Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare
Nga Nue Oroshi
Sa herë që ka qenë ngushtë Iliria-Arbëria dhe Shqiptaria gjithmonë në mbrojtje i ka dalë djalëria dhe vajzëria. Është fjala për mbrojtjen e tokës – dheut te atdheut e të drejtës për egzistimin e shqiptarizmës, arbërizmit e ilirisë. Kjo trini e shenjët Iliria,Arbëria e tash Shqiptaria ka pasur lëvizje të ndryshme të popullsisë. Si në Iliri, si në Arbëri po ashtu edhe tash në Shqiptari mërgata ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarizmës. Edhe tash sa herë në vështirësi gjindët shqiptaria gjithmonë në mbrojtje ju del mërgata.Por tash në trojet arbërore në trojet e Ilirisë dhe të Shqipërisë na u kanë krijuar dhe disa politikanë të cilët mërgatën e shohin si shpëtim sa për të marrë votat apo për ta shfrytëzuar si servis financiar dhe më pas kur të kthehën një pjesë e mirë e tyre pas zgjedhjeve thonë si ju dolën votat e „baushtellcave” duke harruar se sot mërgata shqiptare është një mërgatë e cila ka arritur në shumë lëmi të jetës qoftë në atë të investimeve,qoftë si pronarë biznesësh të shkëlqyer si dhe më qindra e mijëra djem dhe vajza të reja të cilët kanë diplomuar në shumë profesione të ndryshme në Evropë dhe Amerikë e besa edhe kanë bërë emra qoftë në politikë,në shkencë,në kulturë,në mjekësi,në muzikë, në sport, dhe shumë profesione të ndryshme.E tash do të ndalem pak tek zgjedhjët e mërgatës.Partitë politike në Kosovë një pjesë e tyre dhe jo të gjitha e duan mërgatën vetëm për dy aspekte.Për ta shfrytëzuar si servis financiar dhe për ti marrë votat sa për të ngritur përqindjen e partive të tyre politike. Edhe votat e mërgimtarve sikurse votat e rezidenteve vendor kanë qenë herë-herë të ndryshueshme varësisht prej pakënaqësive politike. Por tash edhe mërgata kanë filluar të vetdijësohen dhe nuk ka vota të mllefit.Nuk ka për faktin se mërgata ka arritur ti shef te gjitha partitë se çfarë qeverisje kanë bërë gjatë mandatit të tyre.E them qeverisjes se për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës ky vit po kalon dhe Republika e Kosovës është pa institucione. Nuk ka Parlament,nuk ka Qeveri e ka një Presidente me një mandat para përfundimit.Për këtë këto zgjedhje e kanë edhe rëndësinë e vet.Ajo çka është vërtetë e gërditshme(neveritshme) është politizimi tejmase i votës së mërgatës, si dhe mitizimi i politikanve. Ky mitizim ka mbetur se ndonjë parti politike ende ka mentalitet komunist. Mërgata nuk është vetëm e një partie por ajo i takon të gjitha partive shqiptare.Kështu që edhe në këto zgjedhje ajo do të voton e ndarë.
Nga gjithsej përafërsisht 77.000 vota sa janë regjistruar nga mërgata për të votuar dikund pak më shumë se 58.000 vota janë votues me postë e rreth 20.000 votues që do të votojnë nëpër Konsullata dhe Ambasada të Republikës së Kosovës.Nga numri i përgjithshëm i votusve kjo shifër paraqet dikund 8 deri në 10 përqind që kur të ndahët në katër apo pesë parti politike shqiptare del qartë se e tëra që mund të fitoj një parti janë përafërsisht 25.000 e maksimum 30.000 vota dikund 2 deri në 3 përqind nga rezultati i përgjithshem.Ky rezultat mund t´iu shtoj dy partive të para përafërsisht nga 1 deputet. Kjo është fuqia e mërgatës në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.Kjo do të thotë se banorët e Kosovës që do të votojnë në Kosovë ata dhe ato do të vendosin për rezultatin përfundimtar se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve.Por nga përvoja politike që kam po e shoh qartë se partitë politike në Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë kanë nevojë për njëra-tjetrën për të themeluar institucionët e Republikës së Kosovës.Rënia e fuqisë politike të VV me partnerët politik parazgjedhor, dhe rritja solide që do të kenë tri partitë tjera LDK, PDK, dhe AAK do të bëjnë të pamundur një Qeverisje të një partie politike.Kështu që asnjë parti pa marrëveshje politike nuk mund që të themeloj institucionet e Republikës së Kosovës.Themelimi i institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të bëhet kur politikanët e Republikës së Kosovës të vetdijësohen se pushteti në demokraci duhët të ndahet. Kjo do të thotë se varianti i parë i qeverisës do të jetë VV dhe një parti tjetër politike nga tri partitë: PDK,LDK, dhe AAK apo mbledhja e nënshkrimeve të tri partive që përafërsisht do të kenë të tria bashkë dikund 61 deri në 62 deputet kurse VV-,Guxo-Alternativa dhe PSHDK do të kenë përafërsisht të katertat bashkë 38 deri në 39 deputet.Më këtë rezultat mosbashkëpunimi efikas i katër partive politike LDK,PDK,VV,AAK do të sjellë edhe një ngërç më të madh politikë në Republikën e Kosovës.E ky ngërç mund të rritët edhe më shumë për shkak se edhe Presidentës po i afrohet përfundimi i mandatit.Dhe ende nuk është e qartë me Kushtetutë se kryetari i Parlamentit të Republikës se Kosovës që automatikisht do të jetë ushtrues i detyrës se Presidentit. A do ta ketë të drejtën ligjore që ta propozoj emrin e kandidatit për kryeministër.Edhe pse kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri të shkuarja të kutitë e votimit uroj që këto zgjedhje të kalojnë mirë e mbarë dhe në fund fitues të del Kosova e jo partitë politike.
