A MUND TË KORRIGJOHET STANDARDI I 1972-ËS?

0

Nga Sami Islami

Nuk mendoj se shqipja do ta ketë fatin e latinishtes, siç mendon gjuhëtari Mehmet Elezi . Shqipja u ka rezistuar furtunave historike edhe  më të veështira. Përafrimi i dy kryedialekteve në standard është fare i mundshëm. Mjafton të merret modeli i pjesores së shkurtuar, siç e sygjeron gjuhëtari Agim Morina.

Standardi i shqipes, që u vendos më 1972, ka mangësi metodologjike. Kongresi nuk gjeti zgjidhje për ta ruajtur paskajoren gege, prandaj e hoqi atë fare. Nga  heqja arbitrare e paskajores gege nuk u bë asgjë. Kjo vetëm sa hapi probleme edhe më të mëdha. Vetë fakti se edhe pas një gjysëm shekulli “unjësim”  (e në fakt ky unjësim nuk ndodhi) tregon qartë për prezencën e këtyre problemeve.

Gjuhëtarët si nga Shqipëria Londineze,  po ashtu edhe nga gjithë Shqipëria Etnike, duhet te ulen edhe një herë dhe ta vendosin modelin e pjesores se shkurtuar, duke i larguar mbaresat -ue gege dhe -uar  toske dhe standardi do ta ketë edhe paskajoren e gegërishtes  aty pa e  dëmtuar standardin. Folësit e shqipes i kane dy modele për t’i perdorë. Edhe lidhoren “për të shku”, pra pa -ar, edhe paskajore “me shku” , pra pa mbaresën -e. Qe zgjidhja! Dhe sipas gjuhëtarit Agim Morina, standardi plotesohet me këtë pjesore të shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok