22/12/2024

Zonja demokrate, me ju Shqipëria fiton!

0
Grate-PD

Nga Aleks Kapllaj

Jeni ju që përfaqësoni kompetencën, transparencën, ndershmërinë, kurajon dhe përkushtimin në detyrat tuaja institucionale dhe profesionale, duke kombinuar detyrimet tuaja si nëna, bashkëshorte, motra, vajzat tona, që me angazhimet professionale e politike dhe në aktivitetet shoqërore i dedikoni kohën tuaj të çmuar vendit, me efikasitetin dhe pastërtinë e forcës se karakterit, duke dhënë maksimumin pa asnjë rezervë gjatë gjithë jetës.

Jeni pjesa më esenciale ekzistuese e fitores së përfaqësimit të gruas shqiptare, forca lëvizëse dhe jetike e shoqërisë tonë në kërkim të identitetit të saj për t’i dhënë vendin e merituar secilës si mjeke, juriste, deputete, mësuese, gazetare, apo me dinjitetin e punonjësve në bujqësi, turizëm, blektori, fasoneri apo në industrinë e manifaktures e të përpunimit të peshkut, në callcenter apo në sistemin e shërbimeve, kudo ju jeni forca e mekanizmave të lëvizjes së shoqërisë shqiptare.

Gratë shqiptare, janë në betejat e përditshme në mbrojtjen e familjes, fëmijëve dhe të drejtave të tyre të mohuara nga një shoqëri maskiliste, që i sheh ato me paragjykime të një kohe që kërkon riekulibrimin e saj, duke u bazuar në meritokracinë dhe kontributin e secilit pa dallime dhe diskriminime seksiste, ecin përpara me stoicizëm e me vetëdijen e plotë, se ndryshimin nuk ka forcë negative që e ndal.

Jeni ju që ju duhet të jepni maksimumin, në hapësirën fizike dhe kohore, me një aftësi intelektuale shumë më të lartë se kolegët tuaj meshkuj, për të marrë kompensime më të ulëta se ata, tashmë e papranueshme për një vend aspirues për të hyrë në familjen europiane.

Jeni ju zonja Duma, Vokshi, Zhupa, Açka, Gjergji, Pampuri, Doda, Tabaku, Koliqi, Bardeli, Fratari, Gjini, Tyli, Bakiu, Bano, Shehaj, Koti, Halili, Koka, Hysenbegasi, Metaliaj, Hilaj, Meçorapaj, si dhe shumë zonja të tjera që nuk e kanë pasur mundësinë, pergjegjësinë dhe nderin të kandidoheshin dhe që çdo ditë luftojnë në heshtje për ti dhënë shoqërisë atributet e saj organike e funksionale në lartesinë që kërkon koha, që ka në themel parimet e respektimit dhe njohjes së  kontributit të secilit, për t’i dhënë vendin e tyre fiziologjik, që i takon në formimin dhe ushqimin e saj me limfën jetike.

Janë këto zonja që duhet te mbrojnë të drejtat e grave shqiptare në punë, familje shoqëri, politikë në profesionin e tyre, në çdo aktivitet që zhvillojnë dhe të përballohen me dhunën fizike dhe verbale dhe shpesh herë të jenë viktima të ofendimeve dhe persekutimeve publike ose të fshehura në profilet fake, që bëhen vegla të pushteteve të padukshme, viktima të një klientelizmi që duhet shporrur sa më shpejt, që përpiqen të denigrojnë kundërshtaret e tyre, kur nuk kanë argumenta bindëse për të konfirmuar të kundërtën.

Janë ata që mbajnë peshën ekonomike e menaxhuese të familjeve tona, që i japin jetë asaj me integritetin e tyre, me përbërjen cilësore dhe sasiore të përditshmes në sakrifica dhe në perkushtimin pa rezerva, pa kërkuar asgjë në këmbim, vetëm duke patur si objektiv rritjen cilësore të jetës së tyre, në komunitetin ku jetojnë, duke qenë i vetmi shpërblim: më të mirën për të gjithë.

Jeni ju zonja që meritoni të gjithë mbështetjen tonë pa rezerva, sepse jeni pjesa më e mirë e jona, e shoqërisë shqiptare, që u takon të na përfaqësoni në altarin më të lartë të vullnetit perfaqësues të popullit, duke i dhënë secilit atë që i takon për nga perkushtimi, aftësia dhe dashuria për të ndërtuar një të ardhme pa urrejtje dhe diskriminime, qofshin këta gjinore, bindjesh politike apo besimi, prejardhje krahinore apo shoqërore, ku asnjë nuk duhet të ngelë prapa dhe asnjë të mos braktiset, për llogari meskine të individëve apo grupeve të interesave politike e ekonomike.

Jam i bindur se vetëm ju demokrate dhe  gratë shqiptare në përgjithësi, mund të bëheni mbartëse e këtyre parimeve njerëzore, që janë të mishëruara në ekzistencat tuaja dhe në misionin trashegues të vlerave sublime që mbartni në të gjithë historinë e njerëzimit, që falë jush ka arritur deri sot në jetën tonë, me bindjen që ka shumë për të përmirësuar.

Mirnjohje për angazhimin tuaj, sepse me ju Shqiperia fiton! Ju falenderoj të gjithave një nga një!

Qarku i Beratit

Aferdita Stiliano Pushi(Gjini)

Alketa Benyamin Mukavelati

Armina Markush Arizi( Bullari)

Qarku Dibër

Dhurata Bajram Tyli(Çupi)

Irini Arif Shehu

Qarku Durrës

Merita Gëzim Bakiu

Andia Sulejman Ulliri

Manjola Ramiz Luku

Blerina Niazi Reçi

Merita Shefki Dakovelli

Qarku Elbasan

Flutura Abdurrahman Açka

Zheni Stefan Gjergji

Lumturi Mehmet Hasa Pdiu

Gladiola Ismail Çala Lzhk

Anila Hysen Bishqemi

Qarku Fier

Eralda Jani Bano (Tase)

Ilda Thoma Dhori

Luljeta Kadri Sejko

Alketa Nëntor Lugaj

Silvia Bujar Hasaj Frd

Elisabeta Agim Rredhi

Qarku Gjirokastër

Entela Ali Shehaj

Juana Spiro Qirollari

Qarku Korçë

Sorina Vangjush Koti

Marjeta Bardhyl Halili

Soela Arjan Myrtollari

Anila Namik Hysenbegasi

Qarku Kukës

Shyrete Sadik Koka

Qarku Lezhë

Lindita Ilir Metaliaj

Roza Luigj Hilaj

Elda Arta Hoti

Qarku Shkodër

Emilja Pjerin Koliqi

Greta Zef Bardeli

Izmira Niazi Rusi (Ulqinaku)

Helga Ferdinand Sallaku

Qarku Tiranë

Jorida Hasan Tabaku

Albana Sadik Vokshi

Grida Agim Duma

Mesila Fatmir Doda

Orjola Hysni Pampuri

Orjela Luftar Nebijaj

Mirela Fatmir Dragoni(Tabaku)

Enkelejda Bujar Sallaku

Arjana Përparim Çela

Anduena Qemal Qefalia

Taulanda Ali Jupi

Lediana Hajredin Fratari

Qarku Vlorë

Ina Kadri Zhupa

Nada Spiro Daullja

Nadire Fehri Meçorapaj

Alta Abdyl Haluçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok