Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS!

0

Nga Entela Binjaku

Paraditen e datës 21 dhjetor 2018 Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi zhvilloi një vizitë në mjediset e SOS Fshatit të Fëmijëve në Sauk. Në fjalën e saj ajo vlerësoi punën që kjo organizatë bën duke e çmuar si një model që meriton të jetë  shembull për qendrat e tjera në vend. Duke u njohur me mjediset,  me prezantimin punës që kryhet edhe në përputhje me vizionin dhe misionin e  Fshatit, ajo theksoi edhe nevojën që Zyrat e punës në qarqe të ndryshme të vendit kanë për të marrë nga ky institucion.

Për të njohur më tej modelin familjar Znj. Mesi qëndroi së bashku me fëmijët në një prej shtëpive.

Ndërkohë siç është bërë edhe traditë, dhjetori është një muaj ditësh të hapura në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë. Këto ditë nisën me veprimtaritë e javës së të drejtave.  Grupet e kërcimit, këngës dhe instrumenteve shpalosën talentin dhe punën e tyre disa mujore në një program te pasur artistik. Pjesë e rëndësishme këtij program u bënë edhe mysafirët, femijet e talentuar te Akademisë së Kërcimit “Fjori”.  Fëmijët të shoqëruar edhe nga prinderit e tyre, ishin edhe postierët e parë të babagjyshit, qe trokiten ne deren e shtepise te madhe, per kete fundvit.

Një ndër aktivitete më të rëndësishme të kësaj periudhe është edhe fushata e kartolinave që vetë fëmijët realizojnë.

Ata kanë portretizuar botën e tyre te pasur artistike në këto kartolina që  janë përmbledhur në  një katalog kartolinash me 12 imazhe te ndryshme.  Kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e kësaj fushate, ndaj gjithëkush mendon të jetë pjesë e kontributit, e ka ende këtë mundësi. Të ardhurat e mbledhura prej shitjes shkojnë për programet e edukimit të Fëmijëve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve  është një organizatë sociale, jo fitimprurëse, jo fetare që vepron në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për ta humbur atë. Qëllimi i Organizates SOS Fshatrat e  Fëmijëve është t’ju ofrojë përkudesje me bazë familje fëmijëve pa kujdes prindëror dhe të mbështesë zhvillimin e shëndëtshëm të fëmijëve ne risk për të humbur kujdesin prinderor dhe të advokojë për shqetësimet, të drejtat dhe nevojat e tyre për t’i integruar në shoqëri, mbështetur në rrugën drejt autonomisë dhe pavarësisë.

Zhvillimi i shëndetshëm i një fëmije realizohet më mirë në një mjedis të ngrohtë familjar. Ky qëndrim shënon pikënisjen e Vizionit të Fshatit  se ‘Çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri”.

SOS Fshatrat e Fëmijeve  Shqipëri është anëtare me të drejta të plota e organizatës mbarë botërore SOS Kinderdorf International. SOS Kinderdorf International është krijuar në vitin 1949 nga Hermann Gmeiner – mjek profesionist, humanisti i madh, mik i nënë Terezës dhe është prezente në 135 vende dhe territore të botës.

Sa i takon një historiku të shkurtër të pranisë në Shqipëri në verën e vitit 1992 nisën bisedimet e SOS Kinderdorf International me Qeverinë Shqiptare të cilat u konkluduan me nënshkrimin më 07.10.1992 të marreveshjes së bashkëpunimit në të cilën u përcaktua ndërtimi dhe vendosja në funksionim e SOS Fshatit të Fëmijëve në Tiranë.

Në vitin 1993 nis ndërtimi i SOS Fshatit të Fëmijëve në Sauk shoqëruar nga një kopësht i cili përfundoi në pranverën e vitit 1995. Në 7 Korrik 1995 u ngritën 2 familjet e para te SOS Fshatit të Fëmijëve.Në 20 Korrik 1995 krijohet shoqata Nacionale SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.

Më 18 Tetor 1996 kryhet inagurimi zyrtar i SOS Fshatrave te Fëmijëve Shqipëri.Vizioni i vitit 1996 tingëllon sot përsëri i njëjtë.Të jesh prane fëmijëve ndërsa ata ndërtojne të ardhmen e tyre është pjesë e misionit të SOS Fshatit të Fëmijëve Shqipëri. Është vizioni i atyre burrave dhe grave të shquara të Shqipërisë që pikërisht në këtë ditë kurorëzuan me sukses përpjekjet e tyre për të krijuar SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.

Sot pas 22 vitesh shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve,Shqipëri e ushtron aktivitetin e saj në përmbushje të misionit nëpërmjet Programit të SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri sa më poshtë përshkruar:

SOS FSHATI I FËMIJËVE Tiranë i cili ofron kujdes me bazë familje për 113 fëmijë të cilët kanë humbur kujdesin prindëror dhe janë nevojë për një ambjent familjar afatgjatë. Fëmijët në Fshatin SOS

përkujdesen nga nënat SOS të cilat janë personat direkt të kujdesit ndaj fëmijës dhe ndërmjet tyre

krijohen lidhje emocionale të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Të rinjtë e SOS Fshatit jetojnë në komunitete rinore të cilat janë të specializuar për të ofruarkujdes profesional për moshën e adoleshencës. Pas moshës 18-19 vjec, fëmijët e SOS Fshatit përfitojnë nga programi i gjysëm pavarësisë dhe mbështeten deri në moshën 24 vjeç. Ne ndihemi krenarë që kemi ofruar kujdes afatgjatë me bazë familjen për 260 fëmijë të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. 69 të rinj janë tashmë të pavarur dhe të aftë për tu kujdesur për veten e tyre.

PROGRAMI I FUQIZIMIT TË FAMILJES:  785 fëmijë në Tiranë, Shkodër dhe Njësinë Administrative Thumanë përfitojnë nga ky program. Që prej vitit 2006 përmes Programit Fuqizimi i Familljes kemi mbështetur 2745 fëmijë dhe 1098 familje; prej tyre 551 kanë lënë programin me sukses. Qëllimi i këtij programi është të fuqizojë familjet që rrezikojnë të humbasin kujdesin e fëmijëve të tyre. Kështu prindërit fuqizohen për të ofruar mbrojtje, edukim dhe kujdes që fëmijët e tyre të rriten në një ambjent familjar, social përkujdesës. Fëmijëve u ofrohen shërbime për të siguruar të drejtën e tyre për mbijetesë dhe zhvillim ndërsa prindërve u ofrohen shërbime për të ngritur kapacitetet e tyre në drejtim të mbrojtjes të së drejtave të fëmijëve dhe per te rritur kapacitetet e tyre per te ofruar kujdesin e duhur prindëror. Shërbimet për fëmijët/prindërit/kujdestarët janë të tilla si : Mbështetje shëndetësore ; Mbështetje edukative; Mbështetje psiko-sociale (këshillim për fëmijët dhe kujdestarët,  aktivitete në grup, aktivitete sportive, kulturore, argëtuese, mbështetje në shtëpi, fushata sensibilizuese); Mbështetja e prindërve (trajnime për aftësitë prindërore); Mbështetje për qëndrueshmërinë ekonomike (asistencë për punësim dhe trajnim për punë, trajnim, këshillim për gjenerim të ardhurash apo menaxhim financiar, mbështetje për aktivitete që gjenerojnë të ardhura) etj. Këto masa neutralizojnë përkeqësimin e familjes dhe nevojën për kujdes jashtë ambjentit familjar.

ADVOKIMI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në përmirësimin e politikave publike, advokon për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik social dhe ndjek Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Kujdesin Alternativ dhe Standardet e Kujdesit për Fëmijët pa kujdes prindëror. Aktualisht po drejton dhe ka ndërmarrë  fushatën advokuese” Advoko Tani “ me fokus mbështetjen e politikave për (i) Shërbimet e Paskujdesit për të rinjtë pa kujdes prindëror; (ii) Prezantimin e politikave dhe procedurave të riunifikimit për fëmijët dhe të rinjtë në kujdesin alternativ

PROGRAMI I FUQIZIMIT EKONOMIK: Në përpjekje për të mbështetur sa më shumë fëmijë, të rinj dhe familje sapo i kemi hapur rrugë një projekti të ri, projekt I cili do të mbështesë 100 të rinj dhe 200 prindër në fushën e fuqizimit ekonomik dhe kapërcimit të përjashtimit social në Njësinë Administrative nr 2 ( zonat Çollak dhe Sanatorium) dhe Farkë, për një periudhë 3 vjeçare. Ky projekt u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe financimit të Ministrisë Gjermane Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Fondacionit Hermann Gmeiner Deutschland e.V.

Projekti i Fuqizimit Të Kapaciteteve te Organizatave Shoqërisë Civile mbi mirëqeverisjen dhe llogaridhënine në zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njëriut. Në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale në ngritjen e një sistemi të integruar të shërbimeve të kujdesit social në njësitë e qeverisjes vendore dhe kombëtar, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri po implementon  një projekt tre vjeçar të financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt synon fuqizimin e kapaciteteve të  organizatave lokale të shoqërisë civile në Tiranë, Durrës dhe Korçë për të kontribuar në një sistem të integruar të shërbimeve sociale, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të kujdestarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok