A MUND TË KORRIGJOHET STANDARDI I 1972-ËS?
Nga Sami Islami
Nuk mendoj se shqipja do ta ketë fatin e latinishtes, siç mendon gjuhëtari Mehmet Elezi . Shqipja u ka rezistuar furtunave historike edhe më të veështira. Përafrimi i dy kryedialekteve në standard është fare i mundshëm. Mjafton të merret modeli i pjesores së shkurtuar, siç e sygjeron gjuhëtari Agim Morina.
Standardi i shqipes, që u vendos më 1972, ka mangësi metodologjike. Kongresi nuk gjeti zgjidhje për ta ruajtur paskajoren gege, prandaj e hoqi atë fare. Nga heqja arbitrare e paskajores gege nuk u bë asgjë. Kjo vetëm sa hapi probleme edhe më të mëdha. Vetë fakti se edhe pas një gjysëm shekulli “unjësim” (e në fakt ky unjësim nuk ndodhi) tregon qartë për prezencën e këtyre problemeve.
Gjuhëtarët si nga Shqipëria Londineze, po ashtu edhe nga gjithë Shqipëria Etnike, duhet te ulen edhe një herë dhe ta vendosin modelin e pjesores se shkurtuar, duke i larguar mbaresat -ue gege dhe -uar toske dhe standardi do ta ketë edhe paskajoren e gegërishtes aty pa e dëmtuar standardin. Folësit e shqipes i kane dy modele për t’i perdorë. Edhe lidhoren “për të shku”, pra pa -ar, edhe paskajore “me shku” , pra pa mbaresën -e. Qe zgjidhja! Dhe sipas gjuhëtarit Agim Morina, standardi plotesohet me këtë pjesore të shkurtuar.