2020-TA, ÇALOI, APO KALOI ÇO E RRËZO

0

Nga Dedë Preqi

Kosova këtë vit e kaloi « ço e rrëzo » siq thotë një fjalë popullore, apo pakëz më ndryshe, këtë vit Kosova e kaloi me një ngërç të thellë politik e qeveritar, por edhe me një përballje të pa pritur me pandeminë e Covidit 19-të, duke na vënë në një sprovë shumë serioze.

Populli i Kosovës, sa ka qenë në një presion të vazhdueshëm nga luftërat dhe shtypjet, për aqë kohë të gjatë sa nuk mundet të harrojë aq lehtë. Por është e pa shpjegueshme, që pas lirimit të kësaj shtypje dhe dhune, ky popull nuk e gjenë qetësinë e vet shpirtërore akoma.

Kur do e shohim popullatën e këtij vendi të lumtur njëherë, apo ta quajmë për njerëzit e këtij vendi mjerim, nëse sot nuk i shohim gjërat me çëllim të mirë dhe synim për të ardhmën më optimiste, ku sëcili me përpjekjet e veta të krijon kushte normale, për një jetë më të mirë dhe më të begatshme.

Dhe, natyrisht të bëhët përpjekje më serioze e shtetit, që të mënagjohet më mirë e ardhmja e gjeneratave të reja, si përgjegjësi e çdo shoqërie demokratike, poashtu edhe shoqëria e jonë kosovare të afroj kushte normale të ardhmës së këtij brezi, që mos të lakmojnë kampet e huaja perëndimore, duke ëndërruar të ardhmën e tyre për një jetë më të mirë.

Viti 2020, do mbahet në mendje më gjatë, ndoshta më shumë se çdo vit tjetër, për shkak të dështimeve politike dhe inskenimet e ngjarjeve të jashtëzakonshme në qeveri, duke i ndërruar dy pushtete brenda një viti, që janë edhe raste të rralla në demokracinë e vendeve të botës.

Natyra e sakrificës dhe funksionimit të shtetit demokratik, do duhej të shfaqet më ndryshe dhe në kuptimësi të plotë me botën normale dhe njerëzit e këtij vendi, që së paku ti thyej kallëpët e një monotonie të gërditshme të keç-menagjimëve dhe keç-qeverisjeve nga pushtetët e tilla, duke e lënë Kosovën, të anashkaluar dhe të izoluar nga vendet tjera të rajonit, apo si « njollë e zezë » në mes Evropës laramane.

Pikërisht, ajo që e preokupon sot Kosovën, është gjendja e dobët ekonomike dhe sociale, si edhe pa punësia e popullatës, që pjesa më e madhe e tyre përbëhët nga mosha rinore, e cila sikur anashkalohet energjia dhe rroli i saj, përshkak se vendin e tyre e kanë zënë njerëzit jo kompetent në udhëheqje të vendit, të instaluar përmes klaneve dhe vijave partiake.

Mbas shumë peripetish dhe observimesh të politikave jo të mirëfillta, shoqëria kosovare tani më, sikur i ka kuptuar simptomet dhe sëmundjet që e kanë kapluar shoqërinë tonë, sidomos ato që kanë të bëjnë me tregtinë e votës dhe keqpërdorimin e vullnetit të popullit për të grabitur pushtetin, prandaj sëcili prej nesh mund të kontribuojë ndryshe për të ardhmën më të mirë, duke i premtuar vetës se do të qëndroj besnik dhe në mënyrë të denjë në shërbim të popullit dhe atdheut të vet.

Viti 2020-të, ka lënë shumë përshtypje të dobëta në memorjen e popullit të Kosovës, përshkak të rrolit të pushtetëve të pa sinqerta, duke shkakëtuar farkime e ngërçe politike në kohën më kritike të pandemisë dhe në një vend të varfër, i cili si edhe i tërë rruzulli duhet të ballafaqohej me krizën e Covidit 19-të, politika brishtare e Kosovës orientohet në organinizimin e rrëzimit të qeverisë së vet.

Politikanët e Kosovës, u treguan më shumë të liq… se guximtar, interesi i tyre për pushtetin ishte i pa ngopshëm, dhe janë të rralë që ndonjëri prej tyre shdërrohet në njërin prej simboleve të lëvizjes kundër fashizmit dhe gjenocidit serbo-sllav, i cili me masakrimet e fëmijëve dhe moshave tjera të ndryshme, si dhe me zhdukjen e kufomave të tyre, do e tejkalonte fashizmin hitlerian.

Të gjitha ato krime të regjimit serb dhe luftën barbare që bëri ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, duke i vrarë, masakruar dhe dëbuar miliona njerëz nga trojet e veta, dhe kriminelët e këtyre krimeve të rënda nuk janë të dënuar akoma, përshkak të neglizhencës dhe mos angazhimit të palës shqiptare në përgaditjen e aktakuzave ndaj tyre.

Si shembëll gjenocidial i kësaj lufte fashiste, përveq shumë të zhdukurëve tjerë, dyqind e pesëdhjetë e dy kufoma u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit, në poligonin e policisë serbe, poashtu edhe 550 kufoma të tjera të fëmijëve, dhe të të gjitha moshave tjera, ndërsa Gjykata e Hagës, sikur rri e heshtur, thua se këta njerëz nuk kanë lënë dhimbje, apo askënd mbrapa, ndërsa kriminelët jetojnë të lirë dhe shumica të punësuar nëpër Institucionet kyçe në qeverinë e Serbisë.

Kush i ka fajet më shumë se vetë Kosova dhe politika e saj, që udhëheqet me njerëz të pa sinqert, në përbërjen e sëcilës më shumë dualen kriminel se luftëtarë, më shumë të korruptuar se investitorë, më shumë hajna se kontribues, më shumë abuzues se promovues dhe njerëz të përkushtuar në shërbim të këtij populli dhe këtij vendi.

Dhe ky vend nuk e meriton që luftëtarët e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi, sot të ballafaqohen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke u akuzuar si kriminel lufte, edhe pse për fajin e atyre që këtë Gjykatë e krijuan vetë, ata luftuan për lirinë dhe çlirimin e këtij vendi dhe bënë roje në pragun e shtëpisë së vet, dhe dihet fare mirë se Serbia, ishte kulqedra e këtyre krimeve dhe gjenocidit.

Viti 2020-të, nuk e sjelli as Liberalizimin e vizave të premtuara për qytetarët e këtij vendi, të cilën ëndërr po e vonon Europa pa të drejtë, një rrugë që ndërlidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovar, sikur që u takon edhe qytetarëve tjerë të rajonit dhe Evropës.

Poashtu edhe Ura mbi lumin Ibër dhe Mitrovica e veriut, duhej të funksiononte në kushte normale dhe në bazën e Kushtetutës së Kosovës, ku lëvizja e lirë e qytetarëve të zhvillohet në dy pjesët e qytetit, apo një leverdi e tillë po sinjalizon ndarjen e Mitrovicës në dy pjesë, e cila, sikur pritët të realizohet përmes Asosacionit të komunave serbe.

Ndërsa, Lugina e Preshevës, po ballafaqohet me një dukuri të rralë që ndodh në kohën bashkëhore të shekullit 21, me çrast nënkuptohet se ky popull jeton i anashkaluar dhe i lënë në harresë nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, e cila shoqëri diskriminohet në mënyra të ndryshme nga regjimi i Serbisë së Vuçiqit, duke ua zhdukë edhe adresat e vendbanimeve të tyre në vendin ku kanë lindur dhe jetojnë.

Prandaj, Viti i Ri, me shpresë se do të sjellë më shumë risi të tjera pozitive dhe të rezulltoë me një përmbajtje më serioze nga pushtetarët e saj, që të punohet më shumë dhe me përkushtim ndaj shtetit dhe këtij populli të shumë vuajtur, duke mos i ikur asaj që jeta shoqërore demokratike na detyron, përmes së cilës duhet ti kushtohet vëmendje çdo hapi që bëjmë, duke menduar dhe besuar se jemi njerëz të vlerave dhe ato vlera do dimë ti shfrytëzojmë në favor të popullit dhe shtetit me dinjitet dhe pa u lëkundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok