26/12/2024
Kalosh-Celiku

(Groteskë tragjike, 1939 – 2018)

NGA KALOSH ÇELIKU

Vetat:

SHKRIMTARI

XHAXHI KUQEZI

OPOZITARJA GRUA BESNIKE

NGJARJA E VËRTETPAMJA E PARË

Skena:Dhomë pune. Tavolina me libra, një laptop dhe llambë mbi kokë. Shkrimtari i arratisur në kërkim pas personazheve të librave për Ditën e Nesërme. Përballë e ka një fotografi në të cilën shihet një grua gjysmëlakuriqe me kitarë. Mbi tavolinë: një gotë raki rrushi e zbrazët, dhe Dy shtama me verë. Anësh, një shtrat druri nga plepi me një pikturë, Gjel kryengritës mbi kokë të dhuruar nga piktori Pogradecas Koci. Dhe, disa karikatura të publikuara në revistën për humor dhe satirë “Zekthi”, që delë kur t’i teket, në Shkupin Historik

SHKRIMTARI: (E hap një libër mbi tavolinë): Xhaxhi Kuqezi – Sali Ramadani – Kercova, lindi në vitin 1939 në Kërçovë. Ishte një protagonist guximtar parashikuesi politikës në Maqedoni eVeriutnë periudhën nga mesi i viteve ’90 -ta si deputet i PPD -ës, apo më vonë si deputet i PDSH -ës në Parlamentin e Maqedonisë Veriut.

Më 8 korrik të vitit 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare, dhe e shpalosi para kuvendarëvenë sallën e Parlamentit. Edhe, u tha të pranishmëve: mos u trembëni se, nuk ju hanë! Një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktualë në politikë, kërkuan arrestimin e tij pas ngjarjes “skadaloze”.

Xhaxhi Kuqezi, ka hyrë në Historinë Shqiptare si nxënësi i parë që kreu shkollën tetëvjeçare, normalisti i parë i Normales ,”Liria,” të Shkupit, dhe mësuesi i parë i kësaj ane me shkollim të rregullt arsimor, në sistemin komunist jugosllav.

Është njeriu i parë i Kërçovës, por edhe i Iliridës, që shumë herët dhe që në fillim të karrierës së tij si mësues, haptas iu kundërvu pushtetit jugosllav antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë.

Deputeti i parë shqiptar, i cili asaj kohe me përkrahjen e një Gazetari(Q. M.), Gjuhëtari (Q. M. dhe, Shkrimtarit nga vendlindja e tij Kërçova (K, Ç.) . më 8 korrik në vitin 1997 hyri si kandidat për deputet në historinë e Parlamentit të Maqedonisë Veriutme aktin e shpalosjes të flamurit shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare para deputetëve dhe mbajtjes së fjalimit në gjuhën shqipe, duke u thënë, “vëllezërve” te Njerkës, se: mos u trembëni, nuk ju hanë!…

XHAXHI KUQEZI: (Delë,në foltore duke shpalosur flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare):  Mos u trembëni, nuk ju hanë! Dita do të vijë, që ky flamur do të jetë zyrtarë, që do këtë parlament të flitet Shqip, dhe do të valojësi Flamur shqiptar. Unë nuk kam frikë, dhe nuk friksohem nga askush, e as: nga ju. Nëse, nuk e kini ditur, se:Unë jam stërnipi i Kastriotit dhe nipi i Mefailave të Zajazit?! Unë, jam Xhaxhi Kuqezi, Sali Ramadani – Kërçova.

SHKRIMTARI: Në atë kohë Neokomuniste, të nxjerrësh flamurin kombëtar shqiptarë, dhe të flasësh shqip në mes të parlamentit të Maqedonisë Veriut para deputetëve, është dashur të të thirrin Xhaxhi Kuqezi. I vetmi trim sypatrembur, që u kthehet kolegëve “maqedonas”, duke ua valvitur flamurin kuqezi para syve, që askush se ka bërë deri më sot si deputet shqiptar!

Kuvend, kur shoku Tito II, u tha deputetëve: Mbyllet seansa dhe ikni me të katra jashtëparlamentit! Thirrni sigurimin, ta largojnë nga foltorja!

XHAXHI KUQEZI: (Vazhdon me fjalimin): Po të duani, ikni edhe jashta Maqedonisë Veriut, shkoni në Bullgari! Ose, Serbi. Atje, ende nuk ka flamur shqiptar kuqezi.

SHKRIMTARI: Kryetar i parlamentit ishte Komunistri arratisur. Sot, Neokomunisti i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve policore për heqjen e deputetit Xhaxhi Kuqezi me dhunë nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë Veriut.

Përmëtepër, pas vitit 1981, Xhaxhi Kuqezi bën një aktivitet të ngjeshur ilegal për sensibilizimin dhe mobilizimin e popullit shqiptar në kuadër të organizatës “Besëlidhja për çlirim kombëtar”. Viteve ’90 -ta.Ai kthehet në vendlindje, dhe jep kontributin e tij në proceset politike që do të pasonin edhe si politikan. Opinioni i gjerë tashmë e ka të njohur veprimtarinë e tij parlamentare dhe veprimet konkrete për të drejtat e shqiptarëve, siç ishte shpalosja e flamurit tonë kombëtar shqiptar kuqezi në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë Veriut më 8 korrik 1997 -me masa skandaloze politike.

Vitet e fundit, pas luftës të Kosovës shqiptaro – serbe (1998 – 1999) dhe shqiptaro – “maqedonase” (2001), u mor kryesisht me shkrime dhe angazhohej për grumbullimin, dhe botimin e atyre shkrimeve, që iu kishin ndaluar për 30 vite me radhë. E sot, kur Kosova frymon lirshëm pas njëzetë viteve pavarësie nga robëria shekullore serbosllave, po shkojmë drejt plotësimit të idealeve, synimeve dhe qëllimeve të përhershme të patriotit Xhaxhi Kuqezi. Gjithë këto na detyrojnë ta çmojmë, ta nderojmë e ta përkujtojmë me pietet të lartë këtë veprimtar të palodhshëme, si punëtor e luftëtar të denjë të Ҫështjes e të çlirimit kombëtar.

Veprimtari i 8 korrikut 1997 -të me aktin e shpalosjes dhe mbrojtjes të flamurit shqiptar në foltoren e Parlamentit Neokomunist të MaqedonisëVeriut, që nxiti reagimin e deputetëve dhe krerëve shovenistë “maqedonas” të Parlamentit, meriton që data 8 korriku e vitit 1997 -të, të shpallet Ditë historike për shqiptarët. Dhe, përmes një kërkese shqiptare të kërkohet seancë urgjente nga Parlamenti i Maqedonisë Veriut, që për deputetin Xhaxhin Kuqezi, të ngritet përmendore historike, në Shkup!Emërtohen shkolla shqipe, rrugë: Kërçovë, Shkup e Prishtinë, dhe organizohen aktivitete artistike- kulturore – përkujtimore me rastin e kësaj date në të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe diasporë.

Xhaxhi Kuqezi, papritmas ndërroi jetë më 27 janar 2018 -të si veprimtar i devotshëm dhe patriot i madh i Ҫështjes ende të pazgjidhur shqiptare. Sinonim i guximit, dijes dhe atdhedashurisë, i burgosur dhe i përndjekur nga pushteti Komunist dhe Neokomunist, që nga mosha studentore e deri në vitet e pluralizmit. “Ndryshimeve demokratike”. Aktiviteti i tij politik ka filluar që në moshë të re, por ai intensifikohet në vitin 1968 me kandidimin për deputet të zonës Kërçovës. Ndërsa, një vit më vonë burgoset pas një procesi gjyqësor maratonik në të cilin ai deklasoi politikën antishqiptare, duke mbetur i palëkundur në qëllimet e veta historike, i guximshëm dhe energjik në veprime edhe përkundër presioneve të mëdha, që pushteti monist i bënte në vazhdimësi si “armik” i shtetit jugosllav.

(Dritat shuhen në skenë. Ndizen…)

OPOZITARJA GRUA BESNIKE: (Hynë në skenë). Tri vite që na dha lamtumirën e fundit Xhaxhi Kuqezi! Në vitin 1977 ia dhamë dorën njëri – tjetrit, s’bashku udhëtuam në të njëjtën rrugë gati pesë dekada, në të mirë dhe në sfida që na solli jeta.

Kaluan tri vite që ma lëshove dorën, ike në botën e amshueshme, sepse ashtu deshi Zoti e jo Ti. Më mungojnë shumë këshillat tua, debatet që i bënim për situatën politike. Më mungon epiteti kur më quajshe, ”Opozita ime”. Më mungon inspirimi ytë për integrimin e femrës në zhvillimet politike.

Tek ti posedojnë vlerat shumëvjeçare për kontributin Tënd që ke punuar me një angazhim maksimal, për shkollimin dhe emancipimin e femrave shqiptare. Porosia jote ishte, Emancipimi i femrës, është për të mirën e saj dhe të shoqërisë, kjo i jep një imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës je si shtet, apo komb.

Jetën dhe punën e kishe të programuar. Çdo herë u afroheshe njerëzve dhe kërkoje individë me dije të pjekur. Kurrë, nuk e përfillje injorancën. Virtyti, dinjiteti kombëtar, dhe atdhedashuria patriotike ishte ideali më i lartë te Xhaxhi Kuqezi.

Sa më shumë po kalon koha, aq më tepër e ndjejmë mungesën tënde, si baba, si gjysh si vjehërr dhe si bashkëshorti dhe shok i jetës!

Në jetën tonë bashkëshortore kishim mirëkuptim, sinqeritet dhe dashuri reciproke… (Dritat shuhen në skenë. Ndizen, duke u përqëndruar mes skenës mbi një Varr).

XHAXHI KUQEZI: (E hap kapakun e varrit, dhe delë nga varri me një poezi nga Libri i tijartistik i Shekullit):

“ NËNA E MADHE, NËNA JONË-

NËNA E BOTËS”
(Nënës Tereze me rastin e vdekjes, (ri)botimi: 105 vjetori i Lindjes)

Shndriti me ditën e neonit, në Shkupin tonë t’lashtë,
Filiza e kryeqendrës iliro-dardane, e hollë si kashtë,
Cuca e brigjeve t’Vardarit, pak pas hyrjes s’Iliridës,
Bija e Nikollës, syshqiponjë, si rrezet e arta t’dritës.

Çikë Therande antike-dardane Prezerendit t’Lindjes,
Kosove martire, t’pamposhtur, t’dhembjes e bindjes,
Vashëza e këndit të tretë, të Tiranës n’prehje farefisi,
Rrumbull trekëndëshi trojesh etnike-arbërore mjedisi.

(Dhe, në fund  pasi e lexon poezinë, përsëri kthehet dhe hynë në varr. Librin e Shekullit e lë mbi tavolinën e Shkrimtarit. Dritat shuhen në skenë. NdizenShuhen. Ndizen…)

SHKRIMTARI: (Nga tavolina e punës): Zgjohuni të vdekur se, na mbytën të gjallët!…

Herët, viteve të 1968 -ta Xhaxhi Kuqezi ra në sytë e UDB -ës jugosllave, në fillim të karrierës së tij si mësues, dhe kandidat për deputet i Kërçovës. E mbaj mend atë vit historik, kur i gjithë populli shqiptar i Kërçovës, i madh e i vogël u çuan më këmbë për t’ia dhënë nënshkrimet (firmat)për deputet, dhe votat në prag të një fushate parazgjedhore. Haptas iu kundërvuan pushtetit jugosllav antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë. Në atë seancë gjyqsore maratonike kam marrë pjesë edhe Unë si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup.

Asaj kohe isha nxënës i vitit dytë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Sisot më kujtohet, kur me disa shokë të vendlindjes morëm pjesë si adhuruesë të idealeve në gjykimin e tij si “armik” i shtetit jugosllav, dhe e dënuan me disa vite burg. Edhepse, e vuajti burgimin e asaj kohe të egër komuniste për shqiptarët, nuk u dorëzua gjithë jetën, por vazhdoi punën me aktivitete të “rrezikshme” artistike, dhe politike ilegale, e “legale” kulturore – politike. Themelimin e SHKA “Xha Rexha”, dhe SHKA “Xixa”, në Kërçovë.

(Dritat shuhen në skenë).

XHAXHI KUQEZI: (Mezi shihet nga errësira e Natës përmes dritës të Hënës plotë mbi Mal të “Ҫelvjollcës”, nga një dritare, duke dalë nga varri🙂 Ndizni dritat! Dritat! Dritat, ndizni! (Dritat ndizen në skenë, ku shihet ulur mbi varrin e tij Xhaxhi Kuqezi me Librin e ShekullitDhe, e hapë librin në një faqe, vazhdon me leximin e  poezisë Shekullit:

N’pranëverën e shtatëmbëdhjetë, në Londër fluturoi,
Zonjush’ e rëndë, e përjetshme Evrope plakë ateroi,
N’Kalkutën e Hindisë së largët, me zell-murgeshë,
N’meridiane t’botës e n’skuta pa fund, me peshë.

(Dritat shuhen në skenë).

PAMJA E DYTË

Skena🙁Ndizen dritatE njëjta pamje si e para me pak ndryshime politike – “artistike”. Vetëm se, kësaj radhe: pikturës, me Gjel kryengritësit mbi kokë, dhe karikaturave të revistës për humor dhe satirë të “Zekthit”, që delë kur t’i teket në Shkup, u shtohet edhe një fotografi në të cilën shihet një Grua me ferexhe të zezë, e mbuluar këmbekokë).

SHKRIMTARI: (Ende shihet në tavolinën e punës para laptopit me llambën e ndezur mbi  kokë. E hap Librin për Ditën e Nesërme:) Asaj kohe kam pasur një rreth të ngushtë miqësh: Poetin Kryengritës me të cilin njihesha që nga vendlindja për shkak të vjershave që botonim te “Shkollari” në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, dhe revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, në Shkup. Edhe, në Prishtinë.Një vit e kaluam së bashku edhe në gjimnazin e Kërçovës. Vit, edhe kur me angazhimin e arsimtarëve shqiptar, mezi u hapën dy paralelet e para në gjuhën shqipe me rreth 70 nxënës (1965/1966). Paralele në gjuhën shqipe vetëm me një lëndë në gjuhën shqipe, dhe nxënës shqiptarë. Edhe, atë: me një Gjuhë shqipe. Lëndët tjera, i kishim në gjuhën “maqedonase”. Përçudi, e kishim një lëndë më tepër se nxënësit “maqedonas”. Që, pas një viti shkollor do të përfundojnë vitin e parë vetëm pesë – gjashtë nxënës. Pabesisht, na kositën “vëllezërit maqedonas”, profesorët shovenistë komunistë, dhe u shpërndamë për të vazhduar mësimet në Gostivar dhe Shkup.

Miku i Penës, Shaqir Sadiku, Poeti Kryengritës i asaj kohe të “rrezikshme”, përmes postës të asaj kohe më përcillte letra dhe fotografi përmallimi me poezi të zjarrta patriotike nga Vendlindja. Letra të cilat kalonin dhe përcilleshin përmes duarve të policisë jugosllave. Letrave, të cilave edhe unë asaj kohe u përgjigjesha me poezi. Vite, edhe kur me Shaqën pas kryerjes të shkollës mesme do të regjistrohemi së bashku në Fakultetin Filosofik, Dega Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (1970 – 1971). Edhe, një vit do të jemi së bashku kokë më kokë në një dhomë mes katër mureve, librave dhe poezive “erotike” jugosllave.

(Dritat shuhen në skenë. Ndizen, duke u dukur mbi varrin e tij në skenë, Xhaxhi Kuqezi).

XHAXHI KUQEZI (Përsëri delë nga varri, që ende është në skenë me Librin e Shekullit. E hap mes faqeve të poezive, dhe vazhdon me leximin e poezisë për Nënë Terezën🙂

Lulja më e shtrenjtë e Rruzullit, pafund edhe majë,
Gonxhe Bojaxhiu, alias Nënë Tereza, nuse pa pajë,
Nën’madhe, Nënë Tereza, fole shqiponjash qiellore,
Big Madhër, Gros Muta, Grand Mer, etj.botërore.

SHKRIMTARI: Një vit më vonë, gjatë studimeve unë do të martohem me një drenicake në Prishtinë. Edhe, takimet e shpeshta me Poetin Kryengritës Shaqir Sadiku. i kisha të rralla rrugëve të Prishtinës. Herë pas here edhe takoheshim rastësisht në rrugë, para “Hotel Bozhuri”. Gjatë studimeve. Poeti Kryengritës do të punësohet si gazetar në Televizonin e Prishtinës, ndërsa unë simnë shkollën fillore “Vëllazërim – bashkimi” në Drenas (Gllogovc të Drenicës).

Vite të përndjekjeve mëdha, edhe kur ne studentëve na jepeshte “ilegalisht” nga bashkëpuntorët e sigurimit romani “rrezikshëm” i Kapllan Resulit “Tradhtia”. Dhe, ditën e nesërme policia na bastisnin në banesë duke na arrestuar si “armiqë të rrezikshëm” të shtetit jugosllav, dhe na dë që suesnonin me disa vite burg.

Asaj kohe, duke i marrë me mend provokimet e UDB -ës jugosllave, unë si student nuk kam pasur besim, dhe guxim ta lexoj romanine “rrezikshëm” antijugosllav.

Viteve, kur u ktheva në Shkup e lexova romanin e “rrezikshëm” të Kapllan Resulit “Tradhtia”, në Bibliotekën Universitare”, në Shkup. Edhe librat tjerë të autorit: “Ushtima e Korabit”, dhe “Gjarpëri”. Mos them edhe revistat letrare, që asaj kohe dilnin  në Shqipëri.  E, neve në rrugë “ilegale” nai rrasnin edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Grep, me të cilin edhe na rrasnin në burg. E dija se, edhe këtu mbanin evidencë se, kush i lexon këto libra të “rrezikshëm” për anti Shtetin e “vëllazërim- bashkimit”. Vetëmse, unë tashti i lexoja në mënyrë “legale”, përmes institucioneve të shtetit të “përbshkët”, në Shkup.

(Shuhen dritat në skenë).

XHAXHI KUQEZI: (Ndizen dritat në skenëBurrërisht del nga varri me Librin e Shekullit nën sjetull. Dhe, lexon vazhdimin e poezisë🙂

Piku nga qielli i amshuar, si meteor në Tokën tonë,
Hyjnorja e pavdekur e të Madhit krijues e rrita jonë,
Drita e skamnorëve, filiz e t’rritur me derte n’mote,
Në skuta të thella, pa ndarje t’rrejshme t’kësaj Bote.

Nobelistja e para arbërore-shqiptare në botën mbarë,
Pas Lekës Madh-Gjergj Kastriotit-Skënderbeut t’parë,
Zulmmadhe, syshkabë dhe primadona, femër e botës,
Zëlartë dhe krenaria jonë, në histori iu ngjit fort rrotës.

SHKRIMTARI: Xhaxhi Kuqezi, gjatë këtyre viteve të përndjekjeve policore dhe burgosjen e shqiptarëve, haptas merreshte me aktivitete arsimore dhe kulturore. Themelimin e shoqërive kulturore: “Xha Rexha dhe “Xixa”. Aktivitete kulturore të cilat do t’i zgjëroj edhe nëpër fshatrat e Gostivarit dhe në Prishtinë. Kohë, kur me veprimtarin Xhaxhi Kuqezi, ne studentët kërçovar do t’i kemi disa takime në lokalet e gjimnazit “Ivo Lola Ribar”, sot “Sami Frashëri”, në Prishtinë me përgaditjet dhe organizimin e aktiviteteve kulturore – artistike.

XHAXHI KUQEZI: (Kësaj radhe, nuk delë nga varri. Po, përmes altoparlantit dëgjohet zëri i tij  poetik me një poezi nga Libri i Shekullit, duke përshëndet publikun në Teatër):

Shkove si erdhe, si hija, si dija dhe si Nuse pa duvak,
Vragë të thella, e lot si shiu e pandërprerë, me hak,
Krenaria, Nënë-Madhe, Zemër e Shkupit e në Kalkutë,
Nënë-gjithëve, Kryenëna e thjeshtë, e ëmbël, e butë.

SHKRIMTARI: Ikja e papritur e Poetit Kryengritës në Zvicër, dhe burgosja e tij në Kërçovë, mua do të më zbulojë edhe shumë befasi që nuk i kisha ditur si student në Prishtinë. Edhe, atë: pas kryerjes të shërbimit ushtarak në Knin të Kroacisë, dhe këthimit në Shkup. Poetin Kryengritës e kishin arrestuar gjatë këthimit për në vendlindje, në Beograd. E kishin maltertuar fizikisht me presione hetimore në stacionin policor të Kërçovës, që të pranojë, se: edhe Unë kam qenë në Grupin e tyre “armiqsor” Lëvizja”. Zgjidhjen e Ҫështjes shqipatre me Luftë?!

Pyetje provokative policore, të cilën ai e kishte mohuar kategorisht. Përgjigje, për të cilën kishte hëngër edhe një shuplakë nga ish studenti vendlindjes i gjeneratës studimeve në Prishtinë. Tashti pas studimevei avancuar, shef policie në Kërçovë. Student, të cilin vetëm njëherë e kam takuar para “Hotel Boshurit” vetë i treti.Rastë: kur, na e rrëfeu në shenjëkrenarie haptas revolen nën setre. Edhe, pse: Unë e kisha revolen time në brez me fishek në gojë. E mora me mend, se: është bashkëpunëtor sekret i sigurimit jugosllav.

Aktivitet “studentor”, që pas studimeve ai do ta dëshmojë edhe me vepra policore në vendlindje me zbulimin e “armiqve” të shtetit jugosllav.

XHAXHI KUQEZI: (Rebelohet, dhe delë nga varri me Librin e Shekullit. E hapë mes faqeve i nervozuar dhe vazhdon me leximin poezisë për Nënë Terezën):

Çdo qenie tokësore ka një strofull të vete t’lindjes,
Rrin në një vend ose endet, sipas dëshirës e bindjes,
Frymon dhe i ndalet atje ku ditën e fatit e ka të prerë,
Por eshtrat e prehjes duhet të derdhen, atje ku ka lerë
.

SHKRIMTARI: Duartrokitje. Vërtetë ne, nëpër disa takime kulturore – artistike në Kërçovë, Dibër, Gostivar, Tetovë, Shkup, dhe Prishtinë kishim marrë pjesë nën udhëheqjen e patriotit Xhaxhi Kuqezi, por jo si “armiqë” të shtetit jugosllav. Por, si armiqë të vetëvetes. Popullit shqiptar. Bashkëjetesës. Kurthë e montuar policore e UDB -ës jugosllave, të cilën e mësova vite më vonë, se: që të gjithë Grupin “armiqsor”, aktivistët e këtyre takimeve kulturore – artistike e kishin pasur në plan që të na shpallin si “nacionalistë, “irredentistë”, dhe “armiq” të shtetit “përbashkët” jugosllav. Dhe, të gjithëve të na rrasin në burg si Grup i “rrezikshëm” antijugosllav.

Vit, edhe kur nga frika, se: mos bënin bastisje të papritshme në shtëpinë e Babait, i dogja të gjitha Librat e këndimit, letrat, fotografitë dhe poezitë e Poetit Kryengritës, që i kisha ruajtur me vite si nxënës: ai në gjimnazin e Gostivarit, e unë në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Librat e Këndimit me të cilët kishte mësuar im vëlla në fshatin Kastriot (Sërbicë), në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi (“Shqipërisë Madhe”). Padiktueshëm, u zhdukën nga shtëpia. Libra, të “rrezikshëm” me të cilët në atë kohë dhe vjershat e Rilindasëve u rrita nën hijen Lisit midis Livadhit si shkrimtar. Faqeve të tyre si fëmij.

Herët e kisha lexuar edhe vjershën e Asdrenit Kosovës. Edhe, Sot e kësaj dite, nuk e di, ku i fshehu im Vëlla ato Libra Këndimi, mos të na i gjejnë në shtëpi…

(Dritat shuhen në skenë).

PAMJA E TRETË

Skena: (Dhoma e punës, po ajo e njëjta e para me një shtrat druri plepi. Libra mbi tavolinë arre. Mureve, me piktura. Fotografi. Karikatura. Dhe, llambën e ndezur të tavolinës mbi kokë. Një gotë rakie të zbrazur. Dhe, dy shtama me verë…)

SHKRIMTARI: (Nga tavolina e punës): Ndizni dritat në skenë! (Dritat ndizen dhe e ndriçojnë skenën. Vazhdon me dialogun): Xhaxhi Kuqezi, pas Luftës të 2001 -shit në Maqedoni merr pjesë në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” në “Saraj” të Shkupit, që i organizonte Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar e Maqedonisë, në Shkup. Manifestim kulturor poetik, edhe kur ende ishim në gjendje lufte, një autobus me poetë me targa TR erdhi në Shkup. Poetë të rrethtuar nga të katër anët, që lexuan poezi pranë tankeve, krah për krahu me poezinë e Asdrenit për Kosovën. Vargje kushtrimtar që tronditën sallën: Nuk duam gjë tjetër, nukë/vetëm ca armë dhe ca bukë

Manifestim Kulturor, të cilin poeti Visar Zhiti si pjesmarrës do ta përshkruaj si ngjarje kulturore poetike me një reportazh emocional, publikuar në revistën “DITA”, në Tiranë (3 nëntor 2001). Ditë, edhe kur poetit Pano Taçi do t’i rrëmbehet kaseta e inçizimit të manifestimit kulturor nga kamera. Mëkot, unë ditën e nesërme e dërgova sekretarin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, që së paku të na e kthejnë kasetën e inçizimit. Ata, i kishin thënë: le të vij ai vetë (kryetari) ta marrë kasetën. Guxim, që nuk e pata në gjendje lufte të shkoj në polici.

XHAXHI KUQEZI: (Përsëri, çohet nga varri). Hi-hii-hiii… Qeveria e “vëllazërim – bahkimit”, e ka lehtë me këtë popull, ia hudhë një asht për dritarje në rrugë, dhe fle gjumë rehat me vite në Partallment si “demokrat”…

SHKRIMTARI: Duartrokitje (U bie duarve shuplakë). Jo, vetëm në “Partallment”, po edhe me poste politike dhe pasuri në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit”, në Shtetin e “përbashkët”…

XHAXHI KUQEZI: (Seancë e improvizuar në “Partallment”, ashtu siç e kishte pagëzuar Kuvendin e Maqedonisë Veriut Xhaxhi Kuqezi, gjatë muajit “Ramazan”, në sallë hyn edhe Kryetari  i Republikës Maqedonisë “Babai” (Tatkoto): të gjithë të pranishmit çohen në këmbë me duartrokitje, përveç deputetit Xhaxhi Kuqezi. I cili nuk lëvizë nga vendi. Pas pak kohe ai delë edhe në foltore para kamerave televizive. Gotën e ujit para mikrofonit e shty me dorë dhe e merr fjalën): Unë. nuk pi ujë në “Ramazan”, por me Kryetarin e Shtetit të “përbashkët” Babait (Tatkoto) Neokomunist për të drejtat e barabarta të shqiptarëve do të flas në tre sy…

SHKRIMTARI: (Vazhdon me dialogun): Flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare, Qeveria e “Vëllazërim-bashkimit”, së pari e ngriti në Parlament me Xhaxhin kuqezi, i cili u tha deputetëve të popullit “maqedonas”: mos u trembëni, nuk ju hanë! Ndërsa, të nesërmen me urdhërin e Presidentit Neokomunist të shtetit të “përbashkët” me  gishtin e madh teposhtë të dorës djathtë para kamerave televizive, duke vrarë dhe masakruar shqiptarë të pafajshëm e hoqi me polici speciale në Gostivar. Aksion policor i paparë deri më sot, ku pati edhe viktima…

XHAXHI KUQEZI: (Përgjumshëm me gjithë kortezh delë nga varri dhe e hapë Librin e Shekullit me strofën e fundit patriotike):

Nëse Nënë Tereza, Nëna e Madhe, e Botës mbarë,
Amanet s’ka lënë, duhet sa është e mundur, më parë,
Këtu ku lindi, ku fill frymoi, ajrin e pastër, shqiptar,
Në Skupin e stërlashtë, t’Saj-Tonin, të prehet mbarë”.

SHKRIMTARI: Edhe pak histori, nuk e kam mbyllyr Groteskën tragjike. Shkupi posa kishte dalë nga Lufta e 2001 -shit. Ende i vinte era barot. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë i organizoi edhe “Takimet nën Rrap” 2002. Në Takimet e  poezisë erotike erdhi pa ftesëedhe Xhaxhi Kuqezi. Nuk iu gëzova pjesmarrjes tij në këto takime poetike. Shkaku, se: e dija Xhaxhi Kuqezi nuk shkruan poezi erotike, por vetëm patriotike. Kurrsesi, nuk më shkoi mendja se, Xhaxhi Kuqezi atë natë erdhi, dhe dhe si zakonisht do të lexojë një poemë për UҪK -ën. Dorën në zemër, e kishte një të mirë, nuk dilte të lexojë poezi pa e ftuar udhëheqja e programit. Vetëmse, vështirë e kishe ta zbresësh nga foltorja. Nuk e rrëmbente mikrofonin pa e ftuar si “Skënderbeu” i Ri me poezi…

XHAXHI KUQEZI: (Udhëheqja e programit e ftoi Xhaxhin Kuqezi të lexojë poezi, i cili si zakonisht, doli para mikrofonit duke i pyetur të pranishmit): a doni t’ju lexoj një poezi, apo një poemë? (Ndonjëri nga poetët ndërhyn), një poezi! (Tjetri), një poemë! Megjithatë, unë do t’ju lexoj një poemë të shkurtër.  Dhe, Xhaxhi Kuqezi si zakonisht e nisi me një poemë të gjatë për UҪK -ën me të cilën na zuri edhe pasmesnata në “Bit – Pazar” nën Rrap, duke bërtitur me sa zë që kishte UҪK -ë… UҪK -ë… UҪK -ë, në mes të “Bit – Pazarit”.

SHKRIMTARI: Thashë, vetëmevete: le që do të na përzënë nga Rrapi, por do të hamë edhe ndonjë çotek (dajak) në polici. Përçudi, atë natë shpëtuam pa u provokuar nga “mysafirët” e paftuar, pa asnjë ferrë në këmbë…

XHAXHI KUQEZI: (Në mitingun që e mbajti para fushatës të parazgjedhjeve lokale në Kërçovë, mes tjerash tha në foltore edhe, se): Dhashtë zoti të mos fitoj si prefekt i komunës të Kërcovës,se: nëse e fitoj do ta ndaj qytetin përgjysëm me litarë…

SHKRIMTARI: Dhashtë Zoti, Xhaxhi Kuqezi mos na mbajë ndonjë miting parazgjedhor edhe në Shkup, se do të na e ndaj Kryeqytetin e “vëllazërimp-bashkimit”,edhe ashtu të ndarë nga pushtetmbajtësit në dy qytete: varfëri dhe pasuri…

XHAXHI KUQEZI: (Përsëri ngrihet nga varri). Dhe, delë gjatë një fushate parazgjedhore parlamentare me megafon në dorë, nga “Bit – Pazari” i Shkupit, hipur mbi karrocë të një pazarxhiu duk bërtitur): Nuk më merr gjumi… Rroftë ILIRIDA!…

SHKRIMTARI: Edhe, vazhdon dialogu. Gjatë Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP”, në Shkup. Xhaxhi Kuqezi e lexon një poezi erotike në stilin e Naim Frashërit: “Baltë e pluhur do të bëhem, të më shkelë këmbë e saj”…

Pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukura erotike, lexuar gjatë dy netëve të Takimeve nën Rrap. Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM -së, papritur juria profesionale si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi. Duartrokitjet frenetike jehuan në sallë, mes “Bit – Pazarit”, në Shkup.

XHAXHI KUQEZI: (Kësaj radhe si poetdelë para publikut duke u fry me setren krahëve, të marrë çmimin): Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh (duke aluduar në kryetarin e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar). Nuk e di, a ta marrë apo të mos e marrë… Ta këthej prapa…

SHKRIMTARI: Jo, mos e merr! (Duke e ditur se, juria e komisionit në zarf  i ka shti vetëm dhjetë euro). Ktheje prapa çmimin mbarëkomnbëtar të “Takimeve nën Rrap”!…

XHAXHI KUQEZI: Megjithatë, do ta marrë. Unë, 30 vite përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…

SHKRIMTARI: (Si zakonisht, shihet ulur nën Rrap për t’i marrë aspirinët (hapat) e përditshme,rakisë rrushit dhe ato të dëllinjave. Kamarieri vjen pa u vunuar dhe e pyet për porosinë): Një gotë raki rrushi “hallall”, raki rrushi!Kamerieri, nuk do sot “hallall”? Jo, nuk dua të pij caj rusi.(Kamrieri, e merr porosinë, dheia sjellë një gotë raki rrushi. Pas pak kohe, Shkrimtari i thotë kamarierit): Ara e Babait, nuk lërohet vetëm me një ka, ma sjell edhe një ka tjetër zgjedhe! Ose, ndonjë  Kalë  me me shalë t’u pri ugareve . Dikur, pasi e pi me fund i thotë kamarierit): Dy qeve, mirë është t’u pri para edhe një kalë me shale ugareve.

XHAXHI KUQEZI: (Pas pak kohe vejn nën Rrap. Dhe, pasi përshëndetet me Shkrimtarin, ulet përkarshi Shkrimtarit në tavolinë. E porositë një kafe, dhe i drejtohet Shkrimtarit): Jam shitur shumë lirë. Edhe pse, ende nuk e kam hapur zarfin.

SHKRIMTARI: (Qesh). E, ku e di ti se je shitë shumë lirë, kur ende nuk e ke hapur zarfin?!

XHAXHI KUQEZI (Ehesht bisedën me zarfin, por, përsitë vargjet si autor për Nënë Terezën nga Libri i Shekullit, që posa ka dalë në dritë):

Nëse Nënë Tereza, Nëna e Madhe, e Botës mbarë,
Amanet s’ka lënë, duhet sa është e mundur, më parë,
Këtu ku lindi, ku fill frymoi, ajrin e pastër, shqiptar,
Në Skupin e stërlashtë, t’Saj-Tonin, të prehet mbarë”.

SHKRIMTARI: Vazhdon dialogu me Xhaxhin Kuqezi edhe përtej Varri. Aty për aty, mu kujtua biseda e poetit Xhevahir Spahiu, që rastësisht e takova në “Hotel Grand”, në Prishtinë. I cili më pyeti: a bre, kush është ai poet nga Kërçova që e ka shkruar Librin e Shekullit? Librin e Shekullit, të cilit i thashë në zemërim e sipër: unë, ende nuk e kam shkruar si poet, e do ta shkruash ti, në Prishtinë. Përpak, në “Hotel Grand” desh u zumë me grushta para syve të pranishmëve të rastit.

Qesha. Nuk ia thashë emrin e poetit. Shkaku, se: Ai, ishte Xhaxhi Kuqezi…

(Dritat shuhen në skenë).

Shkup, 15 janar 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok