21/12/2024

VRASJET QË PARALAJMËROJNË GJENDJEN ALARMANTE TË SIGURISË NË KOSOVË

0
Krimi

Nga Hazir Mehmeti

Kosova po përballet me sfida sigurie nga jashtë dhe nga brenda. Qeveria e Kosovës po tregohet e pa aftë në menaxhim dhe sigurim të qytetarëve të saj. Sulmet kriminale nga Serbia ishin dhe janë të pritshme gjithmonë, kur dihet se në qeverinë serbe janë po ata kriminel që ushtruan krime gjenocidi në Kosovë, Bosnje e Hercgovinë, Kroaci (Vukovar) Aleksander Vuqiq dhe Ivica Daqiq dhe shumë tjerë pas tyre.

Sulmet kriminale nga jashtë e ushqejnë krimin nga brenda dytësisht apo drejtpërdrejtë. Ministria e Punëve të Brendshme me mekanizmat e saja nuk po ia arrijnë të zbuloj kriminelët para se krimi të ndodhë, ku janë shkaqet le të përgjigjen ata vet nga detyrimi i tyre ligjor që kanë. Goditja e krimit nuk po ndodhë as nga gjyqësori i Kosovës, i cili vuan nga gangrena e vjetër e gjyqtarëve dhe prokurorë të dobët të korruptuar e të pa aftë. U premtua ndryshime radikale, nuk ndodhi asgjë për t’u shënuar.

Ku janë qytetarët, kush duhet të ndryshon situatën që sigurimi i tyre të jetë në nivelin e duhur?

Bandat nuk lindin aty për aty, ato nisin e zhvillohen para syve të pushtetarëve, kjo është tragjike.

Veçanërisht, tragjike në rrethana e Kosovës aspak të mira në planin e brendshëm dhe të jashtëm.  Armiqtë e kanë këtë synim: prishjen e imazhit të Kosovës para bote dhe mbjellja e pasigurisë qytetare. Pasiguria qytetare në planin ekonomik është relativisht e madhe, por pasiguria fizike e tij, është akoma më e theksuar nga mosfunksionimi i gjyqësorit dhe ingranazheve brenda tij.    Ku u zhvilluan bandat të cilat guxojnë të luftojnë dhe plaçkitin në mes ditë, Therandë (Suharekë), vrasin në Pejë, Prishtinë, Prizren e qytete tjera?  A ka shërbim informativ të brendshëm që merret ma banditët? A ka kontrolle për armë të cilat e ke në çdo të tretën veturë? Sa dënohet ai i cili kapet me armë në veturë, autobus, tren?  / Lajm: Në autobus kap me armë pa leje, – u lirua në procedurë të rregullt” .  Çka është kjo, çfarë sigurie do ketë qytetari nga banditi i kapur dhe lëshuar ( “në procedurë të rregullt”).

Kosova nuk është vend i funksionimit normal sikur në vendet me demokraci të konsoliduar, andaj e nevojshme është përshtatja e ligjeve sipas rrethanave. Kosova ka dalë nga lufta më shkatërruese e cila shkaktoi trauma të thella tek qytetarët, ku shumë prej tyre të pa trajtuar nga askush  janë sëmurë akoma më shumë dhe kanë vdekur. Secili prej nesh njeh disa të tillë nga rreth i vet. Andaj, ndjesia e pasigurisë ishte dhe mbetet e kultivuar në çdo hap.

Pastaj, pushtetarët civil të armatosur, aq më keq deputetët e armatosur, bile duke u shfaqur haptas. A tregon kjo siguri, apo pa siguri tek qytetarët!    Kur një pushtetar, një deputet mban revole, bile edhe dy, kjo është tragjike për perspektivën e Kosovës.  Kur një deputet, pushtetar, një zyrtar nuk është i sigurt, si do ndihet i sigurt qytetari i thjesht i vendit!?  Dhunë kudo nga njerëzit e dhunshëm në kohën e ringjalljes sonë nga dhuna sistematike shekujve. Dhunë e fyerje në parlament, shkolla, spitale, rrugë, stadiume ,dhunë kopshte fëmijësh, çerdhe fëmijësh, shtëpi pëlqesh, kudo dhunë. Kudo pasiguri! Në demokraci ligji është gjithçka, është mbi të gjitha, aty ku thuhet e vërteta, aty ku njerëzit janë në mbrojtje të ligjit e rendit.

Nga këndi i ngjarjeve dhe gjendjes qytetare mësojmë, se Kosova ka nevojë urgjente për ndryshime në funksionim i të gjitha sferave të jetës. Ka nevojë për përgjegjësi detyre nga secila e secili banor i saj. Nga polici në detyrë i cili jo rrallë ngrehet në namaz në kohën e punës edhe pse i shërben një shteti laik;  nga mësuesi i cili nuk punon në frymën kombëtare të shtetit; mjekut të cilin e presin pacientet (edhe pleq), e ai shkon për ngushëllime, zyrtarin i cili bartë armë në vend pune… etj.  Aty ku nuk funksionon ligji, nuk ka moral njerëzor, as moral pune e aq më pak moral kombëtar.

Është shumë pozitive që kur bisedon me të tjerët (apo kur shkruan, siç po bëjë unë), të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk është i mirë funksionimi i shoqërisë, por, kur duhet vepruar mungon guximi.  Mungon guximi t’i thuash kolegut, se do ta denoncon, se ka ardhur vonë 10 minuta pas pauzës së drekës, se ka shkuar 10 minuta apo 30 minuta para kohës, ka shkuar në xhami në orar pune, se ka falur fajtorin në komunikacion, se ka ndryshuar banderolat e barërave, se ka vjedh dru… se ka thyer veturën…. e se… sa të duash.

Kjo tregon për dobësi funksionale të jetës sonë, tregon për papjekurinë tonë në zbatim të së vërtetës si baza njerëzore shekullore në raportet e njeriut me  veten e tij dhe me natyrën rreth tij.  Kjo tregon se punojmë pak e  thurim poema lavdie për vete e klanin tonë (partiak, familjar…)

Kjo tregon se edukata bazike mungon si pasojë e mosfunksionimit të sistemit edukativo- arsimor në një shoqëri e cila synon progresin e demokracinë. Demokracia është jetë ku e vërteta mbrohet me ligj dhe nga njerëzit e shoqërisë së lirë. Demokracia është e bukur si fjalë, por detyruese në praktikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok