23/12/2024

Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane

0
Zoje-Zefej

Të shkruash për njërëzit që e meritojnë është mirënjohje. (V.Hygo)

Shkruan: Fran Gjoka

Mjeken dhe drejtuesen e nderuar Zoje Zefej në Lezhë e njohin tё gjithё. Ështё njё nga mjeket mё tё pёrkushtuara nё Drejtorinё e Njësisë Vendore tё Kujdesit Shendetësor nё qytet, madje ka ca vite qё kryen detyrёn si drejtuese. Gjithmonё e qeshur, e komunikueshme me njerëzit, e pёrkushtuar dhe e vёmendёshme ndaj detyrёs dhe shёndetit tё pacientёve, por dhe shumё humane ajo është tashmë një emër që përmendet me respekt dhe nderim nga banorët kurbinas dhe lezhjanë….

Zoja Zefej – Ndoci lindi dhe u rrit nё njё familje me tradita patriotike dhe atdhetare nё Selitё tё Kurbinit. Në vendlindje mbaroi arsimin fillorё dhe 8 – vjeҫar me rezultate shumё tё mira dhe vijoi shkollën e mesme “Atё Shtjefёn Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Ndonëse, shkollën e kishte rreth dy orë larg nga fshati i saj, ajo me dëshirën e madhe për t`u arsimuar, çdo mëngjes e bënte në këmbë rrugën për të shkuar në shkollën e mesme, të cilën, edhe atë, e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. E nxitur nga familja, por dhe nga xhaxhai i saj, intelektuali dhe drejtuesi Zef Ndoci, Zoja nuk u ndal pёr asnjё ҫast nё rrugёn e dijes. Arritjet e Zefit, e motivonin Zojёn, sepse ai ishtё njё nga intelektualёt mё tё njohur nё rrethin e atёhershёm tё Krujёs. Zefi qe arsimuar pёr filozofi nё UT. Për katër vjet me radhë qëndroi në krye të dikasterit tё arsimit nё Krujё, duke dhënë maksimumin e aftësive të tij intelektuale dhe shkencore.

Kurdoherë kërkuese ndaj vetes dhe këmbëngulëse, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë nё Universitetin e Tiranёs, me synimin per t’u bёrё mjeke e denjё. Ëndrrën e  saj e realizoi nё vitin 1992, kur  u kthye në familje me Diplomёn e mjekes. Atë ditë, Zoja dhe familja e saj, e mbajnë mend dhe  e kujtojnë si një nga ditët më të bukura dhe më të shënuara. Përpara saj po çelej një rrugë e shkëlqyer, e mbushur me emocion, entuziazëm dhe vështirësi. Prej saj kërkohej punë e palodhur ditë e natë, shërbim i plotë, kualifikim i vazhdueshëm, njohje e arritjeve mjekësore bashkëkohore  dhe, përkushtim  pa asnjë rezervë ndaj njerëzve në nevojë për t`i ndihmuar ata për një jetë të shëndetëshme… Nё vitin 1992 Zoja emёrohet mjeke e urgjences pranё qendrёs spitalore nё qytetin e Laçit, punё tё cilёn e kreu me mjaft seriozitet, duke shënuar arritje të dukshme dhe duke merituar respektin e pacientëve, të kolegëve dhe të komunitetit, të cilit i shërbente.

Megjithëse, kushtet nё spitalin e Laҫit ishin tё vёshtira, ajo u pёrpoq t’ia dilte falё aftёsive tё larta profesionale dhe ndjenjёs humanitare. Pas disa vitesh pune intensive, si mjeke e pёrgjithёshme nё kёtё spital, njihet me bashkëshortin e saj Lekёn, një nga biznesmenёt e suksesshёm dhe tё njohur nё qytetin e  Lezhёs. Nё kёto kushte transferohet nё Lezhё, dhe emërohet përsëri, mjeke e urgjencës pranë qendrës spitalore rajonale tё qytetit të Lezhёs, detyrё tё cilёn e kreu deri nё vitin 2002. Nga viti 2002  deri nё vitin 2017, Zoja ka punuar mjeke e familjes pranё poliklinikёs nё Lezhë.

Në të gjitha detyrat dhe sektorët ku ajo ushtroi profesionin e mjekes, nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësit, përkundrazi gjithmonë u dallua si një mjeke shembullore, e dashur dhe me vlera tё larta humane. Vizitat e saj nё familjet e pacientёve qё mbulonte, kёshillat pёr ruajtjen e shёndetit dhe porositё pёr tu ruajtur nga sёmundjet e ndryshme dhe virozat e stinёs, ishin tё vazhdueshme dhe tё shumta. Njerëzit e donin dhe e respektonin, konsultoheshin dhe diskutonin me tё, dhe, ajo, si njё mjeke e mirё në shërbim të shëndetit të tyre, u jepte plotë mirësi këshilla dhe medikamentet e duhura mjekësore. Janë me qindra pacientët, që kanë marrë ndihmën e parë apo janë shëruar nga duart e saj si në qytetin e  Lezhës ashtu dhe atë të Kurbinit. Po t`i pyesësh janë të shumta ata që tregojnë raste të gjendjeve të tyre shëndetësore të vështira, por që me ndihmën dhe ndërhyrjen e mjekes profesioniste dhe shumë humane Zoja Zefej – Ndoci, ata kanë fituar shërim të plotë, duke shprehur me fjalë zemre ndihmën dhe sakrificat që bënte mjekja për t`u ardhur në ndihmë. Ndërkaq, përballë falenderimeve dhe mirënjohjes së banorëve, rritej  edhe kënaqësia e mjekes së talentuar, dëshira për t`u shërbyer atyre gjithnjë e më mirë.

Tёrё kёto vite intensive pune tё palodhur me komunitetin, i kanё dhёnё mundësinë doktoreshё Zojёs të jetë shumё e komunikueshme, e respektueshme, e dashur me pacientët, duke rritur kёshtu personalitetin dhe integritetin e saj nё shoqёri, po sidomos tek njerëzit nё nevojё. Reputacioni i doktoreshё Zojёs nё detyrёn e mjekut tё familjes, vlerёsohet jo vetёm nga komuniteti, por edhe nga organet drejtuese, pasi nё vitin 2017 emёrohet drejtoreshё e Njёsisё Vendore tё Kujdesit Shёndetesor. Cilësitë e saj të shkëlqyera, të edukuara nga prindërit e saj punёtorё, tё ndershёm dhe me tradita tё shkëlqyera arsimdashёse, ajo i vijoi më tej dhe i forcoi edhe në ambientin e shëndoshë e plotë kulturë të familjes së bashkëshortit të saj, Lekёs, me tё cilёn  lidhi jetёn dhe tё ardhmen, duke u bёrё sot njё ҫift model dhe dinjitoz e me plot vlera dhe me virtyte te larta nё Lezhё. Sot ata kanё dy fёmijё tё mrekullueshёm, djalin Kristi, i cili ka kryer shkollёn e lartё tё mjeshtrisё sportive dhe aktualisht specialist pranë Bashkisë Lezhë dhe vajza Greisi, e cila vazhdon studimet e larta pёr mjekësi tё pёrgjithshme nё Universitetin Shtetёrorё tё Tiranёs me rezultate të shkëlqyera, duke ndjekur rrugёn e mjekes sё njohur, nёnё Zojёs.

Pёr afro 30-vjet punё dhe pёrpjekje intensive, doktoreshё Zoja gjithnjё ka patur rezultate tё frytshme, gjithmonё ёshtё vlerёsuar dhe respektuar.Ndërkohë që nga njёra dekadё nё tjetrёn, ajo ka rritur vetën profesionalisht, është kualifikuar hap pas hapi, duke studiuar përvojat më bashkëkohore të fushës së mjekësisë dhe aplikimit të tyre me sukses në punë e saj të përditshme. Sot, doktoreshë Zoja ka një shkallё profesionalizmi tё admirueshëm edhe nё punёn e veprimtarinё me administratën që drejton dhe menaxhon, duke krijuar me kolektvin e saj një atmosferë të ngrohtë dhe duke spikatur me përkushtimin e saj  të vazhdueshëm.

Doktoreshё Zoja ruan shumё kujtime tё punës së saj, por tek ajo mbeten tё paharruara kujtimet që lidhen me ardhjen e kosovarёve, që u dëbuan dhunëshëm nga shovinistёt serbё nё vitet e vёshtira 1998 – ’99. Atëherë, si dhe qindra mjekët të tjerë dhe Zoja u përkushtua, duke filluar me vaksinimet pёr tё ruajtur me ҫdo kusht shёndetin e tyre. Aso kohe doktoreshë Zoja punonte nё sektorin e epidemologjisё nё rrethin e Lezhёs dhe pёrgjigjej direkt pёr ҫdo shqetёsim apo tё papritur qё mund tё ndodhte. Natën dhe ditën në shërbim të shëndetit të njerëzve, në shërbim të pacientëve, ajo kudo la mbresa tё pashlyera tek cilido që pati kontakte apo kërkoi tek ajo ndihmën mjekësore. Gjithnjë, duke i qëndruar korrekt dhe me besnikëri Betimit të Hipokratit. “Në jetën time profesionale,-thotë Zoja,- është mirënjohja që pacientët shprehen ndaj shërbimit dhe stafit mjekësor, ku unë drejtoj e menaxhoj dhe po bëjmë përpjekjet maksimale për të kryer me sukses këtë mision fisnik ndaj njerëzve në nevojë “.

Gjatë gjithë veprimtarisë së saj si mjeke, Zoja është treguar dhe tregohet kurdoherë humane, e thjeshtë, e dashur  e kudondodhur, duke mbajtur qëndrim ligjor ndaj rasteve kur mjekë të veçantë përfliten për abuzime me detyrën e  tyre të shenjtë.

Doktoresha  kujton gjithashtu periudhёn e tёrmetit tё 26 nёntorit, dhimbjen dhe stresin qё ka kaluar bashkё me stafin e punёs, periudhёn e vёshtirё tё pandemisё sё Covid 19, ku iu desh tё pёrballet me situate tё pazakonta dhe, tani, vazhdimin e fushatёs sё vaksinimit, duke u vёnё gjithnjё nё shërbim tё komunitetit, shoqёrisё dhe profesionit tё shenjtё tё mjekut. Ja pra, doktoresha e njohur tashmё Zoja Zefej, kjo vajzë e thjeshtё selitëse, që mbraroi UT nё mjekësi, duke u bёrё nuse dhe mjeke nё Lezhё, ruajti nё qenien e saj dёshirёn pёr tё punuar kudo me pёrkushtim dhe ndershmёri, duke lënë kurdoherë gjurmë të ndritshme, mirësie dhe humanizmi në jetën dhe profesionin e saj.

Si drejtoreshё e Njёsisë Vendore, që nga marsi i vitit 2020, e deri tani vazhdon me intensitet punёn vetmohuese pёr vaksinimin dhe mbrojtjen nga Covid 19, punё tё cilёn e ka pёrqendruar nё 3 pika vaksinimi nё Lezhё dhe tё ndarë nё 3 grupmosha si: pensionistёt, personat me rrisk tё veҫantë dhe grupmoshat efektive pёr punё. Ështё pozitiv fakti se rajoni i Lezhёs ku udhёheq dhe drejton doktoreshё Zoje Zefej, bashkё me personelin shёndetёsor tё saj ka patur shansin tё tёrheqё tё gjitha llojёt e vaksinave, duke u shёrbyer me pёrgjegjёsi pacientёve dhe komunitit lezhjan.

Si qytetar i Lezhës, mendoj se njerёz tё tillё, qё kanё synim përkushtimin në punë,  ngritjen profesionale e shkencore, pasionin dhe veprimtarinё e vazhdueshme nё shërbim tё komunitetit, i duhen mjekёsisё sonё. Me cilësitë e saj të vyera dhe profesionalizmin e shkëlqyer, doktoreshë Zoja vijon të drejtojё me pёrgjegjёsi institucionin dhe personelin mjekёsor, duke rrezatuar çdo herë  mirësjellje dhe komunikim perfekt nё shërbim të njerëzve. E, në këtë drejtim, mund të themi se mjeke si Zoja Zefej, janë edhe një përvojë e gjallë pune, një shkollë, që duhet ta ndjekin edhe mjekët e rinj, që dëshirojnë të kontribuojnë dukshëm në fushën e mjekësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok