Viti i Ri faqe e re në librin e jetës

0

Shkruan: Florim Zeqa

Për dalim nga vitet paraprake, të cilat ishin vite të rënda të pandemisë globale, fillimi i vitit 2022 ishte vit i kalimit nga pandemia në luftën e paralajmëruar në Ukrainë, e cila ka shkaktuar krizë të thellë ekonomike dhe pasiguri në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

2022 vit i zbrazjes dhe varfërimit!

Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm!

Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2023.

Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të zhgënjyer nga varfëria dhe denigrimi social janë duke e braktisur Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë vendlindjet e tyre!

Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, përmes këtij shkrimi po e perfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike.

Me këtë rast ju falenderojë të gjithëve nga zemra për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Në kapërcimin kohor secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri!?

Këto pyetje janë bërë si refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë tek secili njeri i vendit tonë.

Pavarësisht përgjigjeve në pyetjet e mësipërme, pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Sikurse deri më tani, edhe në vitin 2023 do të jemi së bashku në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit.

Vazhdon “Status Quo” dhe vendnumërimi politik

Vitet po ikin, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Bilanci edhe i këtij fundviti është i njëjtë; përderisa qeveritarët i numërojnë “sukseset” imagjinare, qytetarët i numërojnë ditët e fundit para largimit nga Kosova!

Shteti i ri për “dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë” siq e thotë populli, dikujt i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!

Të rinjët kosovar e kanë të vështirë të gjëjnë motivimin për jetë në atdheun e tyre. Përfundimi i studimeve, të rinjët i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit në nivelin qendrorë dhe ndërrimit të pushteteve në nivelin lokal, mentaliteti i politikanëve dhe çasja në qeverisjen e vendit mbeti e njëjtë.

Kosova duhet të bëhet vendi ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti t’a ndëshkojë qytetarin kur ai e shkelë ligjin.

Kjo klasë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë për dy dekada rresht asnjëherë nuk ka qenë e përkushtuar për të ardhmen e qytetarëve, por, për interesin personal, grupor dhe partiak.

Avazi i keq-qeverisjes ka vazhduar nga njëra legjislaturë në tjetrën, nga njëra qeveri në tjetrën deri tek kjo e fundit, e cila përveç retorikës, nuk dallon me asgjë tjetër nga qeveritë paraprake.

Barrikadat nuk janë risi në Veriun e vendit, ato si të tilla ekzistojnë që 23 vjet. Ndryshon vetëm koha dhe përmbajtja e tyre.

Me këmbë të mbarë në Vitin e Ri 2023

Të gjithë kemi dëshirë që ditën e parë të vitit të ri ta fillojmë mbarë. Dita e parë e Vitit të Ri është një emocion i veçantë në jetën e njerëzve. Secili i projekton dëshirat dhe të arriturat në 12 muajt e ardhshëm të vitit me plot shpresë dhe optimizëm.

Viti i Ri është një faqe e re në librin e jetës, është një fillim i ri me çdo gjë të re, një mundësi e mirë për ta lënë pas të kaluarën dhe për të filluar kapitullin e ri të sukseseve personale dhe familjare, për t’a lëmë pas të keqën, bashkë me këtë edhe vitin e vjetër.

Përfundimisht kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më të rënda dhe më të mundimshme, më të frikshme dhe të pasigurta për të ardhmen, për të vazhduar rrugëtimin me shpresën për ndryshime pozitive drejt shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës.

Urime viti i ri 2023, qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë. Urojmë që në vitin 2023 të ketë më shumë unitet e më pak përçarje mes shqiptarëve, të ketë më shumë dashuri dhe më pak urrejtje mes shqiptarëve, të ketë më shumë festa e gëzime brenda qenjes sonë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok