25/12/2024

ULURIMA NGA NËNDHEU I BEOGRADIT

0
u6_Xhemal-Ahmeti

[Krimi dhe ndëshkimi ne kohë postmoderne – elitat globale në darkë me kufomat e një gjenocidi që ende vazhdon]

Nga Xhemal Ahmeti

”Ata u dogjën me nje vaj special dhe u hudhën në 16 gropa ndër dheun e Beogradit me rrethinë: shumica gra, fëmijë dhe civilë”. Kështu dëshmia e dy eksponentëve politikë serb Nenad Çanak dhe Çedomir Jovanoviç në telivizionin publik serb. Matej ata tregojnë se si i ndjeri Zoran Xhinxhiç u thotë mos e bëjnë të madhe se pastaj nuk investon kush në një tokë të cilën saherë ta hapësh të del një kafkë – foshnje, gruaje, njeriu.

Bëhet fjalë për një kohë, për një regjim të udhëhequr nga dirigjenti i gjenocideve anekënd ish -Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Bëhet fjalë për nje kohë kur presidenti i sotëm Vuçiç ishte ministër i atij regjimi dhe Ivica Daçiç krahu i djathtë i Millosheviçit. Ajo kohë nuk kaluar ende jo vetëm për shkak këtyre dy por edhe për një arsye tjetër: shumica e gjeneralëve, shefave të shërbimeve dhe policisë janë të njejtët që kanë kryer krimet masive në Kosovë, Bosnjë, Kroaci (…)

BE, amerikanët, gjermanët, francezët, Trump, Merkel, Macron dhe gjithë tjerët që i përqafuan saherë Vuçiçin dhe Daçiçin i dinë gjitha këto. E dinë se Vuçiç di për varrezat masive dhe gjenocidin ngase vetë ka qenë akter direkt i tyre. I dinë gjitha për Daçiçin. Ashtu siç i di Erdogan kur i këndonte slloba i vogël Osmanagën. Nuk bënë gjithë keta zë për shkak të politikave të mëdha e për hir të paqes? Cilës paqe – asaj që e intrigon dhe e kërcënon Vuçiçi se do ikë me kinezë e rusë, të cilët janë të njejtës kategori si vllai i tyre në EJL? Apo ngase nuk janë personalisht të detyruar të ecin mbi dheun në shtresat e të cilit janë shpirtrat e djegur të shqiptarëve të pafajshëm. [Ekskurs: Gjithçka kisha dhënë tua parashtroj këtë pyetje dhe t‘i shikoj drejt në sy. Të njëjtën do ta bëja edhe me liderët shqiptarë që nga zori u detyruan të ulen me vrasësit dhe t‘u buzëqeshin: si ndihet njeriu të tallet nga vrasësi masiv dhe hajni i kufomave: „priçash ti serpski“? E ç‘të bënin këta? Po të refuzonin të ulen me shkaktuesit dhe hajnat e kufomave të tyre do t‘i kërcënonin se nuk u japin as viza e eventualisht do t‘ua çnjohin shtetin?]

Çka do të ndodhë pas vetëdekonsipirimit të Daçiçit dhe dëshmisë se politikanëve serb? Do të tronditet BE, SHBA, Turqia dhe tjerët dhe do thonë me lotë në sy: na falni shqiptarë se nuk e „kemi ditur“ për këtë hajde ta pushtojmë Serbinë edhe njëherë, t‘a rrëmojmë dheun e kryeqytetit serb që mund të merrni kufomat e t‘i varrosni me nder e ceremoni siç kërkon respekti ndaj të dashurve që i vranë, dogjën dhe i groposën në tokë të huaj? Jo. Do thonë leni të vdekurit me të vdekurit e merruni vesh me të gjallët? Jo. Se të vdekurit nuk janë tek të vdekurit, por tek të gjallët që i vranë?

Kur njeriu i shekullit 21 flet për drejtësi dhe humanizëm, qoftë ai Merkel, Macron, Thaçi apo Hoti një gjë nuk duhet ta harrojnë: se familjet e të vrarëve dhe të djegurit vetë janë/ishin qenie humane për të cilët duhet të vlejë drejtësia poaq sa për Heinzin, Johnin apo viktimat e kullave bineqe në New York e gjetiu. Nëse elitat politike globale nuk e mësojnë dhe praktikojnë këtë maksimë për çdo rast, nëse ato nuk refuzojnë të ulen me kriminelë në darka e dreka e bëjnë sikur s‘dinë gjë s‘kanë asnjë të drejtë e as moral ta gjykojnë askend në botë – as vrasësit e të tyrëve. Le të lënë broçkullat për paqe e drejtësi se fyejnë inteligjencën edhe të kësaj epoke. Edhe më keq del: sikur edhe këta të kësaj epoke politikën ta kuptojnë si biznes që nuk dallon gjenocidashin, kriminelin nga viktima dhe i drejti.

Po ç‘të bëjnë tash shqiptarët? Nuk do të bëjnë asgjë. Ata heshtin saherë ua ofron një kredi për autostradë, për ndonjë linjë hekurudhore apo u garanton se Ujmani nuk thahet pavarësisht se si do të emërohet. Serbët do të vazhdojnë me politikën e tyre si çdo herë mbi 100 viteve të fundit: do të djegin, vrasin, do të ndalen kur s‘munden – për t‘u përgatitur për kohën kur munden sërish. Janë bërë ekspertë të këtij ritmi: ngase u ndihmon bota përhere, si shekullin 19, 20, ashtu edhe sot e nesër. Madje as që i gjykojnë ata, por shqiptarët në akuzën e mbetjes gjallë, nën akuzën për pengim të mosrealizimit komplet të gjenocidit serb të radhës.

Askush nuk e dëgjon ulurimën e shpirtrave të djegur, të cilët tash e dekada bërtasin: na ktheni në token tonë! Askush. As të vetët e as të huajt. Botë e tmerrshme. E padrejtë si çdoherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok