22/12/2024

Vijimësia e turpit…!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Dje nisi turpi i radhes! Ai qe do t’gajase t’madh e t’vogel ne kte vend duke ua heq edhe ate grime nevoje per reflektim dhe reagim pas shitjes se votes se 25 prillit! Mjafton niveli mjeran i listaxhinjeve qe drejtojne edhe kabinete qeveritare per t’i hutuar e kalamendur shqiptaret qe sot jane ne udhekryq, ma shumë se asnjehere tjeter ne kete dekade!

Dje, teksa kryeministri i vendit lexonte hartimin e tij te mbushur me dokkra qe s’i beson asnje femije 5 vjeç (jo nga ata femijet qe thote ministrja e Femijeve) ne nentoken e minierave te kromit gjendej nje njeri! Askush nuk u kujtua! Sigurisht, edhe media e qeverise nxitoi te percaktonte qarte: Galeria shfrytezohej nga nje kompani e vogel! U tha 4-5 here togfjaleshi “kompani e vogel” per te shuar ndonje hamendje njeriu,  qe i dhemb fati i atij burri zene ne gracken e nentokes, si na ne gracken e mbitokes, per kompanite qe jane zoter te asaj miniere qe pasuron kapot e vendit e varferon, mjeron e vret banoret e asaj zone!

Asnje hetim, nga ky sistemi qe po na reformohet thellesisht e thelbesisht nga organizmat e huaja, asnje institucion pergjegjes nuk u urdherua qofte edhe formalisht te ndiqte situaten, nderkohe qe kryeministri nga foltorja akuzonte opozitarët e vertet ne kte vend qe shajme dhe nxjerrim bishta nga kulltuku i shtepise!

Po, nga kulltuku i shtepise po shkruaj prape! Fale Zotit eshte blere me leke te pavjedhura, te pa ardhura nga trafiku i droges, as i pervetesimit te djerses se shqiptarëve qe shfrytezohen njejte si ne nje sistem skllaverie! Nga ketu kujtohem, ankohem e me dhemb shpirti per te ngjashmin tim qe vazhdon e gjendet ne zemren e dheut, atij dheu qe pasuron ju e vret te pafajshmit!

E di, lipset kuraje e madhe, ndjenje e fuqishme dhe shpirti sublim per te pranuar disfaten e madhe qe iu ka shkaktuar ketij populli! Sigurisht populli nuk jane ata qe marrin tendera, as ata qe i sherbejne pasunareve, as trafikantet e lidhur me ministra te njepasnjeshem, as perfituesit nga taksat tona, as vjedhesit e pasurise publike, as sundimtaret e ndertimit; jo, jane ata qe kane refuzuar çdo nder sado te vogel nga njerez te lidhur me pushtetin! Ata qe kane refuzuar edhe ndihmen e qelbur ekonomike vetem e vetem te mos e bejne pis emrin e tyre borderove bordello te shtetit qe i perbuz dhe perqesh çdo dite!

Jane pikerisht ata njerez, per te cilet kryeministri genjen publikisht ne foltoren e Parlamentit, ndersa prezanton nje tjeter program farsë qeverie, te cilet vazhdojne te jene ne çadra, te cilet refuzuan t’ja japin shpirtin shejtanit dhe zgjodhen per strehe nje mjet qe nuk i mbron as siperfaqesisht, por shpirterisht, aq sa me qene te ngjeshur ne lirine e tyre mbremjeve te pashpresa!

Sigurisht qe nga kulltuku i shtepise do te shkruaj, e madje ne FB, ose kudo qe te mundem, sepse kryeministri qe genjen haptazi me nje program qeverie sy deputetesh, nderkombetaresh e ekspertesh, nuk ka lene vend askund per mendimin ndryshe, te verteten dhe te drejten! Lukunia e ‘ushtareve’ te pajtuar ne çdo skute te mundesise se ekspozimit te ndonje njeriu te lire e te pakompromis, shfaqet e gatshme te kepuse fije e te mbyll dyer, edhe nese ndokush harron t’i mbaje lidhur dhe hapur!

Dje nisi udhen nje tjeter turp… Tashme eshte me i sigurte, me hapesire me te madhe e me mbeshtetje te habitshme nga faktore te jashtem qe duket se kane tejkaluar çdo cen logjike ne ushtrimin e kompetences se tyre! Ketij turpi duhet me ia nderpre udhen ne nje fare menyre! Ne ate parlament do te kete zera te vertete, do te kete edhe mospajtimtare me asnje baterdi antiligjore te ligjeruar tashme me paketa ligjore dhe akte normative, por do te jene te pamjaftueshem! Ashtu siç akuzohemi ne qe shkruajme nga kulltuku i shtepive, do te gjendet edhe nje forme etiketimi per keto zera kunder, vota e te cileve, fatkeqesisht s’ka peshe!

Dje nisi udhen nje tjeter turp qe vjen nga zgjedhje te vjedhura, te blera, te dhunuara e te diktuara! Dje u legjitimua serish trafiku i kokaines, mbjellja dhe ‘eksporti’ i kanabisit, pastrimi i parave te mafies, e jo vetem asaj te tones, vrasjet, rrembimet dhe zhdukjet e dhjetera burrave e djemve te grave dhe nenave shqiptare, te atyre qe dje, pa piken e turpit, kryeministri tentoi tua zhbente dhimbjen me nje mashtrim masiv per perfshirje femrash ne qeveri!

Dje nisi turpi i radhes… Une s’do resht asnje sekond se shkruari nga kolltuku modest i shtepise per te, per qeverine, per pushtetin mizor e per kryeministrin e paturp qe turpin ua faturon qenieve te pakta opozitare qe frymojne ne kete vend!

Vs-E shkruajta ne gjuhe letrare se mos duan ta lexojne ministret e Rames e mos te thone se nuk e kuptuam se  ishte ne gjuhen GEGE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok