10/11/2024

A e dini që gjuha shqipe po rrezikohet nga krimi i organizuar?

0

Shkruan Fahri Xharra

“Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar, as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas atë sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. ”Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, pellazge u thoshin më parë, më së fundi Shqiptar, gjuha që e flisnin perënditë atë e flisnin dhe pellasgjitë, atë e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..(Petro Zheji).

E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit ma kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona ta flasin. Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane, sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam, qe të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe të krenohem mbi të tjerët.

Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kanë për të ardhur deri sa të jetohet jeta.

Nëse në Kongresin e Berlinit(1878) na copëtuan tokat tona ,na e masakruan trungun e të parëve; ato copa janë ende, ende frymojnë shqip ,ato jetojnë shqip diku haptas e diku tinëz. Historia është më e saktë se matematika . Nuk i dihet.

Kongresi i Berlinit ishte i hapur ,por vendimet ishin të fshehta Aty ishin ata që na lakmonin dhe të gjithë ata që na ndanin. Vetëm ne nuk ishim. Ai kongres famëkeq i dobësoi themelet e një struktureje të fortë të trashëguar me mileniume; qëllimi i qartë shuarja e më të vjetërve të kësaj aneje ;por gjuhën Shqipe nuk munden ta zhbënin, edhe pse me shkoqjen e copave nga tërësia synohej shkapërderdhja dhe humbja e gjuhës sonë .Europa nuk ishte e vetëdijshme që ne ishim ata që Europës ia dhamë Europën.

Diku është mbajtur një ”Kongres i dreqit të mallkuar” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij ”kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe. Sulm mbi gjuhën standarde shqipe. Qëllimi është i paracaktuar ;të behët një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njohin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes e thonjtë e mbushur më të zeza shpirtërorë po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njëjtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thotë: ia arritëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç ‘shqipëruam një nga gjuhët më të vjetra të globit.

Gjuha shqipe ka ra në duar të krimit të organizuar. Krimi i organizuar mbi gjuhën shqipe po e bënë atë që e ka vendosur ”kongresi ’ i ”miqve” tanë. Tmerr!

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”(Heidegger). E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre ;se ata po flenë, dhe ndoshta ata janë në klanin shkatërrues të gjuhës shqipe.

Pse i përdorim fjalët e huaja ? Përdorimin e fjalëve të gjuhëve të huaja a e kemi ngase nuk e njohim mire gjuhën shqipe? A e kemi nga naiviteti dhe mendjemadhësia , që duke përdorur më shumë fjalë të huaja tregohemi më intelektual dhe më shumë i arsimuar? Apo pa vetëdije fundosemi në humbëtirën e pa kthim , në të cilën janë humbur shumë gjuhë të vjetra?

Po emrat e huaj a lakohen ? sigurisht që po . Po pse e bëjmë gjuhën tonë t`i ngjajë gjuhës turke e cila nuk ka as gjini e nuk ka as rasa. Jemi ne në veti ?

Kush po i organizon këto maskenballe për gjuhën e lashtë shqipe?

Po, po lakohet edhe Trumpi, edhe Vuçiqi, edhe Kina, edhe rrota e samës. Te gjitha lakohen, edhe ato të huajat, nëse i themi vetes që po shkruajmë dhe flasim shqip

Si të tejkalohen këto përmbytje të pamëshirshme, të cilat nuk janë vullneti Zotit? A ka shtet në anët tona? A ka Akademi në çerdhet tona? A ka institute në tokat tona? Të veprojmë sa nuk është vonë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar mbi gjuhën shqipe. Po humbi gjuha ,humbëm edhe ne.

Po e humbim detin, token, ajrin, gjuhën… ndoshta po i vjen era që do ta humbasim edhe lirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok