28/04/2026

Vox populi, vox Dei dhe tre simptomat e jostabilitetit institucional apo politik në Kosovë

0
Gjon-Keka

Nga Gjon Keka

Për të patur stabilitet institucional një shtet duhet të ketë një qeveri që i kryen punët e shtëpisë deri në mandatin e fundit të saj dhe që përmbush pothuajse 90 % të programit të saj në fushat të përgjithshme të shtetit duke e vendos kështu shtetin në pozitën më të mirë se sa që e ka gjetë kur ka ardh në pushtet apo se sa ishte në mandatin paraprak.

Poashtu stabiliteti institucional është i rëndësishëm kur parlamenti apo kuvendi e ka kryer punën e tij me përkushtim dhe ka arritë me sukses të miratoj ligjet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar.

Si dhe presidenti nëse e ka kreyermandatin e tij të plotë dhe ka qenë një rojtar i kushtetutshmërisë dhe ka luajtur rolin e ndërkombëtarizimit të shtetit dhe forcimit të politikës së jashtem të vendit duke e bërë shtetin e Kosovës të barabartë në tryeza ndërkombëtare dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët të shteteve.

Nëse njëra nga këto nuk e ka kryer mandatin e plotë atëherë kjo ka treguar se ka mungesë të stabilitetit institucional apo krizë politike. Institucionet për të punuar pa pengesa deri në fund të mandatit të tyre duhet t’u krijohen rrugët apo kushtet e ato janë: bashkëpunimi pozitë -opozitë,interesi nacional përballë interesave të ngushta partiake e egoiste etj.

Por nuk është vetëm kjo, por duke parë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krizave institucionaal apo politike të herëpashershme mund të vijë në përfundim se kemi të bëjmë me tre simptome të cilat janë tanimë të shfaqura që po prodhojnë jostabilitet instituiocnal.

E para është mungea e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë tani të nevojshme për shkak se Kosova në këtë kohë është në një periudhë apo fazë tjetër të shtetndërtimit të saj, ajo gjendet më sovrane, më demokratike, më afër aspiratës së saj integruese në institucionet e familjes europiane, më e pavarur se sa ishte në kohën e mbykqyrjes së saj nga ndërkombëarët, e anëtarësuar në disa institucione ndëkrombëtare dhe e njohur nga shumë vende të botës etj etj. Duhet ditur se çështjet kushtetuese nuk janë vetëm apo ekskluzivisht çështje thelbësisht ligjore, por edhe çështje pushteti. Kushtetuta e vërtetë e një vendi ekziston vetëm në marrëdhëniet aktuale të pushtetit që mbizotërojnë brenda atij vendi, kështu që kushtetutat e shkruara kanë vlerë dhe qëndrueshmëri vetëm nëse janë shprehja e saktë e marrëdhënieve aktuale të pushtetit që ekzistojnë në shoqëri dhe se këto janë parimet që duhet të mbështen. Prandaj duke parë këtë ka ardhë koha të bëhen ndryshme kushtetuese që e forcojnë jo pushtetin e dikujt, por, institucionet, pastaj e largojnë Kosovën nga krizat e vazhdueshme dhe jostabiliteti institucional e politik.

E dyta për të patur një demokraci që e tregon veten e saj të gjallë e autentike duhet që pragu zgjedhor që është aktualisht në republikën e Kosovës 5% të zbrit në 3%, kjo do të tregonte një përfshirje më të madhe dhe të ndryshme të zërit qytetar në institucione dhe do të krijonte më shumë zgjidhje në krijimin e koaliconeve që do të mund të prodhonin edhe stabilitet institucional dhe nuk do të kishte më varësi nga koalicione të panatyrshme, dhe

E treta mungesa e bashkëpunimit të ngushtë e serioz pozitë-opozitë sidomos në të mirën e shtetit dhe të ardhmes së brezave. Opozita duhet ta kuptojë se është jo vetëm ajo që i sheh gabimet e pozitës dhe kërkon korrigjime ,por edhe bashkëpunuese përballë interesave partiake, sidomos në rast se vendi gjendet në krizë politike, ka mungesë stabiliteti apo ndonjë problem tjetër që duhet natyrshëm ta zgjidh bashkë me pozitën, sepse fuqia e opozitës nuk mund të jetë e njëjtë me atë të pozitës ,prandaj edhe kontributi i saj në zgjdhje të krizaave dhe ta stabilitetit institucional duhet të jetë në përputhje me to.

Askujt nuk i ka faj Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje pse i kanë fituar mbi 51 % të votave nga qytetarët, sepse jo rastësisht ekziston proverba: „Vox populi, vox Dei”, që tregon se mendimi apo vullneti i shumicës ka një rëndësi në demokraci dhe ai duhet të njihet e të pranohet edhe nëse nuk i pëlqen dikujt. Këtë vullnet nuk mund ta ndryshoj askush,sepse është vullnet i një shumice dhe se inatet apo zilit e pengesat nuk mund ta ndryshojnë këtë shumicë, vetëm sa mund ta shtojnë shumicën që përkrahin atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Nga kjo zëri i qytetarit e fton edhe opozitën që të kontribojë në të mirë të vendit dhe të forcojë të gjitha fushat e shtetit dhe institucionet sëbashku duke mos i hedh gur këtij vullneti të shumicës, por duke bashkëpunuar, arritë kompromise dhe duke menduar gjithnjë për të mirën e brezave dhe të ardhmes së shtetit dhe popullit të Kosovës. Në lidhje me këtë duhet nënvizaur këtë së fundi Albain Kurti dhe Lëvizja Vetëvendsoje e bëri një propozim,pra e theu akullin për zgjedhjen e presidentit duke i dhënë kështu mundësin zgjidhjes së kësaj pune, duke i kërkuar opozitës t’i vendosin tre figura unifikuese e të pranueshmë në tavolinë për të arritë të një zgjidhje, Por kjo nuk ndodhi pasi që ky propozim nuk u mor parasysh e seriozisht nga opozita dhe kështu vendi gjendet tani në prag të zgjedhjeve që nuk zgjidhin asgjë, por e përsëritin veten me rezultatin pothuajse të njëjtë dhe të humbjes së kohës e shansit që Kosova të kishte një president unifikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok