22/12/2024

A e di Alibeu se Shqipërinë e qeveris Edi beu?!

0
Sali-Berisha2

Nga Enver Bytyçi
Fjalimet e eksponentëve të vulës janë fund e krye akuza dhe sulme kundër opozitës. Nga fjalia e parë e deri te e fundit gjendet vetëm emri i Sali Berishës! Alibeu, Bardhi e Bejko kanë nisur fushatën kundër Partisë Demokratike dhe jo kundër pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës. Duket sikur ata bësojnë ende sot pas dhjetë vitesh që në pushtet është Sali Berisha dhe jo Edi Rama. Duhet që dikush aty afër tyre t’ua kujtojë se kryeministër i Shqipërisë në dekadën e fundit është kreu i Rilindjes dhe jo lideri historik i Partisë Demokratike.
Mesa duket regjizori ua ka dhënë këtyre treve detyrën e aktrimit. Të sulmojnë Berishën! Të sulmojnë edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën! Bardhi në Lezhë përmendi vitin 2009. Por harroi të thotë se PD asokohe nuk mund të formonte qeverinë, sepse kishte vetëm 70 deputetë, një deputet më pak! Megjithatë nuk po ndalem këtu! Strategjia është të demoralizojnë demokratët. Jo t’i thërrasin në përkrahje të vulës. Por t’i bëjnë indiferentë. Që ata të mos shkojnë në kutitë e votimit!
Prandaj bëni kujdes! Sot problem është Rilindja. Rreziku vjen nga Edi Rama dhe politikat e tij anti-qytetare e anti-kombëtare! Berisha ka qëndruar dhjetë vite në opozitë dhe politikanët kudo në botën demokratike shkojnë në opozitë për të mësuar nga gabimet e veta e të kundërshtarëve të tyre në pushtet. Se Sali Berisha ka mësuar nga këto gabime, ai e tha këtë në fjalimin e tij në çelje të fushatës më 15 prill!
Ndaj ato që thonë Alibeu e ndonjë tjetër janë broçkulla! Janë shpifje! Janë fjalime të shkruara në zyrat e Partisë Socialiste! Si të tilla ngjasojnë me fjalimet e Erion Velisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok