21/06/2024

VAJTJA NË AMSHIM E NOBELISTES  LOUISE GLYCK

0

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Luiza Elizabet Glyk (Louise Elisabeth Glück, Nju-Jork, 22 prill 1943 – Kembrixh, Masaçuset / Cambridge. Massachusetts, ShBA, 13 tetor 2023) është poete dhe eseiste amerikane.

Luiza Glyk (Louise Glück) ka lindur në Nju-Jork. Është rritur në Long Island të Nju-Jorkut. U shkollua në kolegjin Sarah Lawrence dhe në Universitetin Kolumbia. Në disa institucione ndërtoi karrierë në qarqet akademike si profesoreshë e poezisë.

Luiza Glyk (Louise Glück) ka qenë profesoreshë inordinare dhe shkrimtare në Universitetin Yale. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Cambrdige në Massachusetts.

Në veprimtarinë e vet, Luiza Glyk (Louise Glück) u përqendrua në ndriçimin e aspekteve të traumës, të dëshirave dhe të natyrës. Duke i gjurmuar këto tema të gjera, poezia e saj u bë e njohur për pasqyrimin e sinqertë të pikëllimit dhe të izolimit.

Edhe studiuesit e artit të saj janë përqendruar në personat poetikë të ndërtuar prej saj si dhe në raportin ndërmjet autobiografisë dhe mitit klasik.

Në vitin 2020, për zërin poetik të pagabuar, që me një bukuri rigoroze, përvojën individuale e bën universale u vlerësua me çmimin “Nobel” për letërsi.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vlerësuar me disa çmime letrare prestigjioze, duke përfshirë Medaljen Shtetërore të Humanizmit, Çmimin Pulicer për vepër letrare, Çmimin Shtetëror për Libër, Çmimin e Qerthullit Kombëtar të Kritikëve të Librit, Çmimin Bollingen etj.

Luiza Glykun (Louise Glück) shpesh e kanë përshkruar si një poete autobiografike. Për t’i reflektuar përvojat personale si dhe jetën bashkëkohore, vepra e saj mbështetet shpeshherë në mit, në histori ose në natyrë dhe njihet për intensitetin emocional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok