04/11/2024

Nga Lutfi ALIA

250 vjet më parë, Leopold Mozart dhe djali i tij Wolfgang, ishin në Roma. Ditën e merkurës së shenjtë të 11 prillit 1770, asistuan në Meshën që zhvillohej ne Kapelen Sistine, ku dëgjuan të famëshmen Miserer  (Meshirë) opera e Gregorio Alegri, kompozuar rreth vitit 1630, me frymezim nga sallma 50 e Biblës. Kjo pjese ekzekutohej në Kapelen Sestini me drita te fikura, në mëngjes, si pjesa zyrtare e Javes se Shenjte. Miserer ekzekutohej vetem dy here në vit dhe ishte kaq e çmuar, sa i ishte ndaluar muzikantëve të orkestrës te shpërndanin partiturat, ishte një pjesë muzikore e “ndaluar për të tjeret”, madje ndëshkoheshin, ata që i u dorëzonin të tjerëve partiturat.

Leopold Mozart dhe Wlfang Amadeus Mozart kishin shkuar ne Rome pikërisht për të aisituar në Meshën dhe për të dëgjuar këtë pjese të famëshme muzikore. Mozarti katërmbedhjete vjeçar, i përqëndruar në degjimin e kantos dhe te muzikës, në perfundim e kishte memorizuar tërësisht dhe e kishte hedhur në pentagram note pas note, sikur dikush t’ia kishte diktuar me kujdes të veçantë.

Një mrekulli e vërtetë e trurit gjenial Mozartian.

Tre ditë me pas, i ati Leopoldi i shkruante bashkëshortes: “Ndoqem Meshen, dëgjuam dhe Messer të Alegrit. Ne tashme e kemi te plote, Wolfangu e memorizoi dhe e transkriptoi teresisht”

Nje vit me pas, Mozarti takoi historianin e muzikes Charles Burrney, te cilit ia dhuroi partiturat qe kishte riprodhuar, dhe qe u bene publike ne Londer per here te pare ne vitin 1771.

Nje episod inteligjence te rralle, nje legjende e magjise se muzikes, nje fenomen i trurit te Mozartit, qe ka nxitur interesin dhe kurjozitetin e studiuesve te muzikes, te neurologeve dhe psikologeve, nje ngjarje qe i ka mrekulluar shkenctaret e te gjithe botes per te spjeguar kete fenomen te gjenialitetit Mozartian. Jane perdorur te gjitha strategjite e mendimit per te analizuar dhe per te kuptuar si arriti Mozarti te konsolidoi keto aftesi muzikore, aftesite per te pervehteuar dhe memorizuar nje veper te nivelit te Messere.

Wolfang Amadeus Mozart perdori strategjite e mendimit te perqendruara ne menyra dhe permasa te jashtzakoneshme ne performansen muzikore. Ky eshte truri i Mozartit. Natyrisht ne trurin e njeriut ekzistojne qendrat e inteligjences muzikore, pra jane qendra te specializuara per degjimin, pervehtesimin, interpretimin, riprodhimin e muzikes. Sa me shume te nxiten dhe te aktivizohen keto qendra, aq me shume perfeksionohen dhe specializohen per muziken, sa me shume te aktivizohen keto qarqe trunore, aq me shume hyne ne veprim inteligjenca muzikore. Si kuptohet ne tru jane “neuronet e muzikes”, sa me shume te aktivizohen keto neurone, aq me shume shprehen aftesite specifike muzikore, pra perdorimi i neuroneve te muzikes ishte perdorimi i pare pratiktik dhe operativ i inteligjences engrammatike, qe eshte zhvilluar dhe perfeksionuar gjate zhvillimit filo dhe ontogenetik te njeriut. Per sviluppare Inteligjenca Engrammatica ka nevoj te aktivizohet nje sistem neurologjik sensitiv specifik i trurit, te ndizen  disopzitivat e lindur dhe te fituar te gjuhes muzikore (Music Acquisition Device, MAD).  Ne se memoria funksionon per te rikujtuar dhe per te riprodhuar, inteligjenca engramatika, ose e kujteses eshte arti dhe shkenca per te mesuar te rikujtosh. Inteligjenca muzikore eshte pjese integrale e kompleksit te inteligjencave te njeriut. Inteligjenca engrammatika, eshte çelesi qe ndez te gjithe sistemet multiple te inteligjences, eshte vektori qe hyne ne brendesi te mistereve te inteligjences.

Studime te shumta te neuroshkencave, kane evidencuar se degjimi i muzikes, ashtu dhe praktimi i muzikes (kompozimi, interpretimi ne instrumenta, kengetimi etj), kane efekte pozitive ne aftesite konjitive, duke aktivizuar nje numer te madhe çerdhe neuronesh ne koren e trurit dhe ne subkoshience.

Inteligjenca muzikore nuk eshte dhunti vetem e muzikanteve, por ne se zhillohet nepermjet nje trainingu konjitiv, shprehet dhe ne persona te tjere. Pra, perderisa nuk ekzistojne njerez pa inteligjencen, nuk mund te kete njerez te privuar nga inteligjenca muzikore. Neuroshkencat kane treguar se kapaciteti muzikor zhvillohet se bashku me aftesite konjitive te trurit te njeriut.

Ne motet e shkuara, muzika konsiderohej disiplina me e larte, si shprehej Platoni tej 2000 viteve me pare: “Deshiroj t’u mesoj njerezve muziken, fiziken, filozofine, por mbi te gjitha muziken, sepse ne modelin e muzikes jane perfshire çelsat e te mesuarit, te pervehtesimit te njohurive”.

Inteligjenca muzikore perbene nga racionaliteti dhe ndjeshmeria, nga arsyeja dhe emozionet, nga mendja, shpirti dhe zemra. Ne inteligjencen muzikore eshte llogjika, arsyetimi, matematika, rregulli dhe kaosi, por dhe inteligjenca emotive, aftesia per te degjuar, transmetuar dhe komunikuar me emozionet te forta.

Inteligjenca muzikore ka permasa te gjera ku bashkejetojne ekuilibri i mendimeve dhe emozionet, harmonia dhe bukuria e jetes, si theksonte gjeniu Mozart: “Tre gjera jane te domozdoshme per nje pianist, koka, zemra dhe gishtat”

Muzika eshte shkence, eshte art, eshte mision, eshte jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok