24/12/2024

15 vjet burg nga Kodi Penal i Edi Rames

0
u1_Rexhep-Shahu

Nga Rexhep Shahu

Kryeministri po thote se do ndryshoje Kodin Penal, do te fuse aty nene qe te denojne deri ne 15 vjet burg kush nuk zbaton udherat e kryeministrit per tu kujdese qe te mbrohemi nga Koronavirusi.

Kryeministri nxori ushtrine ne rruge, per te na mbrojte nga nje armik qe nuk shihet as ne mikroskop, por qe eshte bere sa nje derr ne koken e kryeministrit.

Ai e ka te lehte te ndryshoje Kodin Penal se i ka manekinet qe ngrene doren sic urdheron ai. Ne parlament s’ka personalitete.

Kodin Penal dhe ashpersimin e ligjeve kryeministri nuk e ben per te na mbrojte nga Koronavirusi por e ben per tu bere ai sa me i forte kur eshte i bindur se gjykatat e prokuroria sot me shume se kurre bejne sic don dhe urdheron kryeministri, pasi eshte drejtesia e tij, e modelit te tij qe ka perjashtuar dhjetra personalitete shume te afta e me integritet te larte nga sistemi i drejtesise, personalitete juridike qe nje shtet normal do ti konsideronte asete te rralla dhe do t’i mbronte nga cdo dhune, arrogance e urrejtje kryeministrore.

Te thuash se keto ashpersime ligjore vijne era diktature, te fusin friken, mbjellin frike, ankth, terror kryeministror, ta shkruash mendimin tend, opinionin tend dhe ta besh publik, rendin militante te ndryshem e te thone na neveritet ju analistet, ju opinionistet, ju gazetaret e mutit.

Liria e gjithkujt me dhene mend natyrisht qe ia forcon dhe zmadhon ushtrine fashiste kryeministrit dhe ushtaret e tij, shumica anonime, te bejne gjemen, te kryqezojne.

Une psh them se nuk me shqeteson personalisht Edi Rama nese behet hitler i vogel i vendit tone te vogel, por shqetesohem per njerzit qe do te jetojne gjate ketu ne kete vend dhe do te ndrydhen nga nje diktator sic u ndrydhem ne me Enver Hoxhen.

Thone se nuk mund te instalohet komunizmi ketu se jemi shoqeri e hapur, se jemi ne BE, ne NATO etj etj.

Mund te provojme perseri si te paret tane ate qe thoshte gomari qe i dukej se ishte ne enderr ndersa e hante ujku. Dhe duket po e provojme me miratimin e plote te socialisteve te Edi Rames qe jetojne vec per inat te te tjereve dhe jetojne vec per ti bere fresk cdo idiotesie te Edi Rames dhe nuk pranojne asgje te urte apo objektive te askujt qe nuk eshte ne taborrin e Edi Rames.

Tu thuash se ndryshimi i Kodit Penal qe te denoje njerzit deri ne 15 vjet burg pse del nga shtepia pa leje te Edi Rames, kete do ta kishte zili edhe Enveri.

Te dalesh te shkosh tek farmacia pa leje te Rames, ne nje moment te caktuar te dites a te nates se u semure pa leje te Rames, dhe nuk i ke ilacet ne shtepi se shtepia e askujt nuk eshte farmaci, mund te denohesh deri me 15 vjet burg.

Ta semuresh pa paralajmerim, pa planifikim, nga nje semundje qe nuk duhet te shkosh ne spital por duhet te marresh ilace ne farmaci, nuk lejohet. Duhet te marresh leje te Edi Rama qe te semuresh, qe te sherohesh, qe te shkosh ne farmaci, ndryshe denohesh po deshi ai me 15 vjet burg.

Ky eshte preteksti. Me 15 vjet burg do te denohen ata qe don Edi Rama, ata qe nuk i binden atij ata qe e kundershtojne ate.

NATO, BE nuk jane investuar as po investohen ne jeten tone te brendeshme, ne demokratizimin e jetes ne vend, ata impenjohen per obligimet qe ka vendi yne ndaj strukturave euroatlantike, impenjohen qe ketu te kete stabilitet, stabilitet i vendosur qofte edhe me dhune kodesh e dhune urdherash apo qofte edhe me ushtri e tanke ne rruge kunder virusit.

Tani pergjegjesia ime per te nesermen ku eshte. Mund te thote me te drejte dikush se po zmadhoj, dikush se nuk po zmadhoj.Une po rrefej se cfare po ndodh, qe po ndryshon ne menyre te shemtuar Kodi Penal qe ta kete te lehte te eleminoje e te kercenoje e te nenshtroje Edi Rama cilindo qe nuk e duartroket ate.

Jo po nuk e len Europa, degjoj te me thone.

Do te vije Europa e Amerika ndoshta do te te ndihmojne, por atehere do te kete mbire bari mbi varrin tend.

Amerika dhe Europa na mesuan njehere se si zihet peshku, nuk do te zene ata peshk per te na ushqyer perdite me liri.

Me te drejte shume femije e adoloshente qe u duket edhe trendy kryeministri sot, do te na akuzojne neser, ku ishit ju o mavri qe lejuat kete Kod Penal diktatorial.

Do te pergjigjem nga matane, ti flije o popull, ndaj mos e prish gjumin, fli se kujdeset partia per ty, je mesuar te kujdeset partia per ty dhe te mendoje Partia per ty.

Ate po ben Edi Rama me partine e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok