19/04/2024

Rugova është krejt i pashoq përreth tij

0

Nga Ndue Ukaj
Veprën letrare dhe politike të Ibrahim Rugovës e kam shumë përzemër dhe merrem bukur shumë me të, me një dëshirë që në të ardhmen të shkruaj një libër shumë modest për mësimet e tij të mëdha në fushën e letërsisë e të politikës.
Për mua, në fushën e studimeve letrare dhe sidomos në veprimtarinë politike, Rugova është krejt i pashoq përreth tij.
Mbase, koha po e provon përditë e më shumë se prej Skënderbuet e deri me sot, historia shqiptare nuk ka një vizionar dhe një idalist si Rugova.
Prandaj, veprën e tij letrar e politike e vlerësoj si mësimin më të mirë për të sfiduar të sotmen plot turbullira e tonditje kah një ardhme më progresive.
Ky libër i shkruar në frëngjisht dhe i pëkthyer shqip nga Elvi Sidheri është një dëshmi e fortë e forcës që përfaqëson figura unike e tij, sepse, siç thonë vetë autorët, Rugova përveçëse ka shkruar libra, ai ka shkruar disa nga faqet më të rëndësishme të Ballkanit në kohën e tij.
Autorët e këtij libri tregojnë se Rugova ishte europian i vërtrtë dhe demokracinë perëndimore e kishte ideal, sepse ishte formuar me këtë idela, duke qëmtuar e analizuar dhe duke u mahnitë nga kjo kulturë e madhe përgjatë kohës kur ndiqte kurse te R. Barthesi në Paris.
Rugova – e thotë vetë- nuk i pëlqente mendësi e Ballkanit që vetëm akuzon.
Ai donte të krijonte miqësi, luftonte për ideale të larta dhe nuk mbytej në tymnajën e thashethemeve ballaknike.
Prandaj, Rugova është model i mirë dhe për mua mësimi më i mirë për shoqërinë tonë. Sepse, mësimi më i mirë është mësimi për njerëzit e mirë dhe me vepra të mira. Rugova ishte i mirë në letërsi dhe në politikë.
Prandaj, miq të mi, në vend të çoroditjeve shqiptare që shfqen egërsisht në jetën publike, lexojeni këtë libër dhe e kuptoni më mirë kah kemi ardhë, si kemi qenë dhe ku jemi sot. Dhe po ashtu, duke e njohur më shumë Rugovën, lexuesit mund ta kthjellin mendjën për t’ i gjykuar punët e sotme dhe për t’ i pa sa xhuxha janë të tjerët.
Vepra e Rugovës ka forcë dhe mund t’ na ndihmojë të shikojmë lart dhe ta ndalim pak hovin e stërkeqjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok