21/12/2024

URIMI IM PËR DITËLINDJEN E NJË MIKU

0
Zymer Gjonbalaj - portret

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Sot është ditëlindja e një miku të mirë, Malësor i ramë ‘përkohësisht?!’ në Amerikë, prandaj kjo ditëlindje e tij, është më shumë sesa t’i themi “Gëzuar ditëlindjen Zymo!” E Zymer Gjonbalaj, vet ka vënë bast se do të jetojë deri në moshën 125 Vjeçare?! Dhe pasi jam i vetëdijshëm se nuk mund t’ia marrë Stafetën e 125-Vjeçarit, po e urojë Gëzuar me këtë letër të nisur nga larg. Tashmë duket mjaftë interesant, pasi po i bie se Zymeri Ynë, deri më tash paska shfrytëzuar vetëm 48.87% të jetës së tij reale. Ia stërhollova me matematikë për t’ia kujtuar Atij dhe Gjeneratës atë ‘NJËSHIN?!’, që kthyer në “AS” i bie i pari, por mua atëherë ai “as” ma pat nxirë jetën, ma pat humbur busullën orientuese…

Ndërsa alibia e vendosmërisë së Shokut Tonë të Klasës, për të jetuar deri në moshën 125-Vjeçare, lidhet me merakun e tij për të ditur se si ne shoqet dhe shokët e tij të gjeneratës, do t’i themi LAMTUMIRĒ këtij lezetit jetësor(!!!), prandaj si duket Zymeri, sivjet na paska bashkuar për t’na thënë lamtumirën(?!), në kohën kur për vete qenka siguruar se do të jetojë edhe 65 Vjet të tjera. Ani pra Urime Zymer, u bëfsh rrafsh 125 Vjeçar! Veç mos qajë, se ti je emocional, kur ke për t’na parë se si ne do të lemeritemi nga frika për të kaluar mëtanë, atje ku nuk flitet më.

Kur ne ishim të rinj dhe kishim jetën përpara, nuk kemi biseduar tema të tilla për ikje as për përvjetor, por tani kur shohim sa udhë e përvoja kemi lënë pas, kanë filluar jo vetëm të na dridhen këmbët, por po na dridhen edhe autostradat e hapura që i kemi përpara, e të cilat po na duken sikur të ishin dhiare të ngushta, tamam si ajo rrugica ndër varre që të shpie në atë pikën e zezë, atu ku do t’na bie Syri i Dheut përmbi.

E, ti shoku Zymer Gjonbalaj, vullnetarisht je përcaktuar për ta bartur Stafetën e 125 – Vjeçarit, dhe njëkohësisht ke për t’i përjetuar edhe kukamat tona të dhembshme, prandaj në këtë pikë po më dhimbsesh edhe ti, pasi je shumë emocional, dhe kollaj të pikojnë lotët, e mbase jam shumë i sigurt se asnjëri nga ne nuk do të pranojmë dorëzim e as kapitullimin e heshtur. E di shoku im Zymer Gjonbalaj, se po të bie veç ty të vuash për ne Gjeneratën tonë, dhe ke me i përjetuar dhembshëm edhe lebetitjet e kukamat tona para atij kapitullimit trishtues?! Megjithatë Ti Shoku Ynë rrnofsh sa Malet, edhe 100 Vjet të tjera, të gjitha me shëndet dhe të gëzuara!

***

Nëse do ta kthesh kokën pas do të shohësh se paske kaluar shumë vjet, asnjëri vit nuk ishte si tjetri, dhe kjo u përjetua edhe në “43 Vjetorin e Gjeneratës“, kurse ty të rrodhën lotë mallëngjimi për shokët dhe shoqet tuaja të cilët qenë gjallë, por që të gjithë i kishin kaluar të gjashtëdhjetat. Por si do të qëndrosh or vëlla kur ata do të rrokullisën një nga një?! Kujtimet e tyre dhe të tuajat shpalosën emocione si asnjëherë tjetër. Ishin përvoja individuale, ndërsa ti, më shumë se të tjeret, more fjalë të mira Shoku Ynë, kurse sot pa NE po e feston ditëlindjen tënde të radhës. Qofsh i Gëzuar!…

Neve na lidhnin kujtime të herëshme, dhe sigurisht secili prej nesh kishte ndonjë kujtim të veçantë për ty, e sikur ta dinim se kaq shpejt do ta festoni ditëlindjen, paska qenë një mundësi ideale për të të thurur fjalë edhe më të mira, për të të treguar se ti ishe i rëndësishëm brenda asaj gjenerate. Ndoshta të duket si teprim, por ne kështu ndjejm, andaj flasim pa arrë në gojë, për Ty dhe familjen tënde, për zonjën dhe fëmijët tuaj. Këta të fundit i këshillojmë të bëhen të mirë dhe të vazhdojnë mençurinë dhe bujarin tuaj të cilën e pate me bollëk, për vete e për ne që të njohëm, që të shoqëruam. Andaj Gëzuar Zymer!…

Pra çështja është e thjesht. Ne shoqët dhe shokët tuaj gjejm këtë moment gëzimi për të falenderuar për gjithçka që bëre, (sidomos sivjet), për t’u takuar e për t’u çmallur. Ditëlindja është ditë e mrekullueshme për të të uruar dhe falënderuar, duke u lutur për shëndetin, lumturinë të cilën ta dëshirojmë pafundësisht edhe në dekadat e ardhshme të cilat t’i kemi dyfishuar, pasi ështe dëshira Juaj, ti për të mbetur i fundit, dhe për t’na përgjuar më së gjati! Ti e din se ishim gjeneratë e mrekullueshme dhe tejet humane, prandaj Ty nuk të vejmë kufizime, Ne urojmë të jetosh sa ti të duash, por po të lëmë amanet, si gjerë më tash, për t’i përcjellur edhe më tutje mesazhet e mira tek të tjerët, tek gjenerta pas nesh.

Sot në ditëlindjen tënde, në pamundësi për të të sjell TORTE, Ne po i zgjedhim fjalët më të bukura për ty. Pra, Zymer kjo është mënyra jonë për të përcjellur mesazhin e urimit tek Ju dhe për të të treguar sa falënderues që të jemi për ngjarjen e sivjetme që na organizove. Ne nuk kemi as mundësi, për të blerë shpejt e shpejt në dyqan një buçetë me lule me shënimin Gëzuar Ditëlindja Zymer, por ne po nisim Urime të ngrohta për ta shkurtuar distancën gjeografike që po na ndan, dhe për t’i afruar kontinentet, ashtu siç bashkohen zemrat tona në Gëzimin Tuaj, prandaj paq Gëzime të shumta miku ynë Zymer Gjonbalaj, dhe jetë të gjatë, aq sa vet dëshiron dhe aq sa vet ke vendosur.

Zymer Gjonbalaj, urimet më të mira për vitet e ardhshme të jetës suaj. Gëzuar!…

PËR NJË MIK

(Shokut Zymer Gjonbalaj)

Dhe ju Miku Im,

Sot jeni një vit më i vjetër se dje,

E kaluara juaj shkëlqen

Më mirë se e tashmja,

Gjithsesi më e sigurt se e nesermja.

Vitet nuk kanë rëndësi

Thonë gratë e dashuruara

Për burrat që i shoqërojnë

Dhe për krahët e tyre të fortë.

Ti Miku Im

Vazhdo kështu siç je sot

Sepse edhe nesër

I dashur dhe shumë i Ri

Mbetësh në zemrën e familjes.

I ri dhe i dashur si përherë,

Të jesh i sigurt shekullin e jeton

Madje edhe atë çerekun tjetër që kërkon

Jetësisht për jetë të jetëve do të jesh

Pasi nuk ka përtejjetë më të gjatë

Se kujtimi i mirë për Ty.

Ditëlindja është ditë e bukur

Juve ju sjell urime dhe dashuri

E kurrë të mos sëmuresh Ti nga pleqëria

Dhe të mos plasësh nga mëria

Pasi ne jemi gjenerata jote

Që po plakemi për Ty…

Në ditëlindjen tuaj, miku im i dashur,

Ju themi me zemër të mirë urime

Shëndet, argëtim dhe një copëz nga torta

Shijoje sot për Ne – në përvjetorin tuaj.

Të gjithë të ftuarit

Sot dëshirojnë gëzimin tuaj,

Dhe Unë, dhe të tjerë

Ju urojmë të jeni i lumtur!…

Edhe nëse sot mund të bjerë shi,

Fati e lumturia t’iu shoqërojë gjithmonë

Lumturi, shëndet dhe kënaqësi

Miku Im i rrallë e përmallë

Që si rrallëkush shekullin ke për ta jetuar

Dhe atë çerekun tjetër që vet e keni kërkuar

Andaj edhe një herë:

Gëzuar,

gëzuar,

gëzuar!…

Switzerland / St. Gallen, 29.08.2022.

Shefqet DIBRANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok