23/12/2024

Vetëvrasja e shqiptarëve, lehtësim nga çlirimi i vetvetes

0
Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ajo që kam mësuar është se si një top bore mund të rrokulliset dhe se gjërat mund të dalin plotësisht jashtë kontrollit, ku nuk është e mundur ta kontrollosh atë, pavarësisht se çfarë thua. Ka arsye për trishtim, por shqiptarët nuk veprojnë për përmirësim, por “e ndjekin nga afër” situatën. A po e ndiqni me vëmendje situatën që të mund të mbani shpejt konferencën për shtyp në TV kur zhdukja është fakt?!

***

Kur u rrit, donte të bëhej krijues ndeshjesh. Ishte shumë e rrezikshme, saqë ai mund të merrte squfur në gishta, në mënyrë që askush të mos guxonte ta përshëndeste. Ai do të respektohej shumë nga shokët e tij për zanatin e tij të çuditshëm. Ai është mjeshtër i trojeve tona në mashtrimin, trillimin, devijimin dhe rraskapitjen e kujtdo që e dëgjon atë. Lavdërohet: – Fëmijët e mi tallen me mua sepse e dinë se jam i çmendur. Unë tallem me ta sepse ata nuk e dinë se kjo është e trashëgueshme.

Sipas ligjit, qeveritarët dhe drejtuesit e vendit janë shërbëtorët dhe jo pronarët e popullit –  patjetër t`i shërbejnë popullit si shërbëtorë e jo si pronarë.

Është absolutisht e frikshme të dimë se këtë qeveri duhet ta kemi përgjithmonë. Prandaj, bëni patjetër diçka konstruktive me ndihmën e vendimeve të mirëmenduara. Veprime jo të shkurtra impulsive. Askush nuk përfiton prej saj. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, dhe trojeve nën pushtim: FYROM, Kosova Lindore, Mali i Zi kanë zgjedhur vetë se kush do të qeverisë dhe vendosë (dhe kush do t`i përfaqësoj ata që jetojnë nën okupim), kështu që ata mund të marrin atë rezultat që vjen me të.

Gangsterët e gjithanshëm, thënë më mirë, shqipfolës të shitur, mercenarë në shërbim të armiqve, për përfitime të majme ose të ulëta vetjake, e kanë kthyer Shqipërinë, Kosovën, pjesët e FYROM-i etj.) në një protektorat të korruptuar të forcave të errëta ndërkombëtare, në radhë të parë të fqinjëve pushtues që gjatë gjithë epokave kanë kryer ndaj nesh gjenocide të shumta, të panumërta. Herën e fundit në vitet 1998-1999.

Vetëm duke luajtur dhe duke bërë kërdi me të vërtetën, vetëm duke planifikuar, shitur prapanicën për disa lek, menduar dhe llomotitur në TV apo shkarravitur gënjeshtra apo gjysmë të vërteta në portale në mënyrë fantastike – dashakëqijtë e Kombit tonë mund të hapen ndaj “njohjes” së re radikale.

Gjëja e rëndësishme për çdo intelektual dhe patriot të vërtetë kur atdheut-mëmëdheut të copëtuar dhe Kombit tonë shumë të vuajtur i kërcënohet rrezik i tmerrshëm nga zhdukja përfundimtare  (shpopullimit, papunësisë, varfërisë për shkak të mafisë dhe tradhtisë) është të mendosh me zë të lartë, të thuash atë që ndjen kur e ndjen, të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të jetuar dhe vepruar në përputhje me të vërtetën ashtu siç e sheh, pavarësisht se cilat mund të jenë pasojat.

Kushdo që është serioz për shpëtimin e vendit tonë duhet të flasë me zemrën e tij. Shqipëria (dhe trojet tjera) është në flakë, por askush nuk arrin te fiksi i zjarrit. Të shpresojmë se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt…

Gënjeshtra më e madhe është e vërteta që fshihet. Fatkeqësisht, shqiptarët (një numër i konsiderueshëm) nuk janë njerëz serioz. Nëse nuk e “ndryshojnë trurin” urgjentisht, që ta shohin se nga u vjen rreziku i vërtetë për jetën e tyre dhe të pasardhësve, shumë shpejt do të jenë një nga popujt që u zhdukën.

Syri që sheh ndikon në atë që ndodh. Përderisa kemi tradhtarë vendas, deri atëherë do të kemi zotërinj të huaj. Dhe, mbesim shërbëtorët e zotërinjve.

PS: Një koleg nga Australia, ndryshe bashkënxënës në klasën e parë të shkollës fillore, më tha: “Aurel, pse je kaq i përkushtuar për Shqipërinë, një vend ku nuk ke lindur, nuk jeton dhe nuk ke të afërm?!” Përgjigja ime ishte se dashuria për kombin shqiptar dhe atdheun e gjyshërve të mi qëndron në gjenetikën time…

Xhelozia morbide për shkak të një kompleksi inferioriteti është arti i dëmtimit të vetvetes më shumë sesa pacienti psikiatrik i dëmton të tjerët. Problemi është se të tillët indoktrinojnë rininë e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve nën pushtim që të mos ndihen shqiptar, të tjetërsohen, prandaj rinia nuk reagon aspak ndaj regjimit antikombëtar. Heshtin sikur nuk ekzistojnë! Vetëm ikin dhe ikin – jashtë vendit. “Doktor-profesorëve” gënjeshtarë dhe shpikësve të tillë me imagjinatë cilësore, duhet t`u ndalohet “mësimdhënia” në shkolla fillore, të mesme dhe universitete. Gjithsesi “diplomat” e tyre të blera në çajtoret e tymosura të një shteti-parti nuk vlejnë gjë. Duhet të shmangim komentet me ata që janë në Konflikt interesi sepse janë të paguar të mbrojnë punëdhënësin që qëndron dhe vëzhgon në hije.

Fryma e së vërtetës dhe lirisë – është mbështetja e kombit dhe shoqërisë. O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë! Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!” Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush (mes nesh)”.

Respekti jokritik për autoritetin është armiku më i madh i së vërtetës. Albert Einstein

***

Ti je një person unik dhe i mrekullueshëm. Nga të gjithë miliarda njerëz që jetojnë në tokë. Nuk ka asgjë tjetër si ti, dhe ekzistenca jote në vetvete është vendimtare për funksionimin e universit, sepse ti je pjesë e gjithë universit. Gjithçka që sheh, dhe gjithçka që është, nuk mund të ekzistonte pa ty. Fjalët tuaja kanë fuqi të madhe, sepse janë mendime të cilave u keni dhënë energji shtesë – jini të sigurt për atë që thoni. Ruaj fjalët e tua. Është një moment mbresëlënës kur i kapni fjalët tuaja të padëshiruara në fluturim, sepse kjo do të thotë se jeni duke u bërë më të provuar dhe vigjilent për të çliruar vendin nga tiranët. Dhe tradhtarët. Po!

Cilado qoftë situata juaj financiare për momentin, ju e keni bërë realitet përmes mendimeve tuaja. Nëse situata nuk është ashtu siç dëshironi, ju e keni krijuar në mënyrë të pandërgjegjshme, por megjithatë e keni krijuar. Nga indiferenca ndaj varfërisë së skajshme të shumë njerëzve. Nga servilizmi ndaj hajdutëve dhe shkatërruesve të vendit. Kur ta shihni këtë, do të kuptoni fuqinë që keni për të krijuar ndryshime. Dhe e vetmja gjë që duhet të bëni tani është të provoni të krijoni atë që dëshironi.

Sigurisht që po flas me veten. Njeriu ka nevojë për një ekspert herë pas here. Kur je i vdekur, nuk e di se je i vdekur. Në vend të kësaj, dhimbja përjetohet nga të tjerët. E njëjta gjë vlen edhe kur je idiot.

PS: Unë jam përgjegjës vetëm për atë që them, jo ​​për atë që ti kupton.

***

Ariu i Sibirit terrorizon fqinjët, saboton dhe destabilizon Evropën, ndërkaq, këlyshi i fëlliqtë i tij leh në kufi…

Turbullirat dhe trazirat kanë lëvizur më afër Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera shqiptare. Nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme. Evropa është më afër Luftës së Tretë Botërore se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë e mëparshme.

Është koha të qëndrojmë së bashku kundër një armiku të përbashkët, jo në një kor ulëritës me prirje për peshkim në ujërat e trazuar!

***

PS: Tashmë 7 vite më parë, krijova një artikull bazuar në një parashikim: “Ne duhet të jemi të gatshëm për të luftuar”, ndër të tjera thash:

“Ariu i Sibirit është forcuar dhe zgjuar, ndërkaq burrat e vdekur të BE-së në vend që të përdorin paratë për modernizimin dhe forcimin e ushtrisë, janë angazhuar që të kolonizojnë me arabë Vendet e tyre, vetveten…

Unë jam i shqetësuar për pajisjet e pakta, të vjetruara, të dobëta dhe joadekuate të Ushtrisë Shqiptare si dhe nivelit të trajnimit të tyre. Unë jam i shqetësuar shumë se Kosova nuk ka asnjë ushtri për t`u mbrojtur nga qentë kërcënues në kufi”.

http://www.zemrashqiptare.net/news/42328/aurel-dasareti-te-gatshem-per-te-luftuar.html

https://www.voal.ch/ne-duhet-te-jemi-te-gatshem-per-te-luftuar-nga-aurel-dasareti/edop/opinione/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok