Zgjedhjet në Shqipëri 2023, kopje e modelit të votimeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA
“Populli që zgjedh politikanë të korruptuar nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre.” – George Orwell
“Ky është sulmi më i madh që ka ndodhur në Sigurinë Kombëtare të SHBA-së. Ky ka qenë orkestrim i turpshëm, i organizuar nga brenda dhe jashtë SHBA-së, me dijeninë edhe të agjencive federale të zbulimit amerikan. Unë jam betuar, në Ushtrinë Amerikane në West Point, para 66 vjetëve se do t’i shërbej shtetit dhe Kushtetutës Amerikane, kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së. Tashmë, ne po shohim kjartë numërin e madh të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së, në historinë kombëtare të vendit tonë. Dhe amerikanët e kuptojnë këtë. Ju (Mike Lindell) e treguat hapur, me fakte dhe prova, se ky skenar anti-amerikan, ka qenë organizuar nga Kina, duke sulmuar hapur SHBA-në. Ushtria amerikane, në të cilën unë kam shërbyer për 35 vjet, në forcat ajrore për të mbrojtur SHBA-në nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, sot ndjehet e sulmuar dhe e pambrojtur nga vetë amerikanët qeveritarë. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë më pare në hstorinë e SHBA-së. Ne, po shkojmë tani drejt globalizmit, për të cilin nuk jemi të interesuar. Këto duan të vendosin komunizmin dhe socializmin në SHBA. Këto duan të bëjnë komunizmin global. Këtë gjë duhet ta kuptoni ju amerikanët. Kjo është shumë e rëndsishme për ne. Presidenti Trump, ka fituar zgjedhjet dhe ka dominuar në këtë fitore historike. Ne kemi prova për këtë… Komuniteti i inteligjencës së SHBA-së, si: FBI, CIA, DOJ, Agjencia e Sigurisë Kombëtare etj., kanë deshtuar me turp, duke vijuar edhe tani të mos raportojnë apo informojnë popullin amerikan me faktet, që tashmë po i shohin të gjithë. Media dhe Big Tech etj., ka gënjyer sistematikisht me propaganda manipuluese, se nuk ka fakte dhe prova të manipulimit të zgjdhjeve në SHBA.” – Thomas Mclnerney Gjeneral me tre yje në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së
“Të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji, që bëjnë politikanët në dobi të interesit tyre, duke lënë shteg devijimi, për të shpëtuar veten e tyre? Lufta duhet të fillojë kundër atyre që prodhojnë ligje, por nuk i zbaton. Lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë, se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët…” – Edval Nuri, Gazeta “Telegraf”
Nga Klajd Kapinova
Shkodranët po përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit
Ia pishi lëngun dhe ia ndishi lezetin
Duke folur këto ditë, me një mik timin suedez, në bisedë e sipër ra fjala për Sindromën e Stokholmit, vendi i origjinës i të cilit është atdheu i tij i lindjes Suedia.
Më pas fjala nxori fjalën… dhe unë i thashë ndër të tjera, se qyteti im Shkodra, e ka ndjerë më shumë se askush peshën e shtypjes së egër të regjimit totalitar komunist, dhe sot është përfshirë nga Sindroma e Stokholmit…
Gjatë bisedës, unë i ofrova fakte historike bashkëbiseduesit suedezo-amerikanë, se qyteti i Shkodrës rreth viteve ‘50-të me 40.000 banorë, kishte 26 qeli burgu, ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politik dhe 1924 të internuar politikë.
Duke shtuar i thashë se këtë muaj u mbajtën zgjedhjet lokale 2023 në Shqipëri, ku komunistët, bijtë dhe nipat e tyre i “fituan” ato në mënyrë masive, njësoj sikurse në vendet e botës së tretë, ku viktima dhe skllevërit e komunizmit votuan masivisht dhe me dashni për skllavopronarët apo persekutorët e tyre… Ai u habit shumë!
E përshtatur në kushtet e qytetit dhe banorëve të larjes së kujtesës së shkuar të hidhur, plot gjak dhe martirizime të Shkodrës fatkeqe, del apo po provohet aktualisht në vitin 2023, se Sindroma e Stokholmit (lexo së Shkodrës), është një gjendje në të cilën ish të persekutuarit sot po zhvillojnë një lidhje flirtie psikologjike me përmbatje dashnie me persekutorët e tyre gjysmëshekullore.
Janë bërë shumë studime shkencore mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve të kohës së diktaturave komuniste kudo në botë… ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim.
Nga ana e tjetër, ndër vite edhe në Hollywood (California), SHBA, ka arritur të realizoi disa filma artistik me aksion…, dhe në Europë deri edhe broadcast suedez (David Gilmour: “The Stockholm Syndrome”, Sweden, Broadcast, 1984, 2x CD set), duke patur në qendër të vëmendjes këtë subjekt psikologjik, të quajtur në mënyrë rutinë tashmë si Sindroma e Stokholmit.
(Meqenëse atje shkodranët e ish përsekutuar po përjetojnë me dashni kohën e absurdit postkomunist të sindromit në fjalë, nuk është çudia, që një ditë një grup artistësh apo individë (femijë) apo pasardhës të tjera si nipa (mbesa) apo sternipa (stërmbesa) të të persekutuarëve) po nga ky qytet, në të ardhmen jo shumë të largët t’i kushtojnë disa këngë, poezi apo libra fiction apo një album nderimi dhe respekti, për të persekutuarit e tyre me emra dhe mbiemra konkret, mbasi një pjesë e të cilëve janë gjallë (dhe në prag të kalimit në botën tjetër), të ndjehen krenar, për atë gjakdedhje masive, që ato kanë bërë në këtë qytet martir… e cila fatkeqsisht, sot gjakun e tyre e bëri ujë…)
Sindroma në fjalë, supozohet të rezultojë nga një grup rrethanash mjaft specifike, përkatësisht mosbalancimet e pushtetit të përfshira si në persekutimet totalitare komuniste, apo sot në forma të reja si marrjen e pengjeve, rrëmbimet dhe marrëdhëniet abuzive.
Prandaj, është e vështirë të gjesh një numër të madh njerëzish, që përjetojnë sindromën e Stokholmit, për të kryer studime me çdo lloj vlefshmërie ose madhësie të dobishme kampioni.
Lidhjet emocionale, mund të krijohen midis rrëmbyesve dhe robërve, gjatë kohës intime së bashku, por këto përgjithësisht konsiderohen të paarsyeshme në dritën e rrezikut ose rrezikut, që përballen viktimat (Shembulli më klasik është Shkodra dhe banorët e saj…).
Sindroma e Stokholmit, nuk është përfshirë kurrë në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore ose DSM, mjeti standard, për diagnostikimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve psikiatrike në SHBA, kryesisht për shkak të mungesës së një grupi të qëndrueshëm të kërkimit akademik.
Sindroma, është e rrallë. Sipas të dhënave nga FBI (SHBA), rreth 8% e viktimave të pengjeve tregojnë prova të sindromës së Stokholmit.
Ky term u përdor për herë të parë nga media në vitin 1973, kur katër pengje u morën, gjatë një grabitjeje bankare në Stokholm të Suedisë.
Pengjet mbrojtën rrëmbyesit e tyre (!!!), pasi u liruan dhe nuk pranuan të dëshmonin në gjykatë kundër tyre. U vu re se në këtë rast, megjithatë, policia u perceptua se kishte vepruar me pak kujdes për sigurinë e pengjeve, duke ofruar një arsye alternative për mosgatishmërinë e tyre për të dëshmuar.
E njëjta situate apo simdromë në fjalë e freskët paraqiet edhe sot në Shkodër, ku asnjë ish i Përndjekur dhe Persekutuar i regjimit komunist gjatë vitëve totalitare 1944-1990, nuk ka hapur proces gjyqësor denoncues (për të fituar pafajsinë zyrtarisht në gjyq me vulë dhe firmë), kundër sistemit dhe persekutorëve barbarë të tyre dhe familjeve dhe të afërmve të tyre, gjatë kohës së inkuizicionit të zi të komunizmit, sikurse e kanë bërë ebrejt, mbas Luftës së Dytë Botërore tesh 50 vjet…
Ajo është paradoksale, sepse ndjenjat simpatike që ndiejnë robërit ndaj rrëmbyesve të tyre, janë e kundërta e frikës dhe përbuzjes, që një shikues mund të ndiejë ndaj rrëmbyesve.
Ka katër komponentë kyç, që karakterizojnë sindromën e Stokholmit:
Zhvillimi i ndjenjave pozitive të pengut ndaj rrëmbyesit (të përsekutuarit, ndaj përsekutorëve).
Nuk ka marrëdhënie të mëparshme midis pengut dhe rrëmbyesit (të burgosurve politikë të kohës së komunizmit me xhelatët e Sigurimin e Shtetit komunist).
Një refuzim i pengjeve për të bashkëpunuar me policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare (refuzimi total historik dhe stoik, që qëndresa dhe rezistenca antikomuniste, ka ndodhur në Shkodër, gjatë vitëve të diktaturës komuniste në vitet 1944-1990 nga i gjithë Kleri Katolik, ajka e intelektualëve të shquar shkodranë dhe të gjithë të dënuarit e tjerë, pa dallim feje në qytet dhe rrethina.)
Besimi i një pengu në humanizmin e rrëmbyesit, duke mos i perceptuar ata si kërcënim, kur viktima ka të njëjtat vlera si agresori (aktualisht sot viti 2023, ku Shkodranët përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit…)
Është fakt, që katër rrethanat e lartpërmendura, që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit, kanë qenë tipike për jetën, nën regjimin policorë të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit, për xhelatët totalitarë.
Po si ndodhi?
Historia e saj fillon me grabitjen e bankës në Stokholm, Suedi. Kështu në vitin 1973, Jan-Erik Olsson, një i dënuar me kusht, mori peng katër punonjës (tre gra dhe një burrë) të Kreditbanken, një nga bankat më të mëdha në Stokholm, Suedi, gjatë një grabitjeje të dështuar bankare. Ai negocioi lirimin nga burgu të mikut të tij Clark Olofsson për ta ndihmuar atë.
Ata i mbajtën pengjet robër për gjashtë ditë (23–28 gusht) në një nga kasafortat e bankës. Kur pengjet u liruan, asnjëri prej tyre nuk do të dëshmonte kundër asnjërit pengmarrës në gjykatë; në vend të kësaj, ata filluan të mbledhin para për mbrojtjen e tyre.
Nils Bejerot, një kriminolog dhe psikiatër suedez e shpiku termin pasi policia e Stokholmit i kërkoi ndihmë, për të analizuar reagimet e viktimave ndaj grabitjes së bankës në vitin 1973 dhe statusin e tyre si pengje.
Meqenëse ideja e larjes së trurit nuk ishte një koncept i ri, Bejerot, duke folur në “një lajm të transmetuar pas lirimit të robërve”, e përshkroi reagimet e pengjeve si rezultat i shpëlarjes së trurit nga rrëmbyesit e tyre.
Ai e quajti atë Norrmalmstorgssyndromet (pas Sheshit Norrmalmstorg, ku ndodhi tentativa për grabitje), që do të thotë Sindroma Norrmalmstorg; më vonë u bë i njohur jashtë Suedisë si Sindroma e Stokholmit.
Fillimisht u përcaktua nga psikiatri Frank Ochberg, për të ndihmuar në menaxhimin e situatave të pengjeve.
Kjo analizë u bë nga Nils Bejerot, pasi u kritikua në radion suedeze nga Kristin Enmark, një nga pengjet. Ajo, pretendon se ajo kishte krijuar një raport strategjik me rrëmbyesit. Kristin e kishte kritikuar Bejerotin, se po rrezikonte jetën e tyre, duke u sjellë në mënyrë agresive dhe duke agjituar rrëmbyesit.
Ajo kishte kritikuar policinë, për drejtimin e armëve drejt të dënuarve ndërsa pengjet ishin në vijën e zjarrit dhe u kishte thënë mediave se një nga kapësit u përpoq të mbronte pengjet, që të mos kapeshin nga zjarri.
Sërisht ajo ishte gjithashtu kritike ndaj kryeministrit Olof Palme, pasi kishte negociuar me rrëmbyesit për liri, por kryeministri i tha asaj se do t’i duhej të kënaqej që të vdiste në postin e saj në vend që t’i dorëzohej kërkesave të rrëmbyesve.
Sindroma mbërrin në SHBA…
Një rast tjetër i bujshëm ishte Patty Hearst, mbesa e botuesit William Randolph Hearst, u mor dhe u mbajt peng nga Ushtria Çlirimtare Symbionese, “një grup gueril urban”, në vitin 1974.
Ajo u regjistrua, duke denoncuar familjen e saj si dhe policinë me emrin e saj të ri, “Tania”, dhe më vonë u pa duke punuar me SLA, për të grabitur bankat në San Francisco.
Ajo pohoi publikisht “ndjenjat e saj simpatike” ndaj SLA dhe ndjekjeve të tyre gjithashtu. Pas arrestimit të saj në vitin 1975, pretendimi për sindromën e Stokholmit (edhe pse termi nuk u përdor atëherë, për shkak të kohëzgjatjes së ngjarjes), nuk funksionoi si një mbrojtje e duhur në gjykatë, për zemërimin e madh të avokatit të saj mbrojtës F. Lee Bailey.
Fatkeqsisht, dënimi i saj me 7 vjet burg, u zbut më vonë dhe ajo u fal përfundimisht nga Presidenti Bill Clinton, i cili u informua se ajo nuk po vepronte me vullnetin e saj të lirë.
Një rast tjetër janë viktimat e abuzimit seksual. Herë pas here, është provuar në kohë dhe rrethana të ndryshme, se shumë viktima të abuzimit seksual në fëmijëri ndjejnë një lidhje me dhunuesin e tyre. Ata shpesh ndihen të kënaqur nga vëmendja e të rriturve ose kanë frikë se zbulimi do të krijojë përçarje në familje.
Në moshën madhore, ata i rezistojnë zbulimit, për arsye emocionale dhe personale. Një shembull i tillë u shfaq në rastin e rrëmbimit të Jaycee Dugard.
E parë në një këndvështrim me popullin shkodran, theksoj se kjo pasojë psikike, që karakterizohet te viktimat e persekutuar shkodran i mbajtur peng e i keqtrajtuar mizorisht për 50 vjet, në vend që të urrejë dhe të dënojë kriminelët dhe aktin e tyre kriminal, që ka ushtruar dhunë sistematike psikikologjike dhe fizike, në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, viktimat për çudi në zgjedhjet e majit të vitit 2023 votoi per ato, duke krijuar kështu simpati dhe dashni absurde. Kjo shukoi gjithë Shqipërinë dhe diasporën.
Zakonisht, Syndrome Stockholm, quhet pikërisht kjo kthesë absurde psikologjike e të përsekutuarve antikomunistë, ndaj kasapëve të qelive të burgjeve në Shkodër dhe sistemin, që e krijoi atë masakër kolektive, atëhere kur kriminelët, duke parë (hetuesit dhe xhelatët komunistë të Sigurimit të Shtetit), që u rrezikohet pozita e tyre në postkomunizem (në demokraci), kryejnë disa veprimtari mirësjelljeje (në mënyrë hipokritike), ndaj viktimave të komunizmit dhe kështu fitojnë simpatinë e tyre dhe mosdënimin apo ndëshkimin moral dhe ligjorë…
Edhe pse asnjë nga ish persekutorët komunistë të kohës së regjimit sadist deri më sot në vitin 2023, nuk kanë kërkuar falje publike (me shkrim apo gojë), dhe bile ato po mbyllin jetën e tyre të qetë, pa i ngacmuar dhe gjykuar askush deri më sot (nga ish të përsekutuarit dhe përndjekur politikë në Shqipëri), ku, fatkeqsisht ato nuk kanë ngritur asnjë padi penale për qindra (krime kundër njerëzimit) dhe mjëra jetë të humbura të të afërmv të tyre. Eshtë fakt, se atyre ende u mohohet e drejta e rikthimit të tokave dhe pronave të tyre të para vitit 1944…
Duke iu rikthyer temës në fjalë, theksojmë se reagimi psikik në mënyrë anomalike, ndaj kriminelëve komunistë si dhe përshtatja e tyre me kushtet e dhunës e cila u është ushtrua viktimave quhet Sindromi i Stokholmit.
E keqja nuk vjen nga të varfërit që s’kanë se çfarë të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur!
Tmerr dhe vetëm tmerr, ndjen çdo njeri i thjeshtë shqiptar, sikurse edhe diaspora dhe të huajt jo shqiptar, kur sheh në Hartën e Re Politike të Shqipërisë rishfaqjen e mbizotërimit të ngjyrës rozë, që fare lehtë lexohet si rikthim në origjinë i ngjyrës së kuqe komuniste të Dullës 2 dhjetor 1945-1990…
Këto zgjedhje në Shqipëri me “fitore” absolute komuniste mbi 95% e votave, të kujtojnë kohën e largkjoftit (diktatorit Enver Hoxha)… sikurse edhe zgjedhjet “demokratike”, që bëheshin vazhdimisht në vendet komuniste të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe ish Europës Lindore…
Në këtë situate, njerëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin masiv. Në gjashtë vitet e fundit (2017-2023) mbi 300.000 vetë janë larguar nga Shqipëria në drejtim të shtetëve të ndryshme të botës, por më së shumti në Europën Perëndimore dhe në veçanti në Britani të Madhe.
Kjo ka çuar në një krizë të ripërtëritjes apo riprodhimit normal të popullsisë se vendit, mbasi 95% e të larguarve janë meshkuj (burra dhe djem të rinj), krizë të fuqisë punëtore në vend, ku punë ka s’i në fason ndërtim, por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve, mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin nëpër botë!
Ato sot fatkeqsisht dhe për inerci të së kaluarës po vazhdojnë të bëhen rutinë, në vendet e prapambetura të botës së tretë, ku sundon ligji i xhunglës dhe forca ushtarake, vjedhja e hapur dhe manipulimi zyrtar në nivelin më të lartë si pasoj e korrupsionit profesional qeveritar vendas dhe ai globalist majtis ndërkombëtarë, të cilët vetëbëhen si vazhgues të paftuar të “zgjedhjeve”, pas mbushjes së xhepave të tyre dhe si shpërblim bëjnë hapur në emër të “demokracisë” liçensimin e turpshëm të tyre absolut kudo nëpër botë.
Socialdemokatët apo Joe Biden-ët shqiptarë
“Partia Socialdemokrate mori 86 mijë vota ose 6.4%, me 116 mandate për këshilltarë. Nëse krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, numri i votave të PSD-së është rritur me 2.4 herë, ndërsa numri i mandateve potenciale për parlament është rritur me mbi dy herë.” – Gjergj Erebara, Reporter.al
Pas datës 14 maj 2023, socialdemokratët dhe kryepolitikani i tyre, mund t’i thotë atyre, që e kanë shpallur persona non grata, është koha për ju, që ju të më Kiss My Ass…
“Kryepolitikani” socialdemokrat, nuk ka më nevoj pse të vij këtu në SHBA si turist, sepse ëndrrën e tij amerikane e ka gjetur tashmë në Shqipëri, mbasi më 14 maj 2023 nga rezultati bombastik i zgjedhjeve locale, ai ka gjetur sa hap e mbyll sytë Amerikën në vendlindje apo Atdheun e tij, duke u është kthyer me urdhër të peshkut brenda natës së 14 majit 2023 si fotokopje e modelit të Joe Biden-in amerikan, nga mënyra se si i ka fituar zgjedhjet atje pa bërë asgjë.
Mburojat apo imuniteti i paprekshmërisë zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare
Të majtët në tërësi, socialistët me simotrën e saj socialdemokratët atje i mbron Rama, me Qeverinë dhe armën e vet policinë militante paraushtarake të verbër, që shkojnë vazhdimisht si mishi për top, pas shtetit të korruptuar dhe droguar të tij, Governatorët apo Ambasada Amerikane në Tiranë, administrata e papërgjeshme dhe e korruptuar antiamerikane e Joe Biden-it në SHBA, Sorosi dhe bythlëpirësit e tij shqipfolës, Bashkimi Komunist Globalist Europian, OSBE e korruptuar dhe socialkomuniste, Big Media e Supër Korruptuar shqipfolëse (si: Top Qeni, Tv Klan, RTVSH, Tv Vizion Plus etj.,), të cilat përfshihen në dyfalëshin e mirënjohur Fake News etj., ndërsa këtu në SHBA Biden-in e mbron për fat të keq (edhe për pak kohë) njerëzit më të korruptuar në nivelin më të lartë të FBI, DOJ, CIA, kongresmenët dhe senatorët komunistë amerikanë, Soros, Big Media, Big Tech, Fake News, etj.
Këshillat bashkiakë, socialdemokratë sa hap e mbyll sytë, sikurse në lojërat magjike u ngjiten në vend të katërt, ndërsa merhumi anglishtfolës këtu në vend të parë.
Surpriza më e madhe elektorale e këtyre zgjedhjeve është rritja me 2.4 herë e Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga “politikani” Tom Doshi, e cila ka fituar 86 mijë vota dhe 116 mandate në të gjithë vendin.
Ai, gjatë vitëve dhe muajve prill-maj 2023, kur u zhvillua fushata elektorale në terren në mbarë Shqipërinë, nuk ka përdor asnjë fjalë politike dhe nuk ka bërë fushatë elektorale, por ka fituar me urdhër të peshkut sa hap e mbyll sytë 2.4 herë, më shumë vota se asnjëherë tjetër si kryetar i partisë hibrite komuniste.
Interesant është fakti i hështjen si gurr varri i governatorëve të përhershëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, që nga ana e tjetër përshëndet dhe i buzëqesh nga larg fitoren e komunistëve shqiptarë, sepse ata i bashkon ideali globalist komunist si kudo në botë, mbasi janë të integruar me kohë në politikën e tyre majtiste internacionale.
Për nga numëri i posteve në këshillat bashkiakë të Shqipërisë dhe votave të fituara renditet në vend të katërt, pas Partisë Socialiste, koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike “zyrtare” të Shalgjatit.
Nëse më 14 maj 2023, do të kishte pasur zgjedhje parlamentare, Tom Doshi do të kishte fituar tre mandate deputetësh në Shkodër, dy në Tiranë, një në Durrës dhe një në Dibër, ndërsa nuk është shumë larg fitimit të një mandati edhe në Elbasan dhe një mandat tjetër në qarkun e Fierit, ku PSD ka marrë rreth 8600 vota. Me 7 deri në 9 mandate deputetësh, kryetari i socialdemokratëve, i sanksionuar nga amerikanët si persona non grata, me shumë gjasa mund të jetë një nga politikanët më të fuqishëm të vendit…
Partia e Rindertuar Komuniste (alias Socialiste) e Shalgjatit mori 580 mijë vota dhe 757 këshilltarë, pasuar nga koalicioni i opozitës kryesore Bashkë Fitojmë me 248 mijë vota dhe 292 mandate. Partia Demokratike “zyrtare” po e Shalgjatit mori 104 mijë vota dhe 123 mandate.
Në Shkodër, ku kandidati socialist Benet Beci fitoi duke marrë gati 35 mijë vota në zgjedhjet lokale, PSD arriti të marrë 13 mijë vota për këshill bashkiak, duke sugjeruar se më shumë se 1/3 e suksesit të Becit i dedikohet mbështetjes nga PSD.
Shqipëria e Shalgjatit dhe ShBA-ja e Biden-it të fjeturit në këmbë
Edhe i paafti e i fjeturi në këmbë, ose sikurse njihet këtu komunisti Joe Biden dhe administata e tij globaliste e supërkorruptuar, thotë vazhdimisht përmes makinës së shfrenuar të mediave të tejkorruptuar të majta propagandistike globaliste, Big Tech, rrjetet ndërkombëtare sociale komuniste me kampionen Fakebook dhe Fake News, se i lodhuri mendërisht dhe fizikisht Biden, ka “fituar” 81 milion vota, në një kohë që aktualisht të gjithë qytetarët amerikanë vazhdojnë të qeshin dhe ofrojnë fakte me prova të sakta, se është e kundërta e gënjeshtrave të tyre, me gjithë çensurën e madhe dhe të shumanshme komuniste, kundër së vërtetës, që ekziston sot këtu.
Shkodra, fatkeqsisht dhe me dëshirën sherrbudall të “votuesve” shkoj në origjinën e vet të komunistëve të vitëve të zeza 1932 të shekullit të kaluar (XX), ku sundonin pionierët e ideve trushpërlarëse të mbrapshta komuniste, bolshevike dhe leniniste, si të pandreqshmve jugorë: peshkopit të kuq Fan Stilian Nolit dhe Ali Kelmendit…, dhe për të mbërritur fatkeqsisht deri në Verilindje të Shqipërisë, ku vepronin komunistët, si: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Zef Mala, Tuk Jakova me kompani…
Tukun naiv e fatkeq asokohe, sikurse edhe shumë të tjerë komunistë (pasi i shërbeu Dullës) si robot pa ndërgjegje, ai sa hap e mbyll sytë u hodh në rrugë si limon i shtrydhur shumë shpejt, u internua familjarisht dhe më pas u burgos. Komunizmi i përdori si marionetë naivët e rinj punëtorë të rëndomtë komunistë shkodranë.
Nga bashkëvuajtësit e Tukut në birucë, mësojmë se ai në vitet e qelisë u pendua më vonë, për përqafimin dhe shpërndarjen me fanatizëm të ideve vrastare dhe absurde komuniste, por ishte shumë…, shumë vonë për te, sepse i iku jeta e tij dhe e të afërmëve të dashur…
Shembulli klasik i komunistit të burgosur për 4 vjet më 1939 dhe riburgos për 20 vjet nga komunizmi i tij më 1958
Tuk Jakova, (1914-1959), ishte marangoz, anëtar i flaktë grupit komunist të Zef Malës, një nga pjesëtarët kryesor të komunistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore si komisar i Brigadës I-rë Sulmuese.
Sëbashku me komunistët e tjerë, si: Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton etj., ka qenë ndër veprimtarët e Grupit të Shkodrës. A u arrestua, gjykua dhe dënua 4 vjet burg, për idetë e tij komuniste në vitin 1939. Me organizimin e Partisë Komuniste, nën direktivat dhe bekimin jugosllav më 8 nëntor 1941, u zgjodh ndër 7 anëtarët e Komitetit Qendror Provizor.
Më pas qeveria komunist e bëri president të sindikatave komuniste. Kur ai u kthye nga Beogradi në vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i Parë i Partisë Komuniste, ai u zgjodh Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Ministër i Financave, zv/Kryeministër dhe pastaj pjesë e luftës së klasave brenda llojit. Atij regjimi komunist ia hoqi të gjithë gradat dhe titullin e lartë Hero i Popullit, e internoi familjarisht dhe burg.
Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike, i akuzuar si zbutës i luftës së klasave dhe në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për t’u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë.
Në vitin 1955 përjashtohet nga Komiteti Qendror i PPSH-së, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit internohet së bashku me familjen në Berat. Pas dy vitesh, më 1957, dënohet me izolim në Kalanë e Kaninës.
Në vitin 1958, shpallet tradhëtar dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq një vit më vonë, më 1959, në rrethana misterioze.
Tuk Jakova, përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit, të cilët kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake: “Që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. (Wikipedia)
E vërteta historike, që i është fshehur me ose pa qëllim qytetit dhe banorëve “antikomunistë” të Shkodrës
Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, mësojmë se: “Grupi Komunist i Shkodrës ose Grupi i Shkodrës, ka qenë një organizim parapartiak komunist, që u formua dhe veproi nga koha e mes luftërave botërore dhe deri në themelimin e Partisë Komuniste në Shqipëri.
Formimi i këtij grupi, lidhet me një grup të rinjsh idealistësh ëndërrimtarë, te elemti ortodoks i qytetit dhe te zanatçinjtë e qytetit (sidomos zdrukthtarët).
Për shumë vite grupi ishte pika e vetme komuniste, në Veriun e Shqipërisë. Në vitet 1932-33, ka hyrë literatura komuniste në qytet nga Mbretëria Jugosllave, duke mundur të hynte në Gjimnazin e Shkodrës.
…Të bërit bashkë të të rinjve: Qemal Stafa, Xhemal Broja dhe Vasil Llazari në gjimnazin e qytetit më 1934 nga shkollat e klerit, që u mbyllën me Reformën “Ivanaj”, zgjoi jetën e gjimnazit. Morën kontrollin e shoqërisë “Besa shqiptare” e cila qe formuar më 1931, nën drejtimin e Ernest Koliqit.
Ata u morën me organizimin e shfaqeve teatrale amatore si dhe me botimin e revistës “Shkëndija”, ku shkruajtën Q. Stafa, Xh. Broja, Pashko Gjeçi, Elez Braha, etj. Ky botim nuk doli më, numri pasardhës u konfiskua dhe u dogj, ngaqë regjimi zogist ra në gjurmë të përpjekjeve të kësaj shoqërie.
Pas një takimi më 1937 me Niko Xoxin, i larguar nga Grupi i Korçës, dhe një shoshitje me Andrea Zisin për çështjen e grupeve, përafërisht fundi i 1937 dhe fillimi i 1938, është koha kur u formua Grupi i Shkodrës.
Nismëtarët ishin Zef Mala, V. Llazari, Q. Stafa, Xh. Broja, Voin Grabova dhe Vaso Kadiq. Stafa pasi u shpërngul në Tiranë, ku kishte si bashkëpunëtor edhe Vasil Shanton, krijoi bërthamën e dytë të grupit.
Më 1938 u ngre celula në Elbasan mbi bazën e ish-celulave të Grupit të Korçës. Sami Baholli kaloi me të Shkodrës. Në Elbasan qe ndikimi i fortë te Normalja e qytetit. Një numër i madh nxënësish iu bashkuan lëvizjes komuniste në vitet 1938-1941. Nën drejtimin e Myzafer Trebeshinës e më vonë të Dashnor Mamaqit, u organizuan të rinjtë. Gjatë 1938 grupi shkoi në 150 anëtarë.”
Por Arian Spahiu, ka disa teza interesante. Në komentin e tij, ai shkruan tekstualisht: “Nuk është krejtesisht e saktë. Shkodra para 1939-ës, njihet me grupin më të fuqishëm komunist në Shqipëri. Grupi tjetër ishte ai i Korçës.
Por emisarët serboçetnikë, Milladin e Mugosha, grupin e Korçës, në të cilin kishte përgjithsisht ortodoksë e favorizuan dhe e nxorën në krye të PKSH-së.
Grupit të Shkodrës nuk i pëlqente fare sjella e emisarëve të huaj dhe kjo i bëri që emisarët e theksuar t’i nxjerin jashtë loje si të parëndsishëm në marrjen e vendimeve parësore.
Që këtu lindi antipatia ndaj Veriut në përgjithësi e ndaj Shkodrës në veçanti. Ja disa veprime të komunistëve të Shkodrës, që vërtetojnë sjelljen korrekte të tyre ndaj çështjeve shqiptare dhe që është anashkaluar nga historianët komunistë.
Më 1943 komunistët e Kosovës që i takonin grupit të Shkodrës, refuzojnë materialet e dërguara nga shtabi i PKJ dhe nga ana tjetër kërkojnë nga shtabi i PKSH-së, që udhëzimet për veprimtarinë e tyre, t’ju dërgohen nga ata e jo nga PKJ.
Përgjigja ka qenë shumë e shpejtë dhe e prerë ndaj komunistëve kosovarë me plot ofendime: “Ne jemi vëllezër dhe jo sektash, luftojmë për një qëllim të vetëm,…”.
Shkodra, që ruan ende dhimbje shpirtërore dhe fizike
Në qytetin e Shkodrës ndodhet Muzeu Historik i Kujtesës së kohës së komunizmit të zi. Një fakt i tillë, tregon tmerrin e përjetuar në atë kohë dhe krijimi i muzeut të krimeve të komunizmit në qytet, është për qytetarët një tjetër mënyrë, për të kthyer dinjitetin, si dhe për të vlerësuar fisnikërinë e Shkodrës, për mënyrën se si janë përballuar me krimet e komunizmit.
Shkodranët e ruajnë ende në kujtesën e tyre tmerrin e kësaj ndërtese në qendër të qytetit, pasi i kanë akoma të kjarta gjurmët e torturave, që u janë bërë intelektualëve dhe njerëzve të pafajshëm gjatë kohës së diktaturës 50 vjeçare.
Sot ajo shërben si pikë referimi. “Te ish Dega e Brendshme“, sikurse i thonë shkodranët njëri-tjetrit, kur duan të tregojnë diçka në afërsi të kësaj godine, ndërtuar me kontributin financiarë edhe të Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer”.
Muzeu u ngrit në një nga burgjet më të egra të regjimit komunist, ish dega e Punëve të Brendshme, sot pronë e Provincës Françeskane. Arkitektët dhe kuratorët vendas, kanë studiuar edhe modele muzesh të ngjashëm, të ndërtuar kryesisht në vendet e Europës Lindore.
Burrat e vërtetë të qytetit ndodhën në Zall të Kirit
Kjo nuk është teori konspiracioni, por është një fakt, që ka qendruar i hështur për shumë vjet dhe që fatmirësisht deshmohet prej disa dekadave me shembuj të shumtë nga disa ish të përndjekurit të moshuar politikë dhe qytetarë shkodranë, me banim në Shkodër dhe përsona të arratisur para vitit 1990, që jetuan dhe punuan në disa shtete të SHBA-së, Europës dhe atyre banorëve dëshmitarë afër Varrezave Katolike të Rrmajit, që i panë me sytë e tyre pushkatimet… “Shkodra dikur nji qytet i vogël me njerëz të Mëdhenj, sot asht nji qytet i madh me njerëz të vegjël.” – Jacob Enver Parmeza
Shkodranët apo Burrat e vërtetë, me eshtrat e tyre të krijuar nga plumbat e togave të zeza të pushkatimit, si provë e madhe dhe e pamohueshme ndodhen në Zall të Kirit, ka thënë i ndjeri shkodran, miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë Zef Loro Luka (1926-2012) i arratisur nga ferri komunist, i cili sakrifikoi gjithcka si parashutist i pamposhtur, për të përmbysur me armë në dorë komunizmin e zi në Shqipëri…
Ai ëshë autor i librit Ditar me kujtime: “100 shqipe qi erdhen për me prue lirin n’Shqipni” me Parathanie brilante, shkruar nga bashkëqytetari shkodran Injac Saraçi.
Të ishte gjallë sot sypatremburi parashutisti Zef Luka nga Clevland, Ohio, do të kapte krytin me grushta… dhe do të thoshte, se për këto lloj pasardhës pa identitet as mish as peshk… që na fatkeqsisht kena dasht me u dhanë lirinë… Vetë Zefi si antikomunist i përbetuar kaloi nga Kolegji i Jezuitëve, në kampet e refugjatëve në Greqi e Itali dhe deri sa një ditë mbërriti në Tokën e Bekuar të SHBA-së…
Këtë përkufizim të saktë, do të kishte thënë nga plasja e zemrës apo zemërimi edhe miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë i ndjeri Kolec Pikolini (15 mars 1923-19 shkurt 2019) nga Detroit, Michigan, po nga qyteti i “djepit të komunizmit dhe socializmit”, i cili edhe ai u arratis në viitin 1951 nga ferri i Dullës…
Ai në librin e tij me kujtime: “Regjimi i hienave” (parathënien e së cilës e kam shkruar unë) dhe në bisedat e lira në Detroit, më thoshte shpesh, se komunizmi e ka shkatërrur keqas Shkodrën dhe banorët e saj, të cilët fatkeqsisht sot flasin me vete…
Pasardhësit e qytetit antik sot, po vijojnë fatkeqsisht të lakojnë historinë e së kaluemes (duke e përdorur atë si pashaportë identiteti, përballë të tjereve jo shkodranë), së heronjve të heshtur…, sepse ato sot që jetojnë aty (Shkodër), për inerci të transmetimit të brezave, janë thjeshtë kalimtarë apo frymorë rutinë, pa histori… sepse tash 33 vjet, nuk ishin të zot t’i përfaqsojnë idetë përparimtare, jetën plot kalvare dhe gjakun e tyre martir…
Nga nëna histori kujtojmë, se gjatë vitëve 1944-1945 dhe 1946, shtetet dhe qeveritë antikomuniste anglo-amerikane, përmes njerëzve të tyre në Shkodër dhe disa qytete antikomuniste në Shqipëri, u bënë thirrje tregtarëve shkodranë, që të kontribuojnë financiarisht, për të blerë armë të kohës, për t’iu kundërvu direkt komunizmit si në kryengritjen e Malcisë së Madhe (krahina e Kelmendit), me në krye martirin Prek Calin (1872-1945) dhe në kryengritjen e Postribës…, sepse kështu i don mushka drutë…, por ata “patriote” të kuletës, nuk pranuan me dhanë disa qypa me flori… dhe kështu ata i groposën edhe më thellë nëpër bahçet e tyre private… nga frika se mos ua “marrin” anglo-amerikanët…
Dulla, duke e nuhatur këtë situatë historike dhe me ndihmën e spiunëve komunistë po shkodranë, për të shpetuar nga kolapsi mbretërine e tij të hurit dhe litarit, shpejt e shpejt nisi fushatën propagandistike të denigrimit, kundër pasanikëve të Shkodrës e i detyroi ata me lopata e kazma me rihap gropat, ku i kishin fsheh qypat me flori dhe ua mori e i rrasi të gjithë në burg, gjoja si pasanikë, sepse sipas tij kishin shfrytezuar “popullin” dhe ishin bërë të pasur, një propagandë bajate proletare-leniniste-bolshevike, e cila fuksionoi dhe pati shumë sukses asokohe….
Këto zotërinj të nderuar të qytetit të lashtë, në kuptimin e mirë të fjalës, Dulla një nga një i futi në në 46 burgje, që kishte ngritur si ferr në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të tjerët i internoi përjetësisht në qindra kampe përqendrimi dhe gradualisht me gjyqe fallco apo pa gjyq i vari në litar ose i pushkatoi për siguri, që të mos mbijetonin si dëshmi e historisë së perskutimit të tyre…
Mbas këtij gjenocidi rutinë, ai iu përvesh furishëm dhe me fanatizëm anadollak Klerit dhe popullsisë etnike katolike dhe besimeve të tjera në qytet, mbasi fatkeqsisht vetë ai vinte nga një familje e mirëfilltë e katundeve otomane, dhe kishte një axhë si biçim hoxhe, në qytetin e ish kolonëve të huaj të Gjinokastrës…
Dulla, duke gjetur dhe përzgjedhur njerëz si vetëvetja, vuri në pushtet me votime fallco fanatikët më të medhenj…, fëmijët nipat apo mbesat e të cilëve kanë drejtuar për dekada dhe vazhdojnë edhe sot për 33 vjet të udhëheqin partinë komuniste (alias socialiste) dhe “demokratike”, sipas modelit të Katovicës. Kjo fatkeqsi vazhdon të sundoj edhe sot…
Sajimi i rrenës së madhe dhe qëllimi justifikon mjetin
Të gjithë sot në media, po perdorin Fabulën absurde, se gjoja Shkodra humbi për arsye të non grates, që administrat e korruptuar dhe non grata e Joe Biden (75.000,000 votues amerikane nuk e njohin Biden si kryetar shteti, sepse ai faktikisht nuk është fituesi zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën me 3 nëntor 2020), i bëri liderit historik dr. Sali Berishës etj.
Duhet të jeni të kjartë, se regjimi katastrofik komunist, i të përgjumurit në këmbë Joe Biden, e ka përdorur këtë armë propagandistike politike subversive dhe mashtrimi kudo nëpër botë, për të mbajtur dhe zgjedhur qeveritë lolo kudo në botë, që i konvenojnë Merhumit, që s’mban mend se çfarë ka hanger nadje… apo kur gruaja e tij “doktoreshe” (sikurse rren hapur pa turp para medieve se ka dhënë mësim (leksione) si profesoresh në universitet, por nuk përmend emrin e universitetit), harron me ia ndërru pampers dhe ai nga pesha e sh… humb orientimin dhe ia zgjat dorën “qënieve” të padukshme, jashtë sistemit tonë diellor…
Lexuesi i vëmendshëm brënda dhe jashtë vendlindjes, duhet të kuptoj, se këtu nuk është fjala personalisht tek dr. Sali Berisha (apo Edi Ramën etj., nëse do të ishte lidër i opozitës antikomuniste në Shqipëri), por si fenomen rutinë (sepse këtë gjë e kanë gjetur të gjithë si pretekst të humbjes së opozitës sot në muajin Maj 2023 në Shqipëri), por se regjimi komunist i administratës së papërgjegjeshme Biden, këtë veprim apo manovër absurde politike, të shpalljes së Persona Non Grata, e ka bërë apo aplikuar vazhdimisht në të gjithë shtetet dhe liderët e djathtë apo konservatorë kudo në botë, të cilët nuk kanë regjime komuniste dhe supër të korruptuara në pushtet sikurse ajo e Bidenit me familje…
Kjo është bërë me paramendim, për të manipuluar dhe dëmtuar maksimalisht popujt dhe elektoratin, në prag zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme kurdo që ato zhvillohen.
Komunistët amerikanë, tradicionalisht si në fillim me Bill Clinton, djalin e komunistit Hysen, presidentin më të deshtuar dhe më të dobët, që ka parë historia e presidentëve të SHBA-së, njëfarë Barok Hysen Obamën 1, 2 dhe me sot me administratën e vijimsisë Obama-Biden 3 në fuqi, si armë të tyre të preferuar kanë ish Racizmin dhe ish Skllavërinë, që kanë ndodhur fatkeqsisht shumë shekuj më parë në SHBA…, për të provokuar dhe rizgjuar ndjejat, dhee manipuluar sot votuesit me ngjyrë afrikano-amerikanë, ispanjikë etj.
Sot këtu, në Kushtetutën Amerikane, me ligje dhe drekte, federale dhe të 50 shtetëve, askush nuk është skllav dhe në asnjë rast në ligje nuk përdoret racizmi.
Mirëpo ajo që i tërbon sot komunistët amerikanë është se shumë afrikano-amerikanë të mirëshkolluar dhe edukuar, mbasi kanë mësuar edhe historinë e mëparshmë dhe të sotme, po arrijnë të dallojnë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, sepse të bardhët senatorë, kongresmenë dhe presidenktë komunistë amerikanë, po përdorin vazhdimisht votat e afrikano-amerikanë, për të marrë dhe qëndruar për vete në pushtet dhe asgja nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre, punësimin, integrimin etj.
Këtë gjë komunistët amerikanë e bëjnë sa herë që afrohen zgjedhjet dhe në ndihmë të tyre si gjithnjë vjen nga pas makina e fuqishme manipulative propagandistike e Fake News, Big Tech, rrjetet sociale komuniste etj.
Ata nuk mund të përdorin arsyet absurde si teorinë e racizmit dhe skllavërisë në Shqipëri, sepse aty nuk ka afrikano-amerikanë apo hispanjik, por përdorin masivisht dhe në mënyrë abusive, sa herë që vijnë në pushtet “të drejtën”, që ka Departamenti i Shtetit, për të shpall për arsye të mirëfillta politike persona non grata, në emër të “korrupsionit” imagjinar dhe të pa provuar këdo antikomunistë dhe antiglobalistë, që kërkon të hyj brenda territorit të SHBA…
P.sh. regjimi komunist amerikanë, këtë praktikë pune rutinë e ka aplikuar edhe në shtetet e kontinentit me ngjyrë të Afrikës, që janë pro Rusisë, Azisë, Amerikën Latine, Europën Lindore etj., por atyre popujve të tyre dhe ruseve nuk ia ndin për të fjeturin në këmb…
Të vetmit shtete skllevër, që bëjnë Amin, për gjithçka me banorë tejmase naivë e sensitivë nga frika dhe që manipulohen më lehtë falë injorancës, janë ato shqipfolës, ku drejtojnë idhujt sorosianë dhe kushdo tjetër…, por kurrsesi shqiptarët e vertetë etnik…
Korrupsioni ndërkombëtar dhe lokal i shteteve të veçanta, ka për qëllim në vetvete të legjitimojë totalitarizmin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice, që përqendron çdo pushtet në pak duar.
Jo dr. Berisha, por Antony Blinken është persona non grata, për popullin amerikanë
Vetë Antony Blinken, që e ka shpall dr. Berishën persona non grata, thjeshtë për arsye politike, është me hije dhe në një farë mënyre si persona non grata nga Kongresi Amerikan… mbasi ai pritet që të akuzohet, për organizimin direkt fallcifikim dhe fabrikim dokumentetit, për hartimin e nënshkrimit gënjeshtër nga 51 agjente sekretë të FBI dhe CIA, se Laptop from Hell i Hunter Biden asht sajesë e sherbimit sekret rus… gjë faktet dhe provat me 100% siguri të lartë e nxorën atë si rrencak të madh, sepse vetë ish punonjësi i CIA-së, deklaroi para Kongresit Amerikan (gjatë dëshmisë së tij), se ka qenë vetë Antony Blinken ai qe e ka nisur këtë inisiativë.
Nëse ata do të kishin fakte për dr. Berishën, menjëherë do t’i kishin botuar (publikuar) apo nxjerrë në sheshin e konsumit politik, sepse komunistët amerikanë janë specialistë, sikurse komunistët shqiptarë, për gënjeshtra, sepse ata i dallon vetëm gjuha e ndryshme që flasin anglisht dhe shqip dhe asgjë më shumë…
U bënë dy vjet dhe nuk ka asnjë “Dosje”, me fakte konkrete për dr. Berishën… Këtu po ndodh e kundërta, sepse për Sekretarin e Shtetit Blinken tashmë është përgatit Dosja, me rrenat e tij, që po zgjerohet dita-ditës para Kongresit, të kontrolluar fatmirësisht nga republikanët konservatorë…
Në botë, askujt nuk ia ndin për këtë gjë, veçse në vendet e botës e tretë, që besojnë në gjithçka si naiv sikurse janë: Shqipëria dhe Kosova, mbasi komunistët amerikanë që e njohin shumë mirë mentalitetin tuaj atje dijnë ku me prek në tela dhe më pas me lujt arushë me ato…
Nejse, si punët e Biden-it, sikurse thotë Presidenti Donald J. Trump, se çfarëdo që administrate e Joe Biden merr përsipër të kryej kthehet automatikisht në shit…
Nga përvoja negative këtu, që kaloi SHBA, në zgjedhjet presidenciale të vitit vitin 2020, është se kur Qeveria fut me këmbëngulje teknologjine e re të makinave të votimit dhe numërimit e bën për të vjedhur sa më lehtë dhe shpejt votat…
Votimet me makina elektronike janë të manipuluara, sepse kot nuk thonë komunistët janë specialistë, mbasi ato kudo e gjejnë rrugën për të vjedhur votat, sepse kompiuterat dhe maqinat lidhen shumë lehtë me internet.
Zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor 2020 në SHBA, 90% e tyre janë vjedhur apo ndryshuar me kompiutër dhe njerëzit kanë shkuar kot për të votuar.
Si mundet Biden komunist këtu të fitoj 81 milion vota, duke ndenjur gjithë ditën në bodrum 24/7 i mbuluar me 4 maska të mëdha të zeza!?
Presidenti Donald J. Trump dhe ekipi i tij, ka prova dhe fakte bindëse, për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe këto raporte origjinale i kam pasqyrur edhe ne librin tim: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Shkodër, New York) dhe burimet e mia janë anerikane dhe nga avokate dhe investigues profesional anerikanë…
Antony Blinken për çdo gënjeshtër para Kongresit Amerikan rrezikon 5 vjet burg
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ka rrejtur popullin amerikanë, me një dokument fallco të nënshkruar nga 51 agjentë të lartë të Shërbimit Sekret Amerikan, të cilët sëbashku me Blinken i pret burgu. Kështu, e-mailet e reja të zbuluar, tregojnë se Blinken, është i përfshirë në korrupsionin e djalit të Joe Biden, shumë vite më parë.
Kutia e famshme e Pandorës, sapo është hapur dhe është zbuluar deri tani vetëm Maja e Ajzbergut të krimeve dhe korrupsionit galopant, show, që pritet me shumë interes nga populli amerikanë.
Këtu janë ngritur prova dhe fakte origjinale të dokumentuara (nga investigimet shumevjecare të Senatit, Kongresit Amerikan etj.), për 12 antarë të familjes Biden, djalin e të përfjeturit në këmbë “bisnesmenit” Hunter Biden, ndaj të cilit ka katër vjet që DOJ, Departamenti i Thesarit, FBI, Kongresi dhe Senati Amerikan intensivisht po investigojnë për 4 veprimtari të tjera kriminale: si pastrim parash, mos pagim të taxave, prostitucion etj.
Këto ditë priten të dalin para publikut amerikanë, Dëshmi supër skadaloze, që do të trondisin SHBA dhe botën. Kështu Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, që bën presion politik komunist mbi Shqipërinë e varfër nga burimet e reja që priten të dalin shumë shpejt në dritë, para Kongresit, tregojnë se ai personalisht kur ishte në stafin e kampit të fushatës elektorale të kandidatit komunist Biden, ka organizuar një grup agjentesh prej 51 vetësh të Shërbimit të Lartë Sekret Amerikan, që të nënshruajnë një letër, sipas së cilës thuhet se: Laptop from Hell i Hunter Biden nuk është i tij, por është sajesë e shërbimit sekret rus, letër të cilën me dëshirë e kanë firmosur 51 agjentë, letër me firmë, të cilën e ka përdorur Biden si “argument” apo shembull në debatin e fundit televiziv kundërshtarin e tij politik Presidentin Donald J Trump, për të bindur votuesit amerikanë, që të votojnë për të, duke genjyer dhe manipuluar publikisht dhe hapur votuesit dhe popullin amerikan.
Kjo sipas analistëve kushtetues amerikanë, përbën veprimtari të mirëfilltë kriminale, në nderhyrjet direkte në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në këtë mënyrë, për shkelje të ligjit të ndërhyrjes së jashtëligjshme në zgjedhjet presidenciale organizatori apo skenaristi Antony Blinken dhe 51 autorët e nënshkrimit të letrës Gënjeshtër, mund të rrezikojnë heqjen e lirë ose të drejtën e pamohueshme për të hyrë me deshirë në shtepinë pa qira, qe këtu quhet thjeshtë: JAIL.
Blinken me hipokrizi bërtet për çimen e vogël në sytë e korrupsionit, për çaj dhe limonata apo dreka dhe darka në Shqipëri e Dardani… dhe nuk do që të tjerët dhe media e pavarur amerikanë dhe botërorë, të flasin me prova dhe fakte për Supër Korrupsionin e tij dhe DOJ, FBI apo administratës Biden, ku këtu flitet për miliona dhe triliona dollarë…
Investigimi ndaj Blinken, është sot çështje primare për Kongresin Amerikan. Kryetari i Komitetit të Drejtesisë pranë Kongresit Jim Jordan, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të administratës Biden Antony Blinken, që së shpejti ai duhet të paraqitet para Dhomës së Përfaqsuesve.
Nëse këto fakte vërtetohen zyrtarisht në Kongres, atëherë Sekretarit të Shtetit Blinken, i duhet të gjej një avokat të fortë të mbroj veten, ashtu sikurse edhe boss-it të DOJ apo Prokurorit të Përgjithshem të SHBA-së sot në detyrë i duhet të gjej një superavokat të mbroj vetën nga rruga drejt shtëpisë pa qira, që e pret për Dëshmi të rremë, sepse ai para disa javëve para Kongresit dhe Senatit nuk ka thënë të vërtetën, edhe pse është betuar me dorën lart, se do të dëshmoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Kostoja e çdo gënjeshtre, të bërë nga persona të ndryshëm, që thirren të betohen dhe pastaj të dëshmojnë para Kongresit apo Senatit Amerikan (të cilat janë pushtete, që përfaqsojnë popullin apo elektoratin amerikanë) shkon në 5 (pesë) vjet Burg të shëndetshme… dhe sa herë dikush ka gënjyer kur ka bërë betimin para Kongresit shumezohen me shifren 5…
Këtë fat apo privilegj brilant apo shumë të mirë, pritet ta ketë shumë shpejt fatmirësisht edhe virusologu gënjeshtar Anthony Fauci…
Gjithësesi e thënë shkurt dhe saktë, ky do të jetë fillimi i fundit të Lojës së Turpshme të Gjatë Anti Amerikane e luajtur nga shteti dhe aktorët e turpshëm në SHBA për disa vite me radhë, duke marrë peng vendin dhe Shtëpinë e Bardhë… Game is over…
Ngrihen disa akuza për Shkarkimin e Joe Biden
Një lajm i gëzuar e i mirëpritur po pushton mediat amerikane dhe botërore. Shumë shpejt në Kongresi fillon proçesi i Shumë Pritur i Shkarkimit të Joe Biden… për shumë çështje të rëndsishme, si korrupsion familjar, trathti kombëtare mbi tërheqjen skandaloze dhe me viktima në radhët e ushtrisë amerikane nga Afganistani, vrasja ne Kabul të 13 marinsave amerikanë dhe plagosja rëndë e 15 të tjerëve, përfitime financiare të jashtëligjshme deri në 10% si Big Guy (pa patur asnjë bisens të vetin), kërcënim dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të pavarur Ukrainës, për arsyen pse ai po hetonte korrupsion e Kompanisë Gaznxjerrese Ukrainase “Burisma”, ku djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden ishte në bordin e drejtimit të tij dhe paguhej pa bërë asnjë punë mbi $120.000 në muaj dhe mbi 3.000,000 ne vit, dëshmi të rreme të përsëritura, se “nuk ka dijeni per bisnesi e djalit te tij Hunter Biden”, kur në fakt ai ka pozuar në foto me bordin e kësaj kompanie dhe ka pritur mbi 80 herë në Shtepinë e Bardhë antarë të kësaj kompanine, kur ishte zv/President i SHBA-së.
Nga viti 2008-2023, ai ka fshehur korrupsionin e familjes së tij, në forma të ndryshme dhe tashmë dhe në vecanti nga viti 2021-2023, ka heshtur, duke nxitur administratën e tij, qe të mos hetoj dhe mbuloj (cover up) familjen dhe Hunter Biden.
Ai ka gënjyer, duke përdorur një letër fallco sëbashku me 51 agjentë të lartë FBI dhe CIA, duke nënshkruar një letër, se Laptop from Hell i Hunter Biden nuk është i tij, por ështe sajesë e agjencive sekrete ruse, rrene të cilën e ka treguar dhe hedhur poshtë vetë gazeta komunisteve The New York Times dhe dhjetra kanale televizive e komuniste, ku me klasikja është CNN etj.
Biden dhe agjentët e sherbimit sekret kanë shfrytëzuar postin qeveritar, për të përhapur lajme të rreme, që më pas kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale me 3 nëntor 2020 në SHBA. Kjo është një vepër e pastër kriminale dhe denueshme, sipas ligjeve federale amerikane. Nëse korrupsioni i Hunter Biden, do të mbuluar nga media, sipas sondazheve del se 70% e amerikanëve nuk do të kishin kurrësesi votuar Joe Biden.
Lufta absurde e Ukrainën, nuk ka asnjë lidhje me SHBA, sepse Ukraina nuk është shtet i 51-të i Amerikës, një shtet që ndodhet mijëra milje larg, në një kontinent tjetër… Ajo është thjeshtë një çështje e brendshme mes dy shteteve sllavo-ortodokse, në kufi me njeri-tjetrin, që historikisht kanë patur probleme me territorin dhe popullsinë etnike ruse…
Mbatja ndezur e luftës me para armatime dhe propagandë fallco, po bëhet për të fshehur korrupsionin e familjes së të përfjeturit në këmbë, pra thjeshtë ështe një konflikt interesave private të së supërkorruptuar të Biden-it dhe familjes së tij, brenda Ukrainës, për vite me radhë…
Sikurse mësojmë nga mediat e pavarura, shohim se dëshmitari drejtpërdrejtë do të dëshmoj para Kongresit Amerikan shumë shpejt, nën mbrojtjen e sigurisë nga autoritetet shtetërore mbrojtëse të sigurisë së larte dhe avokatëve të tij, mbasi dëshmitë dhe dokumentet e shumta origjinale, janë shumë serioze dhe sensitive.
Ai ka pranuar që të dëshmoj direkt dhe hapur para Kongresit, i cili në këtë rast pasuron edhe me shumë Dosjen e Madhe të faktëve dhe provave origjinale, për të filluar kështu shumë shpejt proçesin final të Shkarkimit të Domosdoshëm të Joe Biden nga Kongresi Amerikan.
Avokatët e tij, u intervistuan nga Fox News, në lidhje me deshmitë, qe pritet të ofroi klienti i tyre, të flas hapur para Kongresit Amerikan, për gjithçka, që ai di me fakte dhe prova origjinale, të cilat ai posedon fatmirësisht.
Bankat amerikane, me kërkesën zyrtare të Kongresit Amerikan, fatmirësisht kanë ofruar transferat marramendëse financiare të 9 personave të familjes së korruptuar Biden.
Kongresi Amerikan në Capitol Hill në Washington D.C., mbajti një Konferencë të Jashtëzakonshme
Me datën 10 maj 2023, në Capitol Hill në Washington D.C., në një Konferencë të Jashtëzakonshme, pranë Kongresit Anerikan, kongresmenët patriotë republikanë paraqiten LIVE, përmes mediave dhe kanalëve televizive amerikane dhe botërore, për ngritjen e akuzave direkte të fajësimit të drejtpërdrejtë për ish zv/Presidentin e SHBA-së zotin Joseph Biden Junior, për veprimtari anti Kushtetuese, gjatë kohës që ai ishte në atë post në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Barock Hysen Obamën (2008-2016), duke i ofruar drejpërdrejtë popullit amerikanë fakte dhe prova të dokumentuara, mbi aktivitetin anti ligjor të Joe Biden, i cili, ka marrë miliona dollarë nga Qeveria Komuniste e Republikes Popullore të Kines, etj., duke i favarizuar kinezët dhe shtetet e tjera, në dëm të SHBA-së.
Gjithashtu si fillim sa për të hapur oreksin 5 nga 12 antarë të familjes Biden do t’u ngrihen akuza serioze bazuar në dokumente, fakte dhe prova origjinale bankare etj., për korrupsion financiarë, sepse kanë marrë nga komunistët kinezë etj., miliona dollarë, në shkëmbim të privilegjeve, favoreve politike, ekonomike, financiare etj., gjatë presidencës së deshtuar dhe më të keqe në historinë e SHBA-së të dyshes Obama-Biden 1, 2 në vitet e errëta të vendit 2008-2016…
https://www.youtube.com/watch?v=KëfPpn8RWGs
Whistleblowers, zarfat me kutitë e manipuluar të zbuluara në shtetet Michigan, Pennsylvania, Nevada etj.
“Të gjithë bordet e qarkut të zgjedhjeve Urdhërohen, në pritje të urdhrit të mëtejshëm të Gjykatës, të jenë në përputhje me udhëzimet e mëposhtme të dhëna nga Sekretari i Komonuelthit, më 28 tetor dhe 1 nëntor, përkatësisht, së pari, që të gjitha fletët e votimit që merren me postë pas 8:00 pasdite, më 3 nëntor 2020, do të ndahen dhe do të mbahen në një anë (kuti) të sigurt dhe të mbyllur, të ndarë (veçmas) nga fletët e tjera të votimit dhe së dyti, që të gjitha fletët e votimit, nëse numërohen, do të numërohen veçmas.” – Samuel Anthony Alito Jr. antar i Gjykatës së Lartë të SHBA
Whistleblower 1 & 2
Agjenti i fshehtë informativ – sinjalizues (Whistleblower), që ka përgjuar me sy, veshë, figurë dhe zë (incizuar), veprimet e paligjshme të Sherbimit Postar të SHBA-së United State Post Service (USPS), ku, përfshihen miliona zarfa zyrtare dhe pakot e votimeve të shtetasve amerikanë të 3 nëntorit 2020.
Ai si dëshmitar okular, që ka parë gjithçka sinjalizon autoritetet informative zyrtare të shtetit federal (FBI), për atë që ka parë vetë dhe dëgjuar me veshët e tij, mbi mashtrimet e votave dhe kutitë e manipuluara të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020, në shtetet kufitare si Michigan, Pennsylvania, Nevada.
Një tjetër Whistleblower, është zbuluar në Nevada, i cili, edhe ai po bashkëpunon me FBI, Departamentin e Drejtësisë Shtetit (DOJ).
Më shumë se 90% e votave në shkallë kombëtare janë ndryshuar me kompiutër dhe me zarfa fantazëm, që janë futur masivisht ilegalisht dhe nuk dihet origjina e tyre, se nga kanë ardhur, adresat, identiteti etj.
Kutitë me zarfa të manipuluara, kanë ardhur në qendrat e votimit 1 deri në 3 ditë mbas votimit dhe janë regjistruar dhe vulosur sikur kanë ardhur më 3 nëntor 2020 para orës 8:00 të mbremjes, kur dhe ka përfunduar zyrtarisht votimi fizik i personave.
Publiku amerikan sot, po kërkon transparencë dhe të vihen para drejtësisë penale të gjithë manipuluesit dhe urdhëruesit e tyre.
Kështu me datën 4 nëntor 2020, Whistleblower ka bërë deklaratat e para të tij në Sean Hannity Show, në kanalin e madh televiziv kombëtar amerikan Fox News, në rubrikën investigative, për parregullsitë dhe manipulimet skandaloze në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në shtetet: Michigan, Georgia, Nevada, Pennsylvania etj.
Duke folur me një zë të trashë, për të mos u identifikuar (mbetur anonim), sinjalizuesi me detaje, foto origjinale dhe incizime të personave të përfshirë në skandal, ka nis të flas me detaje, duke përshkruar historinë e kutive të paligjshme të futura natën, kur të gjithë votuesit ishin në gjumë në disa qendra votimi, pas mbylljes se proçesit të votimit dhe fillimit të numërimit të votave.
Po atë natë menjëherë mbas Hannity Show, me ndërmjetësi dhe siguri për Whistleblower dha informacionin sinjalizues, se në shtetin e Michigan-it, ka pranuar bashkëpunimin me FBI, për të treguar të vërtetën. edhe në këtë rast.
Gjatë intervistës në një vend të fshehtë, disa Whistleblower, fatmirësisht kanë përshkruar kutitë, vendin se ku ato ndodhen sot dhe personat e lartë (pra bossat), të përfshirë në këtë histori të paligjshme dhe anti Kushtetuese, e cila për autorët e veprës penale quhet veprimtari e pastër kriminale dhe merret tashmë direkt në investigim nga zyrtarët e lartë të ekspertë të shtetit federal, që në këtë rast janë FBI.
Whistleblower, në shtetin e Michiganit, si një patriot i vërtetë amerikan, ka rrëfyer skemëm dhe mënyrën e jashtëligjshme të shumë përsonave zyrtarë të lartë dhe përgjegjësve në detyrë në USPS, të cilët në mënyrë aktive kanë punuar për manipulimin e kutive të votimit, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, në SHBA dhe posaçërisht në dy shtetet kufitare që përmenda më lart.
Pak njerëz votuan kundër Trumpit, por gjithashtu besoj se shumë pak ishin të motivuar për të votuar Sleepy Biden, gjë që do të ishte e pamundur, që të marrë kaq shumë vota, sepse askush nuk ka shpreh entuziazëm për kandidatin socialist.
Partia Republikane dhe senatori Graham, kanë kërkuar që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hetojë. “Si Kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit … Unë nuk do të lejoj që akuzat për parregullsi të votimit dhe sjellje të pahijshme të përfshihen nën qilim,” tha Graham, në një deklaratë të lëshuar nga fushata e tij e Senatit.
Fushata Trump nisi një seri proçesesh gjyqësore, si në: Pennsylvania, Michigan, Georgia, Nevada, Arizona, Georgia etj., duke pretenduar raste të parregullsive dhe sjelljes së keqe të votuesve që votuan dy here dhe më shumë.
Antari i Gjykatës së Lartë të SHBA-së Samuel Alito urdhëroi të gjitha bordet zgjedhore të qarkut në Pennsylvania të ndanin të gjitha fletët e votimit të vonuara nga të gjitha fletët e tjera të postës.
Avokatët e fushatës Trump, kanë kërkuar vazhdimisht Gjykatën e Lartë të marrë në shqyrtim çështjen e manipulimeve galopante të shtetit të madh të Pensilvanisë.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr e ka shpieguar shumë mirë 3 muaj me parë, në 3 minuta sinjifikative, gjatë një interviste, për kanalin globalist socialist CNN, se votimi permes postës me zarfa është mashtruese, sepse nuk paraqet në shumë raste personin fizik etj. https://www.youtube.com/watch?v=G96rcOGkXss&fbclid=IwAR0hWFZYVhBChm195B0nL2SdKkoK37BZR1mw0_aTf3uiUOPuYQ75Wo-8-2U
Kryeprokurori i SHBA-së Barr, argumenton se një person keqbërës, mund të marrë zarfet t’i hap dhe mbush (plotesoj) me kandifatët, që do ai preferon e i plotëson.
Më 3 nëntor 2020 mbi 80% e votimeve me poste USPS u bënë fatkeqsisht në të gjithë Amerikën, e cila përbën skandalin më të madh në të gjithë historinë botërore, duke ia kaluar si shembull i keq turpi edhe vendeve të botës së tretë shumë të prapambetur.
Kështu përsona të jashtëligjshëm, që kanë një kartë licence së shoferit, por që nuk kanë dokumente resident dhe për më tepër pashaportë amerikane, mund të votojnë me zarf, duke rritur artificialisht numërin e votuesve resident të përhershëm në SHBA.
Këto ditë pasi media caktoi se kush do te jetë president i SHBA-së, nuk ka asnjë protestë në rrugë, për arsyen e diskriminimit racorë, kartë të cilën gjithnjë ka përdorur Sleepy Joe, BLM dhe Antifa, kundër Presidentit Donald J. Trump.
Atij i kanë thënë apo ofruar në tabaka kafen e fitores pa luftë, sikurse në filmat fantastiko-shkencorë, se “të kemi shpallur President me 270 vota elektorale”.
Deri tani kanë votuar me shumë “njerëz” se të regjistruar për votim në shkallë kombëtare.
Deri në orën 12:00 të natës, të datës 3 nëntor 2020, Presidenti Donald J. Trump ishte fitues i shkëputur shumë thellë nga ndjekësi i tij socialisti Biden dhe për çudi të të gjithëve, kur amerikanët ishin duke fjetur, makinat socialiste të “demokratëve” të USPS vërshuan nëpër qendrat e votimit dhe futën miliona zarfa të paligjshme.
Big Tech dhe Media mashtruese, i siguroi Biden “fitoren” pa votues direkt, permes korrupsionit dhe vjedhjes së votave masivisht, manipulimit të fletëve të votimit, sipas stilit komunist shqiptar, kubanez, koreanoverior, venezuelas, honduras etj.
E vetmja pyetje profesionale, që ekipi i akovatëve të Presidentit Trump, do të bëjnë para drejtësisë së lartë amerikane, është se në Kushtetutën Amerikane thuhet kjartë dhe saktë, se një individ duhet të paraqitet fizikisht në qendër të votimit me ID dhe jo me miliona zarfa, që kanë ardhur në drejtime natën në rrugë enigmatike pa adresë, emër mbiemer, firmë, dhe pa asnjë shenj identiteti për personin e zarfit ghost.