30/03/2025

90 VJET NGA SHUARJA E ALEKSANDER MOISIUT, GJENIU I SHEKULLIT

0
Aleksander-Moisiu

“Aleksandër Moisiu i nevojitet rinisë, ngase rinia është ajo që e ka përkrahur Moisiun në atë kohë, rinia avangarde dhe intelektualët”. (Isak Guta)

ALEKSANDËR MOISIU (1879-1935)

Artist i Popullit

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

U lind në Trieste. Rridhte nga familja shqiptare e Moisive me origjinë nga Kavaja. Është aktor i njohur botëror me prejardhje shqiptare. Shkollën e mesme e kreu në Grac të Austrisë më 1898. Pas vdekjes së të atit familja u vendos në Vjenë. Për një kohë të shkurtër Aleksandri ndoqi Konservatorin e Vjenës,  por për arsye ekonomike u detyrua të punojë si duartrokitës në Opera dhe si figurant në Burgteatër.

Nga Enciklopedia: Alexander Moissi (italienisch Alessandro Moisi, albanisch Aleksandër Moisiu; ( 1879 in Triest; † 23. März 1935 in Wien) war ein österreichischer Schauspieler albanisch-italienischer Herkunft, der zwischen 1910 und 1930 der berühmteste Schauspieler im deutschsprachigen Raum und aufgrund seiner vielen Tourneen auch ein Weltstar war.Moissi war der Protagonist des modernen, zerrissenen, morbiden Menschen zu Beginn des 20. Jahrhunderts.

Veprimtarinë si aktor e nisi në 1899 në skenën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në Teatrin Gjerman të Pragës, më 1904 në Berlin në teatrin “Volksbühne” (“Skena Popullore”). Regjisori Max Reinhardt i dha rol te Osvaldit “Fantazma” nga Henrik Johan Ibsen. Ai luajti me sukses rolin e Hamletit tek drama e Shekspirit, pastaj tek “Kufoma e gjallë” të Tolstoit dhe shumë role tjera.  Vdiq në kulmin e krijimtarisë së tij skenike, në Vjenë. U varros në Lugano të Zvicrës. Me art realist të nivelit të lartë mishëroi role kryesore në kryeveprat e teatrit klasik dhe të kohëve të reja. Në historinë e artit skenik botëror, Aleksnder Moisiu la gjurmë me artin e tij. Ai kishte herë pas herë kontakte me studentë shqiptarë në Austri dhe ishte admirues i progresit kombëtar.  Ja një foto me studentë shqiptarë në Vjenë.

Ai la gjurmë  në teatrot europiane.

Interpretimi i tij origjinal i bashkuar me temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve spikati fuqishëm. Tingëllima dhe ngjyra e zërit të tij ishin të veçantë. Ai interpretoi shumë role në filma artistik pa zë dhe folës.  Moisiu shkroi dramën “Der Gefangene” (Robi) e cila i kushtohet Napoleon Banapartës dhe Revolucionit Francez e cila u shfaq në Gjermani, por me ardhjen e nazistëve në pushtet u ndërpre.

Në Austri Aleksandër Moisiu dhe Karl Gega me rrënjë shqiptare vlerësohen si ura lidhëse mes dy kombeve dhe kulturave. Sot shumë  institucione, shoqata, shkolla mbajnë me krenari emrin e Aleksandër Mosisiut në Shqipëri Kosovë dhe diasporën shqiptare. Universiteti i Durrësit etj.  Është themeluar edhe Çmimi “Aleksandër Moisiu”. Në shenjë nderimi shumë rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e tij.

Aleksandër Moisiu është figurë e nderuar e kombit shqiptar. Emri i tij sot kujtohet si emër i shumë institucioneve të kulturës, shkolla, shoqata, rrugë në gjithë trevat shqiptare dhe në botë.

Mbi jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut janë shkruar dhjetëra vepra në disa gjuhë duke përfshirë këtu edhe ato në gjuhën shqipe. Njëri nga studiuesit e pasionuar i cili ka shkruar shtatë vepra dhe ka përgatitur filma dokumentar kushtuar Moisiut, ekspozita fotografish në disa shtete është Isak Guta.  Hamburg me 8 nëntor 2003.“Me Moisiun, kombi shqiptar i dha botës misionarin më të lartë të artit skenik botëror. Ai arriti këtë me fuqinë e botës shqiptare dhe më fuqishëm se kudo tjetër duhet të prijë e të veprojë brenda qenies kombëtare. Përmes ekspozitës në prag të 125 vjetorit të linjës së Moisiut, pas aktualizimit të kësaj figurë, kryesisht synohet për të hyrë në zemrat e shkollarëve , nxënësve dhe studentëve shqiptarë, që tu shërbejë si fanar shtigjeve të reja në krijimtari…Me hyrjen e Moisiut në zemër të rinisë ata veprojnë së bashku dhe mund ti japin artit shqiptar hove të ndritshme deri në lëvizje kulturore”.

Nga rrethanat katastrofike në Shqipërinë komuniste dhe post komuniste, te Kosovës së robëruar dhe dërmuar, pak u mësua për veprat e këtij studiuesi të cilat i botoj pa kurrfarë ndihme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok