22/12/2024

Vetëm mosekzistenca jote i bën këta derra të kënaqur e djaj të lumtur!

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Pasi të dhunojnë e masakrojnë! Pasi të mundin me njëmijë intriga të paligjshme e të pa moralshme nga pikëpamja e etikës politike! Pasi të kanë fyer, të kanë përqeshur, të kanë denigruar pa limit! Ata kthehen e kërkojnë paqe! “Hajde të bashkëpunojmë”-thonë. “Unë jam për kompromis”! “Kompromisi është parim europian”! Ndërkohë që nisin edhe një operacion kurthesh të mëdha përçarjeje, denigrimi dhe rrënimi të kundërshtarit!

Pasi investojnë qindramilionë euro ose dallarë amerikanë për të të grabitur votat me shit-blerje! Pasi ta kanë vënë “çipin” e patronazhistit dhe të kanë përgjuar edhe në dhomën e gjumit! Pasi ngrehin armët e bandave kundër teje për ta grabitur votëën! Pas gjithë këtyre akteve kriminale me wellim për të legjitimuar dhunën, grabitjen, vjedhjen dhe hijen e ish-sigurimit të shtetit kthehen e thonë: “Jo, jo! Ne jemi për paqe. Ne fituam, por jemi gati të bashkëpunojmë! Eja me ne”!

Dhe nëse kthehesh e bisedon apo bashkëpunon me ta, ata jo vetëm nuk të kthejnë asgjë nga ajo që ta kanë grabitur, por mprehin thikat për ta marrë edhe atë që ke! Duan të të shkatërrojnë në pafundësi! Deri në mosekzistencë! Vetëm mosekzistenca jote i bën këta derra të kënaqur e djaj të lumtur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok