20/04/2024

Dritan Demiraj: Le të jem unë ai “racisti”!

Sqarim për opinionin publik!

Nga Kolonel Dritan Demiraj

Gjatë një interviste për Syri.tv, pyetjes së gazetarit në lidhje me çështjen e refugjatëve Afganë në Shqipëri, krahas të tjerash, si ushtarak dhe si ish Komandant i një sërë misionesh në Afganistan, ku kam parë dhe prekur nga afër realitetin Afgan, nuk do ishte etike që të mos ndaja me opinionin publik disa shqetësime mbi aspektet e sigurisë të cilat duhet të mbahen në konsideratë duke patur parasysh kulturën, traditat, arsimimin e refugjatëve Afganë përkundrejt shoqërisë tonë.

Për fat të keq, si jo pak herë në Shqipëri,  ajo çfarë pashë sot në disa portale ishte deformimi total i kontestit të intervistës duke bërë shkëputje dhe montazh të fjalëve të veçanta të intervistës dhe duke krijuar lajme apo tituj bombastikë për të patur disa klikime më shumë. Madje disa portale shpreheshin që deklarata ime në lidhje me kulturën konservatore të popullit Afgan, ishte deri në kufijtë e racizmit… Mendoj që sot nuk është as vendi dhe as momenti për të patur “tituj bombë” për klikime, apo qëllime të tjera në ‘backstage”.

Si rrjedhojë, ndjej detyrim sqarimin e opinionit publik dhe atyre portaleve, media dhe gazetarë profesionistë të vendit tonë si më poshtë:

  1. Nëse të deklarosh “që duhet të kemi kujdes pasi me vendosjen e refugjatëve Afganë në Qytet Studenti është rrezik i madh” pasi në atë vendqëndrim, agjencitë tona të shërbimeve inteligjente dhe ligjzbatuese do ta kenë shumë të vështirë të monitorojnë dhe mbajnë nën mbikqyrje me kapacitet të plotë situatën – quhet “racizëm” , atëherë “racizëm” le të jetë…
  2. Nëse të deklarosh që “duhet të kemi kujdes pasi në Qytet Studenti kemi fëmijët e studentët tanë dhe kultura Afgane është totalisht konservatore dhe totalisht kontraditore me kulturën tonë si në sjellje, veshje, qëndrime, komunikime etj”, dhe duhet të kemi kujdes në trajtimin e kësaj çështje – quhet “racizëm” , atëherë “racizëm” le të jetë…
  3. Nëse të japësh shembuj konkret se shqetësimet që unë ngrita gjatë intervistës së djeshme i ilustrova me ngjarje që kanë ndodhur në vende të tjera të Europës si Gjermania dhe Franca duke thënë kështu që “duhet të kemi kujdes pasi sulme dhe përdhunime kanë ndodhur edhe në vendet më të zhvilluara të Europës” – quhet “racizëm”, atëherë “racizëm” le të jetë…

Le të jem unë “racist-i” i cili i bëj thirrje të gjithë palëve të vendit tim si qeverisë, institucioneve të sigurisë, opinionit publik, shoqërisë civile etj.. “se është detyre e jona që të kushtojmë kujdes të veçantë shqetësimeve që historia ka treguar që kanë ndodhur dhe në vendet më të zhvilluara”.

Është  detyrë dhe nder për Shqipërinë që të japë kontributin e saj dhe të strehojë çdo refugjat që i kërcënohet jeta, pa dallim feje, ngjyre, krahine apo ideje….por gjithashtu është detyra jonë që të jemi vigjilent!

Dhe nëse për të qenë dhe treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë, familjet tona si dhe ato bij dhe bija nënash që ne strehojmë do të duhet një “kokë turku”  qe ta quajmë “racist”, atëherë, le të jem unë ai “racist”!

Faleminderit.

D.D.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100044589662161

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok