22/12/2024

Vendlindja ime Prapashtica, familja ime dhe “Përmendorja e Vëllazërim Bashkimit” në Prishtinë!

0
u6_Qazim-Namani

Nga Qazim Namani

Kam lindur në vitin 1960, në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës! Në vitin kur në mes të Prishtinës mbi gjurmët mijëravjeçare të qytetërimit dardan, filloj të ndërtohet “Përmendorja e Vëllazërim Bashkimit”-Jorgani i UDB-ës për të mbuluar torturat ndaj popullatës autoktone dardane!

Sot vizitova truallin e lindjes time. Kujtime të shumta me silleshin nder mend. Kujtoja kohët e vështira kur kam lindur. Vështroja më kujdes rrënojat e themeleve të shtëpive tona. Pak metra larg themeleve të shtëpisë ende ishin copat e oxhaku me gurë të skalitur. Rrëfimet e familjarëve tani të vdekur më mundonin shumë. Më silleshin ndërmend vrasjet në luftërat ballkanike, pushtimi nga bullgarët. Rrahjet e fshatarëve në vitin 1918. Masakra e Prapashticës 1921, kur gjyshi kishte mbetur jetim. Lufta e Dytë Botërore dhe konflikti me gjermanet në vitin 1941, sipas planit serbë.  Mu kujtua shtëpia ku ishte vendosur komanda e ushtrisë shqiptare në vitin 1944, dhe rrëfimet për kapiten Demirin, Shyqërinë nga Shqipëria, për Mulla Idrizin e Shefet Bylykbashin nga Kosova. Mu kujtua bunkeri ku është strehuar Mulla Idriz Gjilani pas masakrës së Gjilanit, po në të njëjtin bunker për 3 muaj ditë ishte shëruar Abazi i Islamit, pasi ishte plagosur në Keqekollë me ushtrinë serbe. Mu kujtua koha e aksionit të armëve 1956, dhe rrahja e fshatarëve, rrahja e axhës tim 16 vjeçar, rrahja e kushërinjve që kishin mbetur invalid deri në vdekje. Viti 1960, që përkon me vitin e lindjes time dhe burgosjen e familjarëve të mi. Burgosja e Gjyshit me vëlla, babës dhe axhës tim. Vuajtjet torturat tmerret që i kishte bërë UDB-ja nën dirigjimin e Bozha Sylës. UDBASHËT famë keq shqiptar që nga Dukagjini e Drenica i kishin sjellur enkas për të kryar torturat më barbare ndaj familjarëve tanë. UDB ashet që i kishin sjellë për të ushtruar dhunë ishin:  Enver Hoxha, nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja, Ramë Kabashi nga Prizreni dhe Rexhep Musa nga Drenica. Këtij ekipi të UDB asheve ju kishin bashkuar plotë servile dhe bashkëpunëtor të UDBESË, nga fshati dhe fshatrat për rreth. Baba kishte qenë fare i ri kur e kishin burgosur, nga burgu kishte dalë 75% i dëmtuar. Nga torturat baba im sëmuret rëndë dhe shtrohet në spitalin e mushkërive në Prishtinë. Fillon shërimi nën përkujdesjen e mjekut të njohur Ali Sokoli. Ata që i kishin dhënë 500 banka të asaj kohe për ta burgosur, tani ja kishin dhënë 700 banka një mjeku serbë që ta operoj nga sinuset. Ali Sokoli e kishte kuptuar qëllimin e mjekut serbë dhe e kishte këshilluar babën që mos të pranoj as barna e as gjilpëra nga mjeku serbë. Për ta shpëtuar babën Ali Sokoli kishte vënë kontakte me një mjek shok të tij të studimeve, që kishte qenë duke punuar në Sokobanjë. Me propozim të Ali Sokolit baba vijon shërimin në Sokobanjë. Duke e përdorur elektroshokun dhe dajakun i kishin sjellë deri në 35 kg. Kur ishin burgosur të gjithë meshkujt e moshës madhore të familjes tonë, nëna ime Bahtija, kishte qenë shtatzënë në muajin e katër më mua. Duke e parë se tokat mbetën pa punuar dhe askush nga rrethi nuk guxonte të jepte ndihmë, duke më bartur mua në bark e merr plugun dhe e mbjell arën për ta ushqyer familjen. UDB eja, por sa në arë del bima, organizon rrethin me dhjetëra palë kije me plugje, për ta prishur arën e mbjellë. Ky ishte rasti i vetëm që i  ka ndodhur një familje në ish Jugosllavi. Përveç prishjes së arave UDB eja i kishte prishur edhe themelet me gurë të shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse me pretekstin se do ti gjejnë armët e fshehura në mure. Disa të mjerë nga rrethi ju kishin prirë Udabashëve, duke ju thënë prishin muret se këtu i gjeni armët. Vuajtje e tortura më shumë se dy vite. Për vuajtjet e familjes kishte shkuar lajme deri në federatën jugosllave në Beograd. Ishin shqetësuar shumë figura politike të kohës. Me këtë rast fillon të merret Velko Kovacevici, vëllai i heroit jugosllav Sava Kovacevic i cili ishte vrarë në luftën e Spanjës, Avokati Filo Filota dhe shumë ekspert të federatës. Familjarët lirohen nga burgu. Në vitin 1963 për torturat që kishte kryer UDB eja në familjen tonë kishte shkruar edhe revista e ilustruar “Duga”.

Ky ishte një rrëfim i shkurtë për familjarët e mi, vitin e lindjes time 1960, dhe ndërtimit të “Përmendores së Vëllazërim Bashkimit në Prishtinë” në vitin 1960!

Qazim Namani, 24-07-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok