24/07/2024

Vulë e Pleqesisë së Arbërit dhe një letër e vulosur me të në Shënpal, Kabash, Pukë, 26 mars 1609

0

Artefakte Histori: – 415 vite më parë

Nga Jaho Brahaj

– Vula është me Shqiponjen Dykrenare ku ruhet pothuajse e njejtë forma grafike e shqiponjes se vules se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ka disa shenja shtese.

– Letra ne fjale ështe hartuar nga Krenet (Kreret) Shqiptar ne Kabash, Puke, 26 mars 1609 dhe i drejtohet Mbretit Filip te Spanjes. Me ane te kesaj letre paraqesin (kreret) ipeshkvin Nikoll Mekajshi si perfaqesues e si Ambasador.

Letra ne emer te Krerëve eshte shkruar dhe vulosur nga Dom Pjeter Zeza, Abat ne Shen Pal, Kabash.

Pjeter Zeza ishte pinjoll i Derës se lashtë fisnike Zeza me titullin Sevast dikur, dhe nga kjo dere ka shume bije që mbanin titullin Abat të ketij manastiri i cili ne dokumente te shekujve me pare vertetohet se nga kjo Abaci jane shuguruar edhe prifterinje, sepse kjo abaci me titullin “Abaci e Mitruar”, pra kishte shkolle teologjike (prifterore).

Per kete vule se pari eshte shkruar ne Revistën Leka, dhe nga dokumentet e hulumtuara ne vazhdimsi i dihet edhe punishtja ku u punu (formesu).

– Eshte Vula me te cilën u vulosen para kesaj date, me 15 shkurt 1602 Aktet e Kuvendit te Dukagjinit nga Kreret, ku ne emer te Zadrimes dhe Lezhës ka firmosur Teta (Shtjefen) Zeza po i kesaj dere nga ështe dhe Pal Zeza Abat – dhe njëkohesisht Sekretar për ceshtjet qe vendosnin Krerët Shqiptare.

Ne Arkivin e Vatikanit ruhet gjurma e saj e vulosur ne dyll, sipas praktikave te asaj kohe.

Per ketë vulë kemi shkruar edhe me pare, por në vazhdimësi do shkruajmë, per përshkrimin e sajë dhe per disa Akt-kredenciale që janë vulosur me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok