26/12/2024

A e kuptojmë ne Europën?

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Nevoja për të bukurën, si kategori e lartë estetike, arkitektura madhështore, letërsia e muzika, në sinkroni me kërkesat e larta shpirtërore, kanë qenë  shtytjet kryesore që i kanë dhënë hov qytetërimit perëndimor, qytetërim ky, në të cilin, siç thotë Umberto Eco, “këmbimet kulturore kanë kontribuar më shumë se çdo gjë në ndërtimin e asaj çfarë është sot Europa.”

Kurse ne, duke u këputë prej rrjedhave të këtij qytetërimi, pas pushtimit osman, jemi goditë keq nga shëmtia, dhe, siç kanë vërejtë shkrimtarë e studiues, nuk kemi treguar ndjeshmëri për të bukurën. Ky raport negativ me të bukurën, e kishte pezmatuar keq Faik Konicën, i cili thoshte:

“Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.”

Sa herë kthehem në Europë, e kuptoj gjithnjë e

më shumë pezmatimin e Konicës, por dhe pazotësinë tonë për ta kuptuar vërtet Europën, sidomos atë kulturore, që është thelbi i ekzistencës së saj.

Sot u ktheva në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, të cilin e kam vizituar disa

herë. Ky qytet, me një trashëgimi të pasur dhe me një arkitekturë mbreslënëse, të josh, të nxit ta vizitosh e rivizitosh, siç ngjet me të gjitha kryeveprat e artit, të cilat të ushqejnë shpirtërisht dhë të ftojnë t’iu rikthehesh disa herë.

Kopenhaga ka këtë magji, sepse është qytet i bukur, në të cilin bashkëjeton për mrekulli e vjetra me të renë.

Danezët, si të gjithë popujt europianë, kanë ndjeshmëri të thellë për të bukurën dhe tregojë një kujdes të veçantë kundrejt traditës, të cilën e mirëmbajnë për bukuri.

Ngecjet tona serioze dhe pazotësia për t’u konsoliduar, janë rrjedhojë e krizës kulturore dhe për sa kohë nuk e kuptojmë këtë problem, zor të dalim prej mjegullës ku jemi katandisë.

Shoqëria jonë vazhdon të mos tregojë ndjeshmëri

për të bukurën dhe të mos ketë objektiva të qarta

kulturore e estetike, por të vetëkënaqet dhe lehtësisht të zhytet në tallava, prandaj nuk e kuptojmë Europën të tillë çfarë është, por e sajojmë një Europë imagjinare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok