21/12/2024

Zëri, zemra dhe shpirti i shqiptarisë jehoi në qendrën e Lörrachut të Gjermanisë

0
Saranda-Lobi-Euroatlantik1

Nga Saranda Iseni

Në Lörrach të Gjermanisë u mbajt një takim madhështor i Kryesisë të Lobit Euroatlantik Shqiptar. Këtë takim të radhës e nderoi prania e anëtarëve të Kryesisë, historianit dhe albanologut z.Mark Palnikaj dhe Televizioni Shqiptar z.Engjëll Ndocaj dhe Arben Tafili si dhe anëtarët e rinj të cilët ju bashkangjitën Lobit Euroatlantik Shqiptar duke e potencuar se është nder dhe privilegj të jesh pjesë e kësaj organizate dhe këtyre njerëzve të ndërgjegjshëm me një qëllim të caktuar drejt idealit kombëtar.
Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, z. Shukri Ymeri, si shprehës i aspiratave të mërgatës shqiptare drejt homogjenizimit dinjitoz, pasi përshëndeti të pranishmit që kishin ardhur nga shumë shtete të Evropës si Suedia, Zvicra, Italia, Greqia, Holanda, Gjermania dhe Shqipëria potencoi fuqishëm se synimet thelbësore të kësaj organizate janë bashkimi dhe fuqizimi i mërgatës shqiptare dhe roli i rëndësishëm i saj në rikthimin e humbjeve shqiptare shekuj me radh. Më pas vazhdoi z.Ymeri se ky shekull është shekull i shqiptarëve dhe se është koha e duhur që mërgata shqiptare si e vetorganizuar dhe e bashkuar të nis rrugëtimin e saj epik drejt integrimit institucional si forcë fuqizimi e të gjitha proceseve më të larta, të arsimit, të shkencës, kulturës, artit, sportit dhe projekteve të investimit si psh krijimi i një Banke Shqiptare në mërgatë.

Sekretarja e Përgjithshme e Lobit Euroatlantik Shqiptar dhe njëherit Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani”në Suedi, znj. Saranda Iséni tha se Lobi Euro-Atlantik Shiqptar si organizate institucionale mbarëkombëtare e mërgates shqiptare është një ndër iniciativat më të rëndësishme shqiptare dhe epike të kohës sonë moderne në aspektin nacional. Kjo organizatë e mirëfilltë shqiptare në mërgatë me një organizim të strukturuar institucional, në krye me nje intelektual dhe veprimtar të devotshëm në shërbim të cështjes kombëtare, z.Shukri Ymeri dhe me një superelite intelektuale shqiptare do të jetë pasqyra diellore e vlerës kombëtare drejt idealit kombëtare. Njëkohësisht znj.Iséni e potencoi rëndësin e lobimit dhe mënyrën e efikasitetit të lobimit adekuat. Krejt ne fund ajo lartësoi fuqishëm bashkëpunimin e ngushtë nëpërmjet një memorandumi mes Lobit Euroatlantik Shqiptar dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.
Historiani z. Mark Palnikaj tha se ishte nder dhe privilegj të jet pjesë e këtij eventi të Lobit Euro Atlantik Shqiptar që është duke dhënë kontribute me vlera të  larta kombëtare. Më pas ai paraqiti disa mendime për kontributin e mërgatës shqiptare për interesat kombëtare të kombit tonë ndër vite ku në vecanti e përmendi kontributin e figurës kombëtare të Papa Klementit XI Albani, i cili gjatë mandatit të tija la gjurmë të pashlyeshme të veprimtarisë së tij në dobi të atdheut e të të parëve të vet.

Me pas z.Palnikaj theksoi “Mërgata shqiptare kontribuoi në mënyrë vullnetare për nevojat e luftës kundër pushtimit serbosllav të Kosovës dhe mori pjesë aktive në luftën çlirimtare në formacionet e UÇK me batalionin ATLANTIK. Shum shqiptar të mergatës  të ardhur në këtë luftë mbetën të vrarë nga armata pushtuese serbe por të pavdekshëm dhe të paharruar në altarin e kombit si heronj të popullit për çlirim kombëtar. Kjo do të mbetet në jetë të jetëve si kontributi më brilant i mergates për kombin e vet.

Lobi Euroatlantik Shqiptar i themeluar dhe i mbajtur me sukses nga ju, është vazhdim i kësaj tradite të shkëlqyer dhe po jep përditë rezultate me vlera për kombin. Lobi jonë do të marrë vendime të vlefshme për përmirësimin e punës tone dhe për rritjen e kontributit për bashkim kombëtar që sot për sot është kryetema e aktivitetit tonë, çeshtja më e rëndësishme për të cilën duhet të kontribuojmë të gjith.”

Z.Arben Cani, kryetar i Degës së Lobit Euroatlantik Shqiptar i Greqisë, tha ndër të tjera se Lobi është organizatë e kombit dhe duhet vlerësuar fuqishëm me shpirt dhe me zemër. Ndërsa Kryetari i degës së Zvicrës si dhe kryefjala e tifozëve kuq e zi z.Ilir Selimi potencoi se brenda një të ardhme të shkurtër të gjithë tifozët kuq e zi të kombëtares do të jenë pjesë e pandashme e Lobit Euro Atlantik Shqiptarë dhe aty ku do të jenë tifozët kuq e zi do të jetë edhe Lobi Euro Atlantik Shqiptarë.

Fjalë përshëndetëse patën edhe përfaqësuesit e degës së Italisë që i kanë qëndruar besnik kësaj organizate që nga themelimi e deri më tani sic janë Trëndafile Molla, Myftar Gjonbalaj, Senad Dautovi dhe moderatorja Etleva Rrapa.

Vlen të theksohet në vecanti kontributi i pakontestueshem, atdhedashurise se zjarrtë dhe humanizmit te pashtershëm i Kryetarit z.Shukri Ymeri,  i cili si një njeri me virtyte te cmuara dhe me tradita luftarake, me frymë, shpirt, zemër e gjak të pastër shqiptari dhe me pikpamje demokratike të përparuara për kohën me një qëllim transparent dhe të vendosur për një mërgatë moderne borgjeze, të emancipuar, të integruar, të kulturuar, faktorizuese dhe vendimmarrëse qendron fuqishëm për krijimin e një platforme mbarëkombëtare të mërgatës shqiptare. Z.Ymeri, ky kolos i të gjitha kohërave, ku shtëpia e tij që nga viti 1988 deri në vitin 1999 është shëndrruar në vatrën e ngrohtë shqiptare, edhe kësaj radhe shtroi një drekë madhështore për të gjithë të pranishmit dhe u kujdes për të gjitha detajet, sikurse 7 vite veprimtarie të kësaj organizate ku bujaria dhe mikpritja e ngrohtë shqiptare ishte kryefjala. Prushi i atdhetarizmit dhe humanizmi i tij të thellë ka vënë vulën e origjinalitetit që atij ia vuri jeta dhe tradita historike e kulturore e populli të vet. Z.Ymeri është në gjendje të shkrij cdo grimc pasurie për idealin dhe kauzën kombëtare.

Rëndësia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar përmban unifikimin e të gjitha potencialeve të mërgatës shqiptare në botë në funksion të ndërtimit e të ardhmes së kombit shqiptar. Më e mira e atdheut për të mirat e atdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok