24/12/2024

Vështrim për librin autobiografik “JETA E NJË MESHTARI” të Dom Pashk Dani

0
Dom-Pashk-Dani

Nga Dr. Sc. Pajazit Hajzeri

Të flasësh për jetëshkrimin autobiografik të dom Pashk Danit, menjëherë të bie në sy çiltërsia e këtij kleriku, e këtij shpirti të vuajtur si nxënës, si meshtar, si humanist dhe si studiues i përkushtuar për Atdhe dhe Fe.

Me shumë sinqeritet dhe dashuri, dom Pashku flet për fëmijërinë e vet, shkollimin, peripecitë në vend të huaj, pritjen që i bëhet nga rrethi ku shkollohej dhe studionte. Është shumë falënderues për familjen, prindërit, vllezërit dhe motrat e tij, që asnjëherë nuk e bënë të ndihet i vetmuar, por gjithmonë i kishte krahë më të fortë gjatë gjithë të kaluarës së tij deri në ditët e sotme.

Librin “Jeta e një meshtari”, dom Pashku e ka ndarë në shtatë kapitju, të cilët janë të mirëlidhur në tërësinë lëndore, koherente që ka synim kryesor pasqyrimin e veprimtarisë gjithëpërfshirëse të derisotme të dom Pashk Danit. Pas një përmbajtjeje të shkurtër për lexuesit dhe një parathënie të shkruar me shumë admirim nga z. Tomë Mrijaj. Në kapitullin e parë dom Pashku shkruan për fillimet e tij si nxënës, student dhe për jetën meshtarake si profesionist i ri i kësaj fushe. Po në këtë kapitull flet edhe për takimet e para me përsonalitete, për përkrahjen, mbështetjen dhe kurajon që ai fiton në profesionin e tij si prift.

Në kapitullin e dytë, dom Pashku shkruan për sherbimin e tij në Mynih të Gjermanisë dhe shërbimin e qëndrimin e tij në Australi. Ndërkaq, në kapitullin e tretë flet për kthimin e tij në Kosovë, shërbimin në Stubëll dhe Mitrovicë. Një vend të veçantë në këtë kapitull zë qëndrimi në Mitrovicë. Në kapitullin e katërt, dom Pashku flet për qëndrimin dhe shërbimin e tij në Shqipëri, katër vjetëve sa ishte atje.

Kapitulli i pestë i këtij jetëshkrimi u kushtohet dy vllezërve zemërmëdhenj binjakë meshtarëve don Alber dhe don Robert Jakaj, të cilët e morën e afruan e mbi të gjitha i afruan mbështetje jetësore në Famullinë e Dublibarës Komuna e Gjakovës. Kapitullin e gjashtë ua kushton takimeve me përsonalitete me theks të veçantë takimit me Nënën Terezë në vitin 1978 dhe Papa Gjon Palin II në vitin 1997, në Vatikan. Ndërsa kapitullin e shtatë, dom Pashku i bënë publike për herë të parë të përmbledhura intervistat e tij të realizuara për TV, Radio dhe shtyp, gjithashtu përmend edhe takimet dhe manifestimet e ndryshme të realizuara deri sa ishte në Dublibarë të Gjakovës. Në fund fare, dom Pashku shkruan për atë që i kanë thenë miqtë e tij nëpër vende të ndryshme që përcillen me një album fotografish të cilat e pasurojnë shumë këtë jetëshkrim të dom Pashk Danit.

Shkollimin e mbaroi në qershor të vitit 1979, dhe prej atëherë iu përkushtua shërbimit si meshtar, Dom Pashku fillon të shërbejë në famullinë e Velezhës, dhe vazhdoi si vikar i famullisë në Ferizaj ndihmës i Dom Lush Gjergjit deri në vitin 1981.

Duke e parë vullnetin dhe përkushtimin e dom Pashkut, dom Mark Sopi kërkon që dom Pashku të emërohet si ndihmësfamulltar në famullinë e Zllakuqanit. Edhe këtu, dom Pashku e kreu misionin e tij me shumë pasion dhe përkushtim, dhe u bë shumë i dashur për të gjithë ata që e njihnin, punonin dhe vepronin me të.

Dom Pashku flet me admirim për dajën e tij Tomë Mrijaj i cili e ftoi të vizitonte SHBA-t, ku e takoj me shumë përsonalitete kombëtare e kishtare që punonin e vepronin me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA, si: Mons. Dr. Zef Oroshi, dom Rrok Mirdita e të tjerë, dhe bëri vizita dhe takime të shumëta me komunitetin shqiptar të cilët e pritën shumë mirë praninë e dom Pashkut në SHBA. Njëherit kërkuan që ai të ndalet, të punoj dhe veproj në Amerikë. Vullneti shumë i madh i dom Pashkut që të punojë me popullin e shumëpërvuajtur në Kosovë si rezultat i shtypjes sistematike nga regjimi komunist e bëri të kthehet dhe veprimtarinë e tij si klerik, humanist, aktivist dhe atdhetar ta zgjerojë dhe të veprojë në Kosovë.

Dom Pashku, ndër të tjera flet për rininë e tij dhe punët që bëri si meshtar ne Pejë, Ferizaj e vende të tjera. Po ashtu flet për afërsinë e tij me fëmijët, rinin, moshën e mesme dhe moshën e shtyrë. Pra, megjitha grupet e shoqërisë ku punoi dhe shërbeu si meshtar. Interesant është fakti që për gjashtë muaj sa qëndroi në Pejë i mobilizoi fëmijët dhe të rinjët t’iu bashkohen aktiviteteve të ndryshme që organizonte dom Pashku, po edhe shpërfaqë vullnet dhe talent në shumë organizime atraktive për këto grupe.

Qiltërsia dhe dashamirësia për njerëzit që i takoi, që e ndihmuan, që e udhëzuan, për ata që i hasi të paktën vetëm për një moment, dom Pashku flet me shumë admirim për ta. Njëri ndër ata që e mbeshteti dhe e udhëzoi ishte Mons. Nikë Prela, për të cilin flet me shumë përgjërim. Po me atë masë përgjërimi flet edhe për dom Lush Gjergjin me të cilin kishte shërbyer afërsisht katër vjet radhaz në famullinë e Ferizajt ku i mori hapat e parë të jetës meshtare.

Një falënderim të jashtëzakonshëm shpreh për dom Mark Sopin, me të cilin punoi si kapelan në famullinë e Zllakuqanit, punë të cilën e kreu rreth tri vjet me parime e përpikëri shumë të vlefshme te dom Markut.

Vullneti i dom Pashkut për të shpërndarë njohuritë mbi fenë nuk ndaloi kurrë, ai improvizoi klasë mësimi edhe tek varrezat e Budisalcit  e në Jagodë. Për t’ju humbur vemendjen autoriteteve sllavo-komuniste. Mirëpo, edhe aty policët jugosllav të kohës shkonin e legjitimonin dhe urdhëronin që mos të sillej shpesh andej këndej tek varret, ani se dom Pashku ju thoshte se po shkon për lutje dhe me vete kishte disa femijë të cilët po ashtu po shkonin për lutje për të vdekurit.

Rrëfimet e dom Pashkut, për Budisalcin nuk përfundojnë këtu. Ai tregon se me sa mund e sakrificë ngriti famullinë e re të ndarë nga Zllakuqani në një vend ku nuk njihte njeri, jetonte i vetëm, hante e pinte, binte e zgjohej gjithmonë i vetmuar, por për të bërë një jetë më të mirë ai kishte kërkuar ndihma nga bashkatdhetarët në Belgjikë dha nga fshatarët e Budisalcit që të renovojnë shtepinë e kishës ku do të qëndronte. Gjatë këtij tregimi është shumë mirënjohës për të gjithë ata që e ndihmuan duke i përmendur: Zef Skelijn, dom Fran Sopin, Tomë Cakën, Zef Bardhecin, Kolë Dashin e shumë të tjerë që  e përkrahën dom Pashkun.

Dom Pashku nuk lë pa përmendur edhe ndërmjetësimin e tij në faljen e ngatërresave të familjeve të cilat me vite kishin hasmëri mes veti. Ky fenomen, sa human aq edhe kombëtar, kishte marrë hov të gjerë ndër shqiptarët, me aksionin e veprimtarit, dijetarit, humanistit dhe studiuesit Anton Çeta dhe bashkëpuntorëve të tij.

Ndër aktivitetet e shumta që organizonte dom Pashku ishin edhe tubimet, sesionet, simpoziumet shkencore, ligjerata, kumtesa, debate të ndryshme me karakter fetar dhe kombëtar, veprimtari të cilën e ka passion. Në tostudiues, hulumtues dhe njohës të fushave të ndryshme shpalosin njohuri dhe mendime të çmuara në mbështetje të vlerave kombëtare në trevat tona.

Dom Pashku rrezatoi ehe në botën e jashtme, ku tregoi vlerat e tij si në aspektin e meshtarisë, ashtu dhe në atë intelektual e atdhetar. Misionin e meshtarisë jashtë Kosovës, Dom Pashku e filloi në Mynih të Bavarisë – Gjermani në fillim të vitit 1996 dhe ishte përgjegjës për misionin katolik shqiptar në gjithë Republikën e Bavarisë. Në këtë mision, kishte edhe vështirësitë e veta të cilat i shpjegon me shumë kujdes. Vështirësia e parë ishte mosnjohja e gjuhës gjerame dhe detyrimi për të ri regjistruar studimet universitare në Universitetin Sprachkur dhe Goethe Institut.

I vendosur dhe i vullnetshëm, pos shumë angazhimeve me misionin fetar, dom Pashku arrin që brenda katër vjetëve ta përfundojë Universitetin dhe ta profesionalizojë gjuhën gjermane e cila është e interest kapital për dom Pashkun që të vazhdojë misionin e tij me komunitein gjermano-folës në sferën e fesë, kulturës dhe shkencës.

Dom Pashku, gjithandej ku shkoi e veproi la gjurmët e tij; në Mynih themeloi grupin e valltarëve me emrin “ILIRIA” me të cilin paraqitej në gara ndërkombëtare që organizoheshin në Gjermani, siç ishte rasti i paraqitjes në Marien Platz të Mynihut, ku merrnin pjesë 39 nacionalitete nga mbarë Europa, ku mori notën më të lartë në këtë aktivitet kulturor

Njëra ndër veprimtaritë e shumta që dom Pashku di të bëjë, është edhe organizimi i tubimeve, simpoziumeve dhe konferencave shkencore. Kështu në vitin 2002, në sallën e Dhymbëdhjetë Apostujve të mbushur përplot me studiues, mysafir edhe të ftuar të tjerë, u mbajt tubimi shkencor kushtuar prof. Martin Camaj në bashkëpunim me Universitetin e Mynihut në Katedren e Albanologjisë aty ku kishte kryer punen e profesrorit z. Martin Camaj.

Takimet e nivelit të tillë nuk reshtin nga dom Pashku. Kështu më 15 tetor 2003, me rastin e 300-vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Arbërit në Lezhë, dom Pashku organizoi një Simpozium Shkencor i cili pati jehonë shumë të madhe në Bavari, dhe u transmetua në TV dhe Radio në të njëjtën kohë.

Është shumë miradashëse fjala e dom Pashkut në Parlamentin e Bavarisë, kur i kërkoi shtetit Gjerman që të gjithë shqiptarët e Kosovës që gjendeshin nëpër burgjet gjermane të lirohen, t’u njihet e drejta e qëndrimit në Gjermani, e të mos i kthejnë në “Jugosllavi” sepse atje i pret vetëm vdekja dhe asgjë tjetër. Po ashtu kërkoi që Gjermania të intervenojë ushtarakisht në Kosovë që të ndalet terrori dhe gjenocidi mbi popullsinë shqiptare. Ky fjalim entuziazmoi sallën zgjoi interes të madh tek të pranishmit dhe duartrokitjet skishin të ndalur. Pas kësaj Ministri i Ushtrisë së Bavarisë kërkoi me ngulm që të intervenohej ushtarakisht në Kosovë, kërkës e cila u aprovua pas tre ditëve nga Parlamenti Gjerman në Berlin.

Të gjithë të burgosurit kosovarë të nesërmen u liruan, ndërsa trupat gjermane pas pak ditësh marshuan drejt Kosovës dhe u vendosen në Prizren.

Dom Pashku nuk i shqitet organizimit të Simpoziumeve Shkencore. Me rastin e 450-vjetorit të MESHARIT të Gjon Buzukut organizoi simpozium ku morën pjesë studiues nga shumë vende të Europës, si: Rusia, Anglia, Hollanda, Belgjika, Italia, Austria, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova. Në këtë simpozium u shtruan tema nga më të ndryshmet nga albanologë të vendeve përkatëse. Simpoziumi zgjoi iteresim të madh në Bavari dhe në mjetet e informimit publik.

Dom Pashku, nuk lë pa përmendur as vizitën katërditore në Kalabri të Italisë, i ftuar nga Universiteti i Kalabrisë në Kozenca të Italisë. Në këtë vizitë u prit nga prof. Anton Nikë Berisha dhe rektori i Universitetit së Kalabrisë prof. Francesco Altimari. Gjatë qëndrimit në Kalabri dom Pashku vizitoi shumë vendbanime me arbreshë të cilët i kushtuan një pritje të ngrohtë vllëzërore. Ushoqëruar çdo hap nga prof. Francesco Altimari.

Me zëmrim shpirtëror dom Pashku tregon për mbylljen e misionit katolik shqiptar në Bavari vendim i nxjerrë nga Konferenca Ipeshkvnore e Bavarisë me arsyetimin se misioni katolik shqiptar nuk mund t’i përbushë detyrimet e veta financiare dhe nuk duan që ta kenë barrë edhe këtë mision të huaj në Gjermani. Me këtë rast dom Pashku flet edhe për letrat, korrespondencat që ai kishte me Mons. Zef Gashin Arqipeshkëvin e Tivarit gjersa ishte në Gjermani.

Pas një pune shumë të madhe, plot entuziazëm dhe shumë frytdhënëse në Bavari të Gjermanisë, dom Pashku kthehet në Atdhe. Pastaj vijimësia e  misionit të shenjtë do t’caktohet në Australinë e largët.

Në Australi dom Pashkun e pret miku i tij me të cilin kishte studiuar në studimet teologjike në Sarajevë kroati z. Mate Krizhanac i cili i ofron gjysmën e shtëpisë së tij dhe i ofron mundësi që Dom Pashku të fillojë të mbledhë besimtarët katolikë shqiptarë në Australi. Po ashtu z. Krizhanac i lë në dispozicion edhe kishën katolike kroate për besimtarët shqiptarë. Ajo që të bie në sy është se dom Pashku gjithaandej në misionet e tij nëpër botë gjithmonë dyert i kishte të hapura. I përkrahur nga zemërgjerësia e njerëzve, ai arrin t’i kryejë me sukses misionet e tij.

“Hoxha i katolikëve”, ashtu siç shprehej Dom Pashku për vetën në zonat e thella të Shalës së Bajgorës kur i vizitonte, ndjen admirim të jashtëzakonshëm për qytetin e Mitrovicës. Mitrovica ishte njëra ndër vendet më mikpritëse në çdo sferë të veprimtarisë që zhvillonte dom Pashku, ani se famullia e këtij qyteti kishte vetëm 8 familje të krishtera.

Të punosh, jetosh dhe veprosh si famullitar në një zonë dhe në një komunitet katolik është shumë më lehtë, ndërsa të punosh dhe veprosh në një zonë (qytet) ku i tëri është i besimit islam me përjashtim të tetë familjeve dhe ta gjeshë gjithë atë ngrohtësi, përkrahje dhe bujari nga kjo popullatë në çdo vend ku shkoi dhe e vizitoi dom Pashku. Dhe nuk është habi pse dom Pashu ishte me kaq admirim  për Mitrovicën dhe njerëzit e saj.

Dom Pashku ishte gjithëherë, i gatshëm të merret me aktivitete kulturore. Trokiste në secilën zemër te çdo njëri, të çdo grupmoshe. I mbledhte në organizimet kulturore e shkencore, ashtu si din veç ai. Çdo gjë e bënë me zell e plot miqësi.

Sa vendos në Mitrovicë, dom Pashku, vizitoi institucionet komunale. Pati takuar dr. Bajram Rexhepin, Kryetarin e Komunës i cili i ofron bashkëpunim dhe përkrahje të parezervë klerikut, famulltarit, studiuesit, humanistit të palodhëshëm e plot entuziazëm dom Pashkut.

Dom Pashku, nuk rreshti së vizituar institucione të ndryshme, shkolla, familje, zona deri tek ato më të thellat në rajonin e Shalës së Bajgorës. Me këtë rast ai takoi, njohn dhe shoqërua me shumë njerëz të cilët i ofruan një mbështetje morale, që dom Pashkut i nevoitej më së tepërmi për të shkuar tutje në synimet e tij.

Aktivitetet e dom Pashkut nuk ndalen asnjë sekond të vetëm deri sa ai qëndroi në Mitrovicë. Në fillim ai organizoi një takim “Ditët e Nënës Terezë”, i cili u prit jashtëzakonisht mirë në Mitrovicë. Pastaj më 19.04.2008 dom Pashku organizoi një Tubim shkencoro – kulturor me temën “Mitrovica gjatë shekujve me rrethinë”. Në këtë tubim shkencor u paraqitën tetë kumtesa për historinë dhe të kaluaren e Mitrovicës. Njëri ndër referuesit e këtij sesioni shkencor isha edhe unë. Gjatë pregatitjes së këtij sesioni shkencor, pata rastin ta njoh personalisht edhe unë dom Pashkun me të cilin asnjëherë nuk e shkëputem korrespondencën miqësore. Është nder ta kesh në listen e miqëve një përsonalitet si dom Pashk Danin, njeri me virtyte të mëdha atdhetare dhe humane siç është Ai.

Aktivitetet e dom Pashkut nuk sosën asnjëherë. Fill pas kësaj organizon Festivalin “Ditët e kulturës Arbëreshe në Mitrovicë”, ku sjell një numër artistësh nga Italia dhe bashkë me arbëreshët mbahen manifestime kulturore tri ditë rresht. Me këtë rast ishte në festë i gjithë qyteti i Mitrovicës. Dom Pashku merr mirënjohjet më të përzemërta nga krerët e institucioneve komunale, atyre fetare, popullata e shumë e shumë falënderime për këto tri ditë feste për qytetin e tyre. Dom Pashku kujton edhe një rast kur kryeimami i Mitrovicës, mulla Asllan Murati, para të gjithë të pranishëmve e falenderon ngrohtësisht nga zemra për organizimet shkencore e kulturore që po organizonte dom Pashku në Mitrovicë.

Dom Pashku në Mitrovicë organizoi edhe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore në rajonin e Shalës së Bajgorës, bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in. Dom Pashku tregon për një përjetim interesant në një fshat të thellë në Selac, kur dergon ndihma në ushqim dhe veshmbathje. Me prezantimin si prift habit për të mirë banorët a asaj treve si një prift po shpërndaka ndihma atje. Takimi i këtyre banorëve të konfeksionit islam ju lë shumë përshtypje ta takojnë një priftë për here të parë, andaj dom Pashku për ta zbutur këtë ndjesi ju thotë “Unë jam hoxha i katolikëve” në mënyrë që ata ta kuptonin më lehtë se kush është prifti.

Pas përfundimit të shërbimit katërvjeçar në Mitrovicë, dom Pashku vazhdon misionin e tij në Shqipëri, saktësisht në zonën e Zadrimës. Dom Pashku tregon për punën e palodhshme që bënte në famullin e fshatit Grash të Zadrimes, edhe pse banonte 25 km larg nga aty në Vaun e Dejës. Gjithmonë dom Pashku kishte qëllim, jo vetëm të punonte, por t’ia kthente pronat kësaj famullie të konfiskuara nga shteti në periudhën e monizmit. Këtë e realizon pas shumë seancave gjyqësore dhe peripecive të tjera. Po ashtu, brenda një periudhe të shkurtër kohore arrin të ndërtojë shtëpinë e Famullisë së Grashit, shtëpi të cilën nuk arriti ta shfrytëzojë për asnjë ditë, pasi që dom Pashku detyrohet të kthehet në Kosovë pas plot katë vjetëve shërbim në Shqipëri.

Dom Pashku, kthehet nga Shqipëria shëndet dobët, pasi që kishte pësuar një hemoragji cerebrale (gjakderdhje në tru) dhe ende nuk e kishte marrë vetën. Vendoset në Famullinë e Velezhës, me ç’rast e pret dom Robert Jakaj i cili i ofroi banim dhe kujdes derisa dom Pashku merr vetën dhe fillon aktivitetin e tij të meshtarit. Prej këtu, dom Pashku dërgohet në Famullinë e Bishtazhinit për afro 8 muaj, nga aty dërgohet në Famullinë e Binçës ku çëndron 4 muaj. Pastaj vazhdoi pa ndërprerë rrugëtimin dhe shërbimin kishtar nëpër vende të ndryshme, komunitete të ndryshme, shtete dhe kontinete të ndryshme, ku dom Pashku punoi dhe kontribuoi parreshtur.

Rrugtimit të dom Pashkut në këto vise po përendon. Mirëpo, rrugtimi meshtarak i radhës për dom Pashkun është Amerika. Në përfundim të përshkrimit të rrugtimit të tij misionar, dom Pashku përzgjedh të falenderojë binjakët dom Albert dhe dom Robert Jakaj, të cilët i ofruan mbështetje dhe e morën në Famullinë e Dublibarës, ku punojnë së bashku, organizojnë takime, manifestime kulturore, simpoziume shkencore, se kjo është ajo çfarë di më së miri të bëjë dom Pashk Dani, pa e përjashtuar edhe pjesën misionare për të cilën është edukuar dhe shkolluar me vite të tëra.

Në këtë jetëshkrim, dom Pashku i rikthehet edhe njëherë moshës rinore, kthehet në vitin 1978, gjersa ishte student në Fakultetin e Teologjisë në Sarajevë. Me këtë rast gjatë rrëfen visitën e Nënës Terezë në Jugosllavi. Ajo pati vizituar këtë Fakultet. Ishte rasti i parë dhe takimi i parë me nënën e madhe të mbarë botës siç e quan dom Pashku Nënën Terezë – Gongje Bojagjiu. Po ashtu nuk lë pa përmendur edhe takimin me Papa Gjon Palin II, në vitin 1997 në një vizitë në Vatikan. Këtu dom Pashku përshkruan bekimin e Papa Gjon Palit II, i cili i jep si porosi dom Pashkun. Papa Gjon Pali II shprehet, “Merne prej Papës bekimin dhe dërgoje tek shqiptarët e thuaju: – Papa është gjithmon me ju”. Kjo ishte surpriza dhe habia më e madhe që dom Pashku as që e kishte pritur në një takom spontan të rastit në Vatikan me Papën.

Në përfundim të librit, “Jeta e një meshtari”, jetëshkrim për veten e tij dom Pashk Dani, publikon edhe intervistat e ndryshme të zhvilluar për gazetarë, publicistë, TV, Radio dhe gazeta. Po ashtu shkruan edhe për atë se çfarë thonë miqtë për dom Pashkun. Në fund fare ka një “Pasthënie” të përgatitur nga Leonora Laqi. Libri përmbyllet me një album fotografish ndër vite, me përsonalitete të ndryshme në takime dhe aktivitete të shumta të organizuara nga njeriu që unë e quaj; njeriu i hekurt i cili asnjëherë nuk di të ndalet në punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij.

Rrëfimet janë tabllo pune – përpjekje shterruese midis përparimit dhe errësirës. Rrëfimi për një popull të plagosur rendë por që ec e nuk ndalet deri të bëhet zot i fatit të vet.

Pata fatin ta njoh edhe unë për së afërmi dhe ta kem mik të çmuar dom Pashk Danin, të cilit i uroj jetë të gjatë, shëndet dhe libri i radhës “Jeta e një meshtari 2” ta shkruaj pas shumë vitesh me plot aktivitete të realizuara nga misionari, studiuesi, humanisti ynë dom Pashk Dani.

Dr. Sc. Pajazit Hajzeri

Mitrovicë: 20.02.2021

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok