08/10/2024

1946/Dekorim si vrasës

0

Nga Kastriot Dervishi

Një prej atyre që organizoi qëndresën ishte edhe Mark Gjomarkaj (emri shkruhet edhe Mark Gjon Markaj).

Shtabi antikomunist, 19 veta ishte nisur për lëvizje brenda Mirditës. Në mëngjesin e datës 13 qershor 1946, shtabi ra në pritë të komunistëve. Beteja zgjati shumë orë. Mark Gjomarkaj u plagës rëndë. Korrieri i tij u vra. Duke mos pasur shpresë shpëtimi, si dhe duke mos dashur të binte në dorë të komunistëve, Mark Gjomarkaj vrau veten. Megjithatë, regjimi komunist nuk donte ta evidentonte këtë fakt, por vetëm atë të meritës së forcave të veta. Në këto raste, ai i daroviste ushtarët e vet me dekorata e grada në mënyrë që t’i kishte në raste të tjera edhe më të bindur në shërbim të tij.

Me anë të një shkrese të datës 6.7.1946, kryeministri Enver Hoxha i kërkonte Presidiumit të Kuvendit Popullor, dekorimin e ushtarakëve që “u shquan për trimëri dhe abnegacion të veçantë në rrethimin dhe vrasjen” e Mark Gjomarkajt. Kjo listë përbëhej nga:

1-Toger Hasan Myftar Gërxhaliu (dëshmor)

2-Kapiten II Hajrulla Myrteza

3-Rreshter Qëndro Llukan Jani

4-Rreshter Haqif Man Jella

5-Rreshter Gjolek Abdyl Haskaj

6-Rreshter Asllan Mehmet Rezhda

7-Tetar Ramadan Xhanshi Ramadani

8-Ushtar Kamber Tefik Goxhaj

9-Ushtar Ali Nebi Çaushaj

10-Ushtar Rahman Resul Agaraj

11-Ushtar Filip Atloni

12-Ushtar Zenel Islami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok