diplomacise se Lindjes e Perendimit, tëë nacionalizmit e shovinizmit, te berrylave qe shtetet nacional – shoviniste te Ballkanit kishin me njeri – tjetrin dhe me fuqite e kohes. Po ashtu ajo shpalon nje radiograme me te plote drite – hije te diplomacise se kohes, e cila dhe per ironi te kohes, i faturoi vecmas Ballkanit nje konfiktualitet te hapur, nje marredhenie aktive nacional – shoviniste te fqinjeve qe rrethonin Shqiperine.E perfshire ne nje realitet real dhe ireal, te miqve dhe armiqve, pavaresia e Shqiperise “angazhoi” nje qerthull te madh diplomatik dhe politik te kohes, qe ne njefare menyre i ka afruar historiografise dhe mendimit politiko – diplomatik mjaft reflektime, per njerezit e kesaj ngjarjeje te madhe, per bashkepunimet, rrugetimet, refleksionet e shtypit te kohes n« ilence te gjate dhe te gjere kohore dhe te gjeopolitikes se kohes. Ngjarje te tilla ka, . _.thmone arsye te vine ne vemendjen e kohes, pasi ato lidhen me njerin nga fondamentet me te rendesishme te qenesise shqiptare, lidhen me tabanin kombetar dhe mbi ekzistencen tone, qe per shkaqe po themelore, po gjeopolitike, vijojne te krijojne batica dhe zbatica te herepashershme ne Ballkan dhe me gjere. Gjeopolitika bashkekohore evropiane dhe me gjere, ketyre referencave te hershme nuk u eshte shmangur, madje ato ne jo pak raste kane qene dhe vijojne te jene rezultante te bashkepunimit diplomatik dhe te fushave te tjera te veprimtarise se shteteve ballkanike. Per arsye te ndryshme, keto marredhenie ne thelb, shpjegojne ngarkesat e historise, termat nacional- shoviniste ne Ballkan, ne Jugun dhe ne Veriun e Shqiperise, po ashtu lidhur me Kosoven dhe treva te tjera, si Cameria, te cilat vijojne te kene nje fat tragjik dhe ne kohen e globalizmit.