Votimi i sotëm në Kuvend, një hap drejt zgjedhjeve!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Pavarësisht shkeljeve të mundshme ligjore, vazhdimi i seancës konstituive e solli një hap të madh përpara drejt legjitimimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme! Pavarësisht faktit, se a përmbyllet konstituimi i Kuvendit apo jo, me votimin e sotëm të zonjes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare u arritën dy qëllime themelore të Albin Kurtit.

Votim i një rëndësie të dyfisht

Nga sot, Albulena Haxhiu përveqse kryetare legjitime e Kuvendit të Kosovës, është edhe Ushtruese Detyre e Presidencës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, kusht ky i mjaftueshëm dhe i domosdoshëm për shpërbërjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje.

Thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit e gjeti opozitën të ndarë në përballje Albin Kurtit, kurse LDK-të të përçarë dhe të ndarë në disa fraksione! Kjo situatë ia lehtësoi punën Albin Kurtit në arritjen e qëllimit politik!

Lumiri dhe Vjosa përçarësit fatal të LDK-së

U pa qartë me fillimin e bisedimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me partitë opozitare, ku vetëm njëra prej tyre, PDK u tregua e sinqertë në deklarimet e saj, duke ia bërë të qartë kryeministrit dhe qytetarëve të vendit se do të qëndrojë në opozitë!

Për dallim nga PDK, partia e tretë në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës shfaqi haptas ambiciet e pushtetit për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin!

Meqë Albin Kurti nuk ua përmbushi ambiciet personale Vjosës e Lumirit, u tërhoqën nga bisedimet për bashkëqeverisje!

Mirëpo, ky qëndrim i LDK-së nuk zgjati shumë, përseri të njëjtët iu afruan Albin Kurtit kinse për t’a “ndihmuar” në gjetjen e një Presidenti konsensual apo të pranueshëm nga të dyja palët, pa i pyetur fare partitë e tjera opozitare, në këtë rast PDK-në dhe AAK-në, të cilat e kishin zgjedhur një rrugë tjetër për ta sfiduar Albin Kurtin!

Mirëpo, në tentativën e dytë për t’u futur me çdo kusht në institucione, krerët e LDK-së nga frika e kundërshtimeve të brendshme, e zgjodhi fshehtësinë në caktimin e emrit “konsensual” pa i konsultuar fare deputetët e tyre, të zgjedhur me votën e popullit, përmes të cilit veprim skandaloz Vjosa tentoj të futej edhe një herë Zyrën e Presidentit, të cilën e ka ‘pikë të dobët’ në karrierën e saj politike!

Vjosa as në qiell as në tokë, me mendje në presidencë, po harron se është vetëm deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

LDK me pavendosmërinë e saj dhe moskonsistencën e qëndrimeve është kthyer në “as mish” dhe “as peshk”, të cilës nuk i beson më askush!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhikut me lojën e dyfisht para elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve e ka përçarë partinë si asnjëherë më parë!

Nuk bashkohet LDK pa llogaridhënje para elektoratit

Jam thellësisht i bindur që, sikur opozita të ishte e bashkuar në veprimet e saj, Albin Kurti do të vepronte ndryshe! Mirëpo, me LDK-në nën sqetull as që i merr në konsideratë veprimet e PDK-së dhe AAK-së së vogël më 6 pika……!

Për vite me radhë, qytetarët kanë parë politikanë të papërgjegjshëm që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë! Këtë maskaradë tentuan ta mbulojnë me slogane, akuza ndaj rivalëve politikë në konferenca për media, duke ia hedhur gjithmonë fajin dikujt tjetër!

Klithjet e disave se LDK-ja duhet të bashkohet pa iu dhënë hapësirë zërave ndryshe, përkatësisht veprimtarëve dhe themeltarëve, jo vetëm se janë të pasinqerta, janë tendencioze për ta vënë në gjumë elektoratin e zhgënjyer, i cili tashmë ka hequr dorë nga proceset zgjedhore pikërisht shkaku i këtyre që sot e drejtojnë këtë subjekt politik!

Përgjëgjësia nuk është sllogan zgjedhor, por llogaridhënje para elektoratit!

Shkaktarët e moszgjedhjes së Presidentit

Shkaktarët për moszgjedhjen e Presidentit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje nuk duhet kërkuar jashtë LDK-së, por brenda saj, pikërishtë në dy ‘kokat’ e sëmuara të saj, pra tek Lumiri e Vjosa, këtyre dy shkurreve politike që nuk shohin përtej interesave të tyre personale!

Po ndodhë si asnjëherë më parë gjatë historisë, po digjet lisi i njomë (Bekim Sejdiu) mes shkurreve të thata dhe të infektuara nga virusi kancerogjen i karrierizmit (Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani)!

Florim Zeqa, gazetar dhe analist i pavarur politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok