18/11/2024

AHMET KRAJKU-PËR SHQIPËRINË ETNIKE, NA NEVOJITET NJË BASHKIM I TË GJITHA FORCAVE SHQIPTARE DHE SHQIPËRINË ETNIKE DO TA KEMI TË SIGURT

0

T’I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

 (- u likuidua me 1 prill 1946)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Ahmet Krajku u lind në qytetin e Gjakovës nga babai Mustafa dhe nëna Ajshe (bijë e Tahir Fejzës nga Gjakova). Dy prindërit e rinj, Ahmetin e rritën dhe e edukuan me tradita të lashta patriotike. E rritën me dashuri të madhe dhe u kujdesën për të deri sa u burrërua. Sidomos, nëna Ajshe ndaj djalit të saj, tregonte kujdes të veçantë, ngase asaj i dukej se ishte i brishtë dhe i urtë. Kur u rrit Ahmeti, familjarët thoshin se për trimëri e burrëri i kishte ngjarë babait e për ndjeshmëri e urtësi kishte trashëguar tiparet e nënës fisnike. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë për të vazhduar shkollimin në Korçë të Shqipërisë. Gjatë shkollimit mësoi gjuhët: italishte,  anglishte, ,frëngjishten dhe serbo kroatishten. Familja e Ahmet Krajkut e kishte prejardhjen nga fshati Krakë i krahinës së Hasit. Por kishin shumë dhjetëvjeçar që ishte shpërngulur në Gjakovë dhe ishte një familje mesatarisht e kamur. Familja Krajku siç dëshmojnë të dhënat historike, thuhej se ishte familje patriotike dhe nuk duronte okupator në vendin e tyre. Është i njohur rasti kur gjyshi i tyre i kishte vra dy çaush turq. Rrugën e gjyshit e kishte vazhdua babai i Ahmetit- Mustafë Krajku. Ai duke grumbulluar dhe duke pasur miqësi me shumë patriot të mëdhenj të kohës, bashkëpunonte ngushtë me Isa Boletinin, Sadik Ramën e Gjurgjevikut, Ejup Binakun me shokë etj. Ata vinin shpesh në shtëpinë e Mustafës dhe në odën e tyre trajtonin shumë çështje të mprehta për atdheun. Nëna e tij si grua e fisme, përgatiste kafet e drekat e shumta,  duke i dëgjuar me kureshtje të madhe bisedat e tyre. Ajo i përkrahte ata dhe veten e ndjente me fat që i kishte takua trimat shqiptar. Më vonë ishte krenare që edhe djali i saj Ahmeti kishte fillua rrugën e babait e gjyshit. Ahmeti u martua me një vajzë të edukuar, por në martës fëmijë nuk pati. Pas likuidimit të Ahmetit ajo kurrë nuk u martua, deri në fund të jetës, jetoi vetë në shtëpinë e tyre në Gjakovë.

Ahmeti, nga natyra ishte i zgjuar dhe duke u shoqëruar me atdhetar të mëdhenj mori edhe shkollën e burrave të mëdhenj. Ishte punëtor i pakrahasueshëm dhe nuk donte që ti qonte ditët kot, andaj  filloi të punonte në një sharrë druri në Deçan, që ishte ortak me njëfarë Mirosh Bozhoviqin. Bozhoviqi duke e parë sinqeritetin dhe aftësitë e tij të punës, dhe duke e parë se fitonte shumë nga puna e tij, ai merr një vendim se, Ahmetin duhet likuiduar. E thamë se ai ishte intelektual dhe i hetonte hilet kur i bëheshin atij. Me kohë mori informatën se ortaku i tij, përgatitej për ta vra. Pas kësaj informate, Ahmeti askund nuk shkonte pa revole. Një ditë kur Bozhoviqi ishte përgatitur që ta vriste Ahmetin, dora e Ahmetit ishte më e shpejt dhe e vrau Bozhoviqin dhe plagosi një Riston.

Kjo kishte ndodhur në vitin 1936, dhe Ahmeti nga kjo ditë kaloi kufirin ilegalisht për tu vendosur në Shqipëri. Ahmeti kudo që shkonte lente përshtypjen e një njeriut fjalë pak, por të mençur e trim. Njerëzit e Ahmet Zogut, duke i vërejtur këto tipare të tij të trimërisë luftarake e intelektuale, menjëherë e inkuadrojnë në ushtrinë shqiptare dhe i dhanë gradën e kapitenit. Edhe sot dëshmon libreza e ushtrisë e nënshkruar nga Kolë Bibë Mirakaj, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Italiane. Në Shqipëri qëndroi deri më 1940, kur Kosova me Shqipërinë nuk kishin kufij, ai u kthye në Gjakovë. Menjëherë filloi me aktivitete ushtarako-politike duke bashkëpunua me patriot siç ishin: Avdyl Durën, Jup Binakun, Abdullah Hoxhën, Ethem Stubllen, Ali Bajraktari e Junikut, Demë Ali Pozharin e shumë të tjerë.

Në vitin 1942, kur u bë sulmi nga ana e çetnikëve në kufirin verior të Kosovës, ai u inkuadrua me luftëtarët e Dukagjinit në mbrojtje të Plavës e Gucis, Kollashinit, Sanxhakut etj. Duke e ditur për trimëritë e tij, enkas luftëtarët e Plavës e Gucisë kërkonin ndihmë nga ai, për ti mbrojtur ato toka të shenjta shqiptare.

Pjesëmarrja në luftëra anë e këndë Kosovës për Ahmet Krajkut ishin të shumta. Edhe në vitin 1944, me trimat e Dukagjinit mori pjesë në mbrojtje të Kollashinit. Në këtë luftë u njoh me trimin Shaban Polluzha dhe trimat e tjerë që vinin nga Drenica e Llapusha si dhe me Muharrem Fejzën që vinte nga Anamorava.

Gati të njëjtin rrugëtim për Shqipëri e kishte pasur edhe trimi i Llapushës Alush Smajli- Qerrataj. Dhe fati e kishte dashur që ai të takohej në Shqipëri me të, dhe nga ajo kohë u bënë shokë e miq të pa ndarë. Ahmeti shoqërohej edhe me Muratin, vëllain e Alushit në Rrashbull. Ata tre, qëndronin  bashkë çdo ditë dhe i zinte mëngjesi duke biseduar dhe bërë plane se si një ditë do të kthehen në Kosovë dhe do të luftojnë deri në fund për lirinë e saj.

Takimet e shpeshta me vëllezërit Smajlaj, dhe zgjerimi i rrethit me patriot të shumtë, shtëpia e vëllezërve u bë strehim për të gjithë kosovarët që kishin ikur nga terrori serb dhe ishin vendosur në tokën e shenjët- Shqipërinë. Ata bënë plane që të kthehen shpejt në Kosovë dhe të fillonin luftën kundër serbit që donte ti gllabëronte tokat e tyre. Kushtet ishin plotësuar, rreziku në kufi nuk ekzistonte, ata u kthyen në Kosovë.

Ahmet Krajku ishte djalë me një shoqëri të gjerë. Dhe, nuk ishte befasi që disa shokë të tij nga Gjakova ishin inkuadruar në aradhet partizane. Pas kthimit në Gjakovë, me takimet e shpeshta me ta, ata e bindën që të futet në Brigadën VII Partizane të Shaban Haxhisë, e cila ishte formua në Gjakovë më 11 nëntor 1944. Me këtë brigadë, Ahmeti shkoi deri në Srem, por në grupin e ushtarakëve të kthyer ishte edhe Ahmet Krajku.

Me të dëgjuar se Brigada e Shaban Polluzhës, ishte kthyer nga rruga që ishte nisur për Srem, Ahmet Krajku i shkon në ndihmë në Drenicë bashkë me nipin Ahmet Meçën nga Gjakova. Pas luftimeve të rrepta që u zhvilluan në Drenicë, e cila  përfundon me 22 shkurt 1945, Ahmet Krajku nuk u kthye kurrë më në Gjakovë, por iu bashkëngjit çetës së Alush Smajlit- Qerratas.

Gjatë luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit e PKJ-së  kishin premtuar  se e ardhmja e Kosovës do të zgjidhej duke u respektuar Deklarata e Moskës, Karta e Atlantikut, Deklarata e Teheranit dhe Letra e Titos e botuar në gazetën “Proleter” e shumë dokumente të tjera  me rëndësi historike. Në Jugosllavin e pasluftës u deklaruan se kriteri kombëtar do të vihej në themel të ndarjes territoriale dhe administrative të vendit. Por, pas përfundimit të luftës këto kritere për pushtetin jugosllav, nuk ekzistonin, dhe si të tilla nuk u morën parasysh. Edhe pse viset shqiptare përbënin një tersi territoriale, ishin kompakt nga pikëpamja kombëtare, kishin një vijueshmëri e shtrirje të përcaktuar qartë nga pikëpamja gjeopolitike gjatë kufirit me trungun amtar dhe me republikat e tjera  të Jugosllavisë, u ndanë midis njësive federale Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Që më vonë të gjitha këto ndikuan që në popullatën shqiptare të rritet pakënaqësia.

Fill pas Luftës së Dytë Botërore, në Kuvendin e Prizrenit ( 8-10 korrik 1945), Kosova u shpall se “me dëshirën e vet popullsisë së saj, i bashkohej Serbisë Federale në kuadër të Federatës Jugosllave”. Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan. E tërë kjo ndikoi që në Kosovë të formohen dhe të veprojnë shumë organizata patriotike-politike shqiptare. Një ndër këto organizata që zhvilloi veprimtari të dendur, që la gjurmë, e bëri jehon por që e tërë veprimtaria e saj ishte afatshkurtër ishte organizata politike-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” e udhëhequr nga patrioti dhe atdhetari i shquar profesor Ymer Berisha.

Organizata ilegale-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare”, që ishte e formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste. Dhe qëllimi suprem i saj ishte bashkimi i tokave shqiptare. Alush Smajli ishte mik e shok i prof.. Ymer Berishës, andaj edhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë në themelimin e organizatës dhe pjesëmarrës i Kuvendit të Dobërdolit.

Sipas disa të dhënave që kam, thuhej se organizata u formua  në mars të vitit 1945, në fshatin Llapçevë, në kuvendin e udhëheqësve të grupeve të armatosura të trekëndëshit Klinë-Rahovec-Gjakovë. Kuvendi i Llapçevës pati një jehon të madhe, ku masat patriotike shqiptare e argumentuan më së miri këtë me pjesëmarrjen e shumtë të patriotëve në këtë takim, siç ishin: Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi, Muharrem Bajraktari, Alush Smajli etj. Përndryshe fillet e kësaj organizate  sipas disa të dhënave  i hasim edhe më herët, më 28 nëntor 1944. atëherë kur prof. Ymer Berisha me disa nxënës të Normales “Sami bej Frashëri” të Prishtinës organizojnë një mbledhje me fshatarët në Obri të Epërme. Në këtë tubim  të madh me fshatarët, jo vetëm që u shënua dita historike e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por u proklamua  edhe formimi i organizatës ilegale politike e ushtarake me emrin “Besa Kombëtare”, kryetar i së cilës ishte zgjedhur prof. Ymer Berisha. Por, deri në mars të vitit 1945 shumë pak ose fare pak zhvilloi ndonjë aktivitet në teren, ndërsa pas vitit 1945, në pjesën e dytë të vitit zhvillon një aktivitet të dendur, dhe luajti një rol të rëndësishëm në ilegalen shqiptare.

Në këto rrethana të okupimit, në Kosovë dhe në të gjitha territoret shqiptare këndej kufirit, zbatohej një diktaturë e egër ushtarake e udhëhequr nga grupet e komandove çetnikë si dhe komunistëve sllav. Sidomos, terrori e gjenocidi ndaj popullatës së pafajshme shqiptare erdhi e u shtua pas vrasjes së Milladin Popoviqit ( 13 mars 1945), i cili ishte një alibi i mirë që OZNA haptas justifikoi terrorin dhe likuidimin e intelektualëve shqiptar. Prijësit e Mbrojtjes Kombëtare dhe të njësiteve vullnetare të Frontit Nacional Shqiptar , të cilët i kishin shpëtuar ndjekjes, bënin përpjekje të vazhdueshme në grumbullimin dhe në konsolidimin politiko-ushtarak të forcave shqiptare për formimin e Ushtrisë Demokratike Popullore Shqiptare. Nëpër mes kësaj patriotët synonin të bënin lidhjen e të gjitha forcave antikomuniste, që më vonë do të shndërrohen në një ushtri me karakter gjithëkombëtar shqiptar.

Kuvendi i Dobërdolit u mbajt me 24 gusht 1945. Me këtë datë kishte filluar tubimi i madh i ilegales shqiptare, në malet e Martin Pjetrit të fshatit Dobërdol. Në të morën pjesë 19 grupe me përcjellësit e tyre, ndër të cilët edhe përfaqësuesit nga Rozhaja dhe Pazari Ri, gjithsej 158 veta. Pas përfundimit me sukses të kuvendit pjesëmarrësit në grupe të vogla shpërndahen pa asnjë problem.

Për të gjitha këto që ndodhnin në Kosovë ishin të njoftuar Mithat Frashëri dhe Muharrem Bajraktari. Ishte krejt e natyrshme, që në fillim të shtatorit  1945, nga këta të vijë një kërkesë për kalimin e forcave të rezistencës për në Greqi. Për këtë ekziston edhe një e dhënë tjetër e cila dëshmon se Ukë Sadiku me luftëtarët e vet më të ngushtë, po në këtë kohë kishte pas një takim me Muharrem Bajraktarin, ku shtruar kishte biseduar për largimin e tyre nga Kosova. Kuptohet, këtë planë nuk e kishte pranua Ukë Sadiku, por ishte pajtuar se lidhur me të do të merren mendimet edhe të krerëve të tjerë në Kuvendin e Mirditës, të 10-11 shtatorit 1945. Ndaj kësaj kërkese, reaguan  shumë personalitete të nacionalizmës, por ndaj saj reagoi edhe KQ i NDSH-së në Shkup.

Lufta e Qelisë kishte ndodhur me 12 shtator 1945, në mes të luftëtarëve të Çetës së Ukë Sadikut, të cilëve iu printe i vëllai Shaban Sadiku dhe Brigadës III Bokele të Kotorrit nga Mali i Zi. Sipas një dëshmitari që i kishte shpëtuar kësaj masakre sllavo-çetnike, Ali Metës, ai thekson se: Luftimet zgjatën tërë ditën deri në orën 21 të mbrëmjes kur filloi të binte një rrebesh shiu, i cili e pamundësoi vazhdimin e luftimeve. Aty atë ditë, nga çeta e Ukë Sadikut u vranë 32 luftëtar, të cilët i printe baci Shaban, ndërsa për partizanët të vrarë dhe të plagosur nuk ka të dhëna. Dëshmitarët e mëvonshëm thonë se edhe nga ta janë vrarë afro 200 e më dhjeta të tjerë janë plagosur…”. Sipas Jetish Kadishanit, i cili e ka hulumtuar terrenin për të vrarët e Qelisë, ai arrin që të identifikojë 21 shqiptarë të vrarë si: 1. Mujë Ahmeti, 2. Isuf Bajrami, 3. Smajl Hajdari, 4. Sadik Lutani, 5. Fetë Ukella, 6. Hasan Miftar Abazi, 7. Adem Zenun Shala-Çitaku, 8. Rexhep Ismaili-Kapterr Rexhepi, 9. Tafil Murati, 10. Met Dini, 11. Ramë Murati, 12. Selim Sokoli, 13. Pjetër Tomë Berisha, 14. Zefë Sokoli, 15. Mark Sokoli, 16. Bajram Coli, 17. Xhemë Hoti, 18. Musli Hoti, 19. Isa Hoti, 20. Brahim Rogani, 21. Halit Rogani. Ndërsa 11 të tjerëve nuk iu dihen emrat dhe veç këtyre kishte shumë të plagosur që i mbijetuan luftës së Qelisë. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Alush Smajli dhe Ahmet Krajku. Pas  shërimit, Alush Smajli sërish iu rrek maleve mbi fshatin e tij bashkë me të vëllain Muratin dhe bashkëluftëtarin besnik, Ahmet Krajkun.

Më 1 prill të vitit 1946, ata ishin të strehuar në dy bunker, në vendin e quajtur Lugu i Lajthisë (në lindje të fshatit Gullboc), nga një brigadë partizane-çetnike. Pas  një qëndrese të madhe, megjithatë ata bënë luftë të pabarabartë, ngase armiku ndaj tyre përdori bomba dore e mitraloza, ata i likuiduan. Më parë vritet i vëllai i Alush Smajlit-Murati dhe bashkëluftëtari Ahmet Krajku, e pastaj edhe Alush Smajli. Ushtarët që morën pjesë në sulm nuk guxonin ti afroheshin bunkerëve, ngase nuk besonin se i kishin likuidua trimat. Pasi se një jevg e fusin me dhunë që të shoh se a i kishin vra trimat, atëherë hyjnë ushtarët dhe i nxjerrin kufomat, duke i dorëzuar tek familjaret për ti varrosur. Edhe pas vdekjes së dëshmorit Ahmet Krajkut, edhe sot janë aktuale fjalët e tij që iu thoshte shokëve: “Për Shqipërinë Etnike, na nevojitet një bashkim i të gjitha forcave shqiptare dhe Shqipërinë Etnike do ta kemi të sigurt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok