21/11/2024

XHIMI, DJALOSHI I TALENTUAR QË TË IMPRESIONON

0

PORTRET

NGA TAHIR BEZHANI

Quhet Haxhi Mehmet Hasanaj, e thërrasin Xhimi, nxënës i kl. VIII në shkollën “Edit Durhami” në Tiranë. Ka lindur në Prishtinë në vitin 2008. Pas lindjes, prindërit u transferuan në Tiranë. Babai inxhinier, nëna ekonomiste. Si prindër me edukatë e të arsimuar, kanë bërë të pamundurën që  tre bijve të tyre t’u  ofrojnë kushte për mësime. Këtë dëshirë fëmijët e tyre, Erjoni Etniku e Haxhia-Xhimi, ua kanë plotësuar prindërve të tyre. Që të tre, që nga viti i parë e deri me tani, janë shembullorë në shkollë. Derisa Erjoni këtë vit vijon fakultetin në Bremën të Gjermanisë, informatikë, Etniku po  vazhdon në  vitin e dytë të gjimnazit në Tiranë, po ashtu me nota  të shkëlqyeshme.

Ndjenjë e veçantë me krijimet e artistit të vogël, Xhimit.

Ndërkaq, Haxhia-Xhimi i vogël, gjithnjë e më shumë po tregon interesim për artin pamor, për pikturën, të cilën, siç thotë, ” e kam pasion, kënaqësi imagjinatave!…”

Në “atelienë” e tij modeste, në dhomën personale, shohim veglat e punës të këtij artisti të ri, me të cilat Xhimi po përpiqet me mish e me shpirt, të gjejë e gdhendë sa më bukur talentin e tij. Ngjyrat, brushat e disa gjëra tjera, e kishin zbukuruar tavolinën e tij në dhomën e punës e të gjumit. Kur na i tregoi disa nga pikturat, kryesisht pejsazhe vërtetë të bukura e imagjinative, na bindi se djaloshi, iu kishte rrekë me seriozitet e plot dashuri këtij rrugëtimi me vlerë të pafund artistike. Duke parë talentin dhe dashurinë e këtij djaloshi, patëm kureshtjen të dimë se që kur kishte filluar me penelatat e para në pëlhurë. Pa hezitim dhe me krenari ai na ftregoi:”

“I kam katër vite që përpëlitem, njëherë me lapsin grafit, në letër të thjeshtë, ndërsa tani, babi më ka “avancuar” duke më blerë  brushe e ngjyra me qëllim që të eci sa më shpejt”- na tha Xhimi!

-Po ndonjë dëshirë, të ngacmon tani, me që paske arritur në numrin njëzet të pikturave me pamje shumë atraktive, me motive të ndryshme  e shumë pasiononte?!

-Kam dëshirë të njoh akoma më thellë lëmin e këtij arti, synoj, kam ide, por duhet të mësoj shumë. Nëse më ecën mbarë siç mendoj, ëndërroj për një ekspozitë në Gjakovë, pastaj një në Tiranë, në ambientin e shokëve e shoqeve, moshatarëve të mi, ku arti pamor trajtohet me seriozitet.

Nuk na mbeti asgjë më shumë se sa t’i urojmë punë të mbarë e suksese këtij filizi të ri, i cili meriton përkrahjen nga të gjithë ata që e njohin talentin e tij. Rinia me talent në lami të ndryshme të artit veçohet, përkrahet dhe stimulohet në çdo vend të botës .

Suksese Haxhi Hasanaj-Xhimi!

Tiranë, 19 Shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok