Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së!
Shkruan: Florim Zeqa
E kam thënë shumë vite më parë, LDK nuk u shkatërrua nga kundërshtarët politikë, por nga brenda, nga klanet dhe grupet e interesit në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm!
Nga kryesia e ngushtë e shndërruan partinë nga shtëpi e të gjithë qytetarëve në klub interesash personale.
Pra, kundërshtarët politikë nuk e rrënuan LDK-në, por sot e rrënuan ata që e kishin në dorë shpëtimin e saj!
Ata që sot hiqen si “reformatorë”, janë kapës dhe uzurpatorë të filozofisë politike rugoviane në LDK.
Nuk ka si të quhet ndryshe, kur i mbyllën listat për kandidim të rugovistëve, të veprimtarëve të orëve të para dhe të themeltarëve!
Kështu nuk ndërtohet besimi dhe as nuk arrihet uniteti në LDK, por e kundërta e saj: pakënaqësitë dhe indinjata e thellë e cila prodhon largime në heshtje të atyre që mendojnë ndryshe nga klani në krye të partisë!
Kjo është vazhdimësia e uzurpatorëve që erdhën në LDK përmes puçit politik në viotin 2010!
Kjo që ndodhi sot nuk është zgjidhje, por poshtërim për të gjithë ata që e duan me shpirtë dhe zemër LDK-në.
Në fakt kjo është vazhdimësi e misionit për shkatërrimin dhe varrosjen përfundimtare tëe LDK-së subjekt politik dhe të rugovizmit si filozofi politike!
Kuvendi i 31 janarit 2026, pasqyrë reale e katandisjes së LDK-së
E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si ‘kuvend pune’, për faktin se nuk nuk jam pjesë e asnjë grupi dhe klani të cilat po i gërryejnë themelet e ‘Kalasë Rugoviane!
Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin tim jetësor për ringritjen e LDK-së.
Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!
Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!
Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku me shumicën e thjeshtë të 164 delegatëve në kundrejt 136 klanorëve të kampit tjetër kundër në Kuvend, kurse unë e kam mbështetjen e 350 mijë qytetarëve të Kosovës dhe të mërgatës gjithandej vendeve evro-perëndimore.
Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!
Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!
Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri më sot!
Prandaj, nuk ka formë kërcënimi apo shantazhi që më z’mbraps nga misioni i shenjt dhe fisnik për ringritjen e LDK-së përmes bashkimit të elektoratit të shprishur gjithandej partive tjera.
Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t’u bërë ‘kryetar klasik’ i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.
Ky ishte një testim i ndërgjegjës së delegatëve pjesëmarrës në Kuvend, të cilët me ose pa dashjen e tyre u bënë varrmihës të LDK-së!
Nga sot, ata që votuan pro dhe kundër Abdixhikut, votuan pro-vazhdimësisë klanore të Isa Mustafës në LDK!
Dele(gat) me këtë akt keni hynë në faqen e zezë të historisë!
Ju e mendoni që na e mbyllët një derë të vogël për ndryshiml!
Ne do ta hapim një derë akoma më të madhe për shpëtimin e LDK-së.
Florim Zeqa, fitues moral i Kuvendit të 31 Janarit 2026, misionar i rikthimit të filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut!
31.01.2026
